Home

Lajme

LUIGJ SHKODRANI – JU UROJ NGA ZEMRA ME FAT KURBAN BAJRAMIN

No Comments Aktualitet Lajme

TE DASHUR SHOKE E MIQ TE MIJ ,KUDO KU JENI  ,KU DALLGA E JETES JU KA HEDHUR. PRANONI NJE URIM PREJ ZEMRE  PREJ NJE VELLAI TUAJ TE BESIMIT KATOLIK ,ME RASTIN E FESTES SE KURBAN BAJRAMIT. KJO FESTE FESTOHET NGA MBARE VELLEZRIT MUSLIMANE ANE E MBANE BOTES. ESHTE NJE FESTE E MADHE,KU ME SE MIRI TREGOHET ZEMERGJERSIA E MUSLIMANIT,HUMANIZMI I TIJ,PER SKAMNORET E NJERZIT NE NEVOJE. KJO DITE ESHTE DITA E REFLEKTIMIT TE MADH,NDAJ NJERIUT TEND,NDAJ KOMSHIUT,NDAJ FEMIUT TEND,NDAJ NJE SHOKU E MIKU,ESHTE DITA E FALJES ,DITA E BASHKIMIT,DITA QE SHUAN MERINE MIDIS NJERZVE DHE I AFRON ATO ME AFER ZOTIT TONE. NDAJ VELLEZER E MOTRA TE BESIMIT ISLAM ,SA ME SHUME TE JEPNI NGA VETJA ,SI NE ASPEKTIN HUMAN ,POR DHE ATE SHPIRTEROR ,SHPIRTI JUAJ DO TE JETE ME I PAQE ,ME I RELAKSUAR,ME I QETE NGA ANA MENDORE,POR DHE ME AFER ME ZOTIN. VELLEZER E MOTRA , VITI 2020 , DO TE KUJTOHET GJATE NE MEMORIEN TONE POR EDHE TE KETIJ BREZI TE RI, QE E PERJETUAN , KETE KATASTROFE GLOBALE TE CONVID 19 , KU HUMBEM , SHOKE E MIQ TONET , NJE PJESE HUMBI FAMILJARET E VET , KU PER FATIN E KEQ , NUK JU BENE AS NDERIMET E FUNDIT , NDAJ KY KURBAN BAJRAM , PO FESTOHET BRENDA SHTEPIVE , PA MYSAFIRE DHE PA U FALUR NE XHAMI , POR DHENTE ZOTI E DITE ME TE MIRA VINE PER TE GJITHE NE ! NDAJ ZOTI NA E FALTE GABIMET TONA , NA DREJTOFTE NE RRUGEN E TIJ, SE NJE PJESE E KANE HUMBUR ATE RRUGE , NDAJ ME AFER ME ZOTIN TONE TE MADHERUESHEM , ME AFER ME NJERI – TJETRIN ! 
NDAJ TE GJITHE JU MIQ E SHOKE TE MIJ TE BESIMIT ISLAM ME LEJONI TJU UROJ NE KETE FESTE,QE TA KALONI SA ME MIRE ,NE PAQE E NE QETESI, NE HARMONI E NE DASHURI ME NJERI – TJETRIN.

JU UROJ GEZUAR DHE ME SHUME FAT FESTEN E KURBAN BAJRAMIT , FESTOFSHIM ME MIRE NE VITET NE VAZHDIM !

NGA MIKU JUAJ I BESIMIT KATOLIK –  LUIGJ SHKODRANI

DANIMARKE , 30 GUSHT 2020

Babai i Dua Lipës: ‘Unë nuk jam kosovar, por jam shqiptar’

No Comments Intervista Lajme

Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.

Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me mllef me ata që thonë se janë “kosovarë”.

Ndërsa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.

“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje.

/ShkurtEShqip.net

Nga ILIR ÇUMANI – FOTOJA ME MARK ZUCKERBERG, NUK E SHPËTON DOT KRYEMINISTRIN NË IKJE….

No Comments Lajme Opinion

Ja se ku mbërrin fantazia dhe çartisja e një despoti autokrat, fobia i liderit nepotik që drejton Shqipërinë dhe menaxhon financat publike të vendit më të varfër në Evropë përmes PPP – ve….(!!!) Njeriu që ka 7 vjet që drejton virtualisht Shqipërinë përmes Facebook – ut, Twitter, ERTV – së dhe shumë prej mediave të blera, etj, duke aplikuar metoda represive e tiranie me politika shtrënguese kundër një populli të tërë, ai që ka kapur të gjitha pushtetet dhe guxon në mënyrë të njëanshme të prek edhe Kushtetutën e vendit, Ligjin Themeltar të Shtetit, për egon dhe ambiciet e tij personale e të sëmura, me synim mbajtjen sa më gjatë të pushtetit korruptiv dhe të pamerituar përmes votave të blera dhe të grabitura, gjen kohën të ndjek pas dhe të takoj administratorin, themeluesin kryesor të Facebook MARK ZURCKERBERG për arsyet dhe hallin që ka dhe që vetëm ai i di… Besoj se hall më të madh nuk mund të ketë një kryeministër autokrat e nepotik, me simptoma e sjellje të qarta prej diktatori, sa kjo që po më shohin sytë në këtë foto….Gjithashtu, besoj se asnjë udhëheqës i botës demokratike, as KIM JONG-un nuk do ta bëntë këtë që bën Kryeministri shqiptar, për të vetmen arsye se ata nuk kanë asnjë hall dhe asnjë lidhje me Korporatën më të madhe të komunikimit social, këtë hapësirë më popullore të Fjalës së Lirë dhe nuk ndjejnë se “…u djeg miza nën kësulë…”, siç thotë një fjalë e urtë popullore këtu tek ne. Kryeministri Edi Rama, pasi nxorri ligjin represiv e famëkeq kundër Fjalës së Lirë, pasi vuri në dorë pjesën më të madhe të medias në vend dhe kapi të gjitha pushtetet e pavarura e mbylli Gjykatën Kushtetuese, pasi po përdorë të gjitha metodat antidemokratike për të cënuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën e vendit, tani po bën përpjekjen e tij dëshpëruese; tenton me krahëmarrje të “censuroj” mendimin dhe fjalën e lirë të qytetarëve të zakonshëm, të votuesve shqiptarë, si atyre të djathtë e të majtë, edhe atyre me parti e pa parti, të cilët kanë kohë që në rrjetin social në FB me mendimet e tyre i kanë treguar Kryeministrit se nuk është ai njeriu i duhur që i duhet Shqipërisë… Përpjekja dhe shqetësimi i kryeministrit për të takuar administratorin e FB, Mark Zurckerberg në këtë valë globale pandemie, kur vendi është goditur edhe nga tërmeti që shkaktoi aq shumë dëme, është një gjest dëshpërues i tij, ngase prej kohësh ai jeton me panikun e humbjes së pushtetit. Ai e ka ndjerë se është në kuotat më të ulëta të besimit popullor dhe i braktisur tashmë si nga të tijët, ashtu edhe nga mbështetësit e dikurshëm të tij, nga elektorati i majtë, dhe për këtë arsye, e gjitha kjo odise ngjason me fjalën tjetër të urtë të popullit tonë, që: “…. Shqipëria digjet, ndërsa kryeministri Rama krihet në pasqyrën e pushtetit të tij virtual….”

Burimi/ Facebook / Ilir Çumani

Ndërkombëtarët kusht Zaevit: Nëse e merr BDI-në në qeveri, nuk ka datë për negociata!?

No Comments Aktualitet Lajme

Diplomatë perëndimorë në Shkup i kanë dërguar mesazh të qartë udhëheqësisë së LSDM-së se një koalicion eventual me BDI-në, do të bllokojë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“BDI është shumë e korruptuar dhe e paaftë ta çojnë para agjendën evropiane”, kanë thënë ndërkombëtarë, sipas mediumeve maqedonase.
Ata kanë vlerësuar se nëse BDI mbetet pjesë e qeverisë, do të jetë e pamundur të zhvillohet luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përveç kësaj, reformimi i gjyqësorit, si një nga pikat kryesore të qeverisë së ardhshme, do të jetë e pamundur për shkak se gjykatësit dhe prokurorët më të korruptuar janë të emëruar nga BDI, e cila do të bëjë gjithçka që t’I mbrojë.
Pikërisht për shkak të këtyre paralajmërimeve lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, javën e kaluar deklaroi se qeverinë e re do ta bëjnë vetëm me parti proevropiane, transmeton dokaz.
Për shkak të zhvillimit të këtillë të rrethanave, në BDI po mbretëron panik e vërtetë dhe kanë filluar të koketojnë me VMRO-DPMNE-në. pasi e vërejtën që gjasat e Mickovskit për të formuar qeveri janë minimale, po tentojnë ta homogjenizojnë bllokun shqiptar përmes të ashtuquajturës “platformë Shqiptare” të cilën opozita shqiptare e refuzoi, transmeton Gazeta Lajm.
Mundësia e vetme për mbijetesë të Ahmetit është futja e përçarjes mes LSDM-së dhe Besës së Bilall Kasamit, me të cilin u takua dje Ahmeti.
Me këtë takim, Ahmeti i dërgon mesazh LSDM-së se mund ta humbë rastin për të formuar qeveri nëse nuk përfshihet edhe BDI.
Të njëjtat burime thonë se gjasat që Besa të bashkohet me BDI-në për të bë qeveri me VMRO-DPMNE-në, janë minimale.

Burimi/lajmpress.org

SI do e ndryshojne te rinjt te ardhmen?

No Comments Aktualitet Lajme

Marjana Koceku studentja qe garon per Ambasadore Evropiane e te rinjve ne Ballkanin Perendimor

Ajo eshte nje studente ekselente dhe nje aktiviste e shkelqyer e te drejtave te njeriut. E ka ndertuar jeten dhe do ta ndertoje dhe karrieren e saj ne bazat e forta te edukimit dhe dijes.E kush me mire se rinia mund ta beje ndryshimin dhe te ndertoje nje te ardhme me te mire. Padyshim qe SHqiperia ka nje potencial te jashtezakonshem te rinjsh me plot jete dhe energji. Rinia si vitaliteti i nje kombi ka ne dore shume te beje por shume pak kush e merr guximin. Sot Marjana Koceku me nismen e Bashkimit Evropian po garon per Ambasadore Evropiane e Rinise. Cfare do te thote kjo? Qe ajo do te jete nje ze i joni ne Evrope tashme, ku do filloje dhe karrieren e saj diplomatike duke mbeshtetur gjithnje Shqiperine dhe shqiptaret me qellim krijimin e nje rajoni dhe nje te ardhmeje me te sigurt. JU sot mund te kontribuoni duke votuar Marjanen online ne linkun https://www.webalkans.eu/voting/marjana-koceku/
Hapat per te votuar: 1. Kliko REGISTER vendos emailin qe ke aktiv dhe krijo nje kod cfaredo. 2. Kliko tek rrethi I vockel prane PRIVACY POLICY
3.Beji REGISTER dhe kliko linkun qe te vjen ne email. 4.Vendos perseri EMAIL dhe KODIN qe vendose ne fillim dhe beji vote tek emri MARJANA KOCEKU.

Burimi- Ky material u dergua nga Kejvi Mici

VAZHDON DEBATI I ZJARRTE,E LAGU SE LAGU,TE HAPURA APO TE MBYLLURA…!

No Comments Lajme Opinion

Ne debatin per hapjen e listave te kandidateve per deputete jane perfshire te gjithe,kombetare e nderkombetare,pozitare apo opozitare dhe kjo beteje po i shitet popullit si beteje per forcimin e demokracise si nje mundesi e re per zgjedhesit per te votuar me te miret.
I vetmi permiresim qe vjen nga hapja e listave eshte pamundesia qe do te kene partite politike, per te propozuar si kandidate per deputete, njerez te inkriminuar apo kriminele me damke qe shihen lehte ne drite te diellit, nga sejcili qe merr pjese ne votime.
Te gjitha te tjerat do te jene si me pare e parlamenti nuk do te jete i qytetarve por i kryetarve te cilet si me lista te hapura si me lista te mbyllura, do te dergojne ne Parlamentin Shqiptar te preferuarit e tyre, njerez te oborrit te vet e te klanit qe i ka rrethuar tash 30 vjet.
Keshtu do te jete per sa kohe, listat do te hartohen nga ata qe duhet te japin llogari per gjendjen ku ndodhet SHQIPERIA, sot.
Keshtu do te ndodhe, per sa kohe qe ne Shqiperi, nuk do te kemi nje levizje te re e cila te mundesoje ardhjen ne parlamentin e vendit te deputeteve, pa asnje lidhje me te shkuaren, pa asnje lidhje me servilet e interesaxhinjte e politikes shqiptare.
Miqte e Shqiperise,AMERIKA dhe BASHKIMI EUROPIAN per kete duhet te mendojne.
Ndrimi i vendeve nga NOSHI TEK LENA E PRENDA nuk sjelle asgje te re ne jeten e shqiptarve e ne progresin e Shqiperise drejt se ardhmes…!

DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
25 korrik 2020.

E ndërtuar për të mbijetuar – kulla e Isë Boletinit

No Comments Argëtim Histori

Kompleksi i kullave të Boletinëve në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit, i ngritur në fund të shekullit XIX nga dora e njeriut dhe në proces kronologjik i përshtatur me mjedisin, tani shërben si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve, që vizitohet nga mijëra qytetarë gjithandej trojeve shqiptare.

Aty ku prehen eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin, kullat qëndrojnë ende mbi themelet e tyre, të forta, të larta, duke ngërthyer brenda vetes shumë histori, dokumente, fotografi e objekte, të cilat flasin për një epokë në vete dhe të lavdishme të këtij heroi shqiptar.

“Ma i mirë asht për mua Boletini im me ata gurë, se sa sarajet e Stambollit”.

Kështu na mëson historia se iu pati thënë dikur heroi i kombit, Isë Boletini, krerëve të Portës së Lartë.

Ky kompleks gjatë luftërave që u zhvilluan u shkatërrua tre herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895, si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, përkatësisht në vitin 1908 dhe 1912.

Ana perëndimore e këtij kompleksi është e rrethuar me mure mbrojtëse, me një terren të pjerrët, ndërsa pjesa lindore pa murë mbrojtës ishte e përshtatshme për vrojtim. Oborri i kullave është i rrethuar me mur i punuar nga gurët e gdhendur, me frënxhi, si dhe me një oxhak.

Isë Boletini, i biri i Ademit dhe Ajshes, u lind gjatë sundimit të perandorisë osmane, përkatësisht më 15 janar të vitit 1864, në këto kulla pranë qytetit të Mitrovicës, të cilat u bënë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore.

Familja e tij e përmendur atë kohë, e cila edukoi heroin për burrëri, drejtësi e trimëri, i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës, që ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit në Boletin.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili me krenari flet për origjinën e tij, gjatë një bashkëbisedimi për Telegrafin, ka rrëfyer për historinë e familjes së tij, si dhe origjinën e të parëve të Boletinëve.

“Si fshat përherë ka qenë i famshëm dhe i njohur për gurët e saj, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin. Ne vijmë nga fshati Isniq. Si familje kemi ardhur në vitin 1750 në Boletin. Vendi ka qenë i pabanuar, por i pasur. Në anën tjetër të Boletinit gjendet maja e Majdanit, ku aty stërgjyshi i Isait, Hajdari i Parë ka ardhur me dy vëllezërit Halilin dhe Ahmetin. Fshati është zhvilluar shumë duke punuar në gurë punishte”, tregoi ai për Telegrafin.

Sipas tij, Isa Boletini ka lindur në dy epoka të rëndësishme të historisë kombëtare, atë të Lidhjes së Prizrenit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Isa Boletini ka lindur në dy epoka shumë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Në epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në epokën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë vend, në këtë oborr, afër kësaj shtëpie ka lindur Isa Boletini në vitin 1864 nga baba Adem dhe nëna Ajshe, e cila vjen nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Jeta dhe vepra luftarake e tij ka filluar nga këtu. Si 17 vjeçar, me vëllun e tij Ahmetin marrin pjesë në betejën e Slivovës afër Ferizajit, më 14 prill 1881. Dhe kështu nga ajo kohë, ai 35 vjet ka bërë luftë për çlirim dhe bashkim kombëtare. Kontributi i Isës në caqet e historisë tonë kombëtare apo fillimi i kontributit të tij, i cili bëhet më i njohur fillon në vitin 1902, ku Serbia kërkon zyrtarisht që ta sjellin ambasadorin e Rusisë, që të hapet konsullata ruse dhe që serbët ta ndjejnë veten më komod në trojet e Kosovës. Isa ishte ai që me zërin e tij të fuqishëm dha lajmin në çdo cep të Mitrovicës, që ai që do ta pranoj konsullin rus ta strehoj në Mitrovicë do të ketë punë me Isa Boletinin. Qytetarët e Mitrovicës me rrethinë me plot krenari e kanë pranuar këtë lajm dhe kanë kundërshtuar ardhjen e tij në Mitrovicë”, theksoi ai, një copëz nga të bëmat e stërgjyshit të tij, Isë Boletini.

Sigurisht se për kontributin dhe jetën e Isa Boletinit ka shumë për të folur dhe treguar, por Telegrafi u fokusua që stërnipi i Isë Boletinit, si ciceron në këtë kompleks të tregonte më shumë për vendin historik të fshatit Boletin, konkretisht për kullat.

“Kompleksi i kullave të Isait, Kulla e Boletinit është restauruar në vitin 2005 me iniciativë të ministrit të Kulturës, Behxhet Brajshori. Gjatë restaurimit është ruajtur komplet origjinaliteti i kullës. Brenda kompleksit ju mund të shihni gurin e madh me vrimat e topave gjatë luftërave që janë bërë këtu në Boletin, pastaj është kulla e burrave dhe e grave. Kulla e burrave është djegur gjashtë herë dhe nga gërmadhat e saj mund të shihet se çfarë lufte është bërë këtu në Boletin. Për fat të mirë ka mbet gjallë kulla e grave e cila është ndërtuar para vitit 1912 me gurët e punishtes tonë. Brenda saj arkitektët kanë bërë disa ndryshime që patjetër janë dashur të bëhen, pasi ka qenë në gjendje shumë të rëndë para fillimit të punimeve. Kjo kullë ka shërbyer si shkollë fillore nga viti 1946 deri në vitin 1970, për arsye se familjet tonë e ka larguar regjimi komunist nga fshati. Në këtë shkollë kanë dhënë mësim Bedri Gjina, Sali Hyka nga Kavaja, Feriz Peci, Musa Deva, Veli Prokshi etj. Isa ka qenë vizionar… Në vitin 1899 ai hap një ndër shkollat e para shqipe në territorin e Mitrovicës. Më vonë i shkollon edhe fëmijët e tij, 9 djemë dhe pesë vajzat”.

Ai tha se familja e tyre i kanë ruajtur fotografitë dhe dokumentet të cilat sot shërbejnë për të treguar për jetën dhe veprën e Isë Boletinit.

“Brenda objektit për fat të mirë i kanë ruajtur disa gjëra me vlerë, si fotografit dhe shkrime. Tafil Boletini kur del në Shqipëri të jetoj në Tiranë, me 8 tetor 1963 disa nga dokumentacionet ia kishte lënë babit tim, si dhe flamurin e Isa Boletinit. Fotot tjera i kanë ruajtur gratë e shtëpisë dhe xhamadanin e Isës, të cilën e ka punuar nëna Ajshe. Familja jonë në mënyrën më të mirë i ka ruajtur fotografitë dhe dokumentet. Disa nga pasardhësit e Boletinit nga viti 1953 janë në çdo vend të botës, si në Brazil, Gjermani, Bosnje, Slloveni, etj. Misioni im është që të zbardhim sa më shumë dokumentacion dhe fotografi”, u shpreh Boletini.

Gjatë 15 viteve rrugëtim, vazhdoi rrëfimin ai, në kullat e Isë Boletinit shkuan shumë vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, për të shuar kureshtjen, si dhe për t’u njohur nga afër me historinë dhe kontributin e heroit ndër vite.

“Ky vend ofron historinë e madhe, të gjitha këto të dhëna janë të shënuara. Çdo njeri që vjen, dhe ka ardh në Boletin janë ndarë të kënaqur. Përveç historisë Boletini ka dhe bukurinë, duke se dit me çfarë fshatrash kufizohet Boletini. Jam i gatshëm për çdo kënd 24 orë, sidomos për diasporën që kur vijnë këtu ndjehen jashtëzakonisht mirë. Këtu jam që 15 vite, pjesa më e bukur është që pronari i këtij kompleksi është këtu në Boletin, e ka kompletuar këtë vend. Është tërheqje magnetike shpirtërore. Kur të vijnë këtu kanë çka me pa. Guri i shenjtë simbolizon të gjitha luftërat para Isa Boletinit, dhe këto dy vrimat e mëdha janë shenjat luftës që është zhvilluar”, sqaroi mes tjerash stërnipi i heroit kombëtar, Isë Boletini, Gazmend Boletini.

Burimi /Telegrafi/

Pasuria marramendëse e Nasim Haradinajt; ka tokë prej 220 hektarësh me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro

No Comments Aktualitet Lajme

Nënkryetari i OVL-të UÇK-së ka deklaruar pasuri unike për vitin 2019 në Agjencinë Kosovare Kundër Korr upsionit.

Ai ka deklaruar se ka një pelë të vogël që sipas tij ka vlerë të 3 mijë eurove. Pasuria që e ka deklaruar Haradinaj në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, kap vlerën e mbi 3 milion e 300 mijë euro. Haradinaj ka deklaruar se është pronar i hic më pak se 220 hektarë toke.

Në pronësinë e Haradinaj është edhe një tokë tjetër e trashëguar që vlen 80 mijë. Përtej kësaj, përfaqësuesi i veteranëve të lu ftës ka edhe një shtëpi prej 180 metrash katrorë në vlerë të 370 mijë eurosh, një veturë modeste prej 4 mijë eurosh.

Nasim Haradinaj është drejtor në Komunën e Deçanit. Ai njihet për deklaratat e tij që shka ktojnë bujë në Kosovë.
Nasim Haradinaj, muaj më parë, teksa ishte pyetur nga gazetari për Samitin e Berlinit, pati thënë se ka pasur punë më të rëndësishme se sa ta përcjell atë Samit. Pati thënë se ka qenë duke e lëvruar arën.

Burimi/media24newss.com/

Maskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!

No Comments Lajme Opinion

Të nderuar miq, bashkëlidhur po ju përcjell një shënim të tim biri Dr. Ersilio Nishani, diplomuar në Universitetin Shtetëror të Mjeksisë në Vienë, mbi studimin e papërgjegjshëm të Akademisë së Shkencave, publikuar dje.

Dr. Ersilio Nishani

Maskarada e menaxhimit të Pandemisë në Shqipëri, nuk kursen as institucionin më të lartë të shkencës në vend!
Ky studim qesharak, nëqoftëse është i vërtetë, është absolutisht mashtrim i një niveli diletant!

1- Për momentin nuk egziston asnjë analizë serologjike që vërteton me specifitet dhe sensitivitet të mjaftushëm një post-infeksion me COVID-19.

2- Nuk egziston asnjë studim bazë i mirëfillët që vërteton mbrojtje imunitare pas një infeksioni me COVID-19, që do të thotë se nuk njihet përqindja e popullsisë që përfiton imunitet mbas infeksionit.
Për më tepër, nuk dihet sa zgjat një mbrojtje e mundshme imunitare.

3- Nuk ka vetëm 1 tip të COVID-19, por të paktën 2 të identifikuar deri tani.
Edhe sikur hipoteza e pavërtetuar të tregojë imunitet nga njëri tip, nuk mund të thuhet se ai vlen dhe për tipin 2.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky studim e ka vendin në incenerator dhe jo në media.
Le te supozojmë se arsyet e sipërenditura janë të gjitha gabim.
Le të supozojmë që Akademia e Shkencave drejtohet nga alienë me teknologji dhe inteligjencë të avancuar dhe sigurisht zotëron fonde prej miliona eurosh që i mundësojnë testime serologjike ekzakte si dhe testime në masë (që një studim të ketë një domethënie statistikore do të
duhej një numër shumë i madh testimesh (flas miliona).
6% e popullsisë së Tiranës (le të themi 1 milionë banorë) janë 60.000 banorë.
Pra sipas Akademisë 60.000 banorë kanë kaluar një infeksion me COVID-19. Statistikat e MSH që do të ishte organi kryesor bashkëpunues me Akademinë e Alienëve tregojnë rreth 4000 individë të testuar pozitivë.
Sipas Akademisë së Alienëve në Tiranë ka 15x më shumë të infektuar sesa të konfirmuar nga MSH në të gjithë vendin. Absurditet pa mbarim…
Në fund të ditës, nuk kam asnjë kundërshti ndaj praktikave shkencore në Shqipëri.
Problemi im është që një person që lexon këtë botim dhe bën 2 llogaritje në kokë, thotë se i bie që vetëm 1 ne 15 njerëz paska simptoma të mjaftueshme që testohen.
Sipas statistikave zyrtare, për të cilat kam rezerva të tjera, vdekshmëria nga COVID-19 në Shqipëri është më pak se 3% (më e ulët se në Austri).
Nqs 1 në 15 është testuar (ose 6% e të infekturve) dhe vetëm 3% e këtyre 6% kanë vdekur i bie që COVID-19 ka një mortalitet total prej 0,2% (gjithmonë duke ndjekur logjikën ndricuese të Akademisë së Alienëve).
Cili njeri merr seriozisht një sëmundje me vdekshmëri 0,2% ? Askush !
Pseudostudimi i Akademisë nxit papërgjegjshmërinë në shoqëri ! Shqiptarët kanë nevojë për përgjegjshmëri maksimale në këto ditë.
Maskat dhe distancimi social nuk janë sakrificë! Janë heroizëm – cdo ditë që kalon me distancim social shpëton jetë njerëzish.
Në kohë që qeveria qëndrore dhe lokale po dështon me kontrollin e COVID-19, cdo shqipëtar duhet të bëhet pak hero për të mbrojtur as më shumë dhe as më pak, por njerëzit e shtëpisë ku jeton.
Harrojeni imunitetin, harrojeni vaksinën, harrojeni kurën, harrojeni valën e parë, të dytë, të tretë.
Nqs nuk veproni tani, kjo skamje do zgjasi për muaj të tërë.

Burimi/Facebook/Bujar Nishani

Bashkohuni shqipëtarë, mos të flemë mbi varre!!!!

No Comments Aktualitet Lajme

Në janar të vitit 2005 , kreu i lobit Grek në SHBA, Nikolla Geixh, gjatë një vizite në minoritetin grek në Shqiperinë e Jugut posaçërisht në Derviçan ka thënë!!!

Portat e bashkimit Europian do të jenë të mbyllura për SHqipërinë, për sa kohë qeveria Shqiptare nuk do të respektojë të drejtat dhe liritë e minoritetit grek në shqipëri. Më pas ai thotë:
Dikurë në një të kaluar jo shumë të largët, popujt e greqisë dhe Shqipërisë kanëqenë bashkë.
Dikurë greqia dhe Shqipëria kanë qenë nji vend dhe një ditë do të jenë vetëm një vend.
Do të quhen Europianë.
Por deri atëherë duhet të keni organizim dhe bashkim me njeri tjetrin.
Nikolla Geixh është personi në të cilin bashkohen qeveria dhe kisha greke, deputeti dhe gazetari grek, profesori dhe artisti i greqisë, pra është sinonimi i bashkimit të të gjithë elementëve nacionalistë e shovinistë të greqisë, për të realizuar skemën e vitit 1844 të “ Idesë së Madhe” ( greqisë së madhe) ,
në të cilën duhet të bënin pjesë, Turqia perëndimore me Stambollin e Izmirin, Qipro Maqedonia Jugore, Bullgaria e Jugut dhe Shqipëria e Jugut.
Me Bullgarinë nuk munden.
Me Maqedoninë e njoftën si shtet.
Te Shqipëria duan të marin pasi qeverinë e Tiranës e kanë si shtojcë të Athinës.
Ano e zgjeroi teritorin e saj me skemën e idesë së madhe tre herë më shum se sa ishin ato në momentin e shpalljes së pamvarësisë së greqisë.
Në këto zgjerime bëjnë pjesë , teritori i Maqedonisë dhe Thrakës.
Ajo de fakto ka bashkuar edhe dy të tretat e ishullit të Qipros.
Por në Turqi u zbraps me turp më 1923 pasi pësoi një humbje të paharrueshme, sa dhe sot greqia e kujton me trishtim.
Por mendon se i vetmi rajon ku mund të ketë sukses është Shqipëria Jugore.
Dt 13 shtator 1994 , ish presidenti i greqisë , Sartzetakis, kishte deklaruar se Greqia duhet të kërkojë autonominë e zonave të banuara nga grekët në Shqipëri, madje ktimin e këtij teritori.

Boshkohuni shqipëtarë, mos të flemë mbi varre!!!!

Fotografia e Justin Janii
Fotografia e Justin Janii
Fotografia e Justin Janii

Burimi/Facebook/Justin Janii