Home

Lajme

Diana Ziu – Te mpire nga aktualiteti, te lodhur nga zhurma e asgjeje…

No Comments Lajme Opinion

Te shohesh fytyra te ngrysura, te rrudhura, por te shohesh edhe barkderr te kenaqur , te ngopur nga kotesia , te verbuar nga paraja,.te etur per pushtet., te degjosh shprehje , cudira , nga keto njerez te percipte pa shpirt dhe realitet.
Korrupsion dhe te pa fe!…
” Ne si vend po ja kalojme edhe Gjermanise per jetesen dhe turizmin sot” eshte nje thenije e vecante teper ” mbres lenesee “thene :_( nga nje intelektuale, qe kish mbaruar shkollen e mesme per ndertim)
.cudi eshte vec nje hi!..nje thengjill ne hi!….Eshte ky mjerim!… Do ta perkufizoja qe ben si organizem te gjalle , shkaktar i mbylljes se dyerve te tempullit , te dijes , ku demagogjia shteterore mbeshtet injorancen .
Pikerisht nga kjo injorance lindin dhe zhvillohen , rriten si kepurdha helmuese pseudo politikane ,pseudo intelektuale provinciale ne rritje dhe ne mendim..dhe si numer ne qytetin tim te zbrazet!….
Jane institucionet shoqerore , qe me gjuhen e tyre demagogjine, sevilizmin, cinizmin, hipokrizine , urrejtjen perbejne nje moral te deformmar ! .”..prostitucion ne politike.”
Ne kete deformim moral
te imponuar nga kushtet shoqerore sendezohet kthehet, si mjet bukuria shpirterore ,dhe ajo fizike ku sjelll kenaqesi interesave te larta , ku bie keshtu ceshtja dhe kulla e nderit tradicional.!…
.Keshtu po ndodh pas kuintave dhe fshehtesise dhe modelit te kohes ,
te nje kryebashkhaku( me erdhi ne nendje tani.)nje “shembull i shemtuar “dikur degjuar!…
Ky deformim
behet norme morale e rrendit me te erret.
Po te heqesh levozhgen e disa “vipave’ “intelektuale “te cilet e dine fort mire dhe e shohin per dite , normat e maralit dhe te shoqerise aty lart ku jane te kalbura.,dhe qe qelben ne nje realitet,si ky!
Mbase pajtohen me to, ju behet ves per dreq dhe mode!
Me nje kostum i ri qe e ndrojne per dite, ku harrojne te kaluaren e tyre, ku ju mungon guximi qytetar per te reaguar.per nje realtet ndryshe ne kohe ,ne risi.

Keta jane hipokrite , ME te pa moralshem se ato qe shesin nderin per te mbi jetuar!
.Mungon dukshem ARTI. ARTET! keshtu mendoj dhe une!
NUK KA KURRE VEMENDJE PER ARTISTET .EH!! Ja keshtu!… dhe vetem psheretime! Ankthe!.
Me shkelqen ne ender perpara bukuria e nje deti, thellesia , gjyra, kaltersia , sa me ben te besoj tek fantazia e pafundesise ne bukurine e magjishme!…Por ja qe ndryshe ndodh…
realiteti qe shoh, me shgaravit endren , me heq kthjellesine e mendimit!,
Me tkurr mendinet ne gjumin e trazuar,thjesht me ben dem!…
Ne se do kisha fuqine te ndalja ererat dhe stuhite do sillja paqe muzike, do pranoja flladin, dhe pse jo stuhine per ndryshim tek une , per nje kthjellim te ri!..
*Apoteoze e shekullut te ri *e titullova simfonine time te pare dhe kjo e dyta ne vazhdim ESHTE * SIMFONI PA MBARIM .*..

Nga nje here eshte kaq qetesi ketu ne fshat dhe per rreth , sa me duket se perplasen mbi xham rrezet e henes,
mos valle kjo shkaterron zemrimin dhe gezimin e zemres!?
Mos valle kjo lufte eshte realiteti vete ndryshimi !?

Shkruar nga Diana Ziu

Burimi/Facebook – Diana Ziu

Në veten e parë: Si e sheh një provincialist ArtCampin?

No Comments Lajme Opinion

Mr. Hamdi Nuhiju

Këto ditë u përmbyllë ngjarja më e rëndësishme kulturore në Komunën e Likovës dhe Kumanovës “ArtCamp” ku artist të ndryshëm u paraqitën me veprat e tyre artistike para opinionit. Për së afërmi patëm mundësi të shijojmë mjeshtërinë artistike duke u krenuar për nivelin dhe cilësinë që ata bartin e që mund të krahasohen edhe me artist rajonal por edhe botëror.

Kjo ngjarje kulturore e përkrahur nga të gjithë, e sidomos nga ministria e kulturës i ka dhënë jehon rajonit të Kumanovës si një vend ku lirshëm mund të kultivohen vlerat e larta artistike. Por, u bë shumë zhurmë nga nata e dytë e ngjarjes, nga lëshimet e qëllimshme ose pa qëllimta të organizatorëve duke zgjuar në opinion pikëpyetje të ndryshme për prapavijë të mundshme eventuale.

U bë zhurmë edhe për zgjedhjen e lokacionit që nuk duhet të jetë ngarkesë për artistët që morën pjesë në të e të ndihen me faj, por është një huqje e organizatorëve.

Si një “provincialist” që jam e që nga 100 % aktivitete kulturore në Komunën e Kumanovës e Likovës zakonisht i përcjelli 95 % të tyre, mora pjesë me shoqërinë time edhe në ArtCamp. Dëshira ime ishte që ta përcjell stand up comedy nga Hasim Memishi Sopi. I njëjti na bëri të qeshim me realitetin tonë të hidhur politik e shoqëror duke zgjedhur situata të ndryshme nga përditshmëria e nga të cilat mund të prodhohen komedi. U qeshëm dhe u kthjellëm për sjelljet tona të mbrapshta, u edukuam për mënyrën se si sillemi me gratë, nëpër dasma, u vetëdijesuam për parinë tonë politike e cila dukshëm është duke luajtur me fatin tonë. Pas paraqitjes së aktorit tetovar Hasim Memishi Sopi, vijoi një çmenduri njerëzore e cila nuk mund të shpjegohet as nga një provincialist si unë, e të mos flasim nga përparimtarët që kanë marr në dorë çështjet e artit për ti ecur para. Një digjej të cilit as që dua tia mbaj mend emrin, lëshonte muzikë dhe në mes u futën artistët e artistet me “skopsko” në dorë duke vallëzuar e kërcyer. Publiku nga anash shikonte. Deri në përfundimin e performancës të këtij dixheji qëllimisht qëndrova anash për të parë rrjedhën e mëtutjeshme të këtij ArtCampi. Pasi u nxehën mirë artistët e artistet duke kërcyer e pirë “skopsko”, organizatorët lëshuan një zë femre që kërkonte nga ne t`i lirojmë hapësirat e kampit. Artistët janë të lodhur dhe duan pushim. Dhe ngadalë u lëshuam për te vetura që e kishim lënë afër varrezave të dëshmorëve në Sllupcanin legjendar dhe u nisëm për në vendet tona.

Në pjesën e parë të mbrëmjes ku unë si provincialist mora pjesë i kuptova mesazhet dhe qëllimet e ArtCampit, u dashurova në ArtCampin dhe thash në vete shumë mirë që ekzistojnë organizime të këtilla.

Në pjesën e dytë u zhgënjeva. Ishte disko, nuk ishte ArtCamp. Te varrezat e dëshmorëve. Kur dua të shkoj në disko, nuk i them shoqërisë time eja të shkojmë në ArtCamp, por nisemi për në diskotekë. Realizojmë qëllimet tona dhe përsëri vazhdojmë jetën. Shkojmë me kilometra larg, e tërë rruga na kushton mjete financiare, plus para se të futemi në diskotekë duhet të paguajmë për hyrjen, kur futemi brenda duhet të paguajmë për pijet, pimë, arrijmë qëllimet tona dhe kthehemi në shtëpi. Mirëpo kjo gjë ngel në përgjegjësinë tonë provincialiste. Në këtë veprim nuk merr pjesë edhe TJETRI me paratë e tij.

Pse paratë e ministrisë së kulturës duhet të përdoren për Disko-Party? Unë protestoj që taksat e mia të shkojnë në organizime të Disko-Party. Nëse dikush do të i vizitoje të njëjtat, le ta bëje me buxhetin e tij personal.

ArtCampi le të rroje, por si ArtCamp, e jo si disko PROVINCIALISTA.

Derguar nga vete Autori !

Si Dor Keko tallte Edi Ramën…

No Comments Argëtim Humor

Nga Agim XHAFKA

Kur e pyeta Dor Kekon se ç’shkollë ka bërë Ed Rama, m’u përgjigj shpejt:

-Ai ka mbaruar studimet jashtë.

-Jashtë!-u çudita. -Po ku? Në Francë,Itali?

-Te bordurat para hotel “Dajtit”. Tre vjet nuk e lëvizi hiç bythën nga atje. Te bordurat ia çuan dhe diplomën.

Mëngjesi te “Koha Jonë” niste nga kafja. Doemos që te tavolina ku ulej Teodor Keko kishte më shumë njerëz. Aty plaste e qeshura çdo çast.

E sa herë ndodhte që në redaksi vinte Edi Rama, i cili sillte një rubrikë me sharje e fyerje, por firmosur me pseudonim, Dorka i Vogël i thoshte Nikollë Lesit:

-Niko, mos u qaj nga Berisha. Të ketë vendi ynë një kryeministër si ky, (dhe tregonte Ramën), nuk ngelet shqiptar brenda kufijve.

Majë telave me gjemba në kufi do kacavirremi të gjithë.

I mençuri shoku im. Në shenjë qëllove. Si përherë…

Burimi/infopressalbania.com/

‘Zgjohuni veproni’/ Mjekët gjermanë apel botës: Mos pranoni të vaksinoheni, ja çfarë fshihet

No Comments Lajme Opinion

Shqetësimin lidhur vaksinën në fjalë e kanë një numër shumë i madh ekspertësh, zëri i të cilëve nuk dëgjohet në Media-t e kapura peng. Por këta ekspertë janë mes nesh dhe ne duhet të bëhemi përçues të shqetësimit të tyre, të mendimit të tyre shkencor mbi efektet e tmerrshme që do të ketë vaksina mbi dhe për njeriun.

Por kjo vaksinë që do të interferojë në ADN-në e njeriut, padyshim që nuk do të jetë e dëmshme vetëm për 700 mijë raste, por për shumëfish më shumë nga rastet që deklaron Gates, sipas shkencëtarëve të fushës.

Ndaj e kemi për detyrë të zgjohemi dhe të reagojmë!

Ja dy shembuj, të dy ekspertëve që reagojnë dhe nuk ngurojnë të shprehen hapur:

Mjeku Wolfgang Wodarg është një specialit i mushkërive, kreu i Departamentit të Shëndetit Publik për shumë vite në Gjermani, Anëtar i Bundestag-ut Gjerman prej vitit 1994 deri në vitin 2009, për një kohë të gjatë Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë në Bundestag-un gjerman, iniciator i “Komitetit të Investigimit të Gripit Swine”.

Si mjek dhe si politikan i çështjeve të shëndetit ai thotë: “Kjo vaksinë gjenetikisht vendos në alert personin që është vaksinuar. Jemi të shqetësuar për bimët e modifikuara gjenetikisht, edhe për kafshët e modifikuara. Tani më, jemi ne njerëzit që duhet të mofidikohemi gjenetikisht nga ky vaksinim.

Miliona njerëz supozohet se duhet të vaksinohen. Kjo ndërmarrje është totalisht e papërgjegjshme. Unë dua t’u rekomandoj prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen, as edhe ata vetë të mos vaksinohen, me një vaksinë që është bërë, krijuar, në një kohë të shkurtër dhe qëllimshëm. Kjo është veçse fitimprurëse për disa.”

Profesor Doktor Stefan Hockertz, shkencëtar gjerman, Drejtor i Institutit për Farmakologjinë dhe Toksikologjinë Eksperimentale dhe Klinike pranë Spitalit Universitar Eppendorf deri në vitin 2004 dhe tashmë në profesion të lirë, shpjegon vaksinën e re kështu: “Material i lirë gjenetik do të transferohet në trupin e njeriut dhe më pas do të kopjohet dhe riprodhohet nga vetvetja, që do të thotë se vaksinimi do të shkaktojë transformim gjenetik të qënies humane.

Nuk e dimë gjithashtu nëse materiali gjenetik do të jetë i importueshëm edhe tek sperma e femrës dhe e mashkullit, gjë që është e mundshme. Edhe vetë kompanitë e prodhimit të vaksinës janë koshientë për mundësinë e alternimeve, interferencave dhe transformimeve gjenetike. Dhe sërish është shumë e mundshme të ketë ndikim direkt tek riprodhimi.

Me këtë eksperiment gjenetik të papërgjegjshëm për njerëzit, të gjithë duhet të dyshojmë, sepse krijuesit e vaksinës nuk po luajnë me ‘letra të hapura’. Askush deri më tani nuk e ka mohuar që vaksina nuk do të sjellë ndryshime gjenetike tek njeriu. Por e përjashtojnë këtë si fakt të pamohueshëm, duke e justifikuar se ligji, që nga momenti që e patenton dhe e çertifikon vaksinën, i jep asaj të drejtën të jetë në përdorim, duke anashkaluar këtë rrezik madhor për qënien humane, ndryshimin gjenetik pra. Ky përbën një skandal politik të papreçedent.”

Sa më sipër na çon në konkluzionin se një vaksinë e bazuar tek manipulimi gjenetik nuk ka kuptim që i jep fund pandemisë, teksa shkakton një katastrofë dramatike tek njeriu.

Nëse njerëzit do të njoftoheshin zyrtarisht që vaksina u transformon gjenet, ata kurrë nuk do ta pranonin një vaksinë të tillë. Por kjo vaksinë është e tillë, tjetërsuese, ndaj dhe vija e kuqe, nga ata që e kanë krijuar, është kaluar.

Pyetjet kritike që ngrihen menjëherë pas sa më sipër janë këto:

Pse MasMedia nuk informon krahasimisht, si dhe ne, popullin për riskun e vaksinimit RNA?

Nga është blerë kjo papërgjegjshmëri e Media-ve, nga politika, apo nga kompanitë farmaceutike?

Njerëzit duhet të zgjohen dhe menjëherë të reagojnë, përkundrejt riskut të madh përpara të cilit e vendos kjo vaksinë qënien humane.

Po kush do ta lajmërojë publikun kur Media hesht, kur edhe opozitat politike hedhin vallen e Gates dhe Soros në shumë vende të botës?

Një rast flagrant dhe i neveritshëm, është ai i kryetarit të opozitës shqiptare Basha, që i bëri thirrje qeverisë për fond të veçantë për vaksinën, si të dojë të bëjë gare, për të parë se kë do të pëlqejë më shumë George Soros, atë, apo Ramën që e ka vertebrën e tij në Shqipëri. Këta janë mutacionet gjenetike politike që po shkatërrojnë njerëzimin.

E vetmja mënyrë që t’i dilet kësaj situate është që gjithsecili prej nesh të informojë sa më shumë njerëz të mundet. Duhet gjithkush prej nesh të bëjë parreshtur thirrje për zgjim tek të gjithë, teksa ekspertët më të mirë të fushës po vënë alarmin dhe janë në alert për të nesërmen e njeriut.

Në këtë formë kriza e Coronavirus-it nuk do të përfundojë nga vaksina, por nga njerëzit që do të jenë zgjuar. Fundin Pandemisë do ja japim NE!

Burimi/infopressalbania.com/

Vëllaut tim, heroit tim, udhërrëfyesit tim Bislim Latif Zekolli me rastin e 22 vjetorit të rënjes në altarin e lirisë

No Comments Argëtim Histori

Si sot me 23 gusht 1998, prindi, bashkëshorti, vjehrri, gjyshi e vëllau ynë, Bislim L. Zekolli, me pushkë në dorë, në luftë për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar dhe adheut tonë të bërbashkët, në ballafaqim me forcat serbe në lagjen Fangu në Bllacë, ra në altarin e lirisë dhe u bë si një gurëthemel për pavarësinë dhe ardhëmërinë e brezave

Bislimi ishte fëmiju i tretë nga të gjallët, (i lindur nga Nanë Fazilja dhe i ati Latifi), menjëherë mbas vëllaut të madh Aliut dhe motrës së madhe Ajshes

Më 5 shtator të vitit 1968 vëllau i madh Aliu ndrroi jetë në moshën 19 vjeçare dhe barra e familjes mbeti mbi Bislimin si djali më i madh në moshë i familjes, edhepse ai ishte vetëm 15 vjeçar

Vdekja e Aliut është shumë misterioze, sepse unë edhepse i ri e mbaj mendë një zënkë me një serb të Lypjanit, i icli kishte marrë prej nesh një kosh me rreth 50 kg kumbulla dhe nuk i paguante të hollat . Baci, (pra Aliun e thërrisnim Bac të gjithë vëllezërit dhe motrat, pasi që ai ishte më i madhi në moshë),kishte nxjerrë thikën dhe e kishte detyrue serbin që t’i paguante kumbullat . Ne shkonim në treg të hënave dhe shpesh na zinte terri në Lypjan . Unë dyshoj se Aliut i kanë hudhur ndonjë helm në ushqim, sepse menjëherë pas kthimit nga Lypjani u sëmue derisa ditën e tretë humbi edhe vetëdijen dhe e dërguam në spitalin e Prizrenit ku me 12 shtator n’ora 15. 05 ndërroi jetë !
Fatkeqësisht në atë kohë nuk kishim mundësi, e as dijeni për një ekspertizë mjeko-ligjore dhe më mbetet si një pikë e zezë në zemrën time përgjithëmonë …

Ne si familje ishim të vetëm, sepse e gjithë barra binte mbi supet e dy prindërve tanë, megjithëse edhe ne fëmijët u ndihmonim me sa kishim mundësi, por duertë tona të njoma nuk kishin forcë të përballonin punët fizike të fushës, që prej të ardhurave bujqësore mvarej edhe mbijetesa jonë si familje . Bislimit, si djali më i madh dhe më i pjekur i mbeti barra më e madhe për tu ngjitur dorën sado pak prindërve tanë të dërmuar nga ana psikologjike dhe fizike mbas vdekjes së djalt të madh Aliut . Bislimi ishte në klasën e shtatë të shkollës fillore, ndërsa unë kisha fillue në klasën e gjashtë. Rregullisht mbas mësimit shoqëroheshim bashkë në të gjitha punët rreth fushës, bagëtive, pazarit për të shitur fruta pemësh, dru për djegje etj…

Ynë At Latifi u sëmua nga brezi dhe mbet rreth një muaj i shtrirë në shtrat, kurse nanë Fazila ankohej nga kyçet e duarëve dhe me vështirësi i bënte punët e shtëpisë . Punët më të rënda i përballonte vëllau ynë Bislimi dhe motra jonë e madhe Ajshja, kurse ne të tjerët u shkonim mbrapa dhe mundoheshim t’i ndihmonim sado pak .
Me të mbaruar viti shkollor 1968/1969 Bislimi donte të nisej për në fshatrat e Sharrit për të kositë dhe për të sigurue të hollat për korrje shirjet e grurit, por edhe unë vendosa të shkoj me te dhe ashtu bëmë . Kur mbrrimë në fshatrat e Sharrit gjetëm shumë hallegjinjë nga rrethi ynë dhe u informuam për rrethanat dhe kushtet e argatëve në ato anë .
Duhej të gjenim ndonjë pleme dhe të flenim ilegalisht, sepse goranët , jo që nuk bënin konak, por edhe në pleme nuk lejonin të flenim …
Çdo mëngjes heret dilnim në qendër të fshatit me u shitë, pra me gjetë ndonjë pronar që të na merrte për t’i kositë livadhet …
Në fillim, jo vetëm që nuk na merrte kush në punë, por edhe ata hallegjinjët e rrethit tonë talleshin me ne me fjalët : « – A mund po i mbani kosët në krah me bacin ?!… Hajt baco shkoni në shpi e ruani gjanë e gjallë, se nuk është kosa për ju ! « , … etj.etj.
Unë kisha besim të madh në Bislimin, sepse jo vetëm që ishte dy vjet më i madh se unë, por ishte mjeshtër i mirë i kosës dhe të cakaturën e kosës që i bënte ai, nuk dinte ta bënte asnjë tjetër .
Kaluanë dy tri ditë dhe ne nuk gjenim punë, por fati e deshti dhe në ditën e tretë erdhi një fshatar dhe na propozoi të marrim një livadh për ta kositur kotrrum, sepse nuk na besonin të na paguanin me ditë .
U goditëm me pronarin e livadhit dhe menjëherë shkuam bashkë me të në livadh . Ai na la në livadh dhe shkoi, kurse ne filluam punën… Ishte ditë e freskët dhe kishte pak lagështi e kishte ajam për kositje . Kur erdhi pronari na e solli drekën, ne kishim kositë gadi gjysmën e livadhit . Na solli bukë të mirë , në vegsh mish qingji me pasul dhe ne na u shtue vullneti dhe energjia për punë, pasi që nuk e dinim që goranët, të cilët nuk bënin konak ishin bukëdhënës të mirë . Pak para mbramjes erdhi prap i zoti i livadhit dhe na pa se ne kishim atkosët e fundit , pra ishim në mbarim të kositjes së livadhit . Me çka ai shprehi habinë se si kishim mujtë me e mbarue gjithë atë livadh për një ditë . Filloi të kontrollonte nën atkos mos kishim bërë ndonjë hile, por u bind se punën e kishim bër mirë dhe pa hile . Nmegjithëse ne e kishim goditur 150 dinarë,(një argat ditor shkonte 30 dinarë), i zoti i livadhit duke e pa moshën tonë të re tentoi të na paguante vetëm për dy argat. Pra vetëm 60 dinarë .
Bislimi më dha thikën e tij dhe më tha që unë t’i kërcknohesha goranit, kurse ai të fliste me të mirë dhe ashtu bëmë. Megjithëse u acaruam bukur shumë me goranin, me intervenimin e një të moshuari u rregullua çdo gjë dhe ne i muarëm 150 dinarë . I moshuari dëshmoi se ne të dy nuk ishim ndalë për asnjë çast të pushojmë, andaj dhe e detyroi bashkëfshatarin e tij të na paguante . Pra ne të dy bashkë vetëm në ditën e parë të punës fituam pesë paga ditore për një ditë .

Menjëherë pasi i morëm të hollat, i moshuari na propozoi një livedh aty afrër dhe na e dha të njejtin çmim, sepse edhe ai i merrte rreth pesë argat për ta kositë. Ne filluam menjëherë punën dhe kositëm deri n’ora 22,00 kur u terrue . Plaku erdhi dhe ishte i kënaqur kur e pa se e kishim mbarue gadi gjysmën e livadhit . Na mori në shtëpinë e tij dhe ate, sepse fitoi një simpati për punën e mirë që kishim bërë, dhimbje për moshën tonë të re dhe se ishte bashkemnak me heroin tim, pra edhe plaku quhej Bislim
Prej asaj dite ne nuk flenim më në pleme, por te migja Bislim, i cili na e hapi derën e shtëpisë dhe zemrën sikur të ishim fëmijët e tij .

Falë mjeshtrisë së bislimit, të cilën ma mësoi edhe mua ne vazhduam të shkojmë çdo verë për të punue në fshatrat e malësisë së Sharrit . Në vitin 1970, derisa ne ishim në malësinë e Sharrit, Bislimit i erdhi një kontratë pune nga gjermania, të cilën me kërkesën e Bislimit ia kishte rregullue daja ynë që punonte në Gjermani …
Në Gjermani punoi vetëm një vit dhe ndërkohë rregulloi letrat që të punojë në Zvicer . Firma në të cilën punonte, duke e parë shkathtësinë e Bislimit e dërgoi në një kurse tremujor në Austri dhe pas këtij kursi u bë punëtor i specializuar në montimin, demontimin dhe komandimin e vinçave në kantjere ndërtimi .
Vëllau ynë Bislimi, heroi im që nga vegjëlia me të shkuar në zvicër u bë shtylla e familjes dhe jo vetëm që ua ngjiti dorën dy prindërve tanë, por na mbajti e na shkolloi të gjithë vëllezërve dhe motrave tjerë më të ri se ai .

Në Zvicer qëndroi deri në fund të vitit 1988 kur e gjithë Kosova ishte ngritur në këmbë për mbrojtjen e të drejtave të veta të rrezikuara nga ana e shovinistëve serbë .

Në fund të nëntorit 1988 mora një telefonatë nga heroi im , ku në mes tjerash më tha se :

  • Qamil, unë prej sot kam vendosë me e lëshue Zvicren
  • Eshtë vendimi yt dhe nuk mund të të them mos me u kthye në vendin tonë – ia ktheva unë
  • Qamil , ti e di që unë kam qenë 17 vjeçar kur jam dalë prej Kosove, e çova kohën më të mirë të rinisë time në Zvicër. Zviceranët e kanë pa që jam punëtor i mirë dhe jo vetëm mue që më kanë propozue shtetësinë zvicerane, por po dojnë që edhe familjen time të ngushtë me i pru në Zvicer . Pra po dojnë me mi marrë edhe fëmijët . Unë kam vendosë me u kthye dhe mos me i largue fëmijët e mi nga Kosova . Në anën tjetër derisa krejtë Kosova është çue në kambë me e mbrojtë autonominë e 74-ës, e unë me nejtë në Zvicer me ba sehire nuk ban dhe nuk po mund të duroj . Dua të shkoj atje dhe në qoftë se e lypë nevoja vetë dhe vullnetarisht do të hudhem në mes të zjarrit në të cilin po digjet krejt populli i Kosovës – mi tha këto fjalë shumë i vendosur dhe i bindur në drejtësinë e vendimit të tij, me çrast e pashë se nuk kisha çka t’i them, sepse kur Bislimi merrte një vendim, nuk kishte kush ia kthen mendjen
  • Vëlla i dashur Bislim,
    Edhe njëherë po të them se, nuk mund të të them që mos të kthehesh në vendin tonë, por vetëm për një punë më vjen keq . Sa ke qenë në Zvicer ke marrë pagë të mirë rreth 6000 franga zviceriane, ke marrë edhe shtesat e fëmijëve gadi njëmijë franga, kurse në Kosovë të duhet me punue një muaj dhe nuk e di a mundesh, për një muaj me e nxjerrë një meditje të Zvicres – i thash me një kujdes dhe shtërngim emocional mjaft të ndrojtur
  • Aiiii…, Qamil bre ! A qatë gajle e ke a ?! … hahaha
    Ndëgjo këtu vëllau im ! Në qoftë se zgjohem në ora 6,00 në mëngjes dhe kthehem në ora 7,00 në mbramje në shtëpi, edhe në Kosovë dhe ku do qoftë kam me pasë bukë për veti dhe për fëmijët e mi – ma ktheu heroi im Bislimi
  • Atëherë si qoftë ma hajr e ma mirë, ashtu u bëftë vëlla Bislim ! – ia ktheva unë dhe në fund më tha se do të vinte në Belgjikë para se të kthehej përgjithëmonë në atdheun tonë të përbashkët, të cilin aq shumë e deshti

Mbas dy ditësh erdhi në Belgjikë dhe qëndroi rrafsh një muaj ku e pritëm së bashku ndrrimin e moteve 1988/1989.
Me të ardhur në Belgjikë e pashë se nuk rehatohej dhe i propozova të dalim të pijmë një gotë diku afër në ndonjë tavernë. Propozimin tim e mirëpriti me kënaqësi dhe ashtu bëmë .
Shkuam te atomiumi, vizituam atomiumin dhe u ulëm në tavernën e atomiumit, e cila gjindej në njërën nga sferat e poshtme të tij
Muarëm nga një pije dhe filluam muhabetin rreth vendimit për kthimin e tij në Kosovë, por ai kishte hallin tjetërkund . Brengosej për fatin tim, dhe e hapi bisedën drejtë në temën që e mundonte

  • Qamil , Derisa kam qenë në Zvicer, çfarë do problemi të kishe pasë kam pasëmundësi të të ndihmoj, por tashti jam tuj u kthye në Kosovë dhe jo që nuk mund të të ndihmoj ty, por ndoshta edhe për veti do të hjek keq, andaj due që sa të jam unë këtu , ti të blejsh një shtëpi, sepse nuk due të rrishë dyerve të halkkut në banesë me qera ! – më tha me një vendosmëri të pa shoqe dhe nuk dija se çka t’i them
  • Vëlla i dashur Bislim, Unë deri sot i kam urrejtë ata që kanë ble shtëpija në Belgjikë, apo ku do qoftë në shtetet tjera në Evropë, sepse kur të shtijmë rranjë në vend të huaj, është shumë e zorshme me i shkulë ato rranjë dhe me u kthye në vendlindje – i thash unë
  • Ndëgjo këtu Qamil !
    Në qoftë se je ai Qamili që ke qenë në Kosovë dhe ke ikë nga gjyqi ushtarak i ushtrisë jugosllave, atë ditë që të krijohen rrethanat me u kthye e shet shtëpinë dhe kthehesh . Unë nuk shkoj për Kosovë pa të pa ty që e bane pazar një shtëpi, apo një banesë . Dua të di që nuk je dyerëve të hallkut, por e ke një kulm mbi krye ! Mos mujsh ti me e pague , më thuaj dhe unë shkoj në Zvicer, i nxjerri të hollat e pensionit dhe t’i jap . – mi tha këto fjalë me aq bindje e vendosmëri, sa që nuk kisha asnjë mundësi kundërshtimi
  • Mirë vëlla i dashur Bislim, do të shohim bashkë dhe shtëpinë e parë që e gjejmë me çmim të leverdisëshëm do ta bëjmë pazar . Sa për të holla nuk kam problem, sepse jam në punë dhe i kam të kursyera sa për të pague 10 % të çmimit , apo vlerës së shtëpisë dhe shpenzimet e noterit, kurse pjesën tjetër i marr kredit në bankë …

Mbas dy tri ditësh së bashku me familje dualëm në shetitje në parkun e atomiumit, pastaj do të bënim një vizitë te daja i time shoqe dhe rastësisht më shkoi syri në një afishe, e cila tregonte se një shtëpi ishte në shitje
E ndala kerrin para shtëpisë dhe zbrita për ta parë nga afër afishen dhe kushtet e çmimin e shitjes së shtëpisë . E mora numrin e telefonit dhe hyra në kerr .
Gruaja ime nuk dinte asgjë për bisedën që kishim bërë me heroin tim, vëllaun e madh Bislimin

  • Çka e ndale kerrin ? – mu drejtue çortueshëm ime shoqe
  • Do ta blejmë këtë shtëpi – ia prita unë
  • Çfarë të blemi shtëpi, kur ti po grindesh me njerëz pse po blejnë shtëpi në Belgjikë , se kurrë nuk mund të kthehen ma në atdhe ?!
    E tash vetë thua se dojmë me ble shtëpi !- më tha ime shoqe dhe kishte të drejtë
  • Eh, po kanë thanë pleqët ; – Mos kesh n’kodër, se t’vjen n’votër ! – ia ktheva unë

Shkuam te daja i gruas për vizitë, pastaj u kthyem në banesën tonë dhe menjëherë i telefonova agjencisë, e cila e shiste shtqpinë . Caktuam një termin për vizitë dhe mbas dy ditësh shkuam e vizituam shtëpinë dhe aty për aty u dakorduam për çmimin e shitblerjes . Desha t’i jap një kopar, por belgu,( Mr. Song ), njihte shumë miqë të mi shqiptar, kryesisht emigrantë të vjetër të ikur nga Shqipëria londineze dhe nuk pranoi të merrte kopar duke u arësyetuar se ,

  • Në qoftë se ju shqiptarët keni besën , ne belgët kemi fjalën e nderit dhe mos ke merak, sepse shtëpia është e jotja .
    Ty dhe bashkëshorten tënde ju pres në zyrën time të hënen në mëngjes në ora 9,00 për të nënshkrue kontratën e shitblerjes
    Ishte ditë e premte dhe Zr. Songun e ftova në banesë për darkë . Megjithë kundërshtimin e Zr. Song, vëllau im Bislimi filloi të fliste gjermanisht me te dhe e bindi që të vinte së paku për të shijue një gotë vere burgund kosove, nga e cila kishte sjellë tri shishe
    Në mbrëmje erdhën Zr. Song dhe një mik pejan me gjithë të shoqen e tij, me ç’rast kaluam një mbrëmje shumë të mirë miqësore
    Kaloi fundjava dhe të hënen në mëngjes i telefonova Zr. Song për t’i konfirmue se po nisemi për në zyrën e tij .
  • Zotëri Zekolli, më vjen keq , por shtëpinë e kam shitë dhe ate me një çmim 25 % më të lartë – më tha zëri në anën tjetër të telefonit
    Megjithëse u bëra dhé i zi nuk e dhash veten dhe ju drejtova :
  • Nuk ka asnjë të keqe Zr. Song, sepse edhe kjo është pjesë e tregëtisë
  • Zotëri Zekolli merre të shoqen tënde dhe ejani të në,shkruajmë kontratën , sepse kjo është fjala e nderit që kemi ne belgët !- më tha Zr. Song
    Shkuam e nënshkruam kontratën, kurse vëllau dhe heroi im Bislimi qëndroi në shtëpi me djalin tonë Liratin, i cili sa kishte mbushur një vit .

Mbasi e nënshkruam kontratën dhe ia dhash 10 % të të hollave na e solli nga një kafe, por e luti time shoqe që të rri në zyrë se ai kishte një punë me mua

Pasi që dualëm në një pjesë tjetër bashkë me kafet më solli një shishe konjak dhe dy gota . I cakrruam gotat dhe në bisedë e sipër më tregoi se si ishte puna që kishte një klient, i cili i kishte propozue një çmim më të lartë pë 25 % të çmimit .
Pas insistimit tim miqësisht , Zr. Song mu drejtua .

  • Zr. Zekolli në qoftë se do t’i ndajmë bashkë ato 25 % të çmimit të shtëpisë, e prishim kontratën dhe ia shesim shtëpinë atij individit, i cili më ka propozue dhe ty ta gjej menjëherë një shtëpi tjetër, përndryshe shtëpia është e jotja
  • Zr. Song , unë nuk e kam pasë mendjen me ble shtëpi, por vëllau im me këmbëngulje më ka detyrue që ta blej . Qëllimi im nuk ka qenë dhe nuk është të fitoj nga kjo shtëpi, por vetëm t’i bëj qefin vëllaut dhe të kam një kulm mbi krye për familjen time . Pra në qoftë se ty të ngelet merak, nuk ka asgjë të keqe, prap jepja atij, i cili të ka propozue ato 25 % në të zezë, pra për xhepin tënd, por të lutem dua të më tregoshë se , kush është ai person që të ka propozue , sepse belgët nuk dinë merifete të tilla ?! …- i thash unë megjithëse tani veç e kisha nënshkrue kontratën
  • Zr. Zekolli, Nuk mund të tregoj, sepse te ju shqiptarët keni ligje të forta hakmarrjeje, prandaj po e lëmë me kaq dhe gëzuar e ta gëzoni shtëpinë ! – më tha belgu dhe cakrruam gotat
    Kur e përmendi hakmarrjen më shkoi mendja keq dhe i premtova që, jo që nuk do të bëj asgjë, kundër atij personi, por as ime shoqe dhe im vëlla nuk do të marrin veshë asgjë në lidhje me këtë punë
  • Atëherë Zr. Zekolli, Personi që më ka telefonue të premten n’ora 23 e 30 minuta mbasi kemi ngrënë dhe kemi pirë në banesën tënde është ai musteqoshi, i cili sihte mysafir i juaj bashkë me gruanë e tij
    E falenderova dhe i premtova edhe njëherë që nuk do t’i thoja asgjë, as atij, as nuk do ta dijnë këtë gjest të shëmtuar të pejanit, as vëllau dhe as gruaja ime

Pasi u kthyem në shtëpi , hapëm një shishe konjak Skenderbeg dhe festuam bashkë me vëllaun e heroin tim Bislimin
Pra Bislimi, jo që kujdesej për prindët, vëllezërit, motrat, fëmijët e tij, nipat e mbesat në Kosovë, por kishte edhe hallin tim dhe duke iu falenderue këmbënguljes së tij më detyroi që të bleja edhe unë një shtëpi në Belgjikë

Bislimi u kthye në Kosovë, jetoi rrafsh dhjetë vjet në atdhe në mes jetës dhe vdekjes, pa u frigue dhe pa u dorëzue asnjëherë të vetëm dhe kur lindi UÇK-ja , Ai me energjinë e tij që kishte nuk u ndal për asnjë moment të vetëm derisa ra në altarin e lirisë më 23 Gusht 1998 , në lagjen Fangu të fshatit tonë, në luftë ballë për ballë me çetnikët serbë .
Heroi im, Bislimi, Jo vetëm që shpëtoi nga rrethimi i ushtrisë dhe milicisë serbe vëllaun e pestë Destanin vetë i gjashti, ndër ta edhe djalin e tij Dritonin, te Shelgjet e Bllacës, të cilët luftuan për 13 orë rresht kundër forcave ushtarake, paramilitare e policore serbe, por në bazë të dëshmive, me armën e tij la të vrarë disa ushtarë të armikut

Vëlla Bislim, heroi im kurajoz , të falemnderit për çdo gjë që më mësove, më këshillove dhe udhëzove gjatë gjithë jetës tënde, të jam borxh, të përulem dhe të falem për jetë e mot !

Qoftë i përjetëshëm kujtimi për ty heroi ynë Bislim Latif Zekolli ! ??☀️?
Lavdi për jetë e mot !

Fotografia e Qamil Zekolli
Fotografia e Qamil Zekolli

Burimi/Facebook- Qamil Zekolli

Ilir Çumani: “Rama është kthyer në tumor malinj. Largimi i tij është emergjencë kombëtare…”

No Comments Lajme Opinion

Ilir Çumani, aktivist i njohur i Shoqërisë Civile në mbrojtje të të Drejtave të Fëmijëve Jetim shkruan se, largimi i Ramës tashmë është një emergjencë kombëtare. Sipas tij, Rama nuk ka as ideal dhe as ndjeshmëri për të qarë hallet e shqiptarëve. Akti i fundit i krizës humanitare, me karvanin kilometrik të shqiptarëve që niseshin për në tokën helene, por të bllokuar me ditë të tëra në zhegun e nxehtë të vapës dhe të uritur pa ujë e ushqim, me fëmijë, pleq e të sëmurë, tregon se sa e papërgjegjshme është një qeveri e ardhur në pushtet pa vullnetin e sovranit….

“Hipokrit…Demagog…I pashpirt… Katran me bojë…. Largimi i këtij njeriu nga pushteti, sot, më shumë se kurrë, përtej të majtës dhe së djathtës, është imperative dhe një emergjencë kombëtare.

Ky njeri i’a mori erzin edhe të majtës, ngase në këtë forcë politike ai është krejt aksidental, pa asnjë lidhje me doktrinën e saj, sepse nuk ka kauzë, nuk ka aspiratë, nuk ka ideal, nuk ka ndjeshmëri dhe as empati prej burrështetasi për të qenë mishërim i halleve të një populli të shumëvuajtur, ku e ka zhytur keq e mos më keq me veprimet e tij korruptive, destruktive dhe hakmarrëse.

Këta individë, përmes disa aftësive të veçanta që kanë, (përfshi edhe artin e gojëtarisë për të manipuluar turmat), kur posedojnë pushtet dhe para, bëhen malinj dhe në këtë rast, nuk ka “laborator” dhe “kirurgji” politike e diplomatike ndërkombëtare që ta shkuli me rrënjë këtë metastazë agresive në trupin e Atdheut që sot po lëngon vetëm për faj të tij…”

Më tej, duke postuar një video të prononcimit në dy kohë të Ramës opozitar dhe të Ramës Kryeministër për të njëjtën çështje, që lidhet me fluksin e frikshëm të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria për në vendet e BE – së, e në dy kohë.

Çumani shkruan: “Të dashur Miq! Dëgjojeni me vëmendje këtë supergënjeshtar se ç’farë thoshte në 2013 – tën kur përdorte të gjithë arsenalin e propagandës: hipokrizinë dhe demagogjinë e tij të pashembullt për të marrë pushtetin; dhe çfarë thotë për të njëjtën çështje tani, që ka 7 vjet që sundon si Despot – Sadomazokist në pushtet….

Ai, përveç se ka viktimizuar një popull të tërë duke e zhytur në një varfëri e mjerim të pashpresë përmes politikave represive dhe abuziviste që ka përdorë, por, ka kurajon dhe i etiketon këto viktima të pushtetit të tij si “…të poshtër…”.

Besoj se tani, Njerëzit e dinë fare mirë se kush është edhe gënjeshtar, por, edhe super i poshtër, cinik e tinëzar, i pashpirt, dinak dhe i lig njëkohësisht…..Jam i bindur se, përveç nostalgjikët e tiranisë, idhujtarët dhe mercenarët e pushtetit të tij korruptiv që lëpijnë kockat e pushtetit, (të cilët sulmojnë me komente e tyre të pa baza, sa herë bëjmë publike paradokse të tilla që lidhen me pushtetin dhe qeverisjen korruptive….), askush tjetër nuk e beson dhe nuk e mbështet më këtë shkaktar kryesor të së keqes dhe dramës kokektive të shqiptarëve….Njerëz, kujtesa është e vetmja arsye që ju bën të reflektoni dhe të korrigjoni të tashmen dhe të ardhmen….

Nga Ilir Çumani

Burimi/voal.ch/

DY AUTOKRATË – SUNDIMTARË, SI DY PIKA UJI…… !

No Comments Lajme Opinion

Çfarë i bashkon dy autokratët në shoqëritë e sotme moderne, si për shembull, Aleksandër Llukashenkon e Bjellorusisë dhe Edi Ramën e Shqipërisë… …!? Konfuci, ideolog dhe filozof, sociolog dhe humanist i shquar, mbi teoritë e të cilit që prej 2.500 vjetësh është mbështetur dhe qëndron në këmbë i gjithë qytetërimi kinez, thotë: “Politikanët e korruptuar, të etur për pushtet dhe para, këta sundimtarë autokratë, përdorin të gjitha mjetet e pandershme për të kapur pushtetin….Dhe, pasi i’a kanë arritur këtij qëllimi, ata shqetësohen dhe përdorin çdo mjet të pandershëm, duke demonstruar hapur akte represive në dëm të popullit të tyre për të mos e humbur kurrë pushtetin…”.

Autokrati Llukashenko, ka 26 vjet që sundon popullin bjellorus, dhe së fundmi, i manipuloi zgjedhjet në Bjellorusi, me synimin e vetëm për të sunduar edhe 4 vjet të tjera në pushtet…. Autokrati Edi Rama, ashtu si edhe Lukashenko, ka më shumë se 20 vjet që, së bashku me sivëllezërit e tij autokratë këtu në Shqipëri, e ka sunduar dhe po e dominon skenën politike shqiptare duke grabitur të gjitha pushtetet e pavarura kushtetuese dhe duke përdorë të gjitha mjetet e pandershme me metodat manipulative e antidemokratike, si për shembull: manipulimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave…me qëllim mbajtjen në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike të pushtetit të tij personal! Tashmë, pasi përdori të gjitha mjetet dhe metodat e tij manipulative, antidemokratike dhe antikushtetuese, Kryeministri Rama arriti e zhbëri Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, dhe, pasi rrëmbeu të gjitha pushtetet, synon të marrë edhe një mandat të tretë në qeverisjen e vendit, edhe pse zullumi i tij në keqpërdorimin e pushtetit përmes abuzimeve dhe korrupsionit është tejet i frikshëm dhe i pashembullt në këto 30 vjet të një sistemi kaotik të tranzicionit shqiptar…Dhe për këtë, vetë ai është i bindur se është në kuotat më të vobekëta si të mbështetjes popullore, ashtu edhe të ekektoratit të majtë.

Me “kostumin” dhe imazhin e Kryetarit të radhës së OSBE – së, autokrati i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur dëshirën e tij që të shkoj në Bjellorusinë e trazuar që po gëlon nga protestat e qytetarëve pas manipulimit të zgjedhjeve, për të takuar autorin e këtyre manipulimeve dhe shkaktarin kryesor të gjëndjes së krijuar atje, autokratin Akeksandër Llukashenko… Pyetja që shtrohet dhe kuriozon sot kancelaritë evropiane, diplomacinë perëndimore dhe të SHBA – të, (të cilat, pas protestave të ligjshme të opozitës dhe të popullit bjellorus, i kanë kontestuar këto zgjedhje), është se, cili do të jetë mjeti dhe gjuha “diplomatike” që këta dy sundimtarët autokratë do të përdorin kokë më kokë për ti hedhë hirin syve faktorit diplomatik vendas, dhe veçanërisht atij ndërkombëtar….!?

Të presim spektaklin e radhës… Por, nga eksperienca në këto vende me demokraci të brishta, një gjë është e sigurtë: në gjithë këtë “lojë shahu” që po luhet sot, të humbur do të jenë padyshim demokracia dhe populli bjellorus, ndërsa të fituar do të dalin si gjithmonë autokratët dinak, që mjeshtërisht i bishtënojnë me dinakëri situatave dhe krizave të tilla edhe kur ata ndjejnë rrezikun e humbjes së pushtetit….!

Nga Ilir Çumani

Në vijat e trasha të politikës serbe:Kosova nuk është e njejtë me ,,Republikën serbska,,në BH!

No Comments Lajme Opinion

Udhëheqësi kontraverzë dhe i fshehur pas nacionalizimit serb,Dodik dhe presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiq po përgatisin,,platformën,,në takimin e Washingtonit më 2 shtator 2020,ku,sipas skenarëve të nëntokës në BH do të kërkojnë një paralelizëm në mes të ,,Republikës srbska,,dhe të shtetit të Kosovës(sic!).

Në këtë rrafsh politik,delegacioni i shtetit të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti,duhet të jenë në gadishmëri në ,,istikamin diplomatik,,që të kundërshtojnë me argumentet më të rrepta të kohës se,kjo farë ,,republika serbska,,e krijuar nga Serbia e Milloshevqit dhe në vazhdimësi me pionerët e tij A.Vuçiq të ndalen në provokimet luftënxitëse në mes popujve të Ballkanit.

Koha e mashtrimeve diplomatike të Serbisë deri në fund të shekullit të kaluar,kanë marrë fund dhe,kujtojmë se Serbisë në takimin në Washington më 2 shtator 2020,të bëhen vijat e qarta se deri këtu ata mëtej nuk mund të instrumentalizojnë realitetin e Republikës së Kosovës me do ,,paralelizma,,serbe në BH dhe relacionet e dorës diplomatike ,,nisja,fillo dhe le të dalë çfarë të dojë,,(sic!).

Çikago,gusht të motit 2020

Burimi/Facebook

Pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk mori ndonjë detyrë zyrtare në institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut?

No Comments Lajme Opinion

Prej kohës kur u themelua partia shqiptare(BDI e Ali Ahmetit),njeriu i saj i parë pas kaq vitesh në të gjitha zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut,asnjëherë nuk mori ndonjë detyrë të rëndësishme në institucionet shtetërore?Edhe në këto zgjedhje parlamentare partia e tij fitoi 15 deputetë dhe i takoi,,hisja,,që të bisedojë me Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re Zaev II në Shkup,ku lideri shqiptar nuk është përzgjedhur në asnjë organ shtetëror në qeverinë e re ose në parlamentin maqedonas.Në këto vende të rëndësishme sipas marrëveshjes Zaev-Ahmeti,ky i fundit ka përzgjedhur nga BDI disa nga kuadrot politike e vetë ka mbetë në zyrën e selisë së partisë në Reçicë të Tetovës e jo në Shkup.

Pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk mori (asnjëherë)ndonjë detyrë të rëndësishme shtetërore ose parlamentare në Maqedoninë e Veriut,kjo jep me kuptua se ky lider e ka përmasën politike dhe besa edhe të (shkollimit akademik(?),ndonëse para do vitësh lideri nga Zajazi i Kërçovës në Kolegjin privat të zotni Merko(kryetar i komunës)në Strugë,pati marrë titullin ,,shkencor-akademik(lexo:Prof.dr.)nuk dihet për të cilin drejtim të dijes është bërë me këtë shkallë të lartë ,,shkencore,,(sic!),dhe na çuditë kjo e dhënë pse ky lider i partisë politike shqiptare(BDI)mos të jetë të zëmë kryetar i parlamentit të Maqedonisë së Veriut në Shkup apo zv.kryeministër në kabinetin e Zoran Zaevit në Shkup…?!

Pse kaq shumë po dridhet Ali Ahmeti për emrimin e tij si bartës i jetës politike (shqiptare)në institucionet shtetërore të këtij shteti me një demokraci të brishtë dhe,së kendejmi më qëndrimet kushtetuese (unitar) ka krijuar një ndarje në mes të dy popujve shumicë në këto hapësira(maqedonë e shqiptarë),ku këta të fundit që nga vitet 1945 e deri tash e kanë statusin e pa zgjidhur të pakicës kombëtare të dhe jo shtetformues(sic!).

Në çuditë fakti se tërë (angazhimet e tij politike)Ali Ahmeti i bisedon me përfaqësuesit politikë maqedonas,saherë që duhet ë bëjë koalicione vetëm përmes tovolinës politike dhe asnjëherë kjo parti politike (BDI)nuk e ka hapur në mënyrë të drejtë kombëtare dhe demokratike çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në këtë shtet përmes kërkesës me standardet e BE-së për barazinë,lirinë dhe demokracinë e popujve në këtë pjesë të Ballkanit të trazuar nëpër historinë e përgjakur,kur e kur shqiptarët gjithherë ishin në shenjestër të këtyre fronteve të ushtrive të fqinjve tanë grabitqarë të tokave etnike në këto hapësira ballkanike.

Pse Ali Ahmeti po qëndron në periferi të Reçicës së Vogël aty ku e ka selinë partia e tij politike(BDI)dhe nuk e kemi parë asnjëherë në krye të ndonjë nga institucionet shtetërore apo të jetës parlamentare(pos të deputetit)dhe të kryetarit të parlamentit të zëmë kësaj radhe në vend të Talat Xhaferit(?!).Pse të tjerët militantë të BDI-së i rahatoi sa më mirë në kabinetin e qeverisë Zaev II madje edhe Artan Grubi për të cilin edhe bashkëpartiakët e tij kanë mospajtim për emrimin e tij në krye të tryezës së kabinetit qeveritar (zv.i parë i kryeministrit Zaev në Shkup,ndërsa vetë nga mbetur në rolin e liderit të BDI-së apo ndoshta nën hije(…)ky njeri që flet pak dhe më shumë heshtë e ka gjetur vetën matanë korridorit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut(?).Kjo do të shihet edhe në këtë mandat dhe më ,,martesën,, e koalicionit me PSD-së të Zoran Zaevit,që,nëpër këto vite të bujshme të këtij shteti me një gjysëm frymarrjeje e kemi parë se si ka vepruar Ali Ahmeti me fjalët e tij jehonë e kohës(sic!)se ,,shteti im është Maqedonia,,duke shkuar tutje në ,,histori,, se ,,unë e kam shkatërruar Jugosllavinë,,(sic!)dhe,kur e kur duke e lënë çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare përmes aktit juridik të Kushtetutës si pakicë dhe jo shtetformues(sic!).

Mandati i qeverisë së re Zaev II do të nisë punën në Shkup me ministrat e resorëve të përgjedhur në tovolinën e marrëveshjes Zaev-Ahmeti,por problemet aktuale të çështjes shqiptare do të mbesin në margjinat e këtij mandati dhe brenda kapërtinave të Kushtetutës pa ndryshuar asgjë në favor të konventës së BE-së për avancimin e të drejtave të popujve të shtypur nën regjimin e egër komunist në këtë pjesë të Ballkanit.

Për fund vlen të shtrohet pyetja:Çfarë do të presin shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut pas këtyre zgjedhjeve dhe të formimit të qeverisë së re më resorët e ndarë për militantët e BDI-së (shumica prej tyre të njëjtit në këto vite)që asnjëherë nuk janë deklaruar për zgjidhjen e drejtë shqiptare përmes ndryshimeve të Kushtetutës,ku populli i dytë shumicë në përmasën prej 40%(shënime nga Samit NATO në Çikago në vitin 2004),do të ngritej në shkallët e barazisë kombëtare jo pakicë kombëtare,por popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti na ke lënë në dilemë pse kaq larg po qendroni ndaj institucioneve shtetërore.Pse nuk po bëheni pjesë dhe bartës politik i tyre në Shkup…?

Burimi/botasot.info/

Shembull i mirë për sot

No Comments Argëtim Histori

Krejt në rregull,por e kam zënë vendin e huaj!

Halim Binaku nga katundi Gllabar të Drenicës,ishte me tipare të Njeriut të nderuar dhe me drejtpeshimin e burrnisë shqiptare.Të gjithë ne që e kemi njohur në Drenicë e kemi po këtë mendim për shëmbullin e mirë të jetës së tij..!

I nderuari Halim punonte shofer i ndihmës së shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Gllogovcin e kohës dhe,tiparët e tij në punë,me shokët e kolektivit,respekti i pafund ndaj tij,bënte që ai të jetë kurdoherë në krye të punës,që aq shumë e respektonte dhe aq shumë niste mesazhet se si duhet të jemi afër punës dhe vetëm me punë mund të ecim përpara,thoshte Halim Binaku në takimet me njerëzit në Drenicë.

Për meritat e tij,punëtorët e kësaj ane në aktivitetin sindikal të komunës,Halimin e zgjodhën kryetar të kësaj organizate të punëtorëve të kohës.Nga kujtesa të gjithë ketë lajm e patën pritur në nderim ndaj tërë rrjedhave të jetës e të punës së sukseshme të Halim Binakut në Gllogovc.

Më pati ra hise që ndër ata që i shkuan në zyrën e sindikatës së punëtorëve në ketë qytezë të kohës për të uruar detyrën e re të kryetarit,Halim Binaku isha edhe unë dhe,posa u përshëndetëm me njeriun e nderuar të Drenicës dhe urimi për detyrën e re,ai pa ngurruar më pati thënë në shenjë falenderimi:

-Krejt në rregull,por e kam zënë vendin e huaj,-më tha shkurt Halim Binaku në zyrën që sapo kishte zënë vend një karrigë të ,,politikës sindikale,,në Gllogovc.

-Pse thuani kështu baci Halim,i them për të vazhduar muhabetin tonë në atë mëngjes të ftohtë nëntori të kohës…?

  • Si pse,-e thotë troç njeriu i respektuar dhe me ndershmëri.E dini se sa të rinjë e të reja ka sot Drenica(profesorë,inxhinerë në Feronikel,agronomë tjerë)pse mos të vijnë ata në ketë zyrë të sindikatës së punëtorisë,sepse po e them e kam zënë vendin e tyre, thoshte në fund ky burrë Drenice,që edhe sot kujtesa na afron në shpalimin e orës historike të kohës,kur kishte burrni dhe dinjitet për ata që dijnë më shumë dhe janë me diplomat e dijes universitare …!

Ky rrëfim le të shërbejë për klasën politike dhe për të gjithë ata që,në një mënyrë(ndoshta)e kanë zënë vendin e tjerëve në institucionet e shtetit të Kosovës!

Skënder KARAÇICA

Burimi/Facebook