Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi- ndodh vallë kështu, hm?!…

No Comments Lajme Opinion

Po marr shkas nga shumë shrime tepër dinjitoze dhe profesionale të postuara nga zonja e madhe dhe kompozitorja e nderuar shqiptare Diana Ziu në faqen e saj, në face book. Sot unë dua të prek dhe ndaj disa momente dhe pika kritike shqetësuese të kohës sot në Shqipëri që po ja merr frymën artit dhe kulturës tonë dhe, mua më tingëllojnë si një elegji e artit që rënkon, por nuk ankon. Po të njëjtin shqetësim e kam gjetur në shumë artistë shqiptarë që kam patur fatin dhe nderin t’i takoj nga afër, të shkëmbej një pjesë nostalgjike që qante mallueshëm në sytë e tyre të lodhur dhe plotë jetë. A nuk ishin ata artistë, aktorë që ngjiteshin në skenat e artit dhe me interpretimet e tyre ngjallinin emocionin, dëshirën e bukur, që qanin hallet tona përmes dialogut, që qeshnin dhe shmangnin banalitetin përmes satirës hulumtuese komediane?!…
Po sot?!…
Ku është arti, ku janë artistët, ku janë ëndërrat e tyre dhe, si mund t’ia pranojmë vetes idenë e artistëve pensionistë, por që edhe një rol të t’ moshuarëve mund ta luajnë dhe jam e bindur që do t’u qëndrojë përsëri bukur dhe a mund t’u japë shpresë?!…
Arti në botë nuk njeh moshë, nuk ka kohë pensioni, arti nuk di të pushojë. Arti tek ne ngrihet që me natë dhe gjëmon me këmbanën e kishave, thërret me zë hoxhallarësh, rrëfehet haptazi me thjeshtësinë e jetës tonë, i pranon ndryshimet e moshës edhe pse rrudhat janë shënja rrugëtimesh historike. Ç’po ndodh vallë kështu, hm?!…
Pra, këta janë lënë në një “Harresë” politikanësh, në “harresë pandemike”, janë lënë pa emër, pa nder, por janë artistë shqiptarë me zemër të madhe dhe plot nder.
Në Shqipëri artin e kemi restauruar dhe mbyllur në një mazeoleum shejtanësh që dita ditës e mallkojnë dhe e abuzojnë sharlatanët egoistë.
Komedia është duke u përpëlitur nga mëngjezi në darkë nga banalitetet që të “këpusin” brinjët nga të qeshurat dhe butaforitë stisura, por që nuk ka klloun të transkiptojë satirën antagoniste.
Pyes përsëri, ku janë këto artistë që ndërtuan majat e kulturës dhe të artit shqiptar…
Ah mos harroj ca këngëtarë që si sahan lëpirës të sistemit dje dhe sot marrin pa meritë tituj nderi… Jam befasuar shumë kur në media jam përballur me një “artist të madh” “nderi” Kozma Dushin, që mes deputimeve “bamirëse” të tij rrugëve dhe nëpërmjet rënies së kitarës solli në pah shijen e një anadollaku dhe injoranti të afirmuar të këngës së lehtë me thanë… Po qysh re Koziii me atë Dush Kozi orkestër dhe muzikë të përpunuar si mos më keq nga Koz Dushi na e bëre kompozitor reee … artist i nedrit uuu pika ty me pesë këngë dhe atë kitarën tënde aman…, të lutem aman mos kap vegël muzikore më me dorë se na u duk kitara si shatë bujku…
Koziii… talent je o artist “mjeshtër i madh”, me një akord fillim mbarim dhe të improvizuar alla Kozi pa dyshim as në Berat nuk të dëgjon këngën… re Kozi, o babam… ???
Populli shqiptar i do artistët e mirëfilltë dhe për më shumë është i vëmendshëm edhe kur padrejtësitë e pseudo artistëve kanë mposhtur dhe rënduar indirekt jetën e tyre.
Populli sipas zonave dhe kulturave ka ndërtuar folkloritetin e vet dhe kjo kish një festival folklorik që kish vlerat e saj në njohjen muzikale folklorike.
Gjithashtu sipas krahinave një pjesë dëshironin Aheng për qejf, po ashtu dhe muzika tallava zinte dhe predominonte një kohë të gjatë nëpër dasma, mbledhje kolektive, apo ato familjare, por që ky zhanër muzikor të zaptojë skenat e festivaleve të këngës së lehtë kurrë nuk do ta kisha menduar dhe, çuditërisht ky fenomen po zgjat pak si shumë dëshpërimisht…
Le t’i referohemi nostalgjisë kohore, asaj kur dikur ne ishim fëmijë dhe mësuam të luanim festivalesh( me okllajë apo grirëse patatesh improvizonim mikrofonin dhe këndonim deri natën vonë), luanim me batuta filmash, dhe shumë e shumë lojra të ndryshme. Gjatë vizitës time të shkurtër në Shqipëri vura re një fenomen shumë negativ në mënyrat e rritjes dhe edukimin e brezit të ri. Sot fëmijët i sheh që në “martenitet” dhe në adolishencë me kompjutra, celularë, ku jeta fëminore sociale i ngacmonte “çuditërisht” kur numëronin me rradhë dashnorët apo dashoret e prindërve, apo bënin llogaritë financiare dhe buxhetore familjare. ????? Oh zot!… Si mund të privosh jetën e një fëmije, por dhe atë sociale. Këto fenomene i bënte ata apo ato të harronin lojrat me njëri tjetrin, kuptohet që dhe kohët ndryshojnë dhe avancojnë, por cënimi i jetës fëminore dhe inoçencës (pafajësisë) së saj, është një krim i fshehtë i organizuar dhe manipulim mendor i kësaj gjenerate të re. Mbingarkesat emocionale, implikimi dhe impenjimi i tyre në raportet burrë grua në famijle, financat, distancimi social dhe kërkesat për zhvillim psiqik të tyre, janë pikërisht ato fenomene që ja stresojnë jetën brezit të ri. Dhe e vetmja shmangie nga realiteti për disa dhe jo maxhorancën është subjektimi i tyre drejt “lehtësirave” si drogës, alkolit, seksit, parasë së fituar pa mund e djersë, si dhe relaksimet me shoqni kom kryq, ne si “lala me çingijet allafrënga ke prehni” nigjojn’ m’zik tallava… ???? Pra jeta osht “qejf” lale… hop, hop, hop xhixhi…???
Ehhh!… Sa shumë punë, djersë, dëshira dhe ëndërra shkrinë kjo plejadë artistash, aktorësh ndër vite, por që sot janë lënë mënjanë si një plaçkë e vjetër e djerësitur, e pudrosur me pluhurin e ndjenjave të shkuara dhe që s’ka kush kohë t’a mirëmbajë. Shpërblimi i tyre qesharak është një shuplakë ditore që ju pushtetarët ja keni dhuruar falas, për t’mos harru pensionet e tyre që janë brutalisht dhe paturpësisht qesharake, ku nuk mund të gjesh pasqyrë t’ua mbulojë lotët nga mëngjesit deri në darkë… në vend të kupave të fituara me djersë nga festivalet apo deputimet dinjitoze Ju pushtetarë megallomanë, narsisistë të pangopur jua keni shndëruar në kama për t’mos jua mbyllur këtë plagë kurrë. Ohhhh… paturpësi e shekullit 21 dhe një disfatë aktuale çnjerëzore, imorale, propagandiste e horrave dhe njorantëve klasikë… ???
Lëreni shpirtin e këtyre artistëve që nuk shteron kurrë të jetojë me ju dhe të vazhdojë të këndojë sikur dhe ninullat e vjetra, edhe ato kanë bukurinë e tyre. Mos e ler këtë botë shqiptare të vdesë pa art dhe muzikë…

Shkruar nga Ardiana Dhimitër Mitrushi

Burimi/Facebook

E jashtëzakonshme: Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazge-shqipe, me alfabet pellazg jo grek

No Comments Argëtim Histori

Luftulla Peza

Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:

Titulli origjinal i Iliadësdhe fjalët e para të këngëssë parë të Iliadës ILIAS = Ili asht, Ili mbreti dardan i Trojës, që e themeloi qytetin rreth vitit 3500 p.e.s.MENIN AE I DHE = Menin a ja dhe (the)

Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:

ODDYSSEY Titulli i poemësἌνδρα μοι ἔννεπε… fjalët e para tëkëngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar= ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep
Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.

Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.

Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfar kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell.

“Trualli i formimit i gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot.

Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?

Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.

Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.

Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit.

Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.

Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike.

Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajturPara-Indo-Hitite. Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot.

Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm.

Burimi/kastriotet.al/

Thanë se ishte sllave, del e vërteta: “Nëna e Skënderbeut, ishte shqiptare nga Tetova ose Gostivari”

No Comments Argëtim Histori

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dnova me 4 vjet brg të rëndë të cilin b*rg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit. Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën. Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,. Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike. Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda. Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut. -Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda. 2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë. 3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine. Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut. Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut. Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman. 4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut. Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët. Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët. Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava. Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982) Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj. Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut.

Burimi/kastriotet.al/

Kur jeta ideohet si “Dy udhëtarë”

No Comments Argëtim Letersi

Albert Z. ZHOLI

Shkrimtar-publicist

Libri i ri me poezi, rrëfenja dhe ese “Dy udhëtarë”, i poetes Buqa Softa, vjen si një fllad mëngjesor buzëdetit, në këtë kohë ku “Covid-19” duket se i ka pezmatuar njerëzit. Por ndryshe ndodh me poeten. Ajo e largon zymtësinë, frikën, ngushtësinë, nënshtrimin, pesimizmin, dhe provokon një jetë ndryshe. Ajo e vendos veten në rrethana jetësore ku njeriu duhet të gjejë forcë, kurajë, drejtimin e duhur, energjitë pozitive, kërkesat reale ndaj vetes, për të ecur në rrugën e dritës dhe të shijes shpirtërore.

Le të ndalemi te poezitë…

Në tërë tematikën e poezisë, autorja përcjell një gamë problematikash, një tërësi sentimentesh, një analizë jetësore të detajuar, një thirrje njerëzore për ndryshim, një kërkesë për balanca dhe ekuilibre të detyrueshme, ku jeta të gjejë vendin e duhur dhe të sjellë buzëqeshjen tek njeriu. Autorja thur vargje për dashurinë, sinqeritetin, pabesinë, hipokrizinë, ndershmërinë, virtytet, atdhedashurinë, emigrimin, dashurinë e madhe për prindërit, fëmijët, për shoqërinë që ka humbur sinqeritetin, për varfërinë, dyfytyrësinë e njerëzve të veçantë, për sukseset dhe dështimet, për ligësinë por edhe shpirtin e bukur. Tematika e poezive të saj është e larmishme, pasi ajo vetë është gjithmonë në lëvizje, në kërkim të diçkaje të re në pozitë e saj. Ajo është vetvetja dhe qëmtimet e saj kanë tendencë hulumtimi në çdo ngjarje, situatë, dialog, apo zhvillim në tërë diapazonin e jetës ku aj është pjesëtare. Autorja në këtë vëllim i thur himne të bukurës, kritikon të shëmtuarën, kujdeset për anën sociale dhe është kritike me politikën që është larguar nga problemet e popullit. Në poezitë e saj ajo herë duket si analiste, herë si sociologe, herë si psikologe pasi tematika e poezive e drejton në këto plane jetësore që janë shumë prekëse dhe pikante. Tonet kritike për varfërinë por edhe korrupsionin si dhe problemet që sjell politika e mbrapshte përbëjnë një tipar dallues së penës së saj, ku autorja nuk tremet ta thotë të vërtetën në sy pa dorashka dhe me kurajë të lartë qytetare. Ka raste që ajo edhe ndihet pesimiste, e lodhur nga problemet e pabesisë, hipokrizisë, por pena, vargu i saj, sa kalon furtuna, marrin ngjyrën e ylbertë për ti dhënë jetës ngjyrat që kërkon për një lartësim shpirtëror.

Rrëfenjat dhe esse-të..

Bukuria e këtij libri janë rrëfenjat dhe ese-të. Aty ku sheh se poezia nuk arrin shijet e saj artistike dhe thellësinë estetike, autorja kalon tek këto dy gjini të vështira për tu lëvruar nga çdo kush. E them me sinqeritet se gjetjet e saj në këto dy gjini janë, tematikisht shumë pikante, artistikisht me vlera krahasuese. Më esenë “RROTULLOHU RRETH BOTËS TËNDE”, autorja kritikon falsitetin e disa njerëzve, e disa femrave që të tërheqin vëmendjen, zhvishen nudo ! Ka njerëz që nuk janë realizuar, nuk kanë arritur sukses, pasi aq i kanë mundësitë, aq i kanë hapat, logjikën, forcat dhe dimensionet intelektuale dhe janë këta që kërkojnë me çdo kusht të bëjnë emër. Kjo e bën revoltuese poeten pasi ajo e thotë qartazi që njeriu duhet të marri atë që i takon, atë që i jep shoqërisë. Por janë këta njerëz që kërkojnë të pamundurën të pamerituarën dhe që të bëhen pjesë e reklamës tregojnë lakuriqësinë, përdorin hiletë, hipokrizinë, shtirjen. Janë këta njerëz që deformojnë rregullat bazë të një shoqërie të pastër demokratike. Këta njerëz vegjetojnë tek e pavlera në dëm të së mirës. Ndaj autorja u bën thirrje: Rrotullohuni rreth botës suaj! Asaj bote të vogël ku jeni rritur dhe mos u bëni pengesë e shoqërisë…

Si përfundim…

Libri i ri me poezi, rrëfenja dhe ese i autores Buqa Softa është një formatim ndryshe i krijimtarisë së saj. Një formatim konciz, me një organizim estetik elegant, me një formatim artistik koherent dhe një mesazh plot optimizëm. Duke qenë kërkuese ndaj vetes si në jetë dhe në familje, shoqëri dhe profesion, ajo gjithmonë kërkon të bukurën, optimizmin, dialogun, duke mos u bërë strehë e pabesisë, hipokrizisë dhe fenomeneve negative të shoqërisë. Krijimtaria për të është dielli shlodhës ku ajo bëhet pjesë e asaj shoqërie civile, ku kritika ndaj fenomeneve të shoqërisë është në plan të parë, pasi vetëm me frymën e revoltës kundër padrejtësive, do kemi një jetë më të qetë, më të bukur dhe më me ndriçim.

Derguar nga Autori

Albin Kurti – Bashkë me miqtë e mi, Zijadin Selën e Afrim Gashin, duke zgjatur pesë gishtat e dorës.

No Comments Lajme Opinion

“Të dashur miq,
Zonja e zotërinj, bashkëkombasit e mi shqiptarë, që jetoni si autoktonë në tokën tuaj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Po ju drejtohem me këtë video, sepse nuk munda t´ju vizitoj në Shkup, siç e pata në plan, për shkak të masave kufizuese që e vështirësojnë kalimin e kufirit gjatë pandemisë.

Nuk mund të takohemi fizikisht, por megjithatë mund të komunikojmë, e të vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit, ashtu siç duam, ashtu siç duhet.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndonjëri që nuk e di mirë historinë e shqiptarëve, mund edhe të mendojë se janë periferi, provincë e shqiptarisë.

Por, ata kanë qenë në ballë të të gjitha proceseve tona kombëtare. Për lirinë e Kosovës kanë dhënë jetën shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut, e pastaj shumë të tjerë luftuan edhe në Maqedoni, bashkë me të rinj nga Kosova e nga vise të tjera shqiptare, për një ëndërr e cila sot duket sikur është harruar. Mirëpo, ne nuk i harrojmë dëshmorët tanë. As idealet e tyre. Idealet nuk plaken kurrë, idealeve nuk u ikën koha.

Ne që këndojmë këngën e Hajredin Pashës, e dimë historinë e Dervish Carës e të kryengritjes së tij të 1844, e cila i priu me më shumë se tre dekada Lidhjes së Prizrenit. Ata kërkonin autonominë e shqiptarëve në perandori, njësoj siç u ishte dhënë autonomia serbëve dikur. E pra, ky pararendës i pavarësisë, dhe lëvizja e tij, nisi nga rrethinat e Tetovës dhe Dibrës, dhe organizoi anembanë shqiptarët, nga Shkupi e deri në Shkodër.

Mandej erdh Lidhja e Prizrenit. E drejtues i mbledhjes në 18 qershor 1878, ishte Iljaz pashë Çoku, apo Iljaz pashë Dibra. Pastaj, mes shumë pjesëmarrësve në Lidhjen e Prizrenit që ishin nga Maqedonia e sotme veriore, ishin aty edhe sheh Mustafë Tetova e Jashar bej Shkupi e Hasan pashë Tetova. Pikërisht djali i këtij të fundit, Mehmet pashë Deralla, u angazhua si ndihmës dhe këshilltar i Sylejman Vokshit, dhe luftoi në të gjitha betejat e Lidhjes së Prizrenit e të Besëlidhjes së Pejës. Mehmet Deralla më pas u bë edhe ministri i parë i mbrojtjes, në qeverinë e Ismail Qemalit në Vlorë.

Mandej kemi rilindasit e arsimtarët e parë të shqipes, Said Najdeni, apo hoxhë Voka, siç e njohin, që punoi me rilindasit e mërgatës dhe përhapi me shkolla e me shkrime mësimin e shqipes. Po ashtu Jashar Erebara, nga Shkupi, Ibrahim Temo nga Struga, që ndihmoi botimet shqip në Stamboll, Dervish Hima nga Struga, dhe poeti shqiptar ortodoks i Rilindjes Kombëtare nga Reka e Epërme, Josif Bagëri. Të mos harrojmë edhe kontributin e shquar të familjes Qiriazi nga Manastiri, Gjerasimi e Gjergji, mësues pionierë të shqipes, por sidomos motrat e tyre, ndoshta gratë më të shquara të Rilindjes sonë: Parashqevi Qiriazi, veprimtare, mësuese e popullit, pjesëmarrëse në Kongresin e Alfabetit në Manastir, themeluese e shoqatës së parë të grave shqiptare, autore e programit arsimor të qeverisë së Ismail Qemalit, dhe diçka e rrallë, e vetmja delegate grua, nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Njashtu edhe motra e saj, Sevasti Qiriazi, ndër nismëtaret e para të arsimit të grave, pjesëmarrëse në kongreset e Manastirit e të Elbasanit, bashkëpunëtore e Ismail Qemalit, e patriote deri në fund.

Shumë prej nënshkruesve të pavarësisë së Shqipërisë, që në fakt ishte projekti për pavarësinë e të gjithë shqiptarëve kudo, vinin nga Maqedonia e Veriut. Mustafa Baruti, Nuri Sojliu, Myrteza Ali Struga, Dervish Hima, që e përmendëm, Zyhdi Ohri, e shumë të tjerë iu bashkangjitën më vonë, për shkak se nuk arritën dot në kohë në 28 nëntor.

Ja edhe një kuriozitet tjetër, kryetari i parë i bashkësisë islame të Shqipërisë, menjëherë pas Pavarësisë, ishte Haxhi Vehbi Dibra. Në Vlorë ai ka thënë se «kristianët dhe myslimanët janë vëllezër shqiptarë të pandarë», duke i vënë vulën realitetit tonë kombëtar, të bashkëpunimit mes besimtarëve të feve të ndryshme, vlerë që e duam aq shumë e që mburremi me të.

Alfabetin me të cilin shkruajmë sot shqipen, e kemi nxënë në Manastirin tuaj, në Manastirin tonë.

Prej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut vijnë shumë shkrimtarë me vlerë për letërsinë shqipe, historikë e bashkëkohorë. Po e përmend për shembull Haki Stërmillin, që me librin «Sikur të isha djalë» çel temën e rëndësishme të vuajtjes e të diskriminimit të gruas, temë për të cilën politika edhe sot ka për detyrë të bëjë shumë.

Mandej edhe piktorë, i madhi Abdurrahim Buza, apo Sabri Fetahu e Omer Kaleshi. E shumë këngëtarë e poetë, profesorë e kritikë, shkencëtarë.

Po edhe sportistë. Gjithë bota e di se shqiptari i parë që ka marrë medalje ari në lojëra olimpike, ka qenë Shaban Tërstena, mundësi nga Shkupi. E dyta, Majlinda jonë e artë nga Peja.

E dy nobelistët me të cilët mburret krejt shqiptaria, humanistja, Nënë Tereza, dhe mjeku, Ferid Murati, vijnë prej anëve tuaja.

Pra ka shumë potencial te ju. Ju nuk jeni provincë e shqipes, ju, njësoj si shqiptarët e Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë, Kosovës, diasporës, e padyshim edhe Shqipërisë, pa harruar arbëreshët, jeni zemra e kulturës dhe e kombit tonë.

Por, që potenciali i vajzës e i djalit shqiptar të mund të shprehet, ai ka nevojë për disa kushte themelore. Këto kushte nuk realizohen dot aty ku ka diskriminim e pabarazi. Pikërisht duke parë programin e përbashkët të Aleancës për Shqiptarët dhe të Alternativës, si pikë të parë të programit dhe si temë tejet të rëndësishme e kanë shtetin për të gjithë dhe barazinë e plotë. Shqiptarët duhet të jenë prezentë kudo, aq sa u takon. Këtë të drejtë ua japin ligjet, nuk duhet lejuar që t´ua mohojë politika e vjetër, apo ajo e korruptuar.

Ne jemi popull paqësor. Por kjo nuk do të thotë se duhet të durojmë, pa drejtësi e nën korrupsion, pa arsim e në injorancë, pa shëndetësi e në ligështi, pa punë e në skamje. Pabarazia duhet luftuar në të gjitha format e saj, tërë kohën, nga të gjithë ne, kudo që jemi e që bëhemi.

Prandaj, po më pëlqen që të gjithë po përshëndesni, bashkë me miqtë e mi, Zijadin Selën e Afrim Gashin, duke zgjatur pesë gishtat e dorës. E di se e bëni këtë që t´ua kujtoni votuesve numrin pesë, që është numri juaj për zgjedhjet. Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare, që punon, që i zgjatet miqësisht kujtdo që dëshiron bashkëpunim me drejtësi, e që i ndal padrejtësitë.

Ju uroj suksese në zgjedhjet e 15 korrikut. Le t´i lëmë pas të vjetrat, le të kthehemi kah e reja, se na duhen ndryshime, zhvillim e demokraci. Mbështeteni ndryshimin, dhe më lini t´ua kujtoj edhe një herë, si Albin e si Vetëvendosje: nuk jeni vetëm; jemi bashkë; kurrë nuk do të jeni vetëm.”

Albin Kurti

Ali Ahmeti dhe Menuh Thaçi po kërkojnë më shumë “pushtet” në kapërtinat e mbyllura të Kushtetutës

No Comments Lajme Opinion

Në vend të debatit

Kjo është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, që, nëpër vite në plan të parë ka vënë shtetësinë e popullit maqedonas dhe gjuha maqedonase si gjuhës ztyrtare, ndërsa gjuha shqipe në paragrafin (…) ku flitet për gjuhët tjera as që përmendet por tutje thuhet se aty ku përmasa e qytetarëve tjerë (jo maqedonas), që kalon 20% mund të përdorin gjuhën e tyre amtare(!). Në asnjë paragraf të Kushtetutës askund nuk përmendet fjala qytetare (shqiptarët dhe gjuha e tyre shqipe)! Në zgjedhjet parlamentare në MV po garojnë edhe partitë politike shqiptare të përçara dhe secila po bën fushatë për vete dhe jo për qytetarët shqiptarë,që sipas Kushtetutës aktuale (lexo:janë pakicë kombëtare dhe jo shtetformues), ndërsa gjuha shqipe jo zyrtare(sic!)

Faktorët politikë shqiptarë (PDSH- me Menduh Thaçi kanë dalë me një “tezë politike” e panjohur në ligjet kushtetuese të këtij shtetib (lexo: Zv. kryeministër konsensual(sic!), ndërsa BDI-Ali Ahmeti (lexo:Kryeministri shqiptar(sic!) dy qasje të ndryshme më shumë lajm sa për tagrën e votës së lirë nga shqiptarët në ketë hapësirë etnike, që, tash sa vjet kanë pritur gjithmonë në zgjedhjet parlamentare “Se do të bëhet mirë”, për të vazhduar tutje se “Jemi popull shtetformues me gjuhën shqipe zyrtare!”(sic!)? Krejt kjo në kolovajzën politike me figurat e njejta politike pa asnjë ndryshim me ndonjë rrafsh të ri politik dhe, si thuhet me gjak të ri të brezit të shkolluar të shqiptarëve në vendet e BE-së dhe SHBA.

Tashti, kur fushata vazhdon në të gjitha vendbanimet shqiptare, partitë politike po garojnë për (lexo:për pushtetin e pa shkruar në Kushtetutë), por me të vetmin qëllim të koalicionit me partitë maqedonase fituese të zgjedhjeve paralamentare dhe këtu nis dhe këtu përfundon odisejada politike shqiptare në Maqdoninë e Veriut(sic!). Tërë sloganet e partive politike shqiptare në këto zgjedhje, në Shkup faktori politik maqedonas po i përcjellë me buzë në gaz(sic!), ndonëse asnjëra nga këto kërkesa nuk do të realizohen sikunder deri më tash në ketë shtet me përmasën e rendit të parë (shtetndërtues për maqedonasit e për shqiptarët pakicë kombëtare dhe jo shtetformues)!

Atëherë, ku do të mbesin premtimet e fushatës paralemntare të Menduh Thaçi dhe të Ali Ahmeti para sovranit të votës së lirë dhe pozita kushtetuese e shqiptarëve e pa ndryshuar që nga vitet 1945-2020 në rendin e dytë qytetarë të pakicës me pakicat tjera (multinacionale)?! Për fund edhe sot nuk e kemi të qartë si është e (mundur) që partia politike “Besa” me Kasam Bilalli dhe me lirat e Turqisë të jetë bartëse dhe përgjegjëse për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoninë e Veriut?!

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Pandemia/ Manastirliu: Sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin

No Comments Aktualitet Lajme

Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, e shoqëruar me rritje të shtimit të personave të shtruar, rrezikon futjen në kolaps të sistemit shëndetësor. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, thekson se janë parashikuar masa të forta për subjektet në zonat turistike, që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Në aktin normativ parashikohet dënimi me gjobë 700000 (shtatëqind mijë) lekë për subjektet që nuk zbatojnë masat dhe, në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë.

Nga Ina Allkanjari

Situata e COVID-19 në Shqipëri është serioze dhe kërkon një ndërgjegjësim më të madh nga qytetarët, pasi sistemi i shëndetësisë mund të mos e përballojë fluksin e rasteve në rritje. Kështu u shpreh ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend. Sipas saj, sistemi shëndetësor në Shqipëri është shumë delikat për të përballuar atë që mund të vijë, dhe kjo jo për arsye të mospërgatitjes dhe mosimpenjimit real të qeverisë shqiptare, por për atë që mund të vijë nga neglizhenca dhe moszbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masave të thjeshta.

Nga foltorja e Kuvendit Manastirliu theksoi se situata vijon të jetë serioze, ndaj qeveria ka marrë masat për përballimin e kësaj epidemie, duke forcuar gjurmimin, testimin dhe kapacitetet spitalore.

“Kur përpara pak kohësh inauguruam me kryeministrin Rama spitalin e ri dhe shtuam me 100 shtretër kapacitetin për trajtimin e pacientëve me COVID, atëherë thanë pse po bëhet kjo, virusi iku. Dhe ka akoma mes nesh që thonë se s’ka Covid! Po nuk besuat, shkoni tek Infektivi, ku aktualisht 6 persona janë të intubuar, mes tyre tre janë në moshë të re: 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë. Kush e konsideron lojë apo konspiracion, na rrezikon të gjithëve. Duhet marrë me shumë seriozitet kjo situatë, është shumë serioze”, tha Manastirliu, teksa u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve për zbatim të masave, rregullave dhe protokolleve të sigurisë.

Qytetarët që kanë njohur ose jo persona të prekur me COVID-19, të tregojnë kujdes çdo ditë, për të respektuar disa rregulla të thjeshta, theksoi ministrja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ulim mundësinë e përhapjes së infeksionit. Ajo u bëri thirrje të gjitha subjekteve që nuk i respektojnë rregullat, se nëse s’ka shëndet, s’ka ekonomi, ndaj duhet të zbatojmë disa rregulla të thjeshta.

Më tej Manastirliu vuri theksin te zonat turistike dhe penalitetet që parashikohen për subjektet që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë. “Çdo shkelje do të ndëshkohet, pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetarëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”, tha Manastirliu në Kuvend.

Gjatë së enjtes në Parlament u kalua në ligj akti normativ i 27 majit. Mësohet se nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, do të vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në zonat e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700000 (shtatëqind mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

Burimi/Fjala.al

Akili luftoi si pellazg, jo si helen

No Comments Argëtim Histori

Përkatësia etnike e Akil Pelidit dhe kontributi i akademik Apollon Baçes në zbardhjen e të vërtetave historike

Nga Kujtim Mateli

Nxitjen për këtë shkrim e mora nga intervista e akademik Apollon Baçes, dhënë gazetarit Roland Qafoku, botuar në gazetën “Fjala” të ditës së djeshme, 07/07/2020. Duke u nisur që nga vitet 1960, kur institucionet tona shkencore të asaj kohe filluan të organizojnë simpoziume e konferenca shkencore, është bërë gabimi më i madh që shqiptarët u panë vetëm si pasardhës të ilirëve duke mënjanuar popullsinë tjetër që quhej pellazge, e cila shënoi me Dodonën një pikë kulmore në historinë njerëzore. Kaluan vite që nga ajo kohë dhe historia jonë më shumë se sa shkencë ka qenë e përdorur si një dogmë, ku të njëjtët autorë vërtiteshin rreth së njëjtës ideje të fiksuar në vitet `60 të shekullit të kaluar se jemi pasardhës të ilirëve dhe pikë.

Megjithëse pellazgët ishin një popullsi e përmendur pothuaj nga të gjithë autorët e antikitetit, me një shtrirje gjeografike, një pjesë e së cilës i përket territorit të sotëm të shqiptarëve, akademikët e Shqipërisë nuk bënë asnjë përpjekje për të gjetur lidhjet burimore midis shqiptarëve dhe pellazgëve. Fatmirësisht, brenda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë del një zë, siç është akademik Apollon Baçe, dhe që kërkon të provojë se Akili, prijësi hyjnor i Luftës së Trojës, nuk ishte helen, por i përkiste racës së shqiptarëve. Deri më sot nuk ishte dëgjuar një pohim i tillë dhe nga opinion publik dhe ai shkencor duhet një përshëndetje e madhe që i duhet bërë akademikut Apollon Baçe për guximin e tij shkencor.

Ky guxim nuk vjen nga një kokëkrisje e akademikut, por nga një bindje e thellë e tij se vërtet Akili nuk i përket fisit të helenëve, por atij të shqiptarëve, bindje që ai është munduar ta provojë me dëshmi të kohës së Luftës së Trojës.
Në të vërtetë, historia e Epirit lidhet me Akilin. Pasardhësit e Akilit duke filluar me djalin e tij Neoptolemeun, që thirrej dhe Pirro për shkak të flokëve të tij, ishin ata që u vendosën në Epir dhe pas tij u krijua një dinasti mbretërore që vazhdoi deri në kohën e pushtimit romak.
Nëqoftëse Pirroja, biri i Akilit, do të ishte helen, atëherë dhe popullsia e Epirit do të ishte helene, sepse nuk mund të ndodh që një njeri që shkon diku,të bëhet mbret i një popullsie që nuk ka lidhje me atë. Akademik Apollon Baçe pohon se Akili ishte nga Dodona e Epirit, ndaj dhe popullsia epirote i pranoi pasardhësit e tij si mbretër të kësaj bashkësie.

Nëse Akili i Dodonës ishte paraardhës i shqiptarëve, atëherë dhe Dodona që emërtohej pellazge nga popullsia e Epirit ka qenë dhe mbetet pasuri e popullit tonë. Po a e kanë pranuar deri tani institucionet tona shkencore Dodonën si pasuri të stërgjyshërve tanë? Duhet thënë se deri më sot mendimi akademik shqiptar ka qenë i njëjtësuar. Pellazgët mund të ketë qenë ajo popullsi para ilire, siç ka qenë për grekët e një popullsi para helene.

Logjika greke se helenët, kur erdhën në ato troje gjetën si popullsi autoktone pellazgët, është mbartur tek institucionet tona shkencore se kur erdhën ilirët gjetën si popullsi autoktone po pellazgët, me të cilët nuk i lidh asgjë përveç faktit se ilirët u vendosën në ato troje kur dikur banonin pellazgët.

Por nëse logjika helene funksionon se është e dokumentuar nga burimet historike, logjika e institucioneve tona shkencore nuk ka funksionuar dhe ja ku na del një akademik si Apollon Baçe që e kundërshton këtë tezë. Ai thotë se Akili ka qenë banor i Dodonës dhe është paraardhësi i shqiptarëve. Shkojmë më tej. Dodona ka qenë pellazge, rrjedhimisht dhe përkatësia e Akilit është pellazge.

Po a ka të drejtë akademik Apollon Baçe? A e ka një pasaportë Akil Pelindi që vërteton se nuk i përket etnisë helene? Akil Pelidi shkoi në Luftën e Trojës si një prijës i fisit të mirmidonëve të Thesalisë. Duke qenë në krye të ushtrisë thesale, ai nuk lufton “si mercenar” në ushtrinë akease, por si komandant i një force të armatosur ku shfaqi heroizmin e tij brenda formacionit luftarak që komandonte.

Duke qenë se Akili është një nga figurat më të rëndësishme të antikitetit, edhe dëshmitë rreth tij dhe etnisë që ai përfaqësonte janë më të shumta dhe më të qarta se heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës. Akili ishte djali i nereidës Theti dhe i Peleut të vdekshëm, i cili ishte mbret i mirmidonëve të Thesalisë. Në pemën gjenealogjike të perëndive pellazge, Peleu është pasardhës i Pellazgut të I,kurse Thesalia emërtohej Thesalia pellazge, sepse e tillë ishte popullsia.

Vetë Homeri në “Iliada” i ka veçuar popujt pellazgë nga popujt e tjerë, duke u dhënë pellazgëve epitetin hyjnor, kurse të tjerët i emërtonte sipas emrit të fiseve. Për të patur një ide më të qartë le të shohim 7 vargjet e para të “Iliadës” Të përkthyera nga poeti Llambro Ruci:

Këndo hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit,/
rrënimtarin, që brenga pa fund u shkaktoi akejve/
dhe në Had rrokullisi shumë shpirtra burrërorë/
heronjsh, ata i bëri pre të qenve/
dhe gjithë zogjve mishngrënës, vullneti i Zeusit po kryhej,/
qysh në fillim, kur u grinden dje u ndanë,/
Atridi, prijësi i burrave dhe Akil hyjnori.

Në këto 7 vargje shohim qartë që Akili nuk ishte pjesë e ushtrisë Akease, e pretenduar si helene. Ai kishte vrarë në betejë aq shumë njerëz duke bërë që akejtë as të mos kishin mundur t`i varrosnin, por kishin mbetur si ushqim për qentë dhe për zogjtë. Akili si pasardhës i pellazgëve, ndryshe nga heronjtë e tjerë të luftës së Trojës, mbante epitetin hyjnori, që ishte vetëm epitet i pellazgëve. Që paraardhësit e Akilit kishin zbritur në Thesali nga Epiri, është përsëri e dokumentuar me burime historike.

Madje enianët që kishin qenë në kohën e Luftës së Trojës pranë Dodonës, e kanë pretenduar Akilin, sipas Plutarkut, se rridhte nga fisi i tyre.Shkurt, Akil Pelindi, luftëtari dhe komandanti legjendar i Luftës së Trojës, ishte me origjinë nga fiset që banonin rrotull Dodonës. Kjo është arsyeja që Epiri i pranoi pasardhësit e Akilit, si mbretër të tij.

Që Akili i përkiste etnisë pellazge, kjo është fare mirë e dokumentuar, por akademik Apollon Baçe shkon më tej, na vërteton se Akil ka qenë paraardhësi i shqiptarëve. Ky është një hap për t`u përshëndetur dhe që duhet të pasohet edhe nga akademikët e tjerë të trojeve shqiptare duke sjellë punime shkencore në mbështetje të kësaj teze. Por mendoj se edhe vetëakademik Apollon Baçe, bashkë me akademikët e tjerë, duhet të kapërcejnë pengesa të tjera për të arritur në përfundime të sakta shkencore.

E para: akademik Apollon Baçe e pranon se Akili është paraardhësi më i lavdishëm i shqiptarëve, por nuk e ka pohuar në intervistë se Akili i përkiste etnisë që quhej pellazge. Përderisa Akili ishte pellazg, do të thotë se edhe pellazgët kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve. Mirëpo teza e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët ka qenë aq fort e kundërshtuar nga akademikët tanë saqë edhe akademiku i nderuar e katë vështirë të gjejë mbështetje nga kolegët e tij.

E dyta: del nga intervista midis gazetarit Roland Qafoku dhe akademikut Apollon Baçe. Duke folur për Akilin si pjesëmarrës në Luftën e Trojës.
-Nga erdhi?
-Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai.
-Po mund ta themi vendin fiks ku ishte?
-Dodona është diku.
-Është diku po cilit fis i përkiste?
-Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

Nga intervista del qartë se akademiku nuk e pranon vendndodhjen e Dodonës në jugperëndim të Janinës, atje ku ajo pretendohet nga institucionet shkencore edhe të trojeve të shqiptarëve.

Përgjigja: “Dodona është diku” do të thotë se vendndodhja e saj është ende e papërcaktuar. Po pa përcaktuar vendndodhjen e Dodonës, nuk përcaktojmë dot as etninë e Akilit, nuk mund të themi dot që Akili është paraardhësi i shqiptarëve. Ndaj përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës dhe i përkatësisë së saj etnike, është a-ja e një pune kërkimore shkencore për të përcaktuar origjinën e shqiptarëve.

Akili si pasardhës i fisit të enianëve që banonin rreth Dodonës, vendoset nga Plutarku në luginën e Përmetit, në krah të parauejve që ishin banorë të lumit Aos. Dodona ka nëntë vjet që është e përcaktuar qartë nga dy libra studimorë, viti 2011 dhe 2016, në luginën e Dëshnicës së Përmetit. Këtej duhet të fillojë sqarimi për origjinën e heronjve tanë të antiketit. Pa zgjidhur vendndodhjen reale të Dodonës, nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të origjinës së shqiptarëve.

Duke qenë se akademiku i nderuar është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është një mundësi më shumë që ky institucion të vihet në lëvizje. Aq më tepër që tashmë në krye të kësaj Akademie është një personalitet i shquar: akademik Skënder Gjinushi, prej të cilit pritet një reformim i thellë i këtij institucioni, jo në lëvizje njerëzish, por në radhë të parë duke u hapur rrugën ideve të reja, duke i hapur rrugën kërkimit shkencor që deri tashmë ka qenë i munguar.

Burimi/fjala.al

Teuta Haxhiu e AAK-së del kundër Vjosa Osmanit për shkarkimin e Rakiqit

No Comments Aktualitet Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani për shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe.
Rreth votimit të kësaj rezolute ka pasur reagime të ashpra në Kuvended, derisa një përplasje ndodhi kur Kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk ia dha fjalën deputetes së AAK-së Teuta Haxhiut.
Deputetja Haxhiu nuk e ka parë si serioze thirrjet e kryeparlamentares Osmani për përjashtimin e anëtarëve të Listës Srpska nga Qeveria, të cilët përkrahin vendime të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Unë kisha mbështet, sikur ta ndërronim kushtetutën e vendit dhe t’ia tregojmë vendin edhe Rakiqit edhe kujtdo që vetëm njëherë e përdorë fjalë antikushtetuese, por jo rezoluta koti. Kur ta merr një iniciativë të tillë, mu më ke mbrapa, jo rezoluta të cilat mbesin në sirtarë sa për të bërë pak politikë”m ka thënë Haxhiu.

Burimi/.botasot.info

Internet i sigurt? Ja hapat konkrete që mund të ndiqen nga të gjithë

No Comments Teknologji

Kejvi Mici iu përgjigjet disa pyetjeve kryesore për këtë cështje.
Cili është raporti që të rinjtë kane me internetin dhe kush jane problematikat me kryesore qe ju keni hasur ne takimet qe ju keni bere?
Pothuajse të gjithë pa përjashtim jemi përdorues të internetit, kush më shumë e kush me pak. Qasja në internet në vendin tonë është tepër e lartë. Për të rinjtë interneti është një bote pakufi, falë të cilit ata përfitojnë komunikim,aftësi, përvojë dhe njohuri të reja, por e mira do ishte që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për ekzistimin e këtyre rreziqeve që vijnë si pasojë e lundrimit në internet, si dhe të mbrohen nga këto rreziqe, që është shumë e rëndësishme. Kudo që ka akses në internet, sidomos në “internet caffe” nuk ka mbikëqyrje, monitorim apo filtrim të materialeve të cilat janë të pa përshtatshme për këdo që kërkon, dëshiron të marr apo të japë informacion.
Kohët e fundit në përdorimin gjithmonë e më të madh, janë bërë të dukshme edhe rreziqet si: vjedhjes së identitetit, bulizmit, kërcënimeve, mashtrimeve, pedofilisë, etj. Disa të rinj nuk arrijnë dot të kuptojnë pasojat e gjërave që postojnë. Rekomandohet vendosja e një balance midis jetës reale dhe virtuale , pasi është një sukses më vete.Duhet theksuar gjithçka që postohet online, ngelet online.
Le të bëhemi më konkret duke marr një shembull: Ndonjëherë informacionet e tepërta, komentet dhe fotografitë jo të hijshme mund të pasqyrohen më vonë tek një punëdhënës që bën kërkime për ty, duke prishur gjithë pritshmëritë. Prandaj gjithmonë duhet të tregohet kujdes i madh në ato gjëra që të rinjtë publikojnë.
Pavarësisht çdo gjëje: Interneti nuk cilësohet si armiku jonë. Thjesht telashet vijnë si pasojë e pakujdesisë dhe përdorimit jo të zgjuar të tij.
Krijimi i këtij komuniteti, ka ardhur si pasojë e një eksperience tuajën të mëparshme apo thjesht është një ide e lindur rishtazi?
Të flasësh për veten asnjëherë nuk është e thjeshtë. Personalisht që i vogël jam munduar të jem pjesë e projekteve rinore, sociale, kulturore, që eksperiencat që do të merrja të ishin sa më të vlefshme vit pas viti. Jam munduar që qëllimet t’i kisha sa më objektive e të kohës në mënyrë të tillë që finalizimi të ishte një “histori suksesi”. Sot jo vetëm i realizuar (si ideator, drejtues dhe organizator), por edhe me ide të qarta në çdo iniciativë që ndërmarr. Mendoj që nëse njeriu e dëshiron më së tepërmi diçka e arrin dhe motoja që më ka shoqëruar ka qenë dhe është: “Puno fort për qëllimet e tua…asgjë nuk është e pamundur”.
Instikti, kreativiteti, pasioni,puna e palodhur e intesive, eksperiencat në shumë fusha më kanë dhënë një përparësi në iniciativat që kam marr përsipër. Për të realizuar një projekt, cilido qoftë ai, parimisht do shumë punë, do guxim,durim, energji dhe besim hap pas hapi. Ky komunitet së bashku me projektet e tij u u ideua me miqtë e mi e shumë shpejt u implementua në realitet, për t’i ardhur në ndihmë të rinjve. Dhe themelimi i komunitetit Egos nuk erdhi rishtazi, por kushdo në fushën që trajtonte kishte aftësitë e vyrtytet e nevojshme që vazhdimësia të ishte e shpejtë. Plot mund të them rreth 2 vite suksesi. Historitë e bukura dhe me vlera do vazhdojnë. Në një kohë të shkurtër që të rinjtë u njohën me objektivat e komunitetit morëm një kënaqësi të plotë, mbështetje të vazhdueshme nga kushdo që e dëgjonte për herë të parë. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Sfida të reja na presin…!
Çfarë këshillash ju jepni ju të rinjve?
Disa prej këshillave të përgjithshme janë:
-Të mundohen kohë pas kohe të kenë informacione lidhur me sigurinë dhe privatësinë në internet, pasi sa më shumë avancon teknologjia aq më shumë probleme serioze dalin.
-Ta përdorin internetin me kohë të reduktuar , pasi është një botë që hyn dhe e vështirë të dalësh nga larmishmëria e gjërave që ka(marrin dhe në këtë rast fjalitë e të rinjve duke kaluar ,që pa internet nuk jetohet).
-Informacionet personale të jenë sa më të reduktuara, sepse informacioni i tepërt është “sinjal” për keqëdashësit.
-Duhet të kenë kujdes të madh nga ftesat nga njerëz të panjohur, se asnjëherë nuk dihet qëllimi apo misioni që ata mund të kenë karshi jush.
– Kujdes i radhës qëndron dhe ndaj shit/blerjeve online. Para se të jepen të dhënat e kartës tuaj të kreditit duhet që të siguroheni dhe të zgjidhni ato “Top Site” që janë më të popullarizuara dhe kanë njëfarë sigurie. Jo të fusim të dhënat tona në një faqe të pa-verifikueshme, ku nuk dihet cfarë bëhet me të dhënat tona, por në fund jeni ju ata që e paguani(marrim rastin e shumave të humbura vetëm nga një neglizhencë).
– E njëjta gjë edhe për linqet.
Duhet të klikojmë ato linqe që minimalisht kanë një sens llogjike, jo të biejmë pre e të tillave mashtrime ,pasi krijohen enkas që të rinjtë të bien pre. Këshillat janë të shumta e janë të nevojshme në çdo kohë, ne jemi munduar që t’i bëjmë të thjeshta dhe të kuptueshme, pasi ka dhe këshilla akoma më teknike që kushdo mund të na kontaktoj në mënyrat që i kemi vënë në dispozicion për çdo problematik. Nëse je adoleshent mundohu qē rrjetet sociale ti përdorësh në funksionin tënd dhe jo ato të të përdorin ty! Çfarë nuk duhet të bësh në një rrjet social për të mos rënë pre e lojërave të tilla? – Së pari duhet dhënë sa më pak informacion rreth vetes (emër, mbiemër, datëlindje ) mjaftohu me kaq pasi çdo informacion i shtuar do të të bëjë më publik. – Kurrë mos shkruaj gjëra që do t’i realizosh në një të ardhme të afërt apo të largët, shfaqi ato vetëm pasi t’i kesh bërë dhe këtë bëjeni në mënyrë sa më të përmbledhur. – Mos prano në asnjë moment persona te huaj ne shoqërinë tënde virtuale (janë një kërcënim për privatësinë tënde, pasi nuk dihet qellimi që ata kanë). – Mos publiko foto provokuese (në plazh, në pishina, etj), foto nga jeta private ,me pjestarët e familjes, shoqërinë që të rrethon, etj. – Mos trego se cfarë po bën (nuk të ndihmon ta bësh më mirë). – Ruaje me fanatizëm jetën private. – Mos krijo varësi ne jetën virtuale, duke harruar që ti vete po jeton një jetë reale. Mos e humb produktivitetin tend ! Nuk ka dallim person publik ose jo kur bëhet fjalë për rrezik? Nuk është se ka një ndarje person publik ose jo ,kur bëhet fjalë për sigurinë dhe privatësinë tënde në internet. Perkundrazi faktet kanë treguar që dhe personat publike kanë rënë pre e mashtrimeve. Duke filluar nga informacionet e shumta publike, linqet e ndryshme që klikojnë, faqet e pa-autorizuara që kanë dhënë informatat e tyre, fotot e pamenduara e shumë peripeci të tjera, që kanë qenë në çdo kohë burim i menjehershem i keqbërësve. Por nuk duhet krijuar panik, thjesht personat publik duhet të jenë të përgjegjëshëm ndaj veprimeve që bëjnë e ndërkohë të ndërgjegjësohen. Në mënyrë të tillë qe mundesite për gabime të jenë të vogla, por edhe për kulturë personale, që dhe personaliteti i tij/i saj të jetë sa më i kuruar.Si perfundim une do doja tju ftoja të beheshit pjesë e komunitetit tone në rrjetet sociale (facebook, instagram) me emrin Egos, por dhe ne ose në youtube channel Egos Albania, ku të gjithë mund të gjeni antarësimin online, hapësirë për të shkruar mbi problematikat që ju të gjithë keni, por edhe të na kontaktoni. Për të punuar të gjithë së bashku ndaj çdolloj problematike, që do na dali me kohen.

Nga Era Cela