Home

Lajme

Teuta Haxhiu e AAK-së del kundër Vjosa Osmanit për shkarkimin e Rakiqit

No Comments Aktualitet Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani për shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe.
Rreth votimit të kësaj rezolute ka pasur reagime të ashpra në Kuvended, derisa një përplasje ndodhi kur Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk ia dha fjalën deputetes së AAK-së Teuta Haxhiut.
Deputetja Haxhiu nuk e ka parë si serioze thirrjet e kryeparlamentares Osmani për përjashtimin e anëtarëve të Listës Srpska nga Qeveria, të cilët përkrahin vendime të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Unë kisha mbështet, sikur ta ndërronim kushtetutën e vendit dhe t’ia tregojmë vendin edhe Rakiqit edhe kujtdo që vetëm njëherë e përdorë fjalë antikushtetuese, por jo rezoluta koti. Kur ta merr një iniciativë të tillë, mu më ke mbrapa, jo rezoluta të cilat mbesin në sirtarë sa për të bërë pak politikë”m ka thënë Haxhiu.

Burimi/.botasot.info

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *