Home

Lajme

Vitore Stefa Leka – Leter e hapur!

No Comments Lajme Opinion


Leter e hapur!
Drejtuar qytetarit te pare te Qytetit te Beratit , Kryetarit te Bashkise , zotit Ervin Demo!
Drejtuar qytetareve te ndershem , intelektualeve de mesueswve te qytetit 2500 vjecar!
Te nderuar bashke qytetar vellezer e motra te vendlindjes time te pa harruar!
Ju drejtohem me kete leter te hapur passi doja t’ju parashtroja me shume se nje kerkse, qe ka vite qe e kam bere dhe kur ishte kryetar Zoti Petrit Sina , po vec premtimeve , s’mora asnjehere pergjigje!
Pra ju drejtohem publikishte jo vetem si nje kerkese po me shume quheni si nje deshire , ne emer te respektit per nje grup grash Beratase qe kane shkruar histori te qytetit tone dhe kane kontribuar nder gjenerata mes shume sakrificash , mesimdhenien e gjuhes shqipe, thesarin e pa lekundur te Kombit tone!
E kush nga ju te nderuar nuk do ti kujtont ato “Pes yje te pa shuar” Margalina Basko Kushi, Viktori Langore Eleni Jance Stefa Kristina Bendi Zaka dhe Dhespina Paftali? Pes vajza qe morren rruget me karvanè neper pyjet e malit te Tomorrit per te frkuentuar shkollen e pare shqipe te vajzave(normalen) , deri ne Korce me qellim formimin e tyre si figurat me te dashura te femijerise per te gjithe ne , ate te Mesueses
Ishin ato vajza akoma te njoma me enderren dhe deshiren e madhe , qe me shume mundime e sakrifica u pregatiten me kurajo, vendosje dhe perkushtim , qe u bene mesueset e para te nxenesve te shkollave te qytetit tone
Keto Pes yje te pa shuara” e te pa harruara te qytetit tone do te meritonin sot me shume se kurre nje shkolle me emrin e dedikuar memories se nje historie, qe duhet kujtuar per sakrificat e ketyre heroinave te mesimdhenies se ABC-se sone te ndritur!Memoria e historise te qytetit Beratit duhet kujtuar nen emrin e ketyre pese yjeve , gra shembullor te forces femerore!
Me respekt
Vitore Stefa-Trieste Ital

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *