Home

Lajme

SOT, MEDVEGJA E HARRUAR NGA NJERËZIT

No Comments Aktualitet Argëtim

Sot, më shumë se kurrë te ti po dominon heshtja. Ajo heshtje që flet aq shumë, por më nuk ka kujt ti flet. Ajo heshtje që po na vulos mbarimin e fundin e këtij vendi. Të shkatërruan o vendi im! Të shkatërruan të rë sishtë dhe pë r kë të as që u brengosë n. T’i mbyllë n rrugë t në të gjitha anët dhe ti heshte e durove gjithçka. Ndoshta pse kurrë nuk e pate mbështjetjen e pë rkrahjen e askujt, nuk e pate guximin tek ata që flisnin në emrin tënd. Loznin me dhimbjen dhe krenarinë tendë, sepse dhimbja jote nuk ua djeg shpirtin ashtu siç ma djeg mua.
Nuk e pate dashurinë e sinqertë pë r te luftuar për ditët e tua më të mira. Ishe e lodhur prej kohë sh, por kishe një fije shprese dhe këtë ta humbën. Nuk e pate brengosjen e askujt, ndaj dua të jem e sinqert, jo të genjej si ata. Askujt nuk i interesoi nevoja, dhimbja e as boshatisja jote.
Po, bënin vizita nganjëherë , zakonisht para zgjedhjeve për të mbushur rrjetet sociale me fotografitë dhe përshkrimet nga më të bukurat (të rreme).
Ato fjalë i shkruanin, që ty nuk t’i thanë kurrë. Ato që vetëm fjalë të bukura mbeten. Nuk ia patën frikën kurrë mallkimit tënd. Të tradhëtuan e pas kësaj ktheheshin të të godasin edhe njëherë .
Më trego, o vendi im, sa fjalë nga të premtuarat t’i realizuan?
Gishtërinjtë e dorës janë shumë në se i numërojmë . Ato premtime më duket i harronin si e kalonin kufirin. E në fund të fundit llogariten veprat dhe jo fjalët e premtuara!
E çfarë na ka mbetur të presim?
Ditën kur ti e gjitha do të tretesh!
Ditë n kur i riu i fundit të thotë “lamtumirë “!
Atë ditë kur edhe adresën e fundit ta pasivizojnë !
Kur gjuha shqipe nuk do të flitet dhe shkruhet më në kë të vend!
Atë ditë kur këtu nuk do të lënë më asnjë gjurmë nga shqiptarët!
Ti o vendi im, durove aq shumë . Durove atë që nuk durohet. Durove ata me dy fytyra, ata që asnjë nuk e kishin, ata që të shihnin vetëm si largim të përkohshëm, ata që të tradhtonin dhe punonin kundër të mirave tua, sepse ashtu iu konvenonte…
Vuajtjet e tua janë të shumta dhe nuk janë të pak t ata që t’i shkaktuan. Pra, pa asnjë ndërgjegje!
I durove ata që shpiknin, flisnin duke u munduar ta ngrisin veten e të poshtërojnë ty. Ata që për interesat e tyre të harruan ty. Këta një grusht shqiptarë , të ndarë pikë e pesë !
Durove edhe gjakun e djemve të tu që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, asaj Kosove që nuk e di as ku gjendesh ti.
Durove këtë Serbi që çdoherë t’i shtypi e shkeli shqiptarët e tu dhe t’i diskriminoi. Kurrë nuk i lejoi të jetojnë këtu lirshë m, pa politikë …
A edhe frymë duhet të marrim ashtu siç i konvenon politikës se Beogradit?
Duke e ditur mirë faktin se këta shqiptarë janë të vetmit që kjo tokë iu takon…
Durove edhe Shqipërinë , e cila asnjëherë nuk reagoi për të gjitha këto. Nuk diti ta ngris zërin për shqiptarët e saj të mbetur jashtë kufijve. Të vranë çdo të ardhme, o MEDVEGJA ime!
Krahët t’i thyen lojërat e fëlliqura politike, ata që të donin vetëm për interesin personal.
Të premtoj që unë nuk do të harroj kurrë…
Më premto edhe ti…!

Lirona Zuka
Medvegjë
Shkëputur dhe botuar në revistën /Medvegja Sot/.nr.7.
Burimi / Facebook / Metvegja Sot

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *