Home

Lajme

Gjirokastër 17 Qershor, 2020

No Comments Lajme Opinion

Sot, fotot janë marrë nga aktiviteti Atdhetar në mbështetje të “Djemëve të Labërisë” në Gjirokastër përpara Konsullatës Greke, për Respektimin e Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së dinjiteti tonë njerzor e kombëtar.

  • Heqjen e Ligjit të Luftës që Greqia e mban ndaj nesh
  • Stop provokimeve dhe akteve dhunuese ndaj flamurit tonë dhe simboleve tona Kombëtare! Siç qe para ca ditësh në Sarandë djegja e Flamurit tonë Kombëtar nga ekstremistë!
  • Stop gjuhës së urrejtjes dhe diskriminit që u bëhen njerzëve tanë nga disa ekstremist Grek
Fotografia e Ira S. Kurti
  • Heqjen e dekorimit Vasil Shahinit, atij që ka punuar kundra interesave tona kombëtare dhe që ka organizuar nën rrogoz urrejtje e planet e gllabërimit të Jugut të Shqipërisë për t’ja aneksuar Greqisë! Është bërë edhe një gabim nga ana e autoriteteve të Gjirokastërës të cilët të pa informuar për këtë aktivitet anti-Shqiptare kanë lejuar ngritjen e bustit të tij. Këto fakte historike janë pasqyruar qartē nga gazetari Marin Mema në një dokumentar televiziv!
  • u kërkua fqinjësia e mirë dhe respekti reciprok dhe ndalimi i ndërhyrjeve në punët tona të brendshme!
    Ishte trishtuese sot ku u panë shumë post-blloqe nga unifomat blu ku në panjohje të ligjshmërisë gabuan përsëri duke ndaluar aktivistët dhe atdhetarët për t’u mbledhur te Sheshi Çerçiz Topulli. Ato pa asnjë lajmërim filluan të arrestonin njerzit nga kafeneja apo duke ecur rrugës sepse ato mbanin mbi supe flamurin Kombëtar! Gafën më të madhe e bëne me mbështetësit e çështjes së Kombëtare të ardhur nga Presheva z. Shabedin Ibrahimi I veshur gjithëmonë me kostumin kombëtar një njeri I ndetuar I lindur Shqiptar që don me vdek si Shqiptar! Ndaluan njohësen e të drejtave Ndërkombëtare Sevdije Sadikun nga Vushtria, një Atdhetare tjetër Hysen Shylejmanaj ish ushtarin e UÇKsë nga Prishtina, Elida Jorgonin, dhe dy të rinj njëri 15 vjeç e tjetri 16 vjeç krenari kombëtare që ndjenja e përgjegjësisë dhe pjekuria I kishte sjell sot në atë shesh. Ato akoma nuk kanë marrë kartat e identitetit, por ligjin e të drejtat e tyre I njihnin më mirë se Policia apo ato punojës civilë qëna ndalonin e ma mblidhnin kartat ID!
Fotografia e Ira S. Kurti

  • Ndaluan veprimtarët Arben Kola, Arben Abazi në mënyrë të paligjshme duke I prekur me dorë pa j’u folur asnjë gjë! (Shihni fotot)! Të njëjtat veprime bënë edhe me djemtë e Labërisë Genti Labin dhe Florjan Canaj me shokë!
    Është për të ardhur keq që Policia njeh urdhërat dhe jo Ligjin!
    Gjirokastra Qyteti Muze me aq shumë histori e kulturë, me aq njerëz akademik e artista të mrekullueshëm të gabonte kaq rëndë sot!! Gjirokastritët e vërtetë kanë pritur në shtepitë e tyre nga 20 Shqiptar të Kosovës gjatë krizës së Luftës, sot ndaloj bijtë e bijat më të mirë të këtij Kombi pa shkak e shumë më përpara se të fillonte protesta!!

E juaja,

Ira S. Kurti

Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti
Fotografia e Ira S. Kurti

Burimi/Facebook – Ira S. Kurti

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *