Home

Lajme

NUK KA MAREVESHJE ME DY DIALOGJE TE NDARA?!

No Comments Lajme Opinion

Kongresmeni Mac Rose:” lënia e çështjes së shqiptarëve të Kosovës, në dorë të një autoritaristi si Grenell nuk është një veprim i zgjuar nga administrata amerikane”.

Dialogu me Serbin nuk është I diteve te sotit,më Serbinë është diagoluar që shtatë vite.Nuk është arrijtë pathuaj asgje pos disa marevesgjeve qe e poshtersojnë Kosovën.Dhe kjo për fajin e vetë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës i cili nuk ishte në nivel të duhur për te quar perpara dialogun nga shkaku se te dyt janë të korruptuar dhe te shantazhuar nga Serbia.

Këta te dytë për shumë vite kanë bërë dialog te mbrapësht të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash në dobi të Kosovës, por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lënë hapësirat Serbisë që dialogun ta kthej në anën e vetë, bile Isa Mustafa shkoj aq larg në këtë dialog sa që e nënshkroj Marrëveshjen antikushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë dialog bile u bë fjalë edhe për shkembimin e teritoreve sepse derisa zonja Mogherini e udheheqte dialogun lejoj qe te hapet edhe çeshtja e kufijve,çfar dyshohej se a mos është kjo edhe ne pajtueshmeri me vete BE. Fatemiresisht këtë nisme te Mogherinit e ndali Samiti i Berlinit,ku Gjermani dhe Franca i thanë jo kësaj iniciative dhe Mogherini u deshte të ikë nga dialogu e terpëruar.

Këto ditë çështja e dialogut me Serbinë ëasht aktualizuar përseri.U deshte te rrexohet qeveria Kurti nga matrapazet e krimit te organiztuar ne Kosovë me ndihmën e ambasadorit pro serb Grenell,sepse Kurti ishte nje Kryeminister i cili nuk leshonte pe kur është çeshtja e kufijve te Kosovës qe si duket Grenell e kishte ne agjentë ne bisedimet me Thaçin dhe Vuçiq.Pasiqe Kosova e nenshtruar nga kërkesat e Grenell si heçeja e takses dhe reciprocitetit u plotesuan,anjipse nuk u plotesua asnjë kërkes qe i kërkohej Serbisë,sepse Serbia kur e ka në pyetje interesin kombetar nuk lëshon pe,nuk ndegjon së kush është ky farë ambasadori Grenell duke i thanë haptas ndalu mos u përzi ne punët tona.

Por dosido për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë koheve te fundit po flitet shumë sidomos tashti kur Kosova”i plotesioi kushtet e turpit ndaj Serbisë”dialogu mund te filloi.Kështu po thonë te dyja palët.

Por diçka këtu nuk shkonë.Në sçenë janë dy dialogje,diçka qe nuk shkonë,diçka e palogjikëshme.Si mund te behët fjalë për dy dialogje paralele njeri ne Evropë e tjetri ne Amerikë.Qe te dyjat memzi po presin qe te ia fillojnë dialogun si te ndara.
Për këtë është quar ne këmbë Evropa dhe Amerika gadi si dy rivale ne këtë proces,ne vend se te bashkohën në një trupë të përbashkët.Pra,i kemi dy dialogje ate ne Evropë dhe tjetrin ne Amerikë sikur te ishin armike mes vedi.Qe te dyjat po prisin te ia fillojnë me dialogun midis Kosoves dhe Serbisë.

Në njërën anë,Bashkësia Evropiane është ne vlug te përgatitjes së dialogut.Pas zgjedhjeve ne BE erdhën e emra te rijë qe to ta udheheqin këtë dialog Boris Borelli sipërfaqesues i jashtem i BE diplomat karijere nga Spanja qe se njefë Kosovën.Por BE si ndërmjetesues ne dialog e emroi Lançekun nga Sllovaka,poashtu vend qe se njefë pavaresisin e Kosovës e ka përkrahjën e forte nga BE.Lançek është i njohur si njeri me qendrime te forta,por neutrale.Kohet e fundit me emerimin e Lajçeku për ta udhëhesq dialogun sikur nuk u pajtua Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke theksuar se ai vjenë nga një vend qe se njefë Kosovësn,etj.Ishte ky edhe një gabim fatal i Hashim Thaçit lapsus siç dinë ai ti bënë,sepse BE nuk cakton ndërmetesues sipas qefeve te palëve,sepse ajo ka besim ne Lajçekun qe do ta udheheqe si duhet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë pa anime nga njera apo tjra palë.Bile BE e sidomos Borelli dhe Lajçek haptas dekëaruan këto ditë se nuk janë për hapjes e çeshtjes së kufijve siç kishte berë arardhjsa e Mohgerini.Zatën këtu e kishte hallin sepse ne Evropë iu mbyll dera për çështjën e kufirit.Presidentit Thaçi i regoi ashpër edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Von Cramon në një postim në Tëitter shkroi se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, pasi sipas saj, kjo nuk është zgjedhje personale.Por si duket Thaçi nuk e ka hallin këtu se a e paranon Lajçekun apo jo,te e fundit kjo nuk është punë e tij,por e ka hallin se në Evropë po i deshton projekti Taçi-Vuçiq për ndarjën e Kosovës.

Nga ana tjetër si pykë ka hyer ne dialog edhe Amerika duke e meruar Richard Grenell si nddërmjetesues te dialogut.Ambasadori Richard Grinell njifet si nje diplomat i deshtuar karijere,ate gadi se e përzuni Gjermani sipse nisi te përzihet edhe atje ku nuk e kishte vendin.

Por Edward Joseph, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thaotë se administrata e Donald Trumpit po përpiqet të arrijë një marrëveshje me çdo kusht para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, duke mos pasur shumë kujdes në përmbajtjen e asaj marrëveshjeje,se ajo mareveshje a e demton Kosoves apo jo. Është shumë e rëndësishme të theksohet se a janë Grenell dhe ambicia politike e administratës së Trumpit në përputhje me interesat amerikane? Të them më saktë, ajo marrëveshje a do të çojë drejt stabilizimit apo drejt destabilizimit shtesë?”, tha Joseph.Kurse Kongresmeni Mac Rose e cilësoi të turpshëm mënyrën se si ambasadori Grenell është duke trajtuar çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se lënia e çështjes së shqiptarëve të Kosovës, në dorë të një autoritaristi si Grenell nuk është një veprim i zgjuar nga administrata amerikane.

Pra,këtu është problemi se pse Hashim Thaçi anon dhe e pekrah dialogun me ndermjetesimine Amerikan sepse Thaçi dhe Vuçiq te vetemën shpresë e kanë te Grenell për te realizuar projektin e tyre makabër për ndarjën e Kosovës,anim kur dihet çartë se Evropa ka heç dorë nga një projekt i tillë dhe nuk lejon qe diçka e këtill te ndoshë ne Kosovë.

Pra,siç po shihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë çdo gjë nuk ështëe çartë,çdo gjë është e ngaterruar.Është e pa mundur qe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të ecë ne dy binar.Njeri nenë drejtimin e BE dhe tjatri nga Amerika?!

Dhe është e pamundur dhe anakronike qe ky fare lloji dialogu ne dy drejtimer te jetë i suksesshëm,por do te krijoj edhe më shumë paqartësi?!Dhe edhe me keq,pasiqe këto dy dialogje shkojnë ndaras,cilit duhet ti besohet,pasiqe ne agjend te tyre kane tema te ndryshme.Kjo së çka po ndodhë ne është ne të mire te Kosovës,por nuk është as në të mire te BE dhe Amerikës.

Pra,dialogu sipas meje nuk është gadi për fillim.Shumë gjera dihet te sçarohen midis BE dhe Amerikës e cila e ka kapë dialogun si për qyke për interest e saj zgjedhore,për këto interesa nuk duhet te pesoj Kosova ne këtë dialog,tashme veç kur dihet se Richard Grenell nuk është krejtësishtë ndërmjetesues por me shumë është pale me Serbinë.

Për te pas sukses dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet qe te udhhiqet vetem nje dialog e jo dy si një gjarper me dy krena qe sejcila kokë e pengon tjetrën.Amerika dhe BE duhet qe para se te filloj dialogu te ulën e te bisedojn për çdo gjë qe te këtë vetem një dialog,qe ekipet te bashkohën në një dialog dhe te qojnë agjenden përpara,sepse me dy krera(dialogje)nuke ecët përpara,dalin ngaterresa,konfusione,paqartësi Bashkim i këtyre dy”dialogjeve”duhet te ndodhë ne te mire te dialogut dhe arrijtjes se një strategjije,te arrihet një zgjedhje gjithëpërfshirëse ne këtë dialog.

Me dy dialogje te ndara nuk mund te arrihet kurrfarë mareveshje gjithëpërfshirëse.Kjo është më së e çartë,këtë duhet ta di edhe Amerika dhe Evropa.

Nga ana tjeter do theksoja edhe diçka për ekipin e Kosovës në Dialog me Serbinë.Kosova po thotë së jemi gadi për dialog.Por nuk jeni gadi veç pse e keni heqë taksën dhe reciprocitetin ndaj Serbisë.Mbrenda jush asgjë nuk është gadi për dialog.Nuk dihet kush do ta udheheq dialogun,anipse sipas kushtetutes është në kompetenca te qeverisë dhe do duhej ta udheheq Krymeninistri.Kurse nga ana tjeter presidenti Thaçi po qonë krye se ai do ta udheheqe dialogun se i takon të cilin deri me tani e ka grabitë dhe nuk heçë dor nga dialogu për ti quar përpara agjenden e tij dhe te Vuçiq për ndarjën e Kosovës.Thaçi shpresat për këtë i ka te dialogu ne Washington e jo ne Evropë e cila e ka mbyllë këtë çshtje dhe nuk lejon te hapët.

Pra,ne Kosovë nuk ka ndonjë unitet se kush do ta udheheq dialogun Hoti thotë se unë do jamë kryenegciator ne dialog,Thaçi e thotë te kundërtën.Do te ishte e turpshmeqe njeri te shkojë ne dialog ne Washington e tjeri ne Evropë.Pse te diagolohet ndaras,kur ështe ne agjendë nje qellim dikalogu midis Serbise e Kosovës,pse te bëhet me dy ndermjetesus nga Amerika dhe BE.NGa ana tjeter në Kosovë asgje nuk është gadi për dialog,nuk egziston një pajtim nacional për këtë dialog midis partive politike,nuk egziston një plateforme e përbashkëtë për dialog.

Nese eventualisht.bije fjala,Thaqi shkonë ne dialog ne Washington pasiqe nuk po dojka me u taku me Lajçekun,kurse Hoti në BE,a do ta kën një plateformë të njejtë,apo secili shkon me plateforma te veçanta.Këto dhe shumë të tjera na bejnë me dije se dialogu me Serbin nuk është as afër te nisët sepse vetem Brenda institucioneve të Kosovës kurgjë nuk është e çartë se si do te veprohet me një dialog,e si do te veprohet nese shkohet me dy dialogje.

Burimi/Facebook – Binak Maxharraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *