Sot në Mbledhjen e Kryetarëve të Partive Deputetë të Parlamentit në emër të Emigracionit e Diasporës në tërësi, Deputeti i Tiranës dhe Emigracionit z.Kostaq Papa Kryetar i PESH kërkoi dhe do vazhdoi të kërkoi:
1.Pjesmarrje të Emigrantëve/Diasporës në zgjedhje si ZGJEDHËS dhe TË ZGJEDHUR !
2.Lista të hapura të Kandidatëve !
- Proporcional të pastër Kombëtar, në mos bëhet Korrektim Kombëtar të rezultatit zgjedhor për gjithë zonat apo numrin e plot të deputetëve !
4.Administrim të depolitizuar të votës, numërim elektronik ose dhe numërim në Qendrën e Votimit !
5.Të mos pengohen Koalicionet !
- Pragun më të ulët të mundshëm elektoral, 1%, por jo më shumë se 2% !
- Marrveshja e 5 Qershorit pranohet si kthim i Opozitës Jashtë Parlamentare në institucione për të diskutuar më tej për Reformën Zgjedhore !
- Tërheqja e firmës së Deputetit mund të bëhet vetëm :
Kundër Pragut të lart elektoral dhe
Kundër Heqjes së Koalicioneve !
Sepse PESH nuk do e jap votën asnjëherë për të marr qeveria e koruptuar Mandat Qeverisës në tavolinë!

Po të njëjtin qëndrim Deputeti Kostaq Papa mbajti dhe në Konferencën e Përbashkët për shtyp !
Këtë qëndrim Deputeti do mbaj dhe në Seancën Parlamentare kur të diskutohet Reforma Zgjedhore!
Çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën dhe qëndrimin e Deputetit Kostaq Papa duhet parë me syrin e përpjekjes për manipulim të publikut dhe për përfitime personale të një apo disa deputetëve në kompromiset apo premtimet që marrin nga partitë zullummëdha PS-LSI-PD !
Pozicioni i Deputetit është pro Kërkesës së popullit për Ndryshim Sistemi gjithmon me synimin për të ndihmuar Rrotacionin politik e sidomos ndryshimin e Klasës së kalbur politike dhe Qeverisjes !


PARTIA EMIGRACIONI SHQIPTAR (PESH)
Drejtoria e Informacionit e PESH
Zyra e Deputetit Kostaq Papa
Qendra e Kordinimit Kombëtar
Tiranë 15.06.2020
Burimi/Facebook