Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi- ndodh vallë kështu, hm?!…

No Comments Lajme Opinion

Po marr shkas nga shumë shrime tepër dinjitoze dhe profesionale të postuara nga zonja e madhe dhe kompozitorja e nderuar shqiptare Diana Ziu në faqen e saj, në face book. Sot unë dua të prek dhe ndaj disa momente dhe pika kritike shqetësuese të kohës sot në Shqipëri që po ja merr frymën artit dhe kulturës tonë dhe, mua më tingëllojnë si një elegji e artit që rënkon, por nuk ankon. Po të njëjtin shqetësim e kam gjetur në shumë artistë shqiptarë që kam patur fatin dhe nderin t’i takoj nga afër, të shkëmbej një pjesë nostalgjike që qante mallueshëm në sytë e tyre të lodhur dhe plotë jetë. A nuk ishin ata artistë, aktorë që ngjiteshin në skenat e artit dhe me interpretimet e tyre ngjallinin emocionin, dëshirën e bukur, që qanin hallet tona përmes dialogut, që qeshnin dhe shmangnin banalitetin përmes satirës hulumtuese komediane?!…
Po sot?!…
Ku është arti, ku janë artistët, ku janë ëndërrat e tyre dhe, si mund t’ia pranojmë vetes idenë e artistëve pensionistë, por që edhe një rol të t’ moshuarëve mund ta luajnë dhe jam e bindur që do t’u qëndrojë përsëri bukur dhe a mund t’u japë shpresë?!…
Arti në botë nuk njeh moshë, nuk ka kohë pensioni, arti nuk di të pushojë. Arti tek ne ngrihet që me natë dhe gjëmon me këmbanën e kishave, thërret me zë hoxhallarësh, rrëfehet haptazi me thjeshtësinë e jetës tonë, i pranon ndryshimet e moshës edhe pse rrudhat janë shënja rrugëtimesh historike. Ç’po ndodh vallë kështu, hm?!…
Pra, këta janë lënë në një “Harresë” politikanësh, në “harresë pandemike”, janë lënë pa emër, pa nder, por janë artistë shqiptarë me zemër të madhe dhe plot nder.
Në Shqipëri artin e kemi restauruar dhe mbyllur në një mazeoleum shejtanësh që dita ditës e mallkojnë dhe e abuzojnë sharlatanët egoistë.
Komedia është duke u përpëlitur nga mëngjezi në darkë nga banalitetet që të “këpusin” brinjët nga të qeshurat dhe butaforitë stisura, por që nuk ka klloun të transkiptojë satirën antagoniste.
Pyes përsëri, ku janë këto artistë që ndërtuan majat e kulturës dhe të artit shqiptar…
Ah mos harroj ca këngëtarë që si sahan lëpirës të sistemit dje dhe sot marrin pa meritë tituj nderi… Jam befasuar shumë kur në media jam përballur me një “artist të madh” “nderi” Kozma Dushin, që mes deputimeve “bamirëse” të tij rrugëve dhe nëpërmjet rënies së kitarës solli në pah shijen e një anadollaku dhe injoranti të afirmuar të këngës së lehtë me thanë… Po qysh re Koziii me atë Dush Kozi orkestër dhe muzikë të përpunuar si mos më keq nga Koz Dushi na e bëre kompozitor reee … artist i nedrit uuu pika ty me pesë këngë dhe atë kitarën tënde aman…, të lutem aman mos kap vegël muzikore më me dorë se na u duk kitara si shatë bujku…
Koziii… talent je o artist “mjeshtër i madh”, me një akord fillim mbarim dhe të improvizuar alla Kozi pa dyshim as në Berat nuk të dëgjon këngën… re Kozi, o babam… 🤣🤣🤣
Populli shqiptar i do artistët e mirëfilltë dhe për më shumë është i vëmendshëm edhe kur padrejtësitë e pseudo artistëve kanë mposhtur dhe rënduar indirekt jetën e tyre.
Populli sipas zonave dhe kulturave ka ndërtuar folkloritetin e vet dhe kjo kish një festival folklorik që kish vlerat e saj në njohjen muzikale folklorike.
Gjithashtu sipas krahinave një pjesë dëshironin Aheng për qejf, po ashtu dhe muzika tallava zinte dhe predominonte një kohë të gjatë nëpër dasma, mbledhje kolektive, apo ato familjare, por që ky zhanër muzikor të zaptojë skenat e festivaleve të këngës së lehtë kurrë nuk do ta kisha menduar dhe, çuditërisht ky fenomen po zgjat pak si shumë dëshpërimisht…
Le t’i referohemi nostalgjisë kohore, asaj kur dikur ne ishim fëmijë dhe mësuam të luanim festivalesh( me okllajë apo grirëse patatesh improvizonim mikrofonin dhe këndonim deri natën vonë), luanim me batuta filmash, dhe shumë e shumë lojra të ndryshme. Gjatë vizitës time të shkurtër në Shqipëri vura re një fenomen shumë negativ në mënyrat e rritjes dhe edukimin e brezit të ri. Sot fëmijët i sheh që në “martenitet” dhe në adolishencë me kompjutra, celularë, ku jeta fëminore sociale i ngacmonte “çuditërisht” kur numëronin me rradhë dashnorët apo dashoret e prindërve, apo bënin llogaritë financiare dhe buxhetore familjare. 😳😳😭😭😭 Oh zot!… Si mund të privosh jetën e një fëmije, por dhe atë sociale. Këto fenomene i bënte ata apo ato të harronin lojrat me njëri tjetrin, kuptohet që dhe kohët ndryshojnë dhe avancojnë, por cënimi i jetës fëminore dhe inoçencës (pafajësisë) së saj, është një krim i fshehtë i organizuar dhe manipulim mendor i kësaj gjenerate të re. Mbingarkesat emocionale, implikimi dhe impenjimi i tyre në raportet burrë grua në famijle, financat, distancimi social dhe kërkesat për zhvillim psiqik të tyre, janë pikërisht ato fenomene që ja stresojnë jetën brezit të ri. Dhe e vetmja shmangie nga realiteti për disa dhe jo maxhorancën është subjektimi i tyre drejt “lehtësirave” si drogës, alkolit, seksit, parasë së fituar pa mund e djersë, si dhe relaksimet me shoqni kom kryq, ne si “lala me çingijet allafrënga ke prehni” nigjojn’ m’zik tallava… 😳😳😳😳 Pra jeta osht “qejf” lale… hop, hop, hop xhixhi…😳😳😳
Ehhh!… Sa shumë punë, djersë, dëshira dhe ëndërra shkrinë kjo plejadë artistash, aktorësh ndër vite, por që sot janë lënë mënjanë si një plaçkë e vjetër e djerësitur, e pudrosur me pluhurin e ndjenjave të shkuara dhe që s’ka kush kohë t’a mirëmbajë. Shpërblimi i tyre qesharak është një shuplakë ditore që ju pushtetarët ja keni dhuruar falas, për t’mos harru pensionet e tyre që janë brutalisht dhe paturpësisht qesharake, ku nuk mund të gjesh pasqyrë t’ua mbulojë lotët nga mëngjesit deri në darkë… në vend të kupave të fituara me djersë nga festivalet apo deputimet dinjitoze Ju pushtetarë megallomanë, narsisistë të pangopur jua keni shndëruar në kama për t’mos jua mbyllur këtë plagë kurrë. Ohhhh… paturpësi e shekullit 21 dhe një disfatë aktuale çnjerëzore, imorale, propagandiste e horrave dhe njorantëve klasikë… 😡😡😡
Lëreni shpirtin e këtyre artistëve që nuk shteron kurrë të jetojë me ju dhe të vazhdojë të këndojë sikur dhe ninullat e vjetra, edhe ato kanë bukurinë e tyre. Mos e ler këtë botë shqiptare të vdesë pa art dhe muzikë…

Shkruar nga Ardiana Dhimitër Mitrushi

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *