Home

Lajme

VAZHDON DEBATI I ZJARRTE,E LAGU SE LAGU,TE HAPURA APO TE MBYLLURA…!

No Comments Lajme Opinion

Ne debatin per hapjen e listave te kandidateve per deputete jane perfshire te gjithe,kombetare e nderkombetare,pozitare apo opozitare dhe kjo beteje po i shitet popullit si beteje per forcimin e demokracise si nje mundesi e re per zgjedhesit per te votuar me te miret.
I vetmi permiresim qe vjen nga hapja e listave eshte pamundesia qe do te kene partite politike, per te propozuar si kandidate per deputete, njerez te inkriminuar apo kriminele me damke qe shihen lehte ne drite te diellit, nga sejcili qe merr pjese ne votime.
Te gjitha te tjerat do te jene si me pare e parlamenti nuk do te jete i qytetarve por i kryetarve te cilet si me lista te hapura si me lista te mbyllura, do te dergojne ne Parlamentin Shqiptar te preferuarit e tyre, njerez te oborrit te vet e te klanit qe i ka rrethuar tash 30 vjet.
Keshtu do te jete per sa kohe, listat do te hartohen nga ata qe duhet te japin llogari per gjendjen ku ndodhet SHQIPERIA, sot.
Keshtu do te ndodhe, per sa kohe qe ne Shqiperi, nuk do te kemi nje levizje te re e cila te mundesoje ardhjen ne parlamentin e vendit te deputeteve, pa asnje lidhje me te shkuaren, pa asnje lidhje me servilet e interesaxhinjte e politikes shqiptare.
Miqte e Shqiperise,AMERIKA dhe BASHKIMI EUROPIAN per kete duhet te mendojne.
Ndrimi i vendeve nga NOSHI TEK LENA E PRENDA nuk sjelle asgje te re ne jeten e shqiptarve e ne progresin e Shqiperise drejt se ardhmes…!

DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
25 korrik 2020.

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *