Home

Lajme

Nje jehonë se largu me zgjon nga gjumi, nje fllad qe me beri te harroj porosine time, endrren time per te shtrejten MUZIKE…

No Comments Argëtim Letersi

Nje rrugicke e shtruar me zhavorr me solli ne mendime per rruget e kotesise, rruge pa rruge, rruge me gunga sic i thone keto bashkefshataret e mij dhe, rruge me arna sic ne i themi atje ne qytetin e brishtë…
Rruge pa krye!… Rruge qe kerkojne diell!…
Ky sistem qe emer s’ka… S’ka kuptim, s’ka as dhe shpjegim, në gjithshka dhe nga askushi që mbjell dhe korr politika te shemtuara te tipit më unik ne bote.
Pra, ate te provincialit, mbase keto mendime me shkuan ne mendje per politikë berësit tanë qe “ngrysen si Spec dhe gdhihen Patllixhon”?!…
Dikush, që krekoset si kryetar partie, që mendimet i flijojnë të ngrira, zhytur thellë në kostumet e tij, kane zbritur nga provinca “me nje thes me gure per te ngritur dhe ai apo ajo nje murr”…
Dikur, kur Eftimia apo Lefkominia zbriten nga fshatrat
erdhen dhe u vendosën ne kryesinë e Partisë me detyra teper te rendesishme, ato kurre nuk e kuptuan dhe, kurre nuk mesuan se “pesha e dijes se tyre as nje grosh nuk ish”… ato mbetën si nje suvenir i vyshkur, për çudi qendronin ne tempullin popull ku ne krye kish mjerranin, derrin e kenaqur…
Pra, këto “gra politikane” që qëndronin stoike në poltronet e kuvendit popullor dhe të sjella nga thellësitë e provincave ishin “kotesia e lojes” së pa skrupullt te kohes qe jetuam dikur, ku me syte e zgrudulluara prej së largu ju ndjehej etja per uri seksuale…
Këto gra të dukeshin si burra, të vendosura si murr betoni, te ulura ne kuvend dhe, djersa ju dukej prej se largu nga teritali i kostumtë, nga cerapet e najlonta dukshem depertonte leshi mije vjeçar që nuk bënte asnjë dallim nga burrat, por kjo modë utopike jua shndërroi paraqitjen femërore!…
Cudi!… Cudi!…Cudi!…
Kane kaluar shume kohe dhe dekada dhe provinciali sot vjen ndryshe, na paraqitet me mode te stilit Amerikan, ku tashme aksesoret jane rripat (suspenders) e pantallonave, qe tregojne “zengjillik”, “pasunarin e ri”, floket e lyera me të kuqe, corapet e bardha pa diskutim, daljet e shpeshta ne TV për të trumpetuar drejtimin e “duhur” per popullin dhe per vatane?!… Ata kerkojne tituj me para, diplloma me ngjyra politike, dhe mendojne që jane ” nder per kombin”?!…
Si ENDACAK KARJERE mundet qe te kete zili që jetojnë me njëmijë të mira, mund të urresh, madje të të lindin dhe deshirat t’ua rrëmbesh të gjitha, por është vështirë të kuptosh “SHFRYTËZIMIN”, mbase ke menduar të pasurohesh duke vjel dhe korr ç’ka mbjell, por mbetesh i MJERË…
Ketu ne fshat, kurre nuk shuhet zjarri as në dimer dhe as në vere. Gjyshet i falen gjithmonë miresisë së zjarrit ne mbremjet e fresketa te veres!…
Nder ato male, prej hijeve te pa arriteshme të pemeve gjatoshe, gurgullojne zerat qe bashkojne mijevjecaret dhe, fuqia e tyre vallëzon madherishem duke me bere te ditur qe ndodhem ne qender te eres.
Nje jehonë se largu me zgjon nga gjumi, nje fllad qe me beri te harroj porosine time, endrren time per te shtrejten MUZIKE…
Çfare e pret neser ate qe ka nje are buke?… Ate qe plehrat i qemton kendezi, ku hallet ne qilar i strukin…
Nje kenge shprese e ndryhun ne zemer…
Vallë, ç’ po na pret neser?!…
Fytyra e ardhshme e tokes eshte pasqyra e ketij ferri?!… por keshtu e mendova për pak caste, por vec enderr ish…
Mbetet si refren i imi, refren i nje kenge te pa kenduar, dhe te pa APROVUAR…
Mendja nuk ma nxe, por as edhe gjykimi. Kjo force reale e magjesur ESHTE LENDINA IME, BRENDIA IME MAGJIKE!…
Ju politikane, mbreter apo … Zgjohuni nga thellesia e dehjes, e tymit, ku skorja ju eshte bere mik… Zgjohu dhe mendo, mendo pak caste…
QIELLIN MOS E BETONO!… DIELLIN MOS PENGO!.. AJER !… DIELL!… UJE!…
NATYREN DHE GJITHCKA MOS E PERVETESO!…
Jehona më sjell në mendje mërgimin. Mërgim me rrugëtime dhe udhë pafund që ju politikanë i shtruat si një pëlhurë dhe “tapet hollivudian” ku nënat baballarët derdhin lotët e amaneteve që lanë në vetmi.
Të rinjtë me dijet e tyre marrin vlerësim total nga bota, në tokë të huaj ngrenë foletë e suksesit që ju ja mohuat dhe i latë në harresën e bakshishit të pa paguar…
Më thuaj të lutem, ç’ e pret nesër këtë rini të mplakur, këtë
rini me ëndrra dhe emocione që kurrë nuk i’u shuan…?!
Por, ç’ e pret nesër atë që ka një arrë buke dhe mëngjeset i zgjon pagdhirë këndezi… jehona është e përbashkët në të dyja arenat, por jehona zanore e shpirtit akoma revolton momentin ku dijet akoma ndriçojnë vetveten…
Hallet strukur në qilar pa ditur akoma çfarë i pret nesër, por pse?…
Një këngë shprese ndryn në zemër, merr udhë dhe bën vend kudo si një jehonë premtimi për sot dhe ditët që do të vijnë… D. Ziu…🎹🎼🎶🎵🎶🎵🎶🎵

Shkruar nga Diana Ziu

Burimi/Facebook/Diana Ziu

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *