Home

Lajme

Statuja 107-vjeçare e sirenës së vogël të Andersenit ‘viktimë’ e lëvizjes Black Live Matter

No Comments Aktualitet Lajme

Statuja e sirenës së vogël në hyrje të portit të Kopenhagenit është viktima e fundit e furisë së protestuesve të Black Lives Matter që kanë shkruar mbi “peshk racist”. Statuja 107-vjeçare shpesh është vandalizuar nga protestuesit, duke nisur nga aktivistët pro-demokracisë e deri te fushatat kundër vrasjes së balenave.

Në muajin janar madje, mbi strukturën prej bronzi 1.65 metra të lartë u shfaq deri edhe dhe mbishkrimi “ Hong Kongu i lirë”! Deri më tani, tubues të ndryshëm e kanë goditur, i kanë këputur kokën e i kanë prerë njërin krah, apo kanë derdhur bojë mbi statujën e krijuar nga Edvard Eriksen, i cili pati për modele gruan e tij, Eline, për të prodhuar një figurë mjaft të hirshme e të denjë për personazhin e famshëm të Hans Christian Andersen.

Statuja vizitohet çdo vit nga të paktën 1 milionë turistë. Ekspertët nuk e justifikojnë veprimin e fundit të protestuesve. Sipas Ane Grum-Schëensen, kërkuese në qendrën HC Andersen të Universitetit të Danimarkës Jugore, është shumë e vështirë të shohësh se çfarë ka raciste në përrallën e “Sirenës së Vogël”.

Burimi/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *