Home

Lajme

Ukshin Hoti është një martir i vertetë i kombit i cili u flijua për idealet e medha kombtare

No Comments Argëtim Histori

Ukshin Hoti është një figurë e ndritur e kombit ton i cili tërë jetën tërë potensialin e vetë shkëncor ja kushtoi çeshtjes sonë madhore lirisë dhe bashkimit të kombit shqiptar.
Ukshin Hoti është një martir i vertetë i kombit i cili u flijua për idealet e medha kombtare.
Ukshin Hoti ka lindur më 17-06-1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit nga i ati Nazyfi dhe nëna Fatime në një famile me gjendje të mesme ekonomike babai gazetashitës dhe nëna amvise,shkollën fillore dhe atë normale i kreu në Prizerën e në Prishtinë,ndersa studimeti kreu ne fakultetin e shkencave politike në Zagreb,studimet posdiplomike i vazhdoi në Beograd drejtimi i mardhenjëve politike dhe ekonomike nderkombëtare,ndersa specializon në univerzitetet amerikane të Çikagos,Harvardit,Kembrixhit,Boston dhe Uashingtonë.
Gjatë specializimit në univerzitete të SHBA-së Ukshin Hoti u njohë më figura të shquara të shkencave politike amerikane dhe botërore,ka qenë i emruarnga ana e rektorit të univerzitetit të Harvardit si hulumtues shkencor i pavarur.
Me rastin e pranimit të zonja Rosalyn Karter në Uashington Ukshin Hoti ka qenë i zgjedhur si i vetëmi njeri qe di ta perfaqesonte të gjithë specializantet dhe posdiplomistet e Evropes në SHBA.Ka marr pjesë në simpoziume shkencore në ligjerata te intelektualeve autoritar të SHBA-ve.
Që nga gjysma e viteve të 70-ta e deri në vitin 1981 ka punuar në detyra të ndryshme politike dhe arsimore në Prishtinë ka qenë ligjerues i fakultetit juridik drejtimi juridiko-diplomatik,në fakultetin filozofik dega filozofi-sociologji,ka qenë sekretar i sekretariatit për mardhënje më botën e jashtëme i keshillit ekzekutivë dhe i kuvendit të Kosovës,ka qenë anëtar i të gjitha forumeve që merreshin me politik nderkombëtare te asaj kohe.
Ukshin Hoti simbolizon fatin e kombit e veçansishtë të intelektualeve të devotëm që punen e tyre e kuptuan si perjetësim të rrugës së idealeve në shërbimë të kombit.
Ukshin Hoti i paisur me dijeni enciklopedike profesionale,me një kultur të gjërë me një vizion të hapur ndaj ideve dhe levizjeve më përparimtare të botës angazhohet në menyrë profesionale në diplomaci dhe në univerzitetin e Prishtinës ku lenë gjurmë në edukimin e brezave në diplomaci dhe në çeshtjen e pazgjedhur shqiptare, ne nderlidhjen e proceseve historike dhe aktuale, nëper të cilat po kalonte populli ynë në form debati, duke e shtruar dhe e mbrojtur atë për zgjedhje me platformen e tij politike.
Angazhimin e Ukshin Hotit në mbrojtje të kërkesave studentore shumë kush e pa si pengesë dhe si rrezikim të pozicioneve të tyre politike pas diskutimit te tij në mbledhjen e fakultetit filozofik të datës 19 Nëndor të vitit 1981 Ukshin Hoti zgjedhi ballafaqimin dhe rrezikun duke mbrojtur hapur demostrat dhe kërkesat themelore për konstituimin e Kosovës në republikë.Ukshin Hoti arrestohet dhe denohet më nëndë(9) vite burgë nga të cilat i mbanë vetëm tri vjetë e gjysëm(3,5) dhe detyrohët te kthehet në fshatin e tij te lindjës ne kushtet e një izolimi.
Në vitin 1990 angazhohet në Lublanë ne revistat ,,Alternativa,, dhe ,,Republika,,dhe në atë me titull,,Demokracia Autentike,,te cilen e drejtonte vetë si ideator politik dhe kryeredaktor.Pas bllokimit të revistës Ukshini kthehet serish në vendlindje ne vitin 1991 ku angazhohet si profesor i sociologjis politike ne univerzitetin e Prishtinës.
Në vitin 1993 ne mujat Marsë-Prillë e mbanë edhe denimin e tij te dytë politik per shkak se një vitë më heret kishte organizuar homazhe për deshmorët e demokracisë në Brestovcë,po në këtë vitë Ukshin Hoti rrahët barbarisht deri ne pergjakje dhe thyrje brinjesh nga një pritë e njesive speciale serbe në udhëkryqin në Kamaran të Drenasit.
Po në këtë vitë Ukshin Hoti merr pjesë në takimin e organizuar në Tetovë me perfaqësues politik gjithë kombëtar
ku merren qendrime politike lidhur me nevojen e bashkimit kombtar ne një shtet unikë.Në vazhdim të këtij aktiviteti
Ukshini vihet ne krye të Partsë me program politik të bashkimit kombëtar UNIKOMBI.
Shteti pushtues serbë duke parë aktivizimin e tij politik e sheh edhe rrezikun e perpjekjeve te popullit shqiptar per pavarësi e burgosë serish më 17 Majë të vitit 1994 dhe e denon me pesë(5) vite burgë ne preteksin e antarësimit ilegal ne Levizjen Popullore të Kosovës e në Partin e Unitetit Kombtar Shqiptar UNIKOMB me qellim te minimit te sistemit kushtetues dhe terësisë teritoriale te jugosllavisë.
Ukshin Hoti ka botuar dy libra analitikë ,,Lufta e Ftohtë dhe Detanti,,1976 dhe ,,Filozofia Politike e Çeshtjes Shqiptare,,Tiranë 1995.Ukshin Hoti elaboron tezat e tij mbi domosdoshmerinë e bashkimit te gjithë shqiptarëve në Ballkan në një shtet.
Ukshin Hoti dhe fati i tij tragjik mbesin ndergjegje e vrarë e kombit tonë që aq shumë e deshti dhe i kontriboi,humbja e tij pa gjurmë gjatë kohës së bombardimeve te NATOS e sidomos lirimi i tij i mistershem janë turp që politikanët shqiptar duhet ta mbajnë ne ndegjegje për mos zbardhjen e fatit të këtij kolosi të këtij vigani dhe uragani të shqiptarizmes.

Fotografia e Frasher Racaj

Përgaditi: Frashër Racaj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *