Home

Lajme

Aktuale Të hiqen emërtimet osmane në BFI-së në Shkup

No Comments Lajme Opinion

Për këto dyzetë vjet të udhëheqjes së BFI-së në Shkup nga ana e (lexo:Reis Sulejman efendi Rexhepi),për vete i mori këto emërtime osmane(turke),në mënyrë që funksioni i tij si kryeimam i kësaj BFI-së të ketë titull sa më të ,,lartë fetar,,po me emërtime të huaja dhe jo shqiptare(sic!).

Pse me këto emërtime(lexo:reis dhe efendi),që sipas Fjalorit Shqip (thuhet se fjala efendi është titulli nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman(të trojeve shqiptare etnike në Ballkan),ndërsa fjala (reis)ka kuptimin modern,bujar,me fat,vemendshëm,i lumtur)!

Atëherë kujt i duhen këto emërtime kaq ,,historike dhe fatare,,për shqiptarët dhe për besimin e tyre myslimanë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…?

Ndonëse jetojmë në shekullin XXI-të dhe të ndryshimeve që ka mbërri populli shqiptar në historinë e tij kombëtare,pjesë e qytetërimit në Evropë dhe tashti në rrugën e integrimeve në institucionet e rëndësishme të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me SHBA,ka ardhur koha që,si thoshte profesor Ukshin Hoti,edhe trajtat e jetës e të besimit Islam tek populli shqiptar të zhvillohen në përmasën tradicionale pa ndikimet fetare nga vendet tjera të këtij besimi shekullor.

E kohës,në BFI-së në Shkup tërë korpusi i autoritetshëm të hoxhollarëve dhe të besimtarëve shqiptarë në rrugën e Zotit dhe të Islamit,të marrin nismën për qëllimin e mirë dhe në frymën e kombit shqiptar që,tash tutje të mos përdorën emërtimet për zyrtarin e lartë(duhet:Kryeimami i BFI-së në Shkup)dhe jo emërtimet e huaja(lexo:Reisi dhe efendi) që nga viti 1912 e deri më sot ,veçse i ka kaluar ora i historisë së pushtimit osman në trojet tona etnike në Ballkan.

Pse në shkrimet zyrtare dhe në ritualët fetare të besim Islam në xhamitë nuk përdorët fjala (lexo:populli shqiptar i besimit Islam),por vetëm fjala myslimanët në Maqedoninë e Veriut(!).

Çikago,qershor të motit 2020

ENCIKLOPEDIA ANGLEZE ÇMEND SERBËT DHE GREKËT: SHQIPTARËT MË TË VJETËR NË EVROPËN JUGLINDORE

No Comments Argëtim Histori

Në një koleksion antikuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim enciklopedik, mes fletëve të të cilit gjendeshin disa faqe kushtuar Shqipërisë.

Një botim afro një shekullor. Nimani dëshmon se ra në këto gjurmë ndërsa hulumtonte mes këtyre antikuarave në qendër të qytetit jugor bregdetar dhe shumë të bukur anglez Bournemouth.

Enciklopedia vëllimore britanike titullohet “Peoples of all nations- Their Life Today and the Story of their Past” (Popujt e të gjitha kombeve- Jeta e tyre sot dhe historia e së kaluarës së tyre). Tekstet janë shkruar nga shkrimtarët më të spikatur të antropologjisë udhëtimore dhe historisë, dhe janë ilustruar me mbi 5000 fotografi, me tablo të shumta me ngjyra dhe me 150 harta,

Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Limited” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell,

Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare.

Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.

Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

“Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi.

As që është myslimani shqiptar fanatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjarri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjakun e viktimës së saj.

Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë operacione, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroike”.

Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.

“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës.

Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi pushtimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luftërave për liri.

Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.

Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në varreza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane. Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të ashpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesve fisanakët sundonin vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqishme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike. Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore… … Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fanatik.

Burimi/alldailydose.com

VËLLEZËRIT DIOSKURË DHE MOTRA E TYRE, HELENA E TROJËS, ME QELESHE

No Comments Argëtim Histori

Në këtë gdhendje shihen vëllezërit Dioskurë dhe motra e tyre Helena, me qeleshe mbi krye. Sipas legjendës, Leda e bukur, e shoqja e mbretit spartan Tundar, u gënjye nga Zeusi i shndërruar në mjellmë dhe bëri dashuri me të. Marrëdhënia e tyre u krye në të njëjtën natë teksa ajo fjeti dhe me të shoqin. Leda polli dy vezë.

Nga to doli Helena, që më pas u njoh si e bukura “Helenë e Trojës”, Klitemnestra dhe binjakët Dioskurë, Kastor e Pollideu. Miti flet për një natyrë të këtyre, gjysmë hyjnore dhe gjysmë të vdekshme, ashtu siç ishin dy baballarët e tyre. Megjithatë, pavarësisht kësaj legjende, simbolika e vezës dhe e qeleshes është më e ndërlikuar dhe më e lashtë.

Të mos harrojmë se Tundari spartan, rrembin e gjakut dorik e ka nga Iliria.
Duhet përmendur këtu se Gjergj Kastrioti, vulën e tij sekrete e kishte me simbolin e Ledës dhe mjellmës-Zeus.
Thënie për shqiptarët


Clasical Art Research Center, University of Oxford, Prince Poniatowski Collection.
Metropolitan Museum of Art, New York: 61.109.2/73139 TF

Burimi/alldailydose.com

Pasko Kuzman: Nëse tregoj ku është varri i Aleksandrit të Madh, do të nis Lufta e Tretë Botërore

No Comments Argëtim Histori

Arkeologu Pasko Kuzman, i cili është i njohur për deklaratën e tij se nuk do të largohet nga kjo botë pa mos e zbuluar varrin e Aleksandrit të Madh, ka lëshuar sërish një deklaratë të ngjashme.

Ai thotë se nëse tregon se ku ndodhet varri i Lekës së Madh, do të fillojë lufta e tretë botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas gjithë hulumtimeve dhe studimeve që kam bërë ndër vite, lirisht mund të them se e di se ku është varri i Aleksandrit të Madh, por në këtë pikë aftësia ime intelektuale është e përqendruar në shkrimin e një romani për bashkëkombasin tonë në Paris”.

“Në një rast, kur më pyetën pse nuk thashë nëse e di se ku ishte varri i Aleksandrit të Madh, unë u përgjigja se nëse do ta bëja, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore. Kam frikë edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të njerëzimit nëse zbulojmë të vërtetën për vendin ku është varrosur Aleksandri. Do të jetë diçka si zbulimi i varrit të Jezu Krishtit”, thotë Kuzman.

Sipas informacioneve të tij, për të cilat thotë se nuk janë absolutisht të vërteta, vendi i varrit të Aleksandrit të Madh është tek lokaliteti arkeologjik Isar, në fshatin Marvinci të Vallandovës.

Pasko Kuzman nga 2006 deri në 2013 ishte Drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Në korrik 2014, Gjykata Penale e Shkupit e dënoi atë me 3 vjet burg për rastin e gërmimeve dhe shitjeve të paligjshme të objekteve arkeologjike, të njohur si “Falanga 2”.

Kuzman u dënua për shpërdorim të pushtetit, sepse ai u kishte dhënë dy personave leje për të gërmuar në dy lokalitete afër Katlanovës dhe Dellçevës.

Burimi/alldailydose.com

Italiania që po trondit historinë. Flamuri dhe simbolet e Skënderbeut në kishën e famshme të Venecias. Por jo vetëm kaq

No Comments Argëtim Histori

ENCIKLOPEDIA ANGLEZE ÇMEND SERBËT DHE GREKËT: SHQIPTARËT MË TË VJETËR NË EVROPËN JUGLINDORE

Një flamur që valëvitet në një nga nga tre harqet e tavanit që fsheh historitë biblike të Esterit dhe Mardocheos, paraqet një shqiponjë të zezë mbi sfondin e kuq dhe është lexuar deri më sot si një flamur hasburgian. Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq, por të hapur.

Në numrin CXCVIII, seria e tretë 10/II (2011) në revistën prestigjioze të shkencës letërsisë dhe artit është botuar një artikull i Lucia Nadin me titullin “Propozimet e rileximeve të pikturës së Paolo Veronezes në Shën Sebastian në Venecia:Skënderbeg atleta Cristi dhe kisha e Shqipërisë”.

Artikulli, precizon autorja, është vetëm një parashtrim studimesh që ka në dorë dhe që synojnë të vendosin Shqipërinë një vend të veçantë në artin e mrekullueshëm në Venecia:kisha e Shën Sebastianit, që ndodhet në lagjen Dorsoduro, shumë e famshme si një kishë autoriale:nuk është tjetër veç një shembull shumë i rrallë kishe ku pjesa dekorative mban emrin e një artisti të vetëm:Paolo Caliari, veronez, një ndër interpretuesit më të mëdhenj të pikturës veneciane të viteve 1500.

Kjo kishë është një vend simbolik, një monument i madh i Rilindjes, me famë ndërkombëtare, dhe e njohur si tempulli i artistit ku ai dëshiroi dhe të varroset. Për fat të keq një sërë afreskesh të tij me kalimin e kohës u shkatërruan.

Pikturat e veronezit, në tavanin e sakristisë, muret dhe gjithë zbukurimet e tjera u realizuan në një hark kohor mes 1555 dhe 1565. I gjithë cikli celebron në fakt triumfin e Besimit/Kishës/Virgjëreshës Mari nëpërmjet tregimit ekzemplar të martirit të tyre Shën Sebastianit.

Një flamur që valëvitet në një nga tre ovalet e tavanit, në të cilën rievokohen historitë biblike të Esterit dhe Mardokeut, ku paraqitet një shqiponjë e zezë mbi një sfond të kuq dhe ky është lexuar si një flamur hasburgian.

Në fakt flamuri hasburgian nuk ka pasur kurrë një sfond të kuq por të hapur.

Propozimi i Lucia Nadin është gjithçka tjetër dhe bazohet dhe në studimet e saj mbi emigrimin shqiptar në tokën veneciane në gjysmën e dytë të 1400-ës, për shkak të ngjarjeve të mëdha që përshkruan Ballkanin dhe që shënuan emigrime masive pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas vendosjes së paqes me turqit në vitin 1479, në vazhdim të dy pushtimeve të tmerrshme që pësuan Shkodra dhe Drivasti nga 1474 në 1478.

Studiuesja, docente e Letërsisë Italiane në Universitetin shtetëror në Tiranë, duke u nisur nga data e flamurit në tavanin e kishës, që thërret flamurin e Skënderbeut, i përshkruar nga Marin Barleti dhe i konfirmuar nga Konica në vitin 1908 dhe më pas me rastin e pavarësisë shqiptare në 1912:shqiponja dykrenore në sfondin e kuq.

Nadin i lexon në mënyrë metaforike aventurat e Moardocheos, që lufton për shpëtimin e popullit ebraik, ngjarje që sipas saj i vishen atyre të Gjergj Kastriotit. Ndaj ajo analizon se gjithë kremtimi i shën Sebastianit, një mënyrë krejt e panjohur për traditën veneciane, është paraqitur jo si shenjti i mrekullive, por si Miles Cristi, që përballon Diokleziani, persekutorin e madh të të krishterëve, dhe që shkon në martirizimin e sigurt, për triumfin e Kishës.

Në Shën Sebastian, Miles Cristi, përfaqëson në mënyrë metaforike në këtë rast Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili u cilësua nga papë të ndryshëm si Atleta Cristi, mbrojtësi i krishtërimit perëndimor.

Koka e dhisë

Në tavanin e kishës do dallosh dhe kokën e një dhie: që në fakt ka qenë një nga kafshët mesjetare, simbol i largpamësisë së Krishtit.

Përkrenarja e Skënderbeut ndodhet në Vienë në Kunsthistorisches Museum. Koka e dhisë dihet që ishte pjesë zbukurimi e përkrenares së Skënderbeut që u bë mbret i popullit të tij i ndjekur nga kryqëzimet e papa Piut II dhe që mbaroi tragjikisht me vdekjen e papës në Ankona.

Pra bëhet fjalë për një simbol tjetër Kastriot, pra shqiptar.

Në martirizimin e Shën Sebastianit që pasqyrohet aq bujshëm në kanavacat e prezbiterit autorja nuk bën gjë tjetër veç lexon martirizimin e gjithë kishës së Shqipërisë, dhe një personazh specifik që paraqet një veshje me shqiponjën dykrenore kurorëzuar me historinë e familjes së Ëngjëllorëve, që njihet në histori në vitet 50 të këtij shekulli dhe që u nderuan me Urdhrina kavaleresk të San Giorgios, një familje që u impenjua me një guxim të jashtëzakonshëm për të kujtuar memorien historike të Shqipërisë.

Në fakt jemi në pritje të veprës kompete të Luçia Nadin mbi kishën e Shën Sebastianit për të zbuluar një faqe të rëndësishme të historisë shqiptare dhe një vend në artin mesjetar për më tepër që bëhet fjalë për një nga veprat e një prej piktorëve më të mëdhenj evropianë të të gjitha kohërave:Paolo Veronezen.

Dëshirojmë të kujtojmë në fund të këtij shkrimi, zbulimin e jashtëzakonshëm të Lucia Nadin mbi Statuset e Shkodrës, të rekuperuara nga studiuesja pas 7 shekujsh nga biblioteka e Museo Correr në Venecia. Një kontribut i jashtëzakonshëm i studiueses italiane për historinë e Shqipërisë.

Burimi/alldailydose.com

Ismet Azizi: Sanxhaku duhet ta gëzojë një autonomi speciale, substanciale, mbështetur mbi të drejtën e Vetëvendosjes

No Comments Intervista Lajme

Në emisionin “Bisedë në Studio” të TV-Diellit, studiuesi, veprimtari dhe profesori, Ismet Azizi ka folur për krahinën e Sanxhakut, ( të Pazarit të Ri, apo Jeni Pazarit) historinë e kësaj treve dikur të banuar me shumicë shqiptare, rezistencën gjatë shekujve kundër robërisë turke, austro-hungareze dhe sllave, për masakrat që kanë kryer veçmas serbët prej vitit 1912 e deri në vitin 1945, dëbimet masive të popullatës shqiptare dhe boshnjake për në Turqi, shpërnguljet e kësaj popullate në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë dhe tërë një kalvar historik që kanë përjetuar mbi kurriz sanxhakasit, dhe që ka lënë pasoja të rënda për banorët e kësaj krahine, e cila ende është e ndarë në mes të Malit të Zi e Serbisë dhe nuk gëzon një status special.

Veprimtaria idealiste e studiuesit, Ismet Azizi, në zbardhjen e historisë së Sanxhakut, në ndriçimin e së kaluarës së kësaj treve autoktone, publikimi i shumë shkrimeve e monografive shkencore, të dëshmuara e të argumentuara në fakte dhe burimet historiografike, kanë ndikuar edhe në sensibilizimin në rritje të Çështjes ende të pazgjidhur të Sanxhakut.

“Sanxhaku, është një krahinë që ndër shekuj ka krijuar dhe ka ruajtur një identitet autentik dhe multietnik, me banorë të përkatësive të ndryshme etnike, gjuhësore dhe fetare. Një Entitet që ka dhënë edhe emra të rëndësisë së veçantë jo vetëm për rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.

Studiuesi i zellshëm dhe mjaft i frytshëm, Ismet Azizi, qysh në kohën e studimeve në mesin e studentëve të krahinës së Sanxhakut kishte filluar interesimin e tij për këtë trevë, e cila gjeografikisht në të kaluarën kishte ndarë Serbinë okupatore, me korridorin e saj, që e lidhte Vilajetin e Kosovës me Bosnjën e Hercegovinën.

Përveç angazhimit të tij publicistik, publikimeve të shumta me referenca të pasura shkencore, komunikimin intensiv me intelektualët e politikanët e Sanxhakut si dhe me pjesëtarët të popullatës së asaj krahine, pavarësisht origjinës së tyre, ai me disa bashkëveprimtarë në vitin 2016 ka themeluar edhe Shoqatën, “Kosova për Sanxhakun”, e cila gjatë këtyre viteve, edhe pse pa ndonjë përkrahje të duhur institucionale ka zhvilluar një aktivitet intensiv në sensibilizimin e Çështjes së Sanxhakut, duke marrë një përkrahje të jashtëzakonshme edhe nga veprimtarët dhe personalitetet e njohura të Sanxhakut por edhe të Kosovës, Shqipërisë e më gjerë.

Në gjurmimet dhe studimet e tij për Sanxhakun, Ismet Azizi ka ndriçuar veçmas njërin ndër personalitetet më të njohura të kësaj treve, sikur ishte Aqif Blyta, për të cilin ka shkruar dhe ka botuar një monografi dokumentare, historike, të materializuar me burime të shumta shkencore, që hedhin dritë mbi jetën dhe veprën e Aqif Blytës, familjes së tij, rrethit të tij shoqëror, politik e diplomatik dhe angazhimit idealist e përparimtar për ruajtjen e kompaktësisë territoriale të Sanxhakut, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta pa dyshim se radhitet në mesin e personaliteteve të rëndësishme shqiptare në përgjithësi e në veçanti të Sanxhakut, të cilit ia kishte kushtuar edhe jetën. Për shkak të veprimtarisë të tij në ruajtjen e Sanxhakut gjatë viteve 1941-1945, ai ishte akuzuar nga partizanët e Titos se kishte bashkëpunuar me forcat italo-shqiptare e gjermane dhe ishte pushkatuar.

Studiuesi i zellshëm dhe veprimtari idealist, Ismet Azizi, mbështet një autonomi speciale për Sanxhakun, ashtu sikur edhe shumica e sanxhaklijve, në krye me Sulejman Ugljaninin dhe forcat e tjera përparimtare e atdhetare, të cilët besojnë se çështja e Sanxhakut duhet të merret në trajtim ndërkombëtar për shkak të faktorëve të shumtë dhe gjendjes që mbretëron në këtë rajon, por në radhë të parë për shkak të problemit të pazgjidhur politik të këtij rajoni multietnik, por me shumicë fetare islame dhe me prirje të natyrshme për afrim me Bosnjën e Kosovën, më shumë se me Serbinë e Malin e Zi ortodoks.

Ismet Azizi ka folur edhe për kontributin që kanë dhënë sanxhaklinjtë në luftën e Bosnjës dhe të Kosovës, gjatë viteve 90-të, për lidhjet që inteligjencia e këtij rajoni ka mbajtur dhe mbanë me këto dy shtete, për raporte të mira me popullatën serbe e malazeze, që jeton në Sanxhak, por jo edhe raporte në nivelin e duhur të mirëkuptimit, drejtësisë e barazisë me Serbinë e Malin e Zi të cilat pretendojnë se Sanxhaku është pjesë e këtyre dy shteteve dhe kundërshtojnë çfarëdo statusi të mëvetësisë së Sanxhakut, rajon i cili ka një histori autentike, ka pasur mëvetësi vetëqeverisëse vendore, rajonale gjatë kohës së Perandorisë Osmane, madje edhe në Vilajetin e Kosovës, deri në vitin 1912, ka pasur autonomi nën regjimin italo shqiptar, në vitet 1941-1945, ka qenë i përfshirë si njësi e veçantë specifike territoriale, në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it, por më pas politika hegjemoniste serbe e Beogradit me Aleksander Rankoviqin, Milovan Gjillasin, Peko Dapçeviqin e të tjerë, Sanxhakun jo vetë që e zhveshi nga çdo mundësi për autonomi, por ushtroi një politikë të ndjekjes, izolimit, dëbimit të popullatës së Sanxhakut për në Bosnje, Kosovë e Turqi, duke mos lejuar perspektivë zhvillimi, as arsimimi, me qëllim për pastrim të qetë etnik të popullatës myslimane të këtij rajoni.

Me shkatërrimin përfundimtar të Jugosllavisë deri në qershor të vitit 1999 u zgjidhen shumë çështje, ish republikat e RSFJ-së u bënë shtete, Kosova fitoi pavarësinë, ndërsa çështje e sanxhakut mbeti e pazgjidhur. Po jo vetëm kjo, nuk është zgjidhur as çështja e tri komunave të Kosovës Lindore, e Vojvodinës, e krahinës së Timokut e banuar kryesisht me vllehë e të tjera.

Ismet Azizi ka deklaruar në TV-Dielli se Shoqata, “Kosova për Sanxhakun”, kërkon zgjidhje paqësore, politike, të problemit të kësaj krahine. Nëse në bisedimet Kosovë Serbi hapet edhe çështje e kufijve apo e shkëmbimit të territoreve, doemos se kjo do të shprehej edhe te popullata e Sanxhakut, e cila pavarësisht së kaluarës historike dhe krejt të afërt me shqiptarët, është lidhur me shumë me Bosnjën edhe për faktin se popullata është më e lidhur me boshnjakët si për nga gjuha, kultura, feja tradita, por po kështu Sanxhaku ka lidhje jo vetëm nostalgjike me Kosovën dhe me Vilajetin të cilit dikur i takonte.

Ekziston një lidhje, veç tjerash edhe në pikëpamje fetare e kulturore Bosnje, Sanxhak, Kosovë, Maqedoni. Pavarësisht paragjykimeve të paqëndrueshme fetare, të cilat madje cilësohen edhe si ekstremiste fetare, dihet se shqiptarët përgjithësisht e veçmas ata të Vilajetit të Kosovës, kanë ruajtur dhe kanë restauruar lidhjet e moçme të shqiptarëve me sanxhaklinjtë por edhe boshnjakët, madje edhe me popujt sllavë, derisa nuk ishin instrumentalizuar e manipuluar nga politika antishqiptare e nacional shovinizmit serb.

Gjatë tërë kohës së sundimit të Jugosllavisë, qoftë ajo monarkike, më vonë socialiste e komuniste, fati i shqiptarëve të Kosovës dhe i sanxhaklinjëve ka qenë i njëjtë në shkallën e diskriminimit, dhunës, asimilimit, dëbimit apo edhe shpërnguljes për në Turqi dhe të gjitha aksioneve, që kishte ndërmarrë ish RSFJ, apo Serbia e Milosheviqit dhe që kishin për qëllim dëbimin e asimilimin jo vetëm të qetë e gradual të këtyre popullatave, por edhe të dhunshëm e virulent.

Studiuesi dhe njohësi i jashtëzakonshëm i Sanxhakut, Ismet Azizi deklaron se puna e shoqatës, “Kosova për Sanxhakun” duhet ta zgjerojë fushë veprimtarinë në drejtim të sensibilizimit të kësaj çështjeje edhe në Shqipëri, pasi si vend mëmë i shqiptarëve në kushtetutën e vet obligohet të kujdeset për shqiptarët kudo ku janë, pavarësisht numrit të tyre, edhe pse popullata shqiptare në Sanxhak tani është e katërta me radhë, e cila krahasuar në numrin nga vitet 1941 1945, ka rënë në mënyrë rapide edhe për faktin se sanxhakasit sllavë-folës nuk kanë pasur të drejtë të regjistrohen, si shqiptarë.

Sanxhaku kërkon atë që i takon, autonominë speciale, pse jo edhe substanciale, sepse nuk është tokë serbe as malazeze, por tokë e vetë sanxhaklinjve shumicë, të cilët nuk janë serbë as malazezë, (edhe pse nuk kanë asgjë kundër tyre), as kundër pranisë së tyre në rajonin e Sanxhakut, pavarësisht se shumica janë kolonë. Por duke qenë me shumicë popullatë e besimit islam, si identitet fetar e kulturor, popullata duhet të vetë përcaktohet, sidomos nëse vjen deri te ndërrimi i territoreve mbi baza etnike.

( Bisedën në studion e TV-Diellit me veprimtarin e studiuesin, Ismet Azizi e zhvilloi, profesor, Ahmet Qeriqi)

Prishtinë

19.6. 2020

Burimi/radiokosovaelire.com

Në Tetovë, u mbajt homazh për poeten Silke Liria Blumbah (1970-2020)

No Comments Argëtim Letersi

Sot, para shtatores së Naim Frashërit në qendër të qytetit të Tetovës, Drejtoria e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ”Ditët e Naimit”, mbajti homazh për poeten, prozatoren dhe përkthyesen Silke Liria Blumbah, anëtare e Drejtorisë së Festivalit. Në këtë përshperitje përkujtimore merrnin pjesë anëtarët e Drejtorisë së Festivalit, poetë dhe studjues të letërsisë, drejtues institucionesh kulturore etj. Pas dhënies së një minut heshtje për vdekjen e Silke Liria Blumbah, fjalën kryesore e mbajti drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ”Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash theksoi se, “Silke Liria Blumbah i takon komunitetit të të huajve që në takim të parë me botën shqiptare u mahnitën e ranë në dashuri, siç janë Edit Durham, Lord Bajroni, Franc Nopça, Robert Elsie e shumë të tjerë. Ajo është njeriu, që një jetë ja fali letërsisë dhe kulturës shqiptare. Është shkrimtarja, që proza dhe poezia moderne shqipe pa tekstin letrar të saj është e mangët, ndërsa historia e kulturës kur do të flasë për operatorin e njohur kulturor ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, gjithsesi se, emrin e saj do ta shenjoj me shkronja të mëdha për kontributin e çmuar që dha në fushën e përkthimit dhe organizimit të tij.

VOAL

Më tej, ai u ndal në shkollimin e saj dhe mësimin që mori për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. “Silkja Liria Blumbah, u lind në një ditë të diele, të 13 dhjetorit të vitit 1970, në qytetin e Gottingenit, në Gjermani. Studimet për përkthimin me gojë i kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Haidelbergut, ku diplomoi për frengjisht, anglisht dhe portugalisht.” … Fëmijëria e vështirë, e vajzës 8 vjeçare që kishte bërë poezi, e mbush ate me ankth deri në mohim të vendlindjes e të vendit të saj. Ky shpirt me dhembje jete, me zhgënjime dashurie, vendos të gjej stacionin e paqës për jetën e saj të trazuar. E ky stacion do të jetë Shqipëria dhe trojet shqiptare. “Kam përjetuar shumë gjera të vështira, por ajo që më ka dhënë gjithmonë kurajo ishte lidhja ime me botën shqiptare dhe vetëdija se, ndonjë ditë do të vendosem ne Shqipëri për të vepruar për të mirën e shqiptarëve”- do të shprehet Silke. Në vitin 1994, Silkja fillon të interesohet për Shqipërinë, apo siç thotë vet, dëgjon “për herë të parë thirrjen e shqiponjës”. Lexon shumëçka mbi shqiptarët. Magjepset pas gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mëson në mënyrën autodidakte gjuhën shqipe. Dhe tani, më shumë se kurrë, i çelet udha që të lëviz drejt Shqipërisë. Më, 5 tetor 1998, shkel tokën shqiptare. Në dhjetor të 1998-ës, Silkja, realizon ëndrrën… në Universitetin e Tiranës jep provimin e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj kohe, ajo njeh realitetin e metropolit shqiptar, Tiranës, ”me rrudhat dhe buzëqeshjet e popullit tim” siç thotë në një varg. Pra, ajo, tashmë e transformuar, ndjen ngrohtësinë dhe prek mikpritjen e njohur shqiptare. Ndjehet e vlerësuar, e nderuar, e frymëzuar ngado që shkon. Vazhdon të zgjeroj gjeografinë e lëvizjes, duke zbritur më 10 janar 1999, në “Sarandën time”, siç thotë gjithandej shkrimeve të saja. Edhe më qartë “dallgë vezulluese në bregun e harrueshëm të Sarandës – qenkam unë ” do të nënvizoj në poezinë “UNË JAM”. Pranohet në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1999, boton në shtëpinë e njohur botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë, vëllimin me poezi “Dyzet vdekje në Sarandë”.

Në Tetovë, u mbajt homazh për poeten Silke Liria Blumbah (1970-2020) -  FJALA e LIRË

Në vazhdim Shaip Emërllahu ndalet në ardhjen përherë të parë në Tetovë dhe angazhimin e saj në Drejtorinë e FNP “Ditët e Naimit”. Më 2001, Silke/Liria vjen në qytetin e poezisë, e prek skenën dhe emocionet e Festivalit… Përshëndetet dhe pritet ngrohtësisht nga publiku tetovar dhe jovetëm. Në Tetovë gjen shtëpinë e re të saj, shtëpinë e poezisë, ku lidhet edhe më shumë me poetët shqiptarë dhe ato të huaj. Silkja/Liria bëhet bashkëpuntore dhe më vonë anëtare e Drejtorisë së Festivalit. Ndihmon në përgatitjen e edicioneve të shumta të Festivalit për dy dhjetëvjeçarë rresht. Në shtëpinë botuese “Ditët e Naimit” do t’ia botojmë tre libra; dy prej të cilave me poezi dhe një me proza të shkurta. Librat e Silke Liria Blumbah të botuar në Tetovë, janë “Karavela e fundosur”, 2002, “Lumi që rrjedh drejt burimit” 2007, dhe libri me proza të shkurta “Një vit pas vdekjes”, 2017. Të gjitha këto libra janë interpretuar dhe vlerësuar lartë nga emra të njohur të kritikës si Moikom Zeqo, Agron Tufa, Ahmet Selmani, Remzi Salihu etj. Këta, Silke/Liria Blumbah e quajnë shkrimtare me talent të rrallë, me imagjinate të veçantë, ku vendin në letërsinë shqipe ajo e ka të skalitur përgjithmonë… Poetja Silke/Liria është përfshirë dhe nëpër antologji dhe revista të ndryshme në gjuhën shqipe dhe ate të huaj. Ajo është fituese e çmimit letrar “Qiriu i Naimit”, Tetovë, “Flaka e Janarit”, në Gjilan, “Naji Naaman”, në Bejrut, (Liban) etj. Në vitin 2010, ajo boton në Tiranë, librin “Ditari i një kthimi”, ndërkaq vëllimin me poezi “Beyond the bos of the heart” e boton në gjuhën angleze në SHBA. Silke Lria Blumbach përktheu për shtëpinë botuese “Ditët e Naimit”, një numër të madh emrash të njohur të poezisë botërore si laureatët e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Silke Liria Blumbach, gjithashtu, ka dhënë një kontribut të paçmuar, duke përkthyer nga gjuhë të ndryshme në gjuhën shqipe, afro 15 antologji të Festivalit. Në fund drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, tha se Silke/Liria vdiq në Berlin, 15 minuta pasi akrepat shkelën ditën e 12 qershorit. Aq, sa i duheshin për të kënaqur dëshirën e saj, që vdekja ta nxënë në Ditën e Lirisë së Kosovës, që punoi dhe e deshti aq shumë. Liria, emër të cilin ja dha vetes. Silke/Liria, siç thamë, ishte e lidhur fort me poezinë, me shqiptarët, me Tetovën, Sarandën, Prizrenin… Ajo dha shumë në afirmimin e tyre. Qyteti i Prizrenit kaherë e ka shpallur “Anëtare nderi” të qytetit. Shpresoj që edhe Komuna e Tetovës, do të reflektoj dhe do t’ia jap një titull të tillë më se të meritueshëm. Pse jo, edhe një rrugë e këtyre tre qyteteve do të ishte nderë për ta, të pagëzohet me emrin e saj. Urojmë që të gjejmë mundësi, si dhe në të ardhmen të punojmë fort, që eshtrat e saj t’i sjellim në trojet shqiptare, të cilën i deshti aq shumë, … nga se, na e la edhe amanet “vendvarrimi: në trojet shqiptare”. Më pas, profesori Xhelal Zejneli, në fjalën e tij theksoi se, “Lajmi për vajtjen në amshim të Silke-Lirie Blumbah, për të gjithë ne që e kemi njohur ishte pikëllues. Ajo ishte një prej veprimtareve

Në Tetovë, u mbajt homazh për poeten Silke Liria Blumbah (1970-2020) -  FJALA e LIRË

më të devotshme dhe anëtare e Drejtorisë së Manifestimit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Për të vazhduar më tej se, Silke-Liria na e përkujton studiuesen e famshme dhe legjendare të botës shqiptare, Meri Edit Dyrhamin, autoren e disa studimeve për ne dhe gadishullin. Silke-Liria i kishte e rënë kryq e tërthor botës shqiptare sikur dikur autorja e “Brengës së Ballkanit”. Ajo, tha profesor Zejneli se, ”Silke/Liria nuk imponohej kurrë. Kishte kulturë komunikimi. Ishte plot shpresa për ne shqiptarët. E donte Kosovën të lirë dhe sovrane. I donte shqiptarët të bashkuar. Thoshte se, ëndrra shqiptare për bashkim kombëtar kurrë s’ka për t’u venitur. I shihte shqiptarët në familjen evropiane. Me lashtësinë shqiptare krenohej më shumë se vetë shqiptarët. Çmonte lartë Gjergj Kastriotin dhe rolin e tij në historinë shqiptare dhe evropiane. Emocionohej kur dëgjonte fjalë për Nënë Terezën. Nuk ndalej së theksuari se Ismail Kadareja është përkthyer në 45 gjuhë të botës. E lexonte dhe e rilexonte.” Në fund, një fjalë të shkurtë mbajti edhe poeti Salajdin Salihu, i cili nënvizoi se, Silke Blumbach, ishte mike e mirë, poete dhe përkthyese e shkëlqyer, njeri i dashur, që rrezatoi dashuri mahnitëse për njerëzit dhe kulturat e ndryshme. Njerëzit si Silke, nëse i referohemi një poeti, nuk shuhen, por vetëm e ndryshojnë adresën. Adresa e re e Silkes prej tani është eterike, qiellore, e ëndërrt. Atdheu i ri i saj tani është qielli. Silke i deshi pafundësisht shqiptarët, por edhe shqiptarët e deshën, vazhdojnë ta duan e do ta duan dhe nderojnë përgjithmonë. Më tej, ai nënvizon se, “Shqiptarët duhet ta duan vendin, kulturën, gjuhën e tyre, ashtu siç i deshti Silke. Të jenë të kulturuar, ashtu sikurse ishte Silke. T’i vlerësojnë bukuritë e vendit të tyre, ashtu sikurse i vlerësonte Silke. T’i çmojnë vlerat e sistemeve tjera kulturore, ashtu sikurse i çmonte Silke. Ajo i adhuroi shqiptarët, sepse e njohu historinë dhe kulturën e tyre. Ajo u ndje krenare me identitetin e ri të saj, përkundër shumë shqiptarëve të tjerë që ndjehen të fyer dhe të nënçmuar për shkak të këtij identiteti. Ajo deshi shqiptarëve t’u jepte ngrohtësinë e saj, vargjet e saj, por edhe t’u sillte në shqip vargje poetësh nga bota. Lamtumirë mikja ime e mirë, Silke! E meriton që një rrugë të mbajë emrin Tënd në qytetin Tënd, në Tetovë. Në këtë homozh përkujtimi aktori Arsim Kaleci lexoi dy poezi të saj kushtuar Tetovës dhe Sarandës, ndërsa violinist Shkëlzen Pajaziti ekzekutoi në hapje të ceremonisë një pike mortore.

Tetovë, 18 qershor 2020 Dimal Hadri

Udhëtari turk, Çelebiu: Si flitej shqipja në 1662?

No Comments Argëtim Histori

Marrë nga libri i Evlia Çelebiut, Sejahatname

Gjatë udhëtimit në Shkodër

Ata të gjithë e flasin shqipen, e cila është si asnjë gjuhë tjetër. Në origjinë, shqiptarët ishin njëri nga fiset arabe Quraysh-it në Mekë. Ja përse në gjuhën e tyre ende ka në përdorim disa fjalë arabike në mesin e tyre.

Kur këta pjesëtarë fisesh shqiptare dolën nga malet e Shkodrës dhe Vlorës, ata u përzien me frankët italian, dhe kështu, gjatë kalifatit të Omarit, prodhuan një gjuhë mes arabishtes dhe frankishtes. Ne do të japin nja llogari për shkakun e kësaj dhe për origjinën e shqiptarëve në një vend tjetër.

Për tash – Gjuha e Shqiptarëve – quhet gjuha e shqiptarëve ose, në persisht, ‘Ar-na-bud’ (Le të mos ketë turp), edhe disa nga kronistët e shkruajnë në këtë mënyrë.

kolana e librave

Harta e Shkodrës nga viti 1605 e Christophoro Tarnowsky
Ajo është një gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje dhe me mirësjellje kur i drejtohen njeri-tjetrit me respekt.

Të pafetë në mesin e tyre kalojnë si të krishterë, edhe pse kjo, gjithashtu, është me ngulmimn e spanjollëve dhe të venidaksve. Pra, ata janë një shoqëri e të pafeve pa libër të shenjtë dhe kurvarësh të cilët, sikur zoroastrianët, nuk dinë gjë për librin apo Ditën e Gjykimit.

Faqe nga udhëpërshkrimi i Shkodrës në Sejahatname të Evlia Çelebiu
Gjuha e tyre është siç vijon:

Së pari, portuni zot = Për ty n’Zot!
Ku blejnë dhe shesin ata i numërojnë monedhat kështu: ne=një; du= dy; tiri = tre (tri); qotra = katër; pensi = pesë; gast = gjashtë; istat = shtatë; teti = tetë; nandi = nëntë; dit = dhjetë;
falemi mure = falemi, burra; aye sendos enbahi = a je shëndosh, a mbaheni; mir nistira nise = mirëmëngjesi; miliserde = mirë se erdhe; pala mizuni = të falem shumë; buq = bukë; uy = ujë; mis = mish; dele = dele; puli = pulë; baya mure = pa eja, burrë; aha buq = a ha bukë; qu qije = ku ishe; miyalt = mjaltë; aqi te ki = elb ti ke; nuqu qam = nuk kam; rus = rush; aqi mebe tesin quard = më bjer elb se të çaj kokën; portuni zoti nuqu aqm aqi = për tynëzot nuk kam elb; tamu = t’ëma; motra = motra; soke = shokë;

Shkurt, kur devishët gjenden duke udhëtuar, ata gjithashtu duhet të dinë shprehjet e tilla, kështu që ata mund t’i shmangen ngatërresës, due mos shkuar në vendet ku mund të fyhen.

Burimi/konica.al/

ESE – Dimri i përgjakur në Drenicë

No Comments Argëtim Letersi

(Aksioni për grumbullimin e arëmeve,koha e Rankoviçit)

Shqiptarëve në Kosovë ua morëm armët,por ua dhamë topin!Kështu flsinin nëpër trotuarët e Beogradit,serbët paksa që dinin ,,politikën,,që ua mësonte kisha ortodokse anti Zot,anti Njeri,që,nuk i përkisnin ,,racës,,jo serbe (dhe shqiptarët)!

Ua morëm armët!Ua morëm…tashti jemi më të qetë!Por,ua dhamë shkollën në gjuhën(shqipe),klithën me sa zë që kishin serbët në Beograd(!).

Ua morëm armët,ua dhamë topin…!

*

Këto ishin disa fragmente të kohës së dimrit të përgjakur në Drenicë.Në shpalimet historike të dimrit të ftohtë(1956),që edhe lisat në male qaheshin në dysh,po nisim rrëfimin për rrahjen deri në vdekje të tre burrave të katundit Sankofc të Drenicës.

*

Në shkollën e katundit,i kishin thirrë tërë fshtarët e Sankofcit.Thirrje ishte e shkurtë:Sillni armët ose dajaku i vdekjes,-thoshin hyzmetqarët (disa)shqipfolës të pushtetit dhe në uniformën me shenjën e vdekjes(policia serbe)!

*

Kush është Qazim Bajram Rama,Sulejman Ajazi dhe Avdyl Dan Karaçica…?-pyetën disaherë ata të pushtetit dhe me uniformën e vdekjes…

Unë jam…Unë jam…Qazimi,Sulejmani dhe Avdyli…-u thanë atyre që prisnin në një kënd të shkollës me mjetin e fortë të dhunës (gërbaq e stupca drunjsh me ngjyrën e gjakut).

*

Jo nuk kemi pushkë!Thanë tre burrat e Sankofcit.Ku i keni armët,e dimë që keni armë,po i ruani për ditën që po e prisni…-u thanë shkurt ata me uniformën e vdekjes…!Jo nuk kemi armë,u dëgjua edhe njëherë zëri i mbytur në terrin e zi të korridorit të shkollës…!

Dhe,nis dhuna e vdekjes…-na thoshte xha Zenel Vogla ,që në shenjë respekti kështu e thërrsnim në fshat.Tre ditë e tre netë,në shkollën e katundit Sankofc,tre burrat luftonin me dhunën dhe me orët e vdekjes.

Plisat u bën të kuq me gjakun e trupit…!

*

Pas tre ditëve dhe tre netëve të përgjakura,Avdyl Dan Karaçica e lëshojnë që të shkoj në shtëpi.Krejt i ulur në gjak dhe plisi i tij kishte marrë ngjyrën e vdekjes…!Krejt këtë ngjarje si ,,dëshmitar,,ishte pamja e dimrit të vetmisë në majat e Galeshit!

Në shtëpinë e varfër Dyl Dani,që i thonin shkurt me këtë emër,pas një kohe vdes i ri dhe iu mbyll dera e shtëpisë…!

*

Për vdekjen e Dyl Danit,shkolla dhe mësuesit e fshatit,më ka rrëfyer profesor Mehmet Shala,e kemi mbyllur shkollën dhe i lëshuam nxënësit në shtëpi dhe shkuam të varrosim Dylin e Danit,njeriun e respektuar të katundit tonë.

Dimri i vetmisë!Dimri i pushkëve të vdekjes në Sankofc!

Çikago,qershor të motit 2020

Burimi/Facebook / Skënder Karaçica

Burimi/Facebook

Një ditë e bukur në New York

No Comments Aktualitet Lajme

Gjatë këtyre viteve si Ambasadore e Kosovës në SHBA, një nga momentet më emocionuese për mua ka qenë diplomimi i Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut nga Akademia Ushtarake Amerikane, West Point.

Arelena dhe Ylli kanë lindur mes zjarrit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Xhim Xhema, shqiptari zemërmadh, po zhvillonte një betejë jo të lehtë në SHBA. Baca Xhim është boshti kurrizor i komunitetit tonë në SHBA. Ka ndryshuar mendjet dhe zemrat e udhëheqësve Amerikan në dobi të Kosovës, në një kohë kur emri ynë nuk mund të gjindej as në hartë.

Baca Xhim, veç tjerash, është tepër modest. Nuk pranon mirënjohje. Nuk don dekorata. Nuk ka agjendë të dytë, pos Kosovës.

Madje, baca Xhim nuk i don as fotografitë. Nuk shkon në ndeja e tubime. Por dje, në drekën e pregaditur me shumë dashuri nga familja e Kryetarit të Vatrës, z. Elmi Berisha, erdhi plot vullnet dhe kënaqësi. Madje, bëmë edhe fotografi.

Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra. Kurse ata sot janë Kosova për të cilën u dha gjak, djersë e sakrificë. Me ta, dhe të rinjët si ta, ne e nderojmë bacën Xhim, dhe secilin që dha çdo gjë për Kosovën.

Burimi/Facebook‎Shkëlzen Boroçi‎ për Sanxhaku i Nishit – Medvegja, Bujanoci e Presheva