Home

Lajme

ASTRIT SULI I BERATIT U FLIJUA NË PASHTRIK PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

No Comments Argëtim Histori

Astrit (Hekuran) Suli, u lind më 15. 04. 1976 në fshatin Luzaj – komuna Lumas, Berat, me vendbanim në Kuçovë dhe ra dëshmor më 27. 05. 1999 gjatë operacioni „Shigjeta“ në Gorozhup të Pashtrikut.

Portret i Astrit Sulit i gdhendur në mermer në Lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së.

Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, pastaj edhe si ushtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij. Astrit Suli ka dhënë jetën për lirinë dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, në emër të lirisë, gjakut të përbashkët e kombit me të njëjtin emer – Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar.

Si bashkëluftëtar në brigadën 128 të UÇK-së në ZOP e kam të vështirë të shpreh kujtimet për bashkëluftëtarin Astrit edhe pse ndjej një krenari që pata rastin ta njoh si ushtar në radhët e brigadës ku ai u rreshtua me 15. 04. 1999, në komandën e Shtabit nr.1 në Kukës, ku asokohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i luftëtarëve të UÇK-së për ta luftuar e dëbuar okupatorin serb një herë e përgjithmonë nga Kosova. Nga shtabi i brigadës për mobilizim të luftëtarëve të lirisë ishte caktuar oficeri Sali Saramati tashmë dëshmorë. Saliu i jep të gjitha udhëzimet dhe rregullat ushtarake pasi kryen betimin e UÇK-së Astriti duke e pagëzuar për këtë veprim atdhetar, duke i thënë se në radhët tona ka përplot luftëtar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora.
Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshmet, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së.
Më 22 maj 1999 Shtabi i Përgjithsjëm i UÇK-së i dha urdhër brigades 128 në operacionin luftarak “SHIGJETA”, për sulm në hapsirën kufitare Drini i Bardhë – Pashtrik. Komanda e kësaj brigade hartoi planin strategjik luftarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar si vijë frontale ishte krahu i djatht Drini i Bardhë – Maja e Pashtrikut.
Në Gorozhup ishte përqëndruar komanda e brigades. Detyra kryesore e brigadës ishte kapja e vijës së Drinit të bardhë, pikat Vau i Morinës, Ura e Nashecit dhe Ura e Fshejtë, të cilën detyrë e realizuam me sukses.
Në ditën e 22 majit Astriti në togun ku ai bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq ku përkrahë tij ishin edhe bashkëluftëtarët e tij trima Aliriza Selmani nga Tetova dhe Flurim Rushiti nga Presheva, të cilët ishin në ballë të luftës ku luftohej makineria ushtarake e urryer serbe. Lufta sa vinte e ashpërsohej por u përmbyll edhe një ditë luftimi i ashpër, por ditët në vijim luftimi vazhdoi edhë më i ashpër ku armiku vuri në përdorim gjithë arsenalin ushtarkak që posedonte. Luftëtarët e lirisë nuk jepeshin por vazhdonin sulmin pa u ndalur ku krismat e armëve dëgjoheshin nga Drini i bardhë e deri në Qafë Prush, armiku po lëshonte disa nga pozicionet luftarake si ato në lagjen e Jelliqëve, Binaj,Tejec, Milaj dhe Stajk, por nga largësia granatonte poziconet tona me tanke artilerie, minahedhës e kaqusha 32 tytëshe.
Në këtë betejë u dallua Astriti me shokë duke luftuar më shumë në këmbë së bashku me Alirizanin dh e Flurimin. Ata marshuan vetëm përpara duke lënë oficer e ushtar serb të vrarë e të plagosur. Kështu erdhi dita e 27 majit ku oficer e ushtar të brigades tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, bijtë e shkinës ishin në tërheqje e panik, djemtë e shqipës marshonin përpara, por për një çast në drejtimin ku luftonte Astriti me shokë, pushuan armët, mësuam se ishin vrarë nga plumbat e armikut serb, Astrit Suli dhe Alirizan Selmani, dhe ishin plagosur ca të tjerë…Na kaploi një dhimbje e papërshkruar, njëkohësisht dhe një krenari për shqipet e lirisë…Ne vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve të rënë dhe ua morëm hakun shumfishë duke e larguar Serbin nga toka shqiptare…

Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit. Mbase nuk do ta besonte as nëna që e kishte lindur, babai që i gëzohej burrërimit të birit, Astritit. Ai më 27 maj 1999 bjen si dëshmor i kombit në radhët e UCK-së, gjatë një beteje të ashpër që Brigada 128 sulmuese e UÇK-se zhvilloi në malin e Pashtrikut, në kufi me Hasin.
Më 30 janar të vitit 2000 eshtrat e 24 vjeçarit nga Luzaj i komunës Lumas, me nderimet më të mëdha u përcollën për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Berat. Ngritja e lapidarit të tij në Kuçovë është punuar nga skulptori Nezir Ago, portretin e dëshmorit të kombit Astrit Suli e kishn porositur bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës, krerët e shoqatave të dala nga lufta, djali i komandantit legjendar të UÇK-ë Adem Jasharit, Lulzim Jashari, komandanti i Brigadës 128, Ruzhdi Saramati, eprorë të lartë të TMK-së, këshilltari i kryeministrit Çeku, Arif Muçolli, morën pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit nga rrethi i Beratit, Astrit Hekuran Suli i rënë në betejën e Garrazhubit, më 27 maj 1999.
Njëmbdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria dhe partitë duhej tu siguronin materialisht jetën prindërve dhe fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si gjithkund në botë në fund të luftrave çlirimtare, por për fat të keq po ndodh e kundërta. Në tekstet e historisë për shkolla të mesme, UÇK-së luftës së saj çlirimtare dhe dëshmorëve të kombit që nga legjenda Adem Jashari e deri te Astrit Suli në këtë rast, u kushtohet deri në katër here më pak vend se partisë dhe udhëheheqies së saj, që e ka kundërshtuar këtë ushtri dhe luftë çlirimtare.
Për këtë luftë çlirimtare ende nuk kemi vepra shkencore dhe filma artistik, siç kanë kroatët dhe boshnjakët. Institucionet në Kosovë arsyetohen se nuk kanë mjete financiare! Ndërsa harxhojnë me miliona euro për rrogat e majme të deputetëve në Parlament, për karburante, telefonata, kokteje, dreka e darka, por nuk gjejnë mjete për veprat e dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe për bashkëluftëtarët e tij.

Nga Avdi Ibrahimi

Burimi/Facebook – Frasher Racaj

Cili test është më i mirë për COVID-19? Mësojeni para se ta bëni

No Comments Teknologji

Me kërkesë te shumë pacientëve dhe qytetareve ne vijim një shkrim i marrë nga revista ‘Harvard Health Publishing’, i datës 10 Gusht 2020.

Tani kur jemi disa muaj në pandeminë COVID-19, hapat që duhet të ndërmarrim për të kontrolluar në mënyrë efektive shpërthimin janë bërë të qarta: Larja e duarve dhe distanca, testimi i gjerë dhe shpejtësia e prodhimit rezultateve dhe gjurmimet e rasteve të kontaktit. Asnjë nga këto nuk është e lehtë të mirëmbahet dhe vazhdohet për një periudhë të gjatë.

Por të kombinuara, ato janë shanset tona më të mira ndërsa presin trajtime më të mira dhe një vaksinë efektive.

Pra, cilat teste jane në funksion për t’u përdorur?

Shumë lloje të testeve në dispozicion po mbjellin konfuzion në mënyrë të konsiderueshme. Fatkeqësisht, për shkak se ky koronavirus i ri është me të vërtetë i çuditshëm dhe është një sëmundje e re, informacioni rreth këtyre testeve është i paplotë dhe opsionet për testime vazhdojnë të ndryshojnë. Por ja çfarë dimë tani në lidhje me testet e dizajnuara për të diagnostikuar infeksionin aktual dhe ato që tregojnë nëse keni pasur më parë virus.

Testet diagnostikuese për infeksionin aktual

Nëse doni të dini nëse jeni të infektuar aktualisht me virusin COVID-19, ekzistojnë dy lloje të testeve: teste molekulare dhe teste antigjenesh.

Teste molekulare (quhen edhe teste PCR, teste ARN virale, teste acidi nukleik)Si bëhen? Nëpërmjet vrimave të hundës, strishot e fytit dhe testet e pështymës ose lëngjeve të tjera trupore.

Çfarë kërkon testi? Testet molekulare kërkojnë një material gjenetik që vjen vetëm nga virusi.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Kjo gjë varet nga aftësia e laboratorit. Rezultatet mund të jenë gati në të njëjtën ditë, por zakonisht zgjasin të paktën një ose dy ditë.

Testi mokular që përdor një strisho të thellë të hundës është zakonisht alternativa më e mirë për detektimin Covid-19, pasi që ka efikasitet më të lartë sesa metodat e tjera diagnostikuese ose mostrat nga tampon në fyt ose pështymë.

Testet e antigjenit

Si bëhet? Përmes tamponit të hundës ose i fytit.

Ku mund t’i merrni këto teste? Në zyrën e një spitali ose mjeku.

Çfarë kërkon testi? Ky test identifikon fragmente proteine (antigjene) nga virusi.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Teknologjia e përfshirë është e ngjashme me një test shtatzënie, me rezultate të disponueshme në minuta.

Po në lidhje me saktësinë? Shkalla e raportuar e mungesës së efikasitetit është e lartë – 50%, kjo është arsyeja pse testet e antigjenit nuk favorizohen nga FDA. Sidoqoftë, për shkak se testimi i antigjenit është më i shpejtë, më pak i kushtueshëm dhe kërkon teknologji më pak komplekse për të kryer sesa testimin molekular, disa ekspertë rekomandojnë testimin e përsëritur të antigjenit si një strategji të arsyeshme.

Testet për infeksionin e kaluar

Testet e antitrupave (i quajtur edhe testimi serologjik)

Si bëhet? Merret një mostër gjaku.

Ku mund t’i merrni këto teste? Në zyrën e mjekut, laboratorin e testimit të gjakut ose në spital.

Çfarë kërkon testi? Këto teste gjaku identifikojnë antitrupa që sistemi imunitar i trupit ka prodhuar në përgjigje të infeksionit.

Sa kohë duhet për të marrë rezultate? Rezultatet zakonisht janë në dispozicion brenda disa ditësh.

Po në lidhje me saktësinë? Një test i antitrupave i kryer herët mund të çojë në rezultate false . Kjo ndodh pasi që duhen një javë ose dy pas infektimit, në mënyrë që sistemi juaj imunitar të prodhojë antitrupa.

Hulumtimet sugjerojnë që nivelet e antitrupave mund të veniten vetëm për disa muaj.

Saktësia e vërtetë e testeve për COVID-19 është e pasigurt!

Fatkeqësisht, nuk është e qartë saktësisht se sa i saktë është secili prej këtyre testeve.

Burimi/Info Atdheu

Shkolla Shqipe “Alba Life” NY do të fillojë në online vitin akademik mësimor 2020-2021

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Keze Kozeta Zylo

Shkolla Shqipe “Alba Life” NY do të fillojë në online vitin akademik mësimor 2020-2021
Mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u takuan në online për të diskutuar rreth programit mësimor për vitin akademik 2020-2021.
Ndonëse gjithë bota po jeton kohën pandemike dhe jeta bëhet më e vështirë, shumë institucione kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mos penguar edukimin e nxënësve si nëpër shkollat publike ashtu dhe në shkollat private.
Shkolla Shqipe “Alba Life” pasi festoi me një sukses të jashtëzakonshëm ditën e
7 Marsit, ditën e shenjtë të mësuesit, nuk qëndroi indiferente me nxënësit e saj për shkak të Covid 19-të, por e vazhdoi punën në forma të ndryshme për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe. Kështu nëpërmjet conference call me mësuesit, vidiove të ndryshme në shqip që na dërgonin prindërit e nxënësve, komunikimi nëpërmjet Google Meet në shqip, emisionet speciale për disa orë të shtunave nga TV “Alba Life” pati rezultatet përkatëse duke sjellë kënaqësi dhe optimizëm në familjet shqiptare të emigrantëve. Gjithmonë kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e nxënësve në radhë të parë, të prindërve dhe të staffit të shkolles, po aq dhe të prekur shumë për mbylljen e shkollave. Shumë nxënës ju mungon tmerrësisht Shkolla Shqipe dhe vërtetë ata mezi e presin hapjen e saj, sepse ata në Diasporë jo vetem qe bëhen Engjëjt mbrojtës të Alfabetit Shqip, por krijojne dhe nje miqësi për tërë jetën.
Takimi i organizuar nga Bordi drejtues i Shkollës Shqipe ishte plot profesionalizem dhe me kulturë. Takimin e hapi z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe dhe TV “Alba Life”. Pasi u përshëndetën dhe informuan njeri-tjetrin për gjendjen shëndetësore ai tha se Shkolles Shqipe “Alba Life”, programit serioz të saj ku shumica e mësuesëve janë të kualifikuar si në Mëmëdhe dhe këtu në Amerikë iu afrua për bashkëpunim dhe një zonjë e nderuar Dr.Manjola Duli e cila ka një përvojë të shkëlqyer si pedagoge në Universitet në Tiranë dhe po kështu do të vazhdojë ëndrrën e saj dhe këtu në Amerikë.
Shkolla Shqipe “Alba Life” do të vazhdojë mësimin shqip rregullisht në online si dhe TV “Alba Life” do të ketë një emision special për mësimin shqip. Ky vendim u mor pasi në 10 Shtator do të hapen shkollat publike amerikane në New York dhe ne jemi të lidhur me Bordin e Edukimit pasi siç e dini mësimet i zhvillojmë në këto mjedise publike. Nëse Bordi do të lejojë mësimin pas programit amerikan doemos që dhe ne do të jemi përfshirë në këto programe. Mësimi do të zhvillohet pa pagesë në online pasi misioni ynë është mësimi i Gjuhës Shqipe dhe ruajtja e traditave kombëtare. Moderimin e konferencës ne online e drejtoi
Dr.Valbona Zylo Watkins e cila dha udhëzimet përkatëse duke shfrytëzuar përvojën e saj disa vjeçare në kolegjin amerikan dhe duke e përshtatur me mësimin shqip.
Mësuese të ndryshme dhe anëtarë të stafit, si: Adelina Lacaj, Vlera Thaqi, Arta Xhaferi, Entela Muda, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Alva Gjika e morën fjalën e tyre duke e pritur pozitivisht hapjen e shkollës dhe punën që do të kryejnë me klasat e tyre në online. Ato do të hartojnë program të posaçëm pasi është një përvojë e re e mësimit shqip nëpërmjet Google Meet, për shkak të kushteve që na dikton pandemia botërore. Mësimi për nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” do të filloje, më 11 shtator, 2020, lajm që u mirëprit me dashuri dhe entuziazëm nga mësuesit dhe koordinatorët.

Autorja e shkrimit është bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

15 Gusht, 2020
New York

Burimi/Facebook

NORA E HOTIT- nga Sander Gera – Botuar 1969

No Comments Argëtim Histori

Shkruar nga Sander GERA


Norën e Ded Gjo Lulit ,siç njihet në Malësinë e Madhe e kam njohur para njëzet vjetëve .Po kujtimet e saj _jetën e saj –unë i njoha ma mirë gjatë viteve 1957-1964 ,deri pak ditë para se të vdiste.
Ajo ruente në zemër shumë kujtime ,sepse ato ishin jeta e saj e madhe , e kalueme mes heroizmash, krah pushkënve të kryengritësve të Malësis Madhe .Unë nuk kam luftue ma shumë se shoqet e mia,–më tha në dimnin e vitit 1963 -sepse pushka ime dëgjohej njilloj ajo sokoleshave të Hotit e të Grudës.Kështu ,pra, më caktuen komandante të grave të Traboinit jo pse qesh me trimënesha por pse ,,ashtu me ra shorti ,Kjo ishte një shfaqje e çlirtër thjeshtësie,Nora fliste ma shumë për të tjerët se sa për vete .Kishte të drejtë gratë e Hotit e të Gr

udëse me to të Kelmendit e të Kastratit ,qenë një ylber i shkëlqyeshëm në Malet e Mëdha,pikërisht në atë kohë kur pushka e shqiptarit kishte kishte vendosë me vetëmohim me i ra mu në zemër anmiqve shekullorë Për Norën e Hotit më kanë folë me nderimsa e sa veteranë e veterane të kësaj lufte.Më kanë folë për trimëneshëne paepun

mendjemprehtëe të shkathtë më kanë folë për bukurinë shpirtnore e forcën e saj nxitëse e luftarake,më kanë folë për endjet e saja jo vetëm si kryengritëse tue e gjetë në çdo rrethanëtë vështira po heroike po edhe si zbuluese,karriere shëruese plagësh dhe arkëtare të atyne të hollave të grumbullueme në dobi të kryengritjes.
Unë i falmnderoj këta veteranë ,e sidomos veteranet ,që pasunuen ma tepër këto shënime të thjeshta ,tue më ndihmue me nxjerrë jetën e Norës, për mes së cilës do të dëshiroja të shihej jeta e grues Shqiptare ,lutëtare për liri e pavarësi.
Nora e kishte peng peng e më thonte sa her;”O bir breznia që po rritet duhet të njohë përpjekjet tona për liri. Ta njohë edhe Dedë Gjo Lulin ,se përmes tij do të njohë të gjithë trimat e maleve tona,që i treguen anmikut se sa e çmueshme asht liria e Shqiptarit ,truelli e kasollja jonë Le t”i dijë breznia e re këto ngjarje ,që të jetë gati kurdoherë, me pushkë për faqe ,me i dalë zot këtij vendi të zhuritun nga anmiqtë e shekujve,që mos të mundet ma përjetë asnjë anmik i ri me ju afrue atdheut të dashun”
Këtë amanet ,që me la pak para vdekjes.u përpoqa ta kryeja me atë pasion që ajo fatose ma ngjalli,në mënyrë që traditat luftarake të grave e të rejave shqiptare ,të mbesin të gjalla për të mos i harrue kurrë ,se ato ,kurdoherë treguen me pushkë në dorë se janë bija të denja të një populli trim e hero.
U LIND NJË VAJZË ,,,
Kolë Kurtit nuk i erdh mirë kur i thanë se i lindi vajz .E treta fëmijë i lindi në vitin 1880,atë here kur malësorët, e me ta edhe i jati u kthyen fitimtarë,mbasi kishin shpartallue Mark Milanin te Ura Rrzhanicës tue i tregue knjaz Nikollës së vendimet e Kongresit të Berlinit i prisnin me flakë të pushkës.
Po ç”të bante nana,Mala e gjorë? Fëmija e tretë lindi vajzë, edhe pa dëshirën e të shoqit
Kolë Kurti nuk kishte ndonjë pasuni sa me i thanë kush se ishte i mkambun.Me pak dynym tokë e një tufë të vogël bagëtish ai ushqente një pasuni tjetër;urtësin.Fjala e Kolë Kurtit të Pikalës peshonte shumë ndër Malet e Mëdha
Nora ,emni i së cilës ndoshta u vu në kujtim të Norës së Kelmendit , u rrit në atë djep që kishte përkundë para saj Marashin e Bocen”Por ky djep, tregonte Nora tue qeshë, përkundi jo vetëm një trup të njomë ,po edhe një nuse Hotit”
,,Unë leva në Pikalë të Grudës. Im atë nuk u gëzue edhe aq ,sepse në atë kohë bisedohej për huta e jo për furka…Por ma vonë ,im atë ma përgëzoi hutën faqe burrave të malësisë dhe qeshte me gjithë shpirrt,,
Fëminija e saj kaloi e trazueme,Shumë shpejt dëgjoi krismat e pushkëve.Turku ishte në votër Mali i zi në shpinë.
Kolë Kurti nuk kishte kohë të merrej me fëmijët e vet ,që tashma i ishin ba një tubë,plot nandë.Ai herë-herë gjindej në Traboin, herë në Kastrat e Shkodër, e deri edhe në Dugagjin, te miku e dashamiri Mehmet Shpendi.Fëmijët e dëshironin dashuninë e babës, se ai rrallëherë i përkëdhelte..
Shtëpia e tij ishte një ,,kuvend burrash,,dhe i ndoshte ,shpesh me pritë e me përcëjell miq nga të gjitha malet.
Në mendjen e vogëlushes dalëngadalë krijohej një andërr .Fjalën ,,liris,,ishte një jetë tjetër që kërkohej për Grudën –për gjithë Shqipninë.Ishte një jetë tjetër pa turq e malazez.E i dukej se i jati ,me atë trup të bashëm e të gjithë ,iqt që i vinin në vatër ,ishin kreshnikë të rrallë
Nora rritej tue marrë zemër nga ato biseda që zakonisht përfundonin në besëlidhje të forta E saherë i pushtonin zemrën dëshira të flakta;,donte me qenë edhe ajo një gisht për pushkën shqiptare.Shoqet që dëgjonin me vemendje,tue ia njohë atë natyrë të shkathtë ,ia besonin ato dëshira edhe ,madje e ngucnin me dashamirësi;
–Ti ,Nore Kolja, kot ke lindë çikë.Qebesa,do të kishte pasë Kolë Kurti sokol djali..
Po Nora ,që nuk i pëlqente kurrë këto ngacmime,edhe pse dashamirëse,përgjegjej;
–Edhe çika e ka gishtin për ngaskeqe.Ai që e përbuz këtë gisht.lum motra,gabon randë,se pasha këtë tokë!çika e sokoli nuk kanë tjetër ndryshim përveç xhublete e çakçirëve
Kështu ua mbyllte gojën të gjithëve
Në katund të Grudës kremtohej një fest..Dedë Gjo Luli ,me një mik shkodran,kishte shkue mysafir në shtërpi të Kolë KurtiSofra ishte plot e përplot.Krejt familja ishte çue në kambë veç si esi me nderue miqt.
Mbas bukë, burrat kishin dalë buzë Cemit me gjuejtë shenjin-do gurë të vendosin tej në shpatNora, që vështronte me andje të madhe burrat shejtarë e ndizej sa herë rrokullisej guri i vramë ,nuk mundi t’i shpëtonte synit të fatosit të Traboinit.Ai , me dashamirësi e afroi e pa folë asnjë fjalë,i lëshoi në dorë mauzerin e vet
Ishte çaste me të vërtetë të bukura.Burra e gra të veshun ma së miri,i lëshuen rrugë Norës, e cila , pa ju tutë syni,u afrue buzë lumit,e mbasi kundroi me sy një gur të vendosun mbi krep,pështeti mauzerin për faqe e guri ra rrokoll deri në Cem
Brohoria qe e papritun ,aq e madhe sa u trondit logu.Nora e hutueme për do çaste ,e kapiveten e tue u sjellë kah të pranishmit u thotë buzagaz
–Pushkës së Dedë Gjo Lulit nuk i ikë shenj pa u vra
Por Deda;
Të lumtë ,o Nore Kolja,e kurrë mos t’u dridhtë dora për të mirën e vendit e për të zezën e anmikut!
Kol Kurti ,çfarë ndoshta s’kishte ba ndonjëherë faqe burrave ,përqafon të bijën ,dhe qesh me gjithë shpirrt
Ajo ditë ,aty buzë Cemit, qe ditë e madhe për Norën Aq ma tepër ai shenj i vramë, kishte këputë edhe diçka tjetër për jetën e saj..
Miqtë për kokë,Dedë Gjo Luli me Kolë Kurtin ,kishin lidhë krushqi.Nora qe ndërmjetëse e një miqësie të pavdekshme që lidhi Pikalën e Grudës me Traboinin e Hotit

DASMANë atë kohë nuk dukej pregatitja e dasmës së një vajzë Zakoni mshehte para syve të saj bukurinë e kësaj dite të madhe .Asht e qartë martesa nuk ishte një bashkim zemrash po një lidhje e kombinueme nga fisi ,nga miku apo të hollat
Me Norën ndodhi ndryshe Zemra e vajzës ishte lidhë aq ngushtë me Kolë Dedë Gjo Lulin sa që nuk e mshehte dashuninë as ndër shoqe as edhe me vllazën e motra.Asnjë nuk e qortonte për këtë Ndoshta nuk qortonin Norën sepse tashma ajo,e rritun kishte krijue personalitetn e vet e sië motra e saj.Katrina ,”Nora ishte në shtëpi tonë djali i tretë i Kolë Kurtit.Ajo nuk pajtohej aspak me ne vajzat,sepse ne mshehnim andrrat që ruenim për të fejuemit tonë ju jeni budallaqe,thonshte kush msheh dashuninë të vërtetën e zemrës rren veten Vajza duhet të krenohetni ,ojeni qyqe,o po merrni qzqana Këto fjalë na vrisnin sa e sa herë,e na ja kthenimTi flet kështe Norë se t’asht bamendja kobure.Ajo qeshte ,por na thumbonte mirë koburja vret ma mirë, kur edhe zemra nuk ka frigë asgje .Ju keni frikë burrin e ardhshëm se nuk e njihni, e prandaj s’dini as çfarë do të merrni.Hapni sytë mirë se martesa nuk asht djep që lidh me ndriza dy foshnjë po asht vetë vazhdimi i jetës krah për krah me shokun e zemrës.të pushkës të gëzimit e të dhimbjes

Kjo s’ishte filozofi e mësueme ndër shkolla Nora e zgjuet dhe e vendosun ndër pikësynimet e veta këto shprehje i jepte të ngulta,siç ja diktonte zemra dhe realiteti.Ajo dënonte ato fejesa që ishin ba në bazë të zakonit.Ajo s’njihte kanun tjetër,përveç dashunisë për trimin e vet e,aq ma tepër sepse ai trim kishte cilësi që joshin dëshirat e saja ,derisa njihej si luftëtar i paepun për lirinë e vendit
Shumë ngjrje rrokilliseshin njana mbas tjetrës bashkë me andrrimet e vashës së re Hoti Gruda ishin përbetue mos me lëshue tokët e veta në gojë Malit të Zi Dedë Gjo Luli me lekët e vet mbanin pushkën të gatshme kah asqeri e kah cubat malazez prandaj Nora priste ditën e martesës me ankth në zemër priste krushqit priste kangën e një buçimë pushkësh.Po ku do ta çonte kjo kangë?
Kulla e Dedë Gjo Lulit ishte djegë e rennue Ai vetë me ,,dhandrrin,,ishte në mal ,,fermanli,, e rrallë e tek vinte të kasollja e ngrehun mbi gërmadhat e kullës ,Në Traboin.
Një natë i jati i kishte thirrë e kishte folë me te veçmas
Obijë të erdhi pra koha me shkue nuse në një konak të djegun,Kështu ka qenë fati yt
Si thue ti ?
Nora e kishte shikue të jatin me dyshim.Pa i ba fër syni ishte përgjegjë
Unë nuk i frigohem zjarrit Ded[ Gjo Lulit nuk i asht djegë shtëpia se ka ba ndonjë punë të paudhë .Me shkue në një strofull të djegun për të mirën e Hotit e të Grudës,për mue asht ëumturi ma e madhe Unë nuk pëlqej fat tjetër ,veç këtij.
Po bijë Po ka me të takue me heqë keq.Pse mi thue ,babë këto fjalë?Unë s’km kërkue me u ba zojë e randë.Këtë s’e don as ti as Dedë Gjo Luli.Unë e dij se do të martohem me një kaçak mali si i thonë turku,pot unë nuk do ta turpnoj këtë kaçak as ty ,babë Nora e Kolë Kurtit të Grudës shkon te dera e Dedë Gjo Lulit me livore në brez e me një torb në dorë me jetue e me luftue krep më krep
Kolë Kurti i mallëngjyem nga këto përgjegje të çiltëra e të vendosuna nuk e çoi ma gjatë Doli në dhomën tjetër, eu tha të vertëve
Brofni se do të martojmë Norën.Banju gati e mos të koritemi.le ta dijë gjithkush se Kolë Kurti marton një kreshnik e jo një çikë
Mbas pesë ditësh pa dëgjue pushkë përhajrimi,, e morën dy dasmoresha,si te ishte kjo një vejushë dhe të përcjelluna deri më një farë vendi nga kushrijtë, e çuen në Traboin
Askush s’e priti me kangë.E pra Dedë Gjo Luli nuk ishte në zi, madje po martonte të parin djalë! Në sofër të asaj kasolleje ishin pak burra .Armët e tyne të varuna në kunja të trinave të jepnin përshtypjen se aty ishte mbleshë nji kuvend lufte e jo nji sofër dasme.
Nora e heshtun në skajin e kasolles qysh ndër çastet e para të nusërisë,po kuptonte se shtëpia e Dedë Gjo Lulit nuk i këndonte asaj dasme vetëm sepse ishte në zi Shqipnia Bisedat e dasmorëve aq të ndezta e të shkathëta sillnin në atë sofër nja atmosferë luftarake e çdo përshëndetje dhe urim që bahej për çiftit të ri shoqnohej me urimin e tjetër të madh,,Për shpëtim të Hotit e të Grudës! Për liri të atdheut!,,
Nora shikonte e dëgjonte.Zemra e saj gufonte prej një gëzimi të përziem me mallëngjim Kishte të drejtë Nusja e Hotit qysh atë natë po kremtonte dasmën e vet ,si luftëtare e atdheut.

“PA MË PA KUSH PUTHËSHA GRYKËN E MAUZERIT”

Vjetët e martesës nuk qenë të zakonshme.Ajo pa sundimin e neveritshëm e të kalbun të sulltan Hamidit.Ajo zu me njohë lodrat e xhonturqve, që hidhnin gurin e fshehnin dorën, ndonse për një çast nga dritarja e kullës së porsarimbkambun, kishte shprazë pesë herë mauzerin për të kremtue shpalljen e Hyrietit.Kishte kujtue ,si shumë kush se po hapej një ditë e re për lirinë e Shqipnisë.
Nora shumë shpejt e njohu gënjeshtrën, dhe urrejtja mori hov të ri në zemrën e saj.Ajo ishte betue se ato pesë plumba që kishte djegë për atë kremtim,do të baheshin pesëmijë o ma tepër për të moçëm– gënjeshtarëve të rinj .Kremtimin e lirisë së vërtetë ajo do ta bante ndër malet të Shqipnisë.
Enuk vonoi Kolë Deda,që e donte si grue e si shoqe ,i çmonte shumë cilësitë e saja.Por Nora megjithëse i gëzohej kësaj dashunie, e kishte zemrën keq kah nuk po i falte konakut të Dedës Gjo Lulit një fëmijë.Me gjithëse i vjehrri ja kishte thanë sa herë ,,ty të kam djalë mbi djalë,,ajo prapëseprapë e ndjente veten ndonjëherë të shqetësueme.
Tek e fundit ishte femën.Ja donte zemra frytin e dashunisë,ja lypte pushka vazhdimin e heroikës jo vetëm të familjes por të vetë trashigimisë,shqiptare me lindë e me rritë brezninë që do të çonte deri në fundë flakën e lirisë së plotë Andrrim?Jo ky s’ishte as andrrim ,as nuk ishte fantazi po Nora si edhe shumë shoqe të saja donin që fëmijët qysh në djep mos të thrrisnin vetëm ,,nanë e babë,,po edhe ,,atdhe dhe pushkëKjo nuk gjykonte asgja jashtë kësaj zemre e jashtë dëshirave të saja Nora donte fëmijë që t’i shtonte atdheut edhe një pushkë.
Nuse e thjeshtë pa asnjë stoli ,dallohej në Hot për këtë thjeshtësi të çuditshme.Me atë za të trashë, me tingujll të kandshëm ajo të bante për vete e sidomod kur mendimet e saja të guximshme derdheshin aq të rrjedhshme ,sa me shtz edhe Marash Ucin me u shprehë;
–Gratë tona o Dedë ,u mësuen me zakone të burrave.Nuk kanë faj ,sepse nuk kanë kohë me jetue si gra .Qebesa duhet të na gëzohet zemra!Nuk gja me të bukur se nana që lind kreshnikë,me qenë kreshnike vetë !
Këto fjalë kuptimplote të plakut të urtë të Brigjeve të Hotit ishin një përgjthësim i atij realiteti që po kalonte malësia, e në veçanti krahinat në kufi me Malin e Zi Nora jetonte në atë kohë tue blue mendimie lufte ,kështu nuk ronte vetëm kjo po shumica e grave dhe të rejave në Grudë e në Hotë .Ato ishin ftohë ,pothuejse krejt ,nga zakonet e rëndomta dhe të damshme që kishte Malësia.Zakonet e vjetra ,që ishin mjaft pagane,ishin kthye ndër zakonet të reja ,që nuk përfillnin,ndër rastet ma të shumta ,as praktikën fetare.Të ushtruemit e ritit fetar ishte zbe e kishte humbë në dallgët e luftës për lirin e Hotit e të Grudës.Kishat me muej qëndronin të zbrazëta,si në Hot ashtu edhe në Grudë .Priftënit nuk kishin ma fuqi me thirrë besimtarët sepse atyne u kishte dalë boja me intrigat e ngatërresat e diktueme prej Italisë në dobi të Malit të Zi .Vetë Dedë Gjo Luli i kishte shkrue argjipeshkvisë së Shkodrës,më 1904,për këto ndërhymje antikombëtare;,,janë padinat e shpifjet e njatyne që janë mbushë me napoljona të Malit të Zi që dëshiron me na përpi si kulshedra,,E Deda me të drejtë përfundonte se ishte ma mirë me ndejtë kishat mbyllun se sa me u ba çerdhe nga tërresash pikërisht në atë kohë për Atdheun kishte nevojë për pushkë e jo për dokrra e përçamje Një jetë e çuditshme përshkohej në atë krahinë ,ku mbi të gjitha zotnonte një qëllim:luftë Turqisë e luftë Mali të Zi këtij qëllimi përgatiteshin edhe fëmijët në djep

ndër djepa rrisin
nanat e Hotit djelmëninë ushtore
e idhninm n’anmikun nëpër gji ju qisinNusja rrinte shpesh pranë sofrës së miqve dhe biseda e saj përzihej me të burrave ,gjithnjë për punë të luftës ,që mendohej se nuk do të ishte e largët.
Po andrrimet e saja cilat ishin ?Sa që vajzë ,ajo nuk qendisi këputa tirtilie as zogj ndër postavae xhubleta,si punonin për pajën shumë çika të malësisë Kur shkoi nuse ajo u ba burrë Ishoqi endej poshtë e përpjetë ndër malësitë e Shkodrës e shtyhej edhe në Mirditë e deri në Kosovë.Nora e zavendësonte edhe ky zavendësim u ba kaq i natyrshëm ,sa që vetë malësarët, edhe ata me ndonjë para gjykim ,a nderonin dhe e dëgjonin ,në kambë të kolës Fjala e Norës peshonte si duhej dhe gjithkush,tue pa se postava e nuses ishte këllef për armën që mbante ,fitonte besim të plotë për atë stoli kreshnikësh:Nora kishte mbrritë me fitue zemrat e gjithkuj.
Ndonjëherë mërzitej tue pritë të shoqin të dalun ndër udhtime të largëta dhe të rrezikshme ,por kishte aq vullnet sa me zotnue mbi mallëngjimet, mbi vetminë e vuejtjet Gëzim i madh për te ishtekur i pastronte armët vjehrrit fatos Në përfytyrimin e saj ,ndoshta i dukej se po pastronte plagët e lirisë Madje ajo më thoshte sa herë
,,Kur pastroja armët e babë Dedë kisha ditë të madhe dhe pa më pa kush puthsha grykën e mauzerit
E s’ka kuptim tjetër ;kjo ishte dëshira e flaktë e asaj kohe jo vetëm për Norën po edhe për gratë e tjera të malësisë; me pa në armët e burrave mburojën e atdheut e nderin shqiptar

DJEPI
Viti 1910 Vorfinia kishte mbulue vendin Malësorët edhe ato pak fitime që kishin nxjerrë po i shpenzonin për armë.Vetë Dedë Gjo Luli kishte shitë çdo gja për të ble armë e fishekë Malësia po kalonte ditë të vështira Hyrietit i kishte dalë boja me kohë ndërsa Shefqet Turgut Pasha kërcëllinte dhamë e dyndte taborre.Nora nuk zente vend Herë në Grudë, herë ndër shtigjet e vështira të Kelmendit ,çonte fjalën e burrnisë ndër kulla të Kelmendit,çonte fjalën e burrnisë ndër kulla e kasolle ,pikërisht atje ku liria kërkonte lidhjen e pushkës me pushkë.Vorfnia i kishte lodhë malësorët në atë vit të pafrytshëm,por nusja e Traboinit ,para kësaj vorfnie qëndronte e patundun;ajo shkrep më shkrep ,kërkonte heroj e heroina kërkonte gishta për kamzën e pushkës së madhe të luftës e të çlirimit
Në Shkodër nuk ishte lehtë me ra.Malësorët i rrinin larg qytetit sepse Turguti mizor kishte ve dendosë që mos të mbeste kush pa u zhburrnue pa ju marrë armët Malësori, në qytet,ishte një ,,hije e zezë,, prandaj..duhejzhdukë me marifetet e xhibalit,apo të Divanit Harbi
Në këtë gjendje të vështirë, Nora u ngarkue me një detyrë të randësishme.Do të ulej në Shkodër me një porosi.Mbante në kurriz një djep.Dy gratë që e shoqnonin shkonin me kryeulët.Tue ra para kaushës turke te Dugajët e Reja,ndaluen në bujtinën e Pashko Gjo Vuksanit Mbasi Nora u shtrue në bisedë me të zonë e bujtinës ,ai nisi për në shtëpi të Luigj Gurakuqit të birin Ndrekën
Ndreka e kreu punën ma së miri Të nesërmen Nora me dy shoqet e veta e përcjellun tinëzisht nga ky djalosh ,doli nëpër qytet në pika të caktueme,ku gjet çdo gja gati.Mori ndihmat dhe u kthye buzë mbramjes në bujtinën e Pashkos..
Ato ndihma i lidhëm në djep,si të lidhnim një djalë dëshire.Ishim ngarkue me livore e plot ballna fishekësh pa njehë të hollat.Por ma randësi për mue kishte letra që më vinte prej shtëpis së Luigj Gurakuqit ,me ja çue babë Dedës .Se kush e dërgonte dhe se çfarë shkruente ajo letër, nuk e di.
Për këtë ngjarje Nora fliste me pasion.Nuk ishte lehtë me dalë nga bujtina.Ajo kishte ra kah ditë në sytë qeverisë dhe hafijet ,e gjurmonin Por unë i kisha mendue të gjitha Pikërisht aty përballëkaushës,doja me krye detyrën e ngarkueme.Në mëngjez heret ,del nga bujtina me djep në kurriz ,me të dy shoqet.Të trias kishin ulë rubat mbi sy e po vajtonin..
Izoti bujtinës ,,imallëngjyem,,pëkrah tyne përshëndetet me rojën e kaushës dhe jep m kuptue se grues me djep ,,i kishte vdekë fëmija dhe se po e çonin në Grizhe Roja nuk e çoi ma gjatë e nuk e nguci Të tria kaluen pa u hye ferrë në kambë
Këndej Brigjeve Të Hotit priste Dedë Gjo Luli me çetën e vet .Ishte i shqetësuem,dhe kur e pa e puthi në ballë
–Të lumtë,Norë !Nake krye një punë të madhe.
Letra që u dorëzoi Nora malësorëve ishte një za i fuqishëm për kryengritjen.Ruente një porosi me vlerë për malësorët,që kishin vendosë mos me i dorëyua armët e shqiptarit Turgut mizorit

TE FOJLETA E PËRROIT
Në Kushe të Hotit asht një ende një landë degëmadhe,që njihet me emnin Fojleta e përroit.Pranë kësaj fojlete në vitin 1910 u mblodh një kuvend,që ka randësi për lidhjen e një bese Asokohe logjet ku duhej të mblidheshin kuvendet ishin të caktueme Por Dedl Gjo Luli në marrëveshtje me Marash Ucin e ndonjë shok tjetër,vendosën ta banin mbledhjen te Fojleta e Përroit në Kushe të Hotit,e jo te kisha e Brigjës.Ky vend që nuk kishte Traditë për kuvende burrash ,nuk mund të binte në sy të hafijeve të Bedri pashës, që kishin vërshue në të katër anët e malësisë
Mbledhja u ba mbramjes nën dritë të hanës,Në gjysëm rrethi ishin rrështue burra të armatosun, të ardhun nga Hoti e gruda,nga Kastrati e Triepshi ,nga Kelmendi e ndonjë edhe nga Dugagjini .Dedë Gjo Luli kishte marrë fjalën:
Shokë e miq ,siç e dini ,na shkuem te Bedri Pasha .Ai nuk na vuni vesh :xhelep dhe asqerë do të na merren prapë .Bile, ai m’u kërcnue e u shty deri aty , sa me më qitë përpara ndërmjetësinë e ardjipeshkvit,a thue se unë e shokët e mi e kishim pranue këtë ndërmjetësi.Ju e dini të gjithë ,se kokrra-kokrra e kemi peshue fjalën e monsinjor Serreqit ,Jo për këtë besë! unë nuk e uli veten aq poshtë ,të pranoj me dorëzue armët e shqiptarit , siç na këshillon argjpeshkëvi. Ai na porosit me ndejë artë e mos me qindrue përpara qeverisë e asht njëlloj si me na thanë: –O burra të maleve ,kapni furkat ,se qeveria kështu ju don e ju përkrah , e bash në këtë kohë ,kur edhe gratë tona po i lanë furkat me rrokë pushkën për t’i dalë zot atdheut ! E si thoni ju burra ? Azhburrnohemi e mos t’i themi ma vetes bij të Kastriotit ?
Njëzani qe buçitja:
-Kurrë për jetë ,nuk zhburrnohemi !
-Atëhere ,pra, –vazhdoi Dedë Gjo Luli
-Shqipni don një besë prej nesh
Deda ,që e kishte ndezë kuvendin aq fort, pret rend e rend pyetjet .
-E si do të na shkojë puna o Dedë Gjo Luli ?
-Pyetni veten ,Unë nuk besoj se dëshiron kush të zhburrnohemi me daulle .Në qoftë se lypet flije,qebesa Shqipninë do ta shpëtojmë!
Po a i kemi gjitha kasollet e kullat e maleve mbas vetes ?
Shtëpitë , të gjitha bashkë bajnë shumë kulme.Por Shqipnia ka vetëm një kulm
Malësorët nuk i patëm përgjegjë me të shpejtë Marash Uci i qenka sjellë
druej sherrin kësaj pune,o Dedë ! Nuk asht lehtë me u kapë me sulltanin , edhe në qoftë se të tana kulmet bahen një Na edhe knjaz Nikollën e kemi përbri me hile..
O Masho ,ja pat kthy Deda, i urtë je e mend ke por ai që ka gisht ka edhe urtësi e mend Një gisht i shqiptarit asht ma i fortë se një taborr i turkut .Kjo u tregue edhe në Kosovë e në Qafë të Agrit.
Kuvendi mori rrjedhë tjetër .Një lidhje e çuditshme, që nuk mbahej mend ndër ato krahina u krye te Fojleta e Përroit .Të gjitha armët u kryqëzuen e të gjitha duert njana mbi tjetrën ndejën aq shtrëngueshëm me të thanë mendja se po lidhej shkambi me shkamb. Ishte besa shqiptarve mos me i ra turkut në dorë po me i sjellë pushkën mu në zemër Kjo ndodhte përpara se me shpëthye kryengrtja.Nora tregonte:
Unë e tringa nuk ishim larg Detyra jonë ishte shumë e randësishme Silleshim si hije tue shikue shtigjet, mos të mbahej i fshehtë deri m’atë ditë që armët e besëtarëve do të shprazeshin për lirinë e atdheut.Ajo natë do të caktonte për të caktonte edhe rrugën e grave të Hotit e të Grudës për në luftë Besëlidhja e burrave do të vlerësonte edhe forcën e grues malësore,,
Gëzim ma i madh i kësaj grueje fatose që kur në traboin po atë natë i vjehrri i kishte thanë:
O Norë edhe ju gratë nuk do të ndaheni prej burrave në luftë Gratë e Hotit e të Grudës do ta tregojnë veten sa janë fisnike e trimnesha.

NË TOKËN E HUEJ
Dedë Gjo Luli me 11 shtëpi kishte dalë tej kufinit .E ndoqën po aq edhe nga Gruda edhe nga Dugagjini të primun prej Mehmet Shpendit të Shalës. Në atë kohë qeveria e Malit të Zi u dërgonte Fuqive të Mëdha qarkoren për t’i njoftue se si kishin shkue në sofrë mbi 800 familje shqiptare me rreth 3000 vetë dhe nuk dinte si em i ushqye..
Kjo ishte mikpritja e krajlit Ai mbasi u përpoq të bante për vete Dedl Gjo Lulin, në mbledhjen e hapët të Vrellës e nuk ja doli as në drekën që shtroi për te , i yemruem keqas, tue thye pa turp miqësinë e premtuemë e treti me gjithë familje në Nikshiq për ta lanë atje zi e ma zi për disa muej
kur pritej ndihma e krajl Nikollës nga kryengritësit, ushtritë turke po digjnin e piqnin Hot e Grudë ,Shkrel e Kastrat .Ndonse ishin të tretun, krajli tue përdorë gjithfarë dredhish kërkonte me ba për vete malësorët që t’i kishte ushtarë për nji luftë të ardhme kundër Turqisë por nuk ja doli Dedë Gjo Luli me Nish Gjelosh Lulin kthyen mbrapa çdo kërkesë të krajlit e banë si banë ,dërguen Borën që të takohej me patriotët shqiptarë që gjindeshin në Podgoricë
Nora me njëmijë mindime,ja doli me shkue fshehtas atje Në Podgoricë u takue me Nush Koçin i cili i bani rrugë me u lidhë me patriotë shqiptarë anëtarë të Komitetit të Podgoricës Aty ne u foli në emën të Dedës
Patriotët ndërmjetësuen pranë qeverisë për lirimin e dedës i cili u lirue me gjith familje por ishte aq i vëzhguem ,sa që nuk bante asnjë hap pa i shkue në veshë krajl Nikollës
Ditët kalonin e Podgorica bahej gjithnjë shesh pregatitjesh për kryengritjen Nora kujtonte një takim të atyre ditëve të vështira;,,Në një ahur u mbloshën disa krenë kryengritës, me ta edhe Luigj Gurakuqi ,Hil Mosi e Risto Siliqi .Luigj Gurakuqi gju për gju me Dedën ,kishte folë aq bukur, sa me i lanë të gjithë pa mend Ai kishte thanë krenëve
–Kombet e mëdha nuk do të vonojnë me e njohë lirinë e Shqipnisë
–O luigj e kanë vakt kombe e mëdha me u çue zanin për ne , në qoftë se gryka e hutës sonë nuk flet kurnjë fjalë ?–ja kishte kthye Deda Luigj Gurakuqi pat qeshë:
–Bash pse flet huta e shqiptarit, ata nuk mund ta bajnë veshin shurdh,,
Kjo hutë nuk vonoi e u dëgjue botnisht, mbas pak ditësh me 24 mars 1911.
Nora tregonte:,,Pak ditë mbasi u ndez kryengritja krajl Nikolla i çoi fjalë Dedl Gjo Lulit dhe i tha :
–Pse nuk më dëgjove mue ?Gryka e pushkës sate asht e ngushtë o Dedl gjo Luli e vetëm me Cernagorënpërbri të bahet grykë topi
Deda që e dinte mirë se ku vriste ajo fjalë,ja pat
–Gryka e pushkës sime asht e ngushtl por gryka e maleve tona që ti i njeh aq mirë ..e zmadhojnëma shumë se topat e tu
Eprapë krajl Nikolla :
–Malësorët e tu janë nji grumbull eshtnash kundruell taboreve të sulltanit,,
E Dedë Gjo Luli
–Shqiptari nuk ka shikue kurrë sa duer ka anmiku Ai i ka shikue vetën zemrën E zemrës së tij mundet me i ra edhe një hotjan,,
Evropa u çudit për silmin që i bahej Turqisë nga 12 kreshnikë shqiptarë me 7 pushkë të vjetra mbërrinë me futë në dorë 33 mauzere turkut për t’i shumëzue me mija grykat e gjatë ngadhnjimeve të lavdishme.

NË ZJARR TË LUFTËS
Sa shpërtheu kryengritja,çetës së vogël prej 12 vetësh ju shtue edhe një mori luftëtarësh Marlësorët tuba-tuba u lëshuen me i pre rrugën Tahir Mujit që vinte prej Tuzit, e me kordumat e kaushave të Grudës donte me i ra Traboinit U ndeshën në një kodrinë të zhveshun,Ishte e para herë ndoshta mbas sa motesh që shpërthente një përleshje e tillë fytafyt e bajnetë më bajonetë .Trimat malësorë fituen .Ju shtue hryengritjes edhe 30 armë.
Nora që po vinte nga një udhëtim e largët me katër shqoe te veta ,nuk e dëgjonte përharimin e armëve të reja që po ua dorëzonin luftëtarëve malësorë Kishte kujdese të tjera ,,,Kolë Marash Vata me disa hotjanë kishin ra si burrat në këtë përpjekje Faqja e parë e librit të kryengritjes së Malësisë së Madhe ishte shkrue me gjak
Tue i bartë këta dëshmorë për t’i çue në varreza të traboinit,Nora u thoshte shoqeve
–Duhet ta shtërgojmë veten, o motra Sot asht ditë vaji për ne po mos të na shohë kush pikë loti ndër sy se koritemi për së gjalli.
Lufta e trimave ishte marrë vesh gjithkah
Të nessërmen ,në të zbardhun të dritës kishin ardhë me u përshëndetë me dëshmorët nji mori burrash ,gra e fëmija ,kush me armë kush me spata e kmesa. Nji heshtje e çuditshmee asnjë sy i përlotun.Gratë kishin ulë rubat deri mbi sy e ndrydhnin dënesëtqë të mos t’u dëgjonte asnjë ankim Por Lulash Zeka që kishte ndie kobin e dy bijve dhe të vëllait ,sa vjen në kodër ,bërtet
Nuk po më dhimben dy djemtë,por po kam keq se më paska mbetë Frani!
Nora ndër ato çaste po lidhte palë-palë rubën e zezë rheth ballit në shenjë zije për kushrinin e Zef Lan Ulën e tue marrë shkas nga kjo britëm ua hedh fjalën të gjithëve
–Këta dëshmorë e paçin të lehtë dheun e Traboinit! Nuk i ka hije kurrkuj me qa e me gërthitë, se pasha natën e vorrit ,në vdekshim edhe na si këta nuk ka çfarë lypë ma mirë shqiptari në kët dhe!
Ligjërimi i Norës zemra e të gjithëve .
Përshëndetja e mrame ,pa britmë e gjamë e mbajtun te vorret nga Nikë Gjelosh Luli ,plotësoi një betim të heshtun që dëshmorët e ramë mos të qaheshin por të nderoheshin
–…sot s’e kemi rrisk me u kënaqë me ta në vig te konakut,sepse na duhet me ja falë shpejt dheut të zi Pushka e tyne do të ndihet prap e kushedi kujt tjetër do t’i bijë për hise me dhanë jetë për Shqipni.A m’dëgjoni burra ?Lufta nuk na len me u ankue e me vajtue lufta nuk lypë ngurrim para të ramësh Gratë që ja falën burrat Shqipnisë e të tjera që do t’ja falin të çojnë rubat mbi krye etë shtërngojnë armët si u ka hije bijave të malësisë
Gratë e Traboinit përreth Norës e ndjenin veten të fortë me këtë sokolesh Kushedi ndoshta nga ky çast ajo tue pri në atë karvan zije u pagëzue komandante e grave të Hotit!Sepse ndër lufta e ardhme ajo u njoh si e këtillë.


TE PEQINAT E RAPSHËS
Kryengritja erdh tue marrë zjarr gjithnjë e ma tepër Dedë Gjo Luli që sapo kishte kthye nga Mali i Zi tue pru një sasi armësh të mbledhuna me një mijë mundime menjiher cakton shtigjet ku do të merrte hov lufta
Nora krahas kësaj përpjekjej të shpejtë për sulmet e ardhme tue shikue me mprehtësinë që e dallonte kurdoherë në çaste të vështira ,len luftëtarët e merr rrugën për një gjëllim të naltë
Gratë e traboinit me fëmijë ishin të ikur në triepsh Por nuset e vajzat, pleq e të mbetun kishin zanë vend te peqinat e përroit të Rapshës Nora u gjet pranë tyne me fjalën e ambël burrnore me zjarrin e kryengritjes Nuset e çikat e pritën me dashuni Ajo tregonte për fuqinë e armëve të burrave dhe etënve të tyne dhe mbushte krahanorët e hotjaneve me një krenari të pashoqe.
Por o motra sot na po luftojmë me turk, siç luftuem me malazez Ushtria e turkut po dyndet ndër të katër anët .Na e dimë si do të zharritet Hoti e Gruda por trimat tonë që kanë rrokë pushkët m e fitue lirinë e me mbrojtë nderintonë i kanë marrë në sy të gjitha zezonat që mund të rrjedhin
Nuset e çikat e dëgjonin me zemrën çeu peshë vëllazën ,baballar e shokët që po luftojn?Ata kanë nevojë edhe për fjalën tonë e mos qoftë thanë! ndoshta edhe për dorën tonë me ua mbyllë sytë
Se trimat kështu e kanë
Ishin çaste mallëngjimi.Disa gra e çika tinëzisht fshinin lotët e..mes këtij loti përpiqeshin me buzëqeshë,që njana tjetrës mos t’ja hetonte dhimbjen e mallëngjimin Por Norës syshqiponjë nuk i ikte as ky shqetësim
–Na jemi hotjane Traboini na mbledh në prehën të vet e na ushqen krahnorin me zjarr.Cila prej jush don ta ftofë këtë flagë o motra?Nderi ynë asht nderi i burrave tanë i armëve të tyne Nderi ynë asht nderi i Shqipnisë.Unë thom ç’na lypset të gjallë pa burra e etën tanë që ndoshta në çaste ngadhnjimi apo në çaste të fundit lypin një sy e një fjalë për nxitje e ngushllim?Si një breshni e papritun zhgjetuen pyetjet ndër të katër anët
–E si të bajmë?
–Çka na thue ,Nora Kolja?
–Si me punue ?
Nora e gatshme përgjegjet flakë për flakë
–Në kambë të gjitha! Në torbat tona të jenë ballnat e fishekëve .Në zemrat tona të jetë flaka kryengritjes e në duert tona )po të jemi të zjat me ja marrë anmikut) të shkrehet pushka krah burrave e vëllazënve Edhe pushka e shqiptares din me egjetë shumë mirë zemrën e anmikut
Kaq e pat Nora kishte fitue Gratë e vajzat që kishin mbetë shmag lufte,atë nxitje donin Shumë prej tyne që e mbanin për zemër një dëshirë të tillë nuk pritën ma por brofën e si u banë gati i thanë Norës
–Na prij motër Nora! Fjala jote nuk bie në tokë ,po në zemrat tona Na ço te lufta.
Vargu i grave dhe i vajzave tue ecë njana mbas tjetrës po linte shtigjet e ngushta të Rapshës e po i ngjitej Bukoviçit.Ishte një bukuri e rrallë! Ato çonin ballin nalt si të donin me përshëndetë një përshëndetje madhështor që zgjonte malet e lashta për një qpope të re.Nora në krye të karvanit,e buzëqeshun,dukej një komendante e shkathët në ballin e së cilës ndriste bukuri e grues shqiptare.

DEÇIQ
6 prill 1911 Epopea ma e madhe e kryengritësve flamuri kombëtar u naltue majë të Deçqit!
Nora e kujtonte këtë ditë me adhuri
,,Lum zemra e atij luftari që mbërriniti me e zhprazë pushkën në Deçiq! Para kësaj lufte ,kujdesin e madh e kishin te kalaja e Shipshanikut Po si të merrej ajo fortesë e rreptë?Na nuk kishim armë sa duhej Fatosi prej Grudet Nik Pretashë Leci qiti cekën me u flijue veç si t’ua mbyllte grykën e topave të turkut Tue qu ngjitë kalasë fill i vetëm nën breshën të plumbave ,ishte kapë deri te muret e marrë me hy për dere të kalasë kishte ra nën nja batare i vdekun Kjo vepër e rrallë e këtij kreshniku na dha zemër për sulmin e Deçiqit.,,
Nora ruente shumë episode për Deçiqin Një ngjarje e që aq bukur e me mallëgjimrrëfehej prej saj më shtyni ma tepër të përshkrueja ngrehjen e flamurit kombëtar..
Dedë Gjo Luli me trimat e vet kishte vendosë që majë Deçiqit të rrëxohej flamuri me yll e hanë i Turqisë,për t’u naltue flamuri i Skënderbeut. Nuk e ndjeninlodhjen e urinë.Bashkë me Tringën e Smajl Martinit ,gjurmonim herë mbas here udhët e shtigjet ,mos ishin zanun nga anmiqët e atdheut Një ditë ndërsa po zbrisnim shtegut të një lugine,hetuem një malësor tek rendte,i ndjekun mbrapa nga një vogëlush.
I dolën para malësorit
-Mirë ndesha!-na tha ai –Turqit po djegin e po pjekin Pleq e e plaka po digjet ndër kulla Fëmijë po theren me bajoneta Ky vogëlush rrizikzi ka shpëtue kot ka ardhë me kërkua ndihmën e Ded Gjo Lulit.
Malësori nuk zgjati .La fëmijën e u dha kambëve vrik e vrik unë e Tringa shikuem shoqja shoqen e nuk dinim çfarë me folë
–Si e ke emnin ,more bir?
-Mican .Po më thrrasin Mic
–E gëzofsh! Nga vjen ?
-Nga Gruda .Im atë u vra. Nana u hodhë me nxjerrë babën po një turk e vrau. I dola mbrapa turkut e i rashë me kmesë po ai ashtu i përgjakun më ndoqi. Unë hyna në zabel e ngava deri këtu të më ndihmojë Dedë Gjo Luli me marrë gjakun e prindërve të mi
Na heshtëm. U çuditëm ma tepër kur pamë se Mici të vogël nuk i bante fër syni i zi .Edhe kaçurrelat që i kishte ra mbi ballë na tregonin se ishin një stoli e bukur në atë kokë,që dukej se ndrynte shum mend
E përkëdhelëm e me te bashkë u kthyem te luftëtarët Të gjithë u pikëlluen kur morën vesh se çfarë po banin turqit mizorë
Kaluen ditë
Mici i vogël e dashun me të gjithë ,ishte ma i zhdërvjellti në çetë Herë merrte malin për të gjetë burime uji ,herë ngarkohej me ibogra ahu për gjellë herë pastronte armët e luftëtarëve e herë zhdukej tue kërkue Kur kthehej ishte hundë e buzë Nuk duronte asnjë pyetje Ja kishim xanë këtë ves e nuk e trazonin Ai herë-herë shirente
–Me shkoi huq
Me këtë shfrim na kuptonim mirë se Mici i vogël kishte shkue dika për të krye ndonji punë që nuk kishte mundë ta çonte deri në fund.
Luftëtarët e këshillonin që mos të bante marrëzina sepse merrte veten në qafë.Por Mici me ata sy xhixhillues plot zgjuetësi zbrapste të gjitha dyshimet e malësorve.
Animirë një ditë kur pranvera e kishte mbushë malin me blerim Mici i vogël e tha Dedë Gjo Lulit ;
–Babë Deda kur doni me ma dhanë edhe mue një pushkë e një flamur ?
Deda qeshi ;
–Po ti a nuk sheh sa na kemi pak pushkë?
Mandej pushka asht ma e gjatë se ti Ajo të vjen zharg për tokëor Mic !Flamurin po .Një flamur ta jep Nora
Po shkonin drejt Deçiqit Tue luftue ju afruem malit dhe lufta mori hov ma tl rreptë.Me Tringën kishim zanë vend mbas një shkrepi e pushka jonë përzihej me të burrave .Më shkoi mendja te Mici i vogël e zemra m’u dridh,ku ishte ai ndër këto çaste kreshnike ,kur shqiptarët po dërmonin bishat e Anadollit?Por nuk mendova shumë Mbas një shkambi kundruell nesh u çuem dy gryka pushke që dukeshin si dy garpinj të zez në atë vend krepash e çufrrash Sa çel e mbyll sytë e shkrehën katër pushkë,dy tonat e dy të atyne
–Heu –qeshi Tringa me të madhe –se çma derdhen tasin e shllinës!
–Jepi moj motër,–i thashë –se s’kemi kohë me tallë grykat e idhëta që na e kanë vu synin
–Na marrshin të keqen !-foli prap Tringa e me një idhnim të fortë e shkrehu përsëri mauzerin mbi anmiq
Armët tona tashti po kërkonin me gjuejtë ma me shqenj Njana prej grykave,që mbahej nga duert e një zdapi, u hodh e mbet e kacavarun për shkamb,
Tjetrin grykë e pamë edhe për do kohë tue vjellë flakën.Edhe ajo mbasi dogj disa fishekë,ra në paq, se pushka ime ja kishte gjetë tamthin Por mue më ishte mpi kamba .Gjarpni i zi e kishte gjetë vendin ku me më kafshue isha plagosë .Mbasë do kohe kur Tringa ma lidhi plagën pashë se babë Deda po përcillte një çetë luftëtarësh të primun nga Dok Preçi
Doku mbante flamurin në dorë Po i ngjiteshin termales së Deçiqit nën breshërit plumbash Edhe unë u çova në kambë Eca Deçiqit po vlonte Nga një anë tjetër e termales Nish Gjelosh Luli me të birin Lucin Pjetër Zef Smajli e dy shokë tjerë po i kapeshin kalasë Luftëtsrët trima me fletë i shkonin mbrapa plot brohori flamurit kombëtar.Por ra Dok Preçi flamurtari e flamurtari u rrok nga burra të tjerë deri që binin nën breshën plumbash Ai flamur i lamë me gjak u kap te e mbramja llogore e turkut por dora e Prel Gjekës që ra nën-hije të tij e lëshoi me të shpejtë ndër krahët e fuqishëm të Pjetër Zef Smajlit Zefi desh ta ngrente por u plagos randë ndërsa i shkathti e trimi syzjarr Nikë Gjelosh Luli tue shkye nga shtiza flamurin e Turqisë naltoi flamurin kombëtar i cili valviti mbas ca shekujsh në qiell shqiptar
Ndërsa unë po kapesha tue shkjepue në kurriz të Deçiqit për të gëzue fitoren e shkëlqyeshme dëgjova Tringën e cila kishte hypë mbi një shkrep e më thirrte
–Norë norë shpejto kah unë!
Me zor munda me shkue te Tringa Tenjeni shatorr shtrihej nji asqer i vramë Pranë tij Mici i vogël i therun me bajonetë Dora tashma e ngrime shtërgonte rrypin e nji arme Ajo heshtje pikëlluese na fliste ma mirë për veprën e këtij vogëlushi fatos
E morëm ndër krahë Dielli që në mëgjez heret ishte mshehë mbas reve shpërtheu dritën mbi majën e Bratiles.Brohoritja e malësor[ve ushtonte skaj më skaj atje nalt ndërsa flamuri kuq e zi valviste mbi shtizën e gjatë Krizmat e pushkëve të lirisë e përshëndesnin asgjamangut
Çuem para duersh vogëlushin e ju falem asaj rreze që shkëlqente mbi Deçiq;
Ja flijen tande atdhe!Edhe Mici i vogël e dhuroi frymën e njomë,që ti, flamur,të valvitesh i lirë në qiellin e shqiptarit!
Emes gëzmi e mallëngjimi,ndonjë pikë loti na tradhëtonte ,tue ra mbi fytyrën e njomë që në atë ditë prilli dukej si një copë agimi ngjitë në Deçiq t’i ndihmonte lirisë me dritë ma shumë ndër ato male kreshnike,
Nora e Tringa mbasi e ulën kufomën e vogëlushit mes dy shkambijve që krijonin një lug të gurtë ju ngjitën kurrizit Deçiqit
Nora mezi i ngjitej.Plaga i ishte randue Por ajo që nuk i jepte randësi ,as donte me shkue pranë të plagosurve për shërbime të shpejta
Unë e kam pa Norën tue lidhë plagët-tregonte Tom Dedë Gjo Nishi –Ekam ndie tue u dhanë zemër luftëtarve dhe e kam pa tue u hedhë mbi anmiq Ajo me plagë në kambë i gjitej malit e nuk harronte me shikue mbas çdo shkambi ku kishte plot asqerë të vramë Merrte pushkët e tyne e ashtu e ngarkueme sa mbrriti me Tringën e me disa shoqe në majë të Deçiqit ,na lëshoi një za të rreptë
Se paskeni ndëgjue Dedë Gjo Lulin .E pse u keni vu ruba mbi fytyrë dëshmorëve :Zbulojini bre ! Ta shohin bajrakun se për këtë bajrak e derdhën gjakun,,
Ajo i hodhi armët në shesh të kalsaë ,se rranza e shtizës ku naltohej flamuri kombtar.Ky trofë i shtohej lavdisë së asaj dite të madhe Malësorët edhe pse pranë të ramëve brohorisnin e shendonin si ç’mos kurrë Papritë e pakujtue një luftëtar Gjoka që njihej për këngëtar në shenj tue vu dy duert në veshë ,lëshon nji za thekshëm atje mbi Deçiq për të këndue nji kangë maje krahu,.Ajo kangë përsëdytej me jehonë nëpër mal e ishte si një kushtrim i rrallë i fuqishëm ,që thirrte mbarë gëzimin e atdheut për të kremtue fitoren e lavdishme mbas 500vjet robnie ! Me këtë kangë maje krahu u bashkue të gjithë luftëtarët
Nora pranë të vramësh të grumbulluem ,dëgjonte këtë shfrim hareje Buzëqeshte .E askush nuk hetonte se ajo grue kreshnike me zemër të therun për Micin e dëshmorët e kombit pëmbante dhimbje Të gjithë e shihnin tue i dhanë hov atij kremtimi të madh me qëndrimin burrënor e me fjalë brohoritëse.
Kanga vazhdonte Ishte kanga e ndydhun gjatë shekujve që kishte gjetë ditën për të shpërthye në epope.

BAGËTITË E ASQERIT
Mes kësaj stuhie,që kishte shpërthye në Malësi të Madhe ,Nora veç pushkës që nuk e lëshonte dore, veç udhëzimeve që u jepte grave të Hotit me ndjekë luftëtarët edhe në vijën e parë të zjarrit, kishte edhe kujdese të tjera Tringa ,shoqja e saj,kishte veprua shumë me mend kur nga çdo shtëpi e Grudës kishte marrë ushqimë të bollshme e i kishte çue ndër llogore pranë Deçiqit,për luftëtarët..Po në qe se si grumbullim shtroi për disa kohë sofrat e kryengritësve nëpër shkambije e shkorreta,luftëtarët donin prapë ushqim.Po ku ta merrnin?
Nora mendonte e shmendonte Me të shoqen e Preloc prekës korrieri të Dedë Gjo Lulit e me të shoqen e Lulash Zekës Lidhë të tria së bashku pa perëndue dielli mbi liqen morën rrugën për në Kastrat Vepra që donin me krye ishte vështirë e guximshme.
Nata po binte nji natë e qetë .E kishin kalue përkunduell Bajzën e rranzë malit po hynin në Gradecë Veshëti kishin ba katër Po siç dukej atë natë rojet ishin lodhë e po flinin Shumica e asqerëve ishin grumbullue sidomos te Përroi i Thatë
Tri sokoleshat shkuen filli e në shtëpinë e një farë Vaseli që ishte bari kulloste delet e lopët kudo mbasi njihesh njeri,qyqan, e s’e trazonte kush Vaseli i priti me një bujari të posaçem ei dridhej buza gëzimit;
-Sonte kasollja ime ka dritë të madhe .Më ka ardhë Nora e Dedë Gjo Lulit më ka ardhë trimnesha e maleve Nora e përgëzonte bariun dhe i shkonte fjalës së tijë
-O mik ti ke kaq nderim për Dedë Gjo Lulin, po edhe kryengritësit e kanë atë nderim për ty .Prandaj ,sonte na ta kemi mësy për nji nderë të madhe
Tue brofë bariu i gjorë e tue mbushë kallajçat me qumësht për rugëtaret e lodhuna ua kthen;
-Qebesa në ma kërkoftë Dedë Gjo Luli edhe kasollen e djeg për te!
–Jo kasollen ,ja pret Nora shpejt e shpejt ,po delet e dhitë e turkut
Ra një heshtje e papritun Vaseli hapi sytë;
–Delet e dhitë e turkut?!!!
–Po!
-Kjo nuk asht e lehtë me u kuptue,motër Nora!
Nora ,tue buzëqeshë e tue çue kallajçën e qumështit me një urimtë rrallë për të zonë e shtëpisë,shprehet,
-për të mirë gjithëmon e mik Vaseli e Shqipnia ta dijtët për nderë!
Vaseli përgjegji me një belbëzim sepse në atë urim ai nuk po kutonte hiçgja.Tek e fundit tue rrudhë vetullat e tue përpjekë me hetue fjalët e fatoses ja kthen
-Po folë,çfarë lyp Dedë Gjo Luli prej meje?
E Nora
-Delet e dhitë e turkut,
Ajo ja shpjegoi qëllimin e udhëtimit të saj nga malet për në shtëpi të tij
–shkurt fjala,mik Vaseli a e përbuz ti turkun?
I zoti i shtëpisë u hodh;
–E kush nuk e përbuz anmikun?
-E pra luftëtarët e maleve duen ushqim Gishti i pushkës don forcë
Vaseli përgjegjet me za të lehtë?
-Të na ndihmosh me i marrë turkut bagëti, që t’i çojm në Hot e në Grudë.te luftëtarët,
Vaseli dha fjalën Nata kishte hy thellë në malësi
Nora me dy shoqe e veta e lanë atë kasolle dhe kaluen ndër kasolle e kulla të tjera për të pritë agzholin e dritës e për të çue në vend qëllimin e atij aksioni e të rrezikshëm
Drita e gjeti rranzë malit përtej Gradecit Vaseli që kishte dalë me natë nëpër kullosa të Kosanit, e kishte ba punë e vet .Tue ndihmue 3 asqerë ,,barinj,, me gjetë kullota ma të mira, i kishte shty deri në atë krah ku fillonte shtegu i Norës .Me Norën e shoqet e saja ishin edhe 7 djelmosha Kastratas, të mbërthyem në armë.Delet e barinjtë hynë në ,,kullotë,, e Vaseli i përcolli me buzëqeshje,deri sa u zhdukën
Dielli kishte kapë ç’kaherë majat, ndërsa gjithkund brisë së maleve,acte një krigjë e pasun,tue kërkue kullotat ndër malet e kryengritjes.
Kjo grigjë përcillej nga 3 ,,barinj,, të çarmatosun,ndërsa ,,ata ,, të armatosunit,ecnin të mshehun mbas shkurresh e shkrepnajash, bashkë me kreshniket tonaKalonin në heshtje ,me pushkët e ngrehuna gati për t’ua mbyllë gojën ,,barinjve,, po të ishin të pabindun
..E pushka krisi ma me tërbim ndër Malet e Mëdha,

TRIMËNESHAT E MALEVEShumë larg kishte mbërritë zani i trimneshave malësore Armët e kryngritjes sl Malësisë së Madhe, po dëgjoheshin nga krajlat e Evropës që çuditeshin për këtë guxim të çmendun të shqiptarëve .Por guximi kishte në zemër mëninë e ndryshjen e pesë shekujve që po shfrnte me vtëmohim ndër ato male të lashta.Kjo trimni nuk mund të arrësohej prej kurrkuj ,Gratë të armatosunra si burrat..luftojnë ne trimëri edhe inat më tepër se burrat duke dashur më mirë vdekjen se të kthyerit prapa
Kjo vërtetohej dita-ditës
Turgut Pashe ,mizori i njohun,ishte kthye edhe nji herë në tokën tonë me hordhitë e veta Thirrja që u bante malësorëve për t’u dprëzue, me përjashtim të Dedë Gjo Lulit Mehmet Shpendit e disa krenëve të tjerë,që i priste Divani Harb,–nuk piu ujë
Nora i kujtonte ato çaste kur thirrja e Turgutit u njoh në Drume të Borës,ku po zhvillohej një mbledhje e luftëtarëve
Dedë Gjo Luli tue marrë fjalën ,paska thanë;
–O shokë e miqë këta janë shqelmat e Turgutit dhe dredhitë e tia.Unë për vete ma mirë la eshtnat në mal bashkë me dy djelmtë e mi,se sa me i shtri kurrizin turkut.E kam qitë cekën me i diftue se shqiptarët nuk janë shkarpa që hidhen për tokë.Kam keq për ju se kani rrugash gra dhe fëmijë e jeni të djegun e të pjekun
Pothuese të gjithë ja këputën fjalën plakut Trabionit
–Mos të të vijë keq për ne o Dedë Gjo Luli, se edhe na si ti kemi marrë pushkën o me shpëtue o me vdekë
Kjo qe një besë e madhe e u forcuan zemrat e të gjithëve.U morën masa ma të forta kundra ushtrisë së Turgutit për t’u dhanë përgjegjen e meritueme kushteve të vume prej ti
Nora me Tringën u caktuen me vëzhgue poshtë e përpjetë lëvizjet e ushtrisë që do të vinte sepse trimat kishin vendosë me mësyee Qafën e Unglels ku ishin ndry qindra asqerë
Atë natë tue ra muzgu.Nore Kolja shtrëngue me armë Tringë Smajlja e me to edhe Pretë Bacja Tereze Mirashja e Becë Lacja,kishin lanë luftëtarët në pyll e vetë po zbrisnin si ketrat me vezhgue.Sa kishin kalue Drumen e po merrnin nji shteg të vështirë, ndëgjuen do hapa të lehtë.Pesë shqiponjat vëzhguese zunë vendë menjëherë mbas shkrepash e çufrrash
Nora lëshoi za:
–Kush kalon asajt ?
Asnjë pergjgje,Prapë thirrja pa pëergjegje,po një lëvizje ma e dendun hapash asht shpupurishë në teposhtë të shtegut.
Katër pushkë krisën përnjëher.Trmneshat e maleve gjuejtën.Qe një përpjekje e shpejtë
Prapë heshtje .Nora që nuk zente vend i pëshpërit Tringës në vesh
Motër Tringa këtë heshtje nuk ma kandeUnë nuk i besoj turkut .Të shpërndahemi pikë-pikë ndër katër krahët e t’ja ndezim edhe një herë batareve.Të pestat sa çelën e mbyll sy,zunë pozicione të reja e mbas shenjit që dha Nora me pushkë e parë shpërthyen të tjerat.Nora nuk ishte gënjye.Pushka u prit nga pushka po klsaj radhe përpjekja qe me fryt..Në krah të anmikut ra heshtja e vdekjes.Po Nora që kësaj radhe donte me u hedhë ma me hov në atë llogor të panjohun ndjeu një të rrëngjethun Shtanget.Nuzë i lagen Nga koka i kullonte gjak e i binte rrëkaj fytyrës.Shoqet i erdhën prnaë me njiherë dhe u shqetsuan
–Nora çka ke ?
–Asgje ..se ku u vrava te një shkrep!
E Tringa tue prekë fytyrën
–Mos je shitue?
nora brofë e shpejtë;
–Po të isha shitue nuk çohesha në kambë
Ajo ishte plagosë .Plumbi i kishte ra përshqitë në kokë tie i lanë një plagë të lehtë
Aman motra shpejtoni se po të më shohë kush plagë do jetë turp.Atë të Deçiqit ma zbuluen por këtë Po thonë atëhere se jam qyqane dhe se më kap plumbi shpejt pa fillue mirë lufta!
E Tranga me ja tretë atë kujdes ja kthen
–Ty motër Nora të kap plumbi se qëndron vetë përballë
Plaga qe e lehtë e pothuese askush nuk muer vasht për të Ku behën trimat në ndihmë të luftëtarve,gjetën ndër shkabije katër nizamë të ramë shakull
Vepra e këtyne trimëneshave të malëve qe një nxitje e madhe sepse Qafa e Ungels u trand në të zbardhun të dritës.Sulmi i luftëtarëve kryengritës shpartalloi krejt asqerin e ikun prej Deçiqit Agimi shkëlqeu fitoren e armëve shqiptare ,ndonse edhe ato ishin përgjakë
Ramja e shumë fatosave çoi peshë Norën me shoqet e veta që u hodhën me të parët në llogoret e asqerit të faruem Por lufta nuk prani me aq Qinda asqerë i kishin ikë zjarrit të kryengritësve dhe kishin marrë shtigjet e ngushta ,me dalë në Traboin ,alësorët gjak për 35 të vramët në Qafë .Asqeri që nuk prisnin ndonji sulm në krahë të Traboinit Po aq ma tepër nuk njihnin zemrat e trimneshave të maleve htojaneve të komandueme nga Nora syshqiponjë.Ato ishin në vëzhgim Palinë prelë Nika me një tubë gra e çika e kishte perrëpinin tie ba të pakalueshëm me rrozga e me çfarë ishte gjetë për të krijue pengesa të pakapërcyeshme Asqerët që kishin ra në lak e kah nuk kishin si me kthye .tek ndigjeshin nga kryengritësit mbetën shtang tue pritë dëniminn ma të zi në atë gërdhanë mali në teposhtë të së cilës ishte lugina e vdekjes së tyne
Palin Prelja i priti asqerët me nji britmë të thekshme;–Tregojini Turgutit se sa peshon gjaku e shqiptarit!–e tue u sjellë kah gratë e çikat që kishin zanë vend mbas shkambijve,të pakapshme si drenusha të shkathëta u jep urdhën –Bini më ta! T’i njohin nanat e çikat e Hotit!
Si bien ortiqet e borës n[ nj[ ditë të stuhishme ashtu vërshuen mbi koka të anmikut gurë e trungje drujsh.Asqerët u coptuen.Pjesa me madhe u rrokullis në teposhtë të gërdhatës.Kush mbet nuk voni e priti plumbat e pushkëve të kryengritësve që nuk rrinin në pritë mbas shpine
Po kush mund të jetë dëshmitar aq i fortë i një përleshjeje të tillë?Në Camja hidheshin rrufetë e hotjaneve mbi koka të anmiqve e ndërsa binte muzgu atje tej në Traboin një varg tjetër grash e burrash barnin në krahë 35 hotjanët e vramë në atë ditë zamadhe
Nata kishte ra Kolë Dedë Gjo Lulit i ndihej zani i fuqishëm prej një shkambi –Bini burra deri që t’ farojmë! Nora që ndigjonte mes asaj errësinë atë za të dashtun luftarak i thonte shoqeve:Të shpejtojmë motra! T’i vorrosim fatosat,se po na presin punë të tjera Nuk kemi kohë
Karvani u ndal mbi kodër të Traboinit aty ku ishin vorrezatë e moçme e të reja Nën dritën e hanës u çelën gropat për fatosat e shquemAjo natën shkëlqyeshme e çame atje mbi kodër nga rrezet e zbeta të hanës të jepta mbresën e jashtëzakonshme të një vorrimi legjendar
,,Ja lumsha Norës !–kishte thanë nji luftëtare sepse secila diti me na i shëndoshë plagët e zemrës sepse secila e kishim të thellë nga një plagëSa mirë diti ajo fisnike me ja ba gjamën 35 burrave vetëm me pak fjalë e me asnjë pikë lot:,,Pushoni o burra! Ju nuk keni vdekë por keni le! Shqipnia dp të jetë e fortë do të ketë gjoksat siç i patët ju me i dalë zot!
Ajo ditë përhapi edhe ma tepër lavdinë e grave kryengritëse trimënia e të cilave u këndue edhe me lahutë;


Po luftojn-o gratë e maleve
Nora kalja me Tringë Smajlen
Nora e Hotit Tringa e Grudës
Flakë për flakë në grykë të hutës
Kush s’i ka kto sokolesha
t’gjuejnë me plumb’t’vrasin me pesha
kur lufton Palinë Prelë Nika
me ato gra e me ato çika
kund asqer në Hot s’mund hika!
Malësorët e malësoret atë ditë e deri të nesërmen ja dhanë ma së miri përgjegjen e kërkueme Turgut Pashës tue mbajtë pezull taboret e shumta të tia

TE SUKA E ZEZËMalësorët nuk merrnin parasysh ma fuqinë e taboreve të Shefqet Turgut Pashës.Tue ra në çdo shkamb me flamuj në dorë e tue u rritë në çdo betejë ,këta fatosa kishin vendosë me i tregue mbarë botës se liria e shqiptarit do të fitohej me gjak ,tue përbuzë kombinacionet e intrgat e ulëta të diplomacisë evropjane,
Atë ditë pranvera të denduna me lufta të hapëta dhe me përpjekje të veçueme.kishin shtue ma tepër edhe çetat e luftëtarëve me gra e të reja ,që kishin fitue armë e fishekë e të drejtën me i përdorëNjë duhi e rreptë Suke ,me një tubë gra luftëtare,kishte pastrue nji llogor turkut dhe e mbante të gatshëm për atë përpjekje që pritej e përgjakshme.Krisën pushkët e para .Breshëni e rreptë e dynd tue thërmue shkrepat e tue flakrue cifla me mija Malësoët çetë e vogël kishin zanë pozicionet larg njani-tjetrit,Mbas luftëtarëve qëndronin gratë me krozhe në dorë plot fishek
Nora ngiste sa te njana te tjetra ,tue këshillue e tue qortue për ndonjë pakujdesi,që rrezikonte jetën Gratë që rrinin mbas burrave për t’i ndihmue kur beteja zu të trashohej u hodhën edhe ato tue harrue detyrën e vet ..Shumë prej tyne u treguen nizamëve grykat e pushkëve që villnin zjarr Saku e Zezë trandej nga gjama e britma e nizamët që ishin mbledhë kruspull të hutuem nga rreptësia e malësorëve u tronditën e shumë prej tyne morën e ikën Ndonëse përpjekja ma rreptë taktika e malësorët e shtuen zjarrin Zef peri flamurtar i kësaj ndeshjeje ,brofi ma i pari e tue dalë shkambit prini poshtë Suket Mbas tij edhe i biri NikashiKëta ishin çaste epike.Tue u çue një mbas një fatosat hidhen në rrebesh ,pa marrë parasysh ordhinë e madhe të nizamëve,,T’i shikoje tue ra poshtë Sukës thoshte Nora ishte një bukuri burrnore !Samirë pikonte pushka e tyne!Se si ia shpoi kokën tejpërtej yubashit ajo vrastarja e Zef Peit! Por si lis me degë u rrëzue Zef Peri Askush s’ja ndjeu britmën Si yll me bisht i zbriti mbi gjoks edhe i biri Nikashi Dhe një nuse e re u rrinte mbrapa me krozhe plot fishekë ba gati me mbushë armët e tyne
Aty u gjent Nora Posi ta ngushllonte nusen e re,që pothuese ditët e para të martesës po i kalonte në mal tue ndihmue krahun e vjehrrit e tue i dhanë zemër burrit !E si t’i fliste fatosja!Veç me një përqfim të zjarrtë që fliste për një andërr të këputun e për nji zemër të vrame Shqiptari nuk din me qa në luftë me këndue po! Kjo asht e pika ma e fuqishme që lindë ndër shekuj malet e tona.
Nusja e mori pushkën e të shoqit E puthi dhe e shtërngoi për gji
Nora i tha m’u shkul zemra sot.PoNikashi vdiq si burrat e nuk due me ja la fëtyrën me lot Mbeta vejushë pa u martue mër o Nore Kolja.Po s’kam ç’me i ba Shqipnisë!Ajo rroftë e pastë kush me e mbajtë hutën e zgjuet për te! Nora ndrydhte lotin e tue përqafue përsëri nusen e Nikash Zef Perit ,i dha zemër
–Ta lumsha moj bijë e malësisë,e të paçim në vend të Nikashit!
Mbas kësaj përshëndetjeje burrënore,Nora nuk e humbi fillin .Lufta ishte ndezë në kulm, e gratë hutue nga gjaku i fatosave ,përpiqehsin me ndejë pranë të ramëve,Kreshnikja që i gjykonte ato çaste të papërshtatshme për të qa të vdekunit me atë za të trashë u sillte shoqeve:
Trimat na lypin fishekë e ju doni me dhanë lot.Me lot nuk mund ta vrasimë anmikun Tue shpërnda grupe- grupe vajzat i përcjell gjithkah ku ishin trimat tue luftua Gratë të binduna nga qortimi i komandantes së vet tue ndrydhë lotin e dhimbjen etue çue kokën krenare si gjithëmonë ,rendën me të shpejtë me mbledhë armë e fishekë mbi kufomat e asqerëve, e me u gjetë krah burrave ,që ishin lëshue si luaj në atë betejë livdiplot.
Beteja e Sukës së Zezë u kishte dhanë edhe një mësim të madh grave luftëtare,tue marrë me vete forcën e vejushave ,që për liri të atëdheut ,flijonin edhe dashuninë për t’ushtue ma tepër zjarr pushkëve të kryengritjes.

PLAGË E MBI PLAGË
Nora mori pjesë ndër shumë beteja të mëdha e të vogla. Mori tri plagë,Plagën e Deçiqit që ja nderonin ,më shumë e nderonte edhe ajo vetë ,Ajo i fliste për shumë gjana për shumë hakmarrje .E pse moj Norë i jep randësi vetëm plagës së Deçiqit ?i thonin saherë shoqet ,,Plaga të len kujtime të përjetshme —pergjegjej Nora—Tue e shikue më kujtohet Hoti e Gruda më kujtohen malet e lirisë e më rreth zemra jo për plagën time por për të gjitha plagët që kanë marrë fatosat e atdheuPlaga e Deçiqit , më kujton të kuqt’e flamurit nën zjarr të të cilit ranë sa flamurtarë kreshnikë
Plagët që merrte në shpirrt ishin ma të dhimbshme për Norën.Që në fillim të kryengritjes shtëpia e rindëtueme ju dogj e fill mbas ,plagët e para të luftës vëlla Mirashi e kushrinit Zef Luan Ula i pastroi ajo. Por Nora s’përkulej .Kur Turguti me Ethem Pashën dynndën ndër tre krahë nji mori ushtrie e filluen në masë ndeshkimin ,tue djegë e tue pjekë ,ajo .pa u ligshtue nga një çetë te tjetra ,tue lidhë plagë e tue nxitë zemra.
Ajo ishte e vendosun me e çue deri në fund atë kryengritje pa u rrëzue.Ishte detyra e madhe e grues shqiptare .Ishte besa që i kishte dhanë lirisë
e Hotit Vorroi me zemër te therun kushrinin e Nikë Gjelosh Lulit ,të ramë nën hijen e atij flamuri që kishte ngrehë vetë në Deçiq .Ai trim me fletë ishte një ndër krahët ma të fuqishëm të kryengritjes së Malësisë së Madhe Trimi ra në betejë të përgjakun tue e pague veten njiqind fish Vdekja e tij e pikëlloi Norën Veç pikëllimi e shtyti në beteja të reja Ajo me një çetë burrash të përbanme prej trimave ma në shenj si Nikë Gjelosh Leka,Preloc preka Prelë Nika e të tjerë tue vazhdue luftën e tij mundën ta merrnin atë kufomë bashkë me kuformat e shokëve të tjerë të ramë ,e ta nxirrnin etej qafës për ta çue në Traboin ku e priste një gropë e thjeshtë .por një flamur i ngritun ..Jo vetëm që nuk vajtoi për shokun e armëve të Dedë Gjo Lulit po tue marrë pushkën e tij faqe burrave .ja dha të birit Luc Nishit ,tue e porositë që ta vazhdonte flakën e t’et
Priti edhe kufomën e Gjergjit 22vjeçar që i thau konakun Dedë Gjo Lulit .Filizi fatos ma katër mauzere në dorë ,kishte bindë Fushën e Tuzit ,deri që kishte ra i shporuem nga plumbat e një tabori
Ajo ja fshini plagët e i hodhi mbi to lule që kishte shkelë kufoma e rame.E lot nuk derdhi Shpirrti i saj e dinte Shumë vorre ishin çelë në zemrën e saj, po ajo nuk dëgjonte çfarë i fliste dhimbja Ajo zotnonte mbi te e i shkonte lirisë flakën ma të gjallë të kryengritjes.Rrjedhjen e luftës e shihte kushto .Fuqitë e mëdha ushtarake të Turgut pashës dëmoheshin nga ato pushkë të pakëta që mbanin malësorët Ai gjeneral që dikur ishte krenue se nuk kishte armë që t’ja ndalte taurrin ,tashti edhe 12 pika të Libbrit të Kuq i dukehsin si 12 shigjeta të helmatisuna thellë në zemër Norës nuk i pushoi kurrë trupi e mendja.Me bri në shkamb e sa herë tue kalue rrjedha e ujit nën shpinë e çoi deri në fund flakën e kryengritjes, si nji komandante e shqueme e grave dhe të rejave hotjane
Kjo Sokoleshë malësiet–trengonte Pretë Bacja,bashkluftëtarja e Norës —kishte fuqinë e fjalës me u dhanë zemër luftëtarëve për mësymjen që kurrë nuk ndaheshin pa gjak Sa herë që plagosej ndonjë luftëtarë i yni . me të shpejtë ,se ku e gjente flamurin e fill ja lidhte plagën Ajo thoshte;plumbi nuk i le varrë as dhimbje,kur t’ja terë gjakun flamuri i Shqipnisë .Prandaj flamuri ynë asht i kuq se qysh në kohën të Skënderbeut u la me gjak dëshmorësh
Norë Kolja na jepte zemër ne grave e na ndezte për vepra trimnie Prej goje të saj kam ndie kur na brohoriste:–Nini he trimnesha se qe besa Derrkuc Pasha do t’i njohë furkat e tona E ç’prej asaj dite me duket se pasha i Anadollit filloi me u thirrë Derrkuc e jo Turgut
Kur lufta prani ajo prapë nuk ra në paqe Dedë Gjon Luli ..kaçaku i përjetshëm.nuk i dorëzohej asnjë fuqie të huej aq ma pak lakmisë së Krajl NikollësAi u end me të birin e me Norën përsëri nëpër shtinje e shpella,,Për një djalë kundra Shqipnisë për një vepër që poshtonte shqiptarin ,ai nuk çërtonte me marrë udhat e rrëzikut Kishte lindë me derdhë ar prej gojet ,zjarr prej hute e mos me durue kurrë poshtim.Gjithkush i thonte i parë në Hot po ai veten e mbante jo ma nalt se shokët e vet ,sepse shprehej gjithmonë;të parë në Hot janë të gjithë hotjanët Ky ishte plaku i Traboinit
Ai e çoe zanin përsëri nëpër kuvende,u lidh me kryengrtës të rij që kryengritja të përfshinte mbarë pushkët e shqiptarëve Nora gjithkund mbas tij, me një torbë ndërresa nën sqetull e me një livore në xhubletë,Shkoi me te e her-herë tue pri ndër shqigje të vështira të pusive deri që udha i çoi atje ku tradhëtia kishte lanë të ngrehuna bajonetat Kjo udhë e gjatë e heroizmit për gruen fatose ishte me të vërtetë si një kangë e madhe në buzën e përgjakuna të atdheut

TRADHËTIA
Pavarësia e Shqipnisë u njoh botnishte qysh me 28 nandor 1912,por anmiqtë e popullit e të atdheut e kishin halë në sy këtë pavarësi.Kishin halë në sy krejt lëvizje për çlirimin e kombëtar të cilat ua thernin zemrën Esat pasha ,fytyra ma e ndytë e tradhëtisë lypte krijimin e një Turqie të vogël në Shqipni e veten mbret të kësaj Turqie Nëpër duer mbante edhe intrigat e serbo-malazezëve të cilat i hidhte pa doreza Si shumë patriotë të tjerë edhe Dedë Gjo Lulin e kishte gur në zemër .Por Deda ,që kishte përbuzë krajlat e fuqive të mëdha ,aqma tepër urrente me neveri ,,krajlin e pabesë
Nora tregonte;
Në mbledhjen e krenëve të Malësisë ,në Shkodër ai çoi zanin :
-S’na duhen Esat Pashat as malazezët.Nuk kemi vojtë aq poshtë sa me vu në qafë strajcat e tagjisë së tyne..Ta mbledhim mendjen,se na duhet vetëm Shqipnia. Mjerisht në atë mbledhje nuk u kryqzuen ma pushkët për besën e madhe shqiptare
Morën përsëri malet
Si kaluem do ditë në Mazrek e Pukë .zumë vend në Kallmet .Prej këtu shkuem ndër bjeshkë ku na priste i panënshtruemi , miku për kokë Kolë Toma i Velës.I bashkuem armët e u përpoqëm me u tregue bandave të Esatit ,për ma se tre muej ,se t’i dalë zot atdheut
Por tradhëtia e bani punën e vet
RRjedhjen e punëve –vazhdon Nota –Deda po e shihte qartë ,madje nji ditë më pat thanë;Odjali Babës ,po ta la testamentin ta kesh se nuk i dihet kësaj pune…Tua pasë në dorë atë testament,ti din si gjithmonë ,e mundesh me shitë çfarë na ka mbetë M’i laj borxhet në malësi e në qytet ,se kena ble mjaft pushkë e fishek!Mos harro se Dedë Gjo Luli nuk don me lanë peng as për së gjalli.as për së vdekuni.E pa u vonue testamentin e kishte shkrue me 29 qershor 1915
Nora ishte shqetësue.Si e mbështolli atë testament e futi në gji si të fuste një copë shkambi të prushtë nga mali i Deçiqit.I digjte mu në krahnorEdinte mirë se tashti në atë gji ishte futë vdekja e madhe Nuk zgjati e Ded Gjo Lulin e thirrën Gjomarkajt në Orosh pët një ,,mbledhje të mshehtë
–Babë Deda mos shko në atë mbledhje ,ja drue sherrin Por fatosi kësaj here nuk e dëgjoi Norën,këtë ,,djal[ë mbi djalë si e quente ai:
Norë shtatdhetëtepesë vjeç u bana e kurrë fjalë peng s’e lashë Më kanë thirrë për luvend dhashë fjalën me shkue veç vdekja më ndal
E u nis…
Nora që e vëzhgonte kishte hetue lëvizje në për orosh .Madje kur ishin afrue kullës së mbledhjes një nuse e shtëpis u kishte dalë para tinëzisht e u kishte tregue
Kthehuni shpejt!Jeni të tradhëtuem
Tepër vonë Tradhëtia e Esadit ,në bashkëpunim me miqt e vet Gjomarkajt lidhën ngushtë me lakminë e serbit ,ja doli me hedhë fatosin e Traboinit në lakun e vdekjes,për t’i dhanë si shpërblim një batare në zmër e një grusht dhe mbi fytyrë Kjo ndodhi në Sheshëz të Oroshit me 5 shtator 1915

AMANET NA I MBLIDH VORRET

Nora mbet vetëm i shoqi bashkë me shokët e armëve u mërgue në Itali nga esadistët.Ajo e veshun si mirditor e gjurmueme ,iku këcnune tue lanë ndër male zemrën e therun, e tue marrë me vete rubën e përgjakun,për kujtim të mbramë .heqë nga fytyra e coptueme e vjehrrit.Iku e u struk ndër familjet bujare ,ku ruenin andrrat e bukura të lirisë Ç’rej asaj dite kur tradhëtia vorroi fatosin ajo jetoi larg botës tue ruejtë në zemër kujtimin e valvitjes së një flamuri atje ndër male
Vjeshtë Gati mbas tri vjetësh i erdhi e para dhe e mbramja letër nga i shoqi ,që vuente ndër minierat e squfaurit në Siëilje
.Ajo letër e përtini Norën Amanet na i mblidh vorret mos të na mbesin eshtnat rrugash Ti ke luftue me ne e nuk ke lanë të ramunit me u shkrrza nëpër kambë të taboreve të Turgutit Eshtnat e Babë Dedës mos i len në dorë të anmiqve mblidhi e t’u dihet vorri

Letra që ruhej në gji dalngadalë zu të zbehej nga leximi i shpeshtë për ato amanete që për mbante kishin lëshue rranjë të thella në shpirtin e saj të papërkulshëm
Mbas tri vjetësh
Kola u kthye nga intervenimi Në Vlonën e Ismail Qemalit binte me vete kujtimet e vrame dhe trupin e rrënuem Letra që i kish dërgue Norës qe nji paralajmim.Anmiqtë e Atdheut e çeun deri në fund hakmarrjen E helmatisën dhe vdiq me 24 dhjetor 1918 Edhe një vorr i ri i madhë u çel në krahnorin e saj
,,amanet na i mbildh vorret
As kësaj here nuk derdhi lot.Por e vetmueme e vazhdoi jetën me hijen e fatosave të atdheut.


TAKIME ME HERONJ TË VDEKUN E ME HERONJ TË GJALLËAmanetin e kreu .Me ndihmën e komitetit ,,Dedë Gjo’ Lulit,, eshtnat i mblodh,në Mirditë e në Vlonë.Me ta edhe një medalion, ku fytyra e zbehtë e Kolës së internuem pasqyronte shumë brenga.Ndoshta ky medalion do të kishte qenë kujtimi i parë dhe i mbramë që do t’i dhuronte së shoqes ?Kushedi !
Në Vlonë kërkoi shtizën ku ishte ngrehë flamuri .Donte me shikue atë balkon ,ashtu siç kishte shikue shkambin e Deçiqit .Donte me pa atë derë kah kishte dalë i vjehrri i përcjellun prej Ismail Qemalit e me dësjue prapë zanin e kombit,,Dedë Gjo Luli është pushkë e ngrehun për Shqipërin[ .Donte e çfarë nuk donte?Donte atdheun.Po atdheun e kishin kapë në fyt anmiqt të e përbetuem.
Ajo udhëtoi me këto eshtna .Ishte i pari udhëtim, mbas tetë vjetësh,që po bante përsëri me të vjehrrin e të shoqin..Nji udhëtim ma i heshtun se heshtja edy arkivolave që rrinin pranë saj,si dy copa flamujsh të gurtë.Nora i shikonte këto dy flamuj.Ishikonte tie i ngritë ,si dikur, ndër maja malesh e sukash me një valavitje të madhnueshme.Shikonte pranë tyne atdheun tue vajtue, i pazoti në atë kohë me falnderue fatosat.Atdheu lypet prapë hutat kryengritëse,sepse Zogollat,nipat e Esat Toptanëve ,ishin gjallë .Ishin gjallë e të lidhun doradoras me Serbin,anmikun e vjetër e të ri.
Në shtëpizën e vetmueme askush s’e vizitonte.Narja e bija e Dedë Gjo Lulit , i binte prej Triepshit ndihmën , me mbjtë frymën gjallë i binte bukë e kujtimin e pushkëve të lirisë Tasht me Katrinën motër e kunatë këto vejusha fatosash kishin vetëm një qëllim:me edukue Palin ,frytin e dhimbjes së tyne ,nipin e Nikë Gjelosh Lulit, flamurtarit të Deçiqit .Atij Nora i tregonte epopenë e atyne eshtanve.Pali e mori lapsën me shkrue këtë epope:duhet të ishte prengu i mbramë , që Nora donte me lanë.Ai sapo e filloi epopenë e ,,Derës Hotjane

,,,Ti qe i vogël e ferishteKur ndër male djepin patelokja jote ndër gji kishtetambël fisi e nje patllake.

Pra, o biri ynë ti dije
se kështu fmininë kalove
tue t’gjurmue serbt me hafije
me zor kokën e shpëtove.

Ço përpjetë flamurin tonë
që me gjak ndër male asht larë
mbas ktij flamuri ,djalë gjithëmonë
ec trimnisht me shqipëtarë
por edhe djaloshi ja këputi andrrat e dëshirat e mbrame.I jati i tij Luc Nishi ,kishte mbetë në Suka të Moksetit nga gjylet serbiane.Vetë Pali qysh në djep i prvoi të zezst
e luftës.Idënuem nga shovinistët serbo-malazez, u ndoq edhe foshnjë Vdiq 22vjeç në dhe të huej ku kishte shkue për të shërue plagën e krahnorit.Eama Katrina mbet vetëm. ENora ,që donte me e ngushllue ishte vetë e vrame për këtë nip të shtrejtë Të dyja e vazhduen jetën së bashku,tue jetue me hijet e fatosave të ramë
Ajo kujtonte me mallëngjim takimin që kishte pasë me Ani Rustemin:
Tokma atë dorë,o bir!Ti e vrave Esatin. ke marrë gjakun e vjehrrit etë burrit tim
E tribuni i ri tue e përqafue ja kishte pritë:
Kamë marrë gjakun e tërë Shqipënisë
Këto ishin zjarre që ndezshin në zemrën e saj.Ishin takime me heronjtë e vdekun e të gjallë, pa të cilët nuk mund të jetonte.
Kur Luigj Gurakuqi kishte shkue te shtëpiza e vetmueme ta vizitonte,Nora i kishte thanë:
Mirë se erdhe Ligj!Do të mundohem me të pritë si të ka pritë Dedë Gjo luli.Ai ma ka lanë amanet me ja thanë gjithkuj se Luigj Gurakuqi asht mendja e kryengritjes sonë e na malësorët gishtin e saj…
Luigji ishte mallëngjye e tue çeu sytë kah fotografitë e Dedë,Kolës e Lucit ,kishte thanë;
Nore Kolja kurrë mos ta lëshojmë pushkën e dëshmorëve.Shqipnia do ta çoj kryet patjetër dhe e pafshim zojë të randë!

FATOSJA MES FLAMUJSH
Nora e priti çlirimin e atdheut me gëzimin e një plaku që sheh lerinë aq fort të dëshirueme.Ajo nuk ishte me vetëm.Partia e mbajti pranë ,vlerësoi përpjekjen e aj për lirinë e pavarësinë e atdheut.Partia e gjeti Norën në vargun e madh të luftëtarëve të të gjitha kohnave ,e me përzemërsi prej nane , i vuni në parzimn e mblakun Urdhërin e Trimërisë
Nora as që mund të shpresontegjatë regjimeve të kalueme të shihte heronjtë në piedestalin e lavdisë,aq ma tepër,,pushkën e grues,që pa mëshirë, i përbuy nga merimangat e errësinës,nga ata që nxirrnin me thonj ligje mizore për të vra e shemtue bukurinë e gruesshqiptare
Në pleqni ajo shkoi te malet e Hotit,ku kishte luftue .Partia nderonte luftën e ati populli kreshnik–nderonte luftën e saj e të mbarë grave malësore.Te lapidari i Kryengritjes ajo puthi garin e atij piedestali të ri, sepse e dinte se edhe aty ishte gjaku i atdheut.E kur i thanë:
Norë a po flet ndonjë fjalë sot,në këtë kremtim përkujtimi që i bahet luftës së këtyne maleve?,,ajo shfreu vetëm kaq:,,Trimat nderojnë trimat!,,

Ishte e kotë fliste ma tepër Kishte thanë çdo gja për luftën e për shpërblimin që u jepte fatosave partia
E mplakun. me të motrën Katrinën, shkuen në Vlonën e Ismail Qemalit.Atje e priti edhe një dekoratë tjetër:merita për veprimtari patriotike,,.U takue me udhëheqësin e dashun ,shokun Enver Hoxha:kjo ishte andrra e mbrame e saj.Foli me Partinë:kjo ishte dëshira e mbrame Përpara bustit të Avni Rustemit ajo derdhi lot.Tash ,në pleqni,ato lot e tradhtuen:dilnin si shfrim i brengave të ndryshuna gjatë krejt jetës së saj.Kur e pyerën,,Çfarë të lidh me Avni Rustemin?,ajo përgjegji përpara bustit: ,”Ky asht im bir ,që ka marrë gjakun e babë Dedës e të burrit.,”
Kishte edhe një peng tjetër. Donte me i kthye vizitën shqiptarit të madh,Luigj Gurakuqit, ndonse kishin kalue shumë vjet. Ja ktheu në shtëpin muze…Tue shoqnue nëpër dhoma të shtëpisë,më tha?
O bir , te kjo shtëpi kam ardhë sa herë.Edhe këtu,ndër këto dhoma ,vlonte kryengritja e Malësisë së Madhe .Këtu ishte zemra e Shqipnisë.Sot erdha e po i thom Luigjit:,,Të falet me shëndet Dedë Gjo Luli ,se Shqipninë ,ma së fundi po e shohim zojë të randë!,,
Nora vdiq me 18 mars 1964.Uvorrue të nesërmen , pikërisht ditën kur flamuri shqiptar pëkujtonte valvitjen e parë ne kështjellë të Rozafatit, mbas 500 vjetë robnie
Ajo vorroset mes flamujsh njashtu si lindi e u rrit mes flamujsh.Kjo asht epopea e një jete të madhe.që ka për cak atdheu.Në vorrimin e saj ,punëtorë fashatar, ushtarakë,nxanës shkolle,tue e nderue me kunora lulesh përcollën fatosen në pushimin e mbramë
Ajo e dinte se Partia do t’i bante nji nderim të tillë. Ishte parti që shpërblente mundin e gjakun e dëshmorëve.Kur shkoi nuse nuk pat krushqDitën e vorrimit, me mija e përcollën plot miradije,për ta vorrosë mes flamujsh e lulesh.
Vorri i saj dukej si një paragraf i skalitun në histori të atdheut.

FUND

Durimi

No Comments Broadcasting

Në të vërtet durimi është një mjet mjaft i rëndësishëm dhe mjaft dobiprurës për njeriun. Por thelbi kryesor apo gjëja kryesor që në duhet të kuptojmë është se çka kuptojmë me durimin.
Ne dimë nga jeta e përditshme se si të vegjël qe kemi kuptuar se çka është zjarri, përkatësisht kemi kuptuar se zjarri është një krijesë e cili ka cilësi djegie dhe në kontakt me të ne do të pësojmë, po ashtu shumë të vegjël kemi kuptuar se po sa që të bëhemi nervoz dikush do te na vijë në ndihmë dhe kështu do te ja arrimë qëllimin. Pra jeta ka qenë ajo që na ka bërë të mësojmë se edhe një element i keq mund të sjell dobi.

Pasi që jemi rritur kemi kuptuar se të bëhesh nervoz nuk është një gjë edhe e mirë, por megjithatë ka situata qe ne patjetër duhet të bëhemi nervoz, madje ka raste që ne duet ndoshta edhe të bërtasim e mos te themi rastet qe bëhemi aq nervoz saqë na u duhet te i sjellim dikujt apo dikush të na sjell ne.Prandaj këtu duhet kuptuar se po qe se ne dimë se çka është durimi dhe po qe se ne duam ta dimë se si mundemi, mese lehti te bëhemi të durueshëm atëherë do te pshtojmë nga situatat qe na sjellin probleme edhe me te mëdha qe nga një problem shumë i vogël ne kokat tona ai problem do te behet aq i madhe qe edhe po deshëm ne me nuk do te mundemi te bëhemi te qetë nga situata qe na ka ndodhur.

Ajo që më së shumti ia vlen të diskutohet është vet nocioni i durimit, edhe pse kemi nocione të shumta nga dijetar dhe shkencëtar të ndryshëm. Në ketë rast kemi zgjedhur një nga shumë ato qe menduam se është me i kuptueshëm dhe me i përafërt më atë që ne në jetën e përditshme kuptojmë me fjalën “DURIM”.

Sipas mendimit që cekëm më lartë durimi është:

“Ta ndalojmë veten tonë nga dëshpërimi dhe paniku, ta ndalojmë gjuhën tonë nga ankimet dhe ti ndalojmë duart tona nga goditja e fytyrës dhe grisja e rrobave në kohë fatkeqësie dhe stresi”.

Llojet e durimit

Durimi mundet me qenë dy llojesh dhe atë mund të jetë me zgjedhje apo pa zgjedhje :

a) durimi fizik
b) psikologjik

Siç e përmendëm edhe me lart se durimi është dy lloje, me zgjedhje dhe pa zgjedhje. Durimi me zgjedhje është i një shkalle më të lartë se sa durimi pa zgjedhje. Por megjithatë qetësja e trupit dhe shpirtit është e njëjtë të te dyja.

Forca e Durimit

Disa njerëz nuk mundën të bëjnë durim pa u përpjekur dhe pa bërë shumë vështirësi që ta arrësin këtë. Të tjerët janë të aftë të bëjnë sabër lehtësisht. Lloj i parë është si ai që ndeshet me një burrë të fortë dhe s’mund ta mundë atë pa përpjekjen më të tejskajshme. Lloji i dytë është si ai person që ndeshet me një njëri të dobët dhe e mund atë më lehtësi. E tillë është lufta ndaj të mirës dhe të keqes. Por siç e dimë se ata te cilët janë ushtar të së mirës gjithherë do te dalin fitimtar.

H I P O K R I Z I J A

No Comments Aktualitet Lajme

Shumë herë duke menduar për natyrën njerëzore dhe personalitetin e tyre, unë shpesh herë ndalem tek një fenomen qe mendojë se në masë të madhe e kanë te gjithë njerëzit, pra mendojë se në raste të caktuara të gjithë njerëzit janë hipokrit!
-E dime se cfare eshte hipokrizia, pra vjen nga fjala greke shtirje!

Hipokrit: Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e verteta.

-Hipokrizi mund te thuhet ne rast se një person është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendshme dhe qendrimet e pohimeve te tij apo anasjelltas,pra kemi te bejme me njerëz që duan të manipulojne me të tjerët per të krijuar një figurë positive tek ata, për një interes te caktuar!
Hipokrizi: Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe; fjalë, sjellje a dicka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët.
-Për këtë kategori njerëzish një gjë është e sigurt: perfitimi në mënyra të ndryshme, mënyra të cilat nuk përkojnë me moralin, se për këtë ata edhe shtrembërojnë të vërtetën dhe mundohen të përshtatën sa për sy e faqe!
Hipokrizia është veprimi dënues apo thirrje për dënim e një personi tjetër kur qortuesi është fajtor i veprimit për të cilin ai kërkon që i padituri (i akuzuari) të dënohet. Hipokrizia është shtirja e një njeriu që pohon se zotëron cilësi, (virtyte, morale, besime, parime,) mendime apo ndjenja që në të vërtetë nuk i ka.
Një njeri është hipokrit kur veprimet e tij kundërshtojnë besimet e brendëshme dhe
pohimet e tij apo anasjelltas.
Hipokrizia përdor manipulimin e njerëzve të tjerë apo mbajtjen e një figure pozitive të
vetvetës tek të tjerët apo për vetveten.
Në psikologji, sjellja hipokrite lidhet ngushtë me gabimin cilësues themeltar: njerëzit anojnë ti
shpjegojnë veprimet e tyre sipas rrethanës në të cilën ndodhën, duke çuar në gjykimin e të
tjerëve e ndërkohë në përligjjen apo (justifikimin) e veprimeve të tyre.
Po ashtu, te disa njerëz në të vërtetë vërejnë se kanë një karakter të sëmurë të cilin e rpezentojnë tek njerëz tjerë.
Kjo quhet projeksion psikologjik.
Hipokrizia është veprimi apo gjendja e të pamohuarit e të qenurit më i mirë se dikush apo të ketë ndjenja apo besime të cilat një njeri nuk i ka.
Hipokrizija më së miri mund të hetohet tek njerëzit e ult. Kur ti je percdo ditë me ta dhe percjelle ato krijesa si ato mundohen të paraqqiten në formën me të mirë,mundohen të përdorin fjalor, fjlor me të cilin kur ti do dëgjosh do të të duket se ke te beshë me parazita të rrezikshëm apo më mire të themi me inskete të pa zhvillueme dhe me këtë mund ti definosh si dyftyrësha edhe pse ndoshta ky emertim është shumë i butë për keta tipa njerëzish e që ne ditët bashkohore si duket shtohen apo më mirë të themi rriten në sasi.
Të gjithë qenjet njerëzore duhet pranuar kanë pak në shpoirtë hipokrizin apo të themi simulimin e kjo është krejt pasojë e rrethit ku jetojmë dhe se ky rreth kërkonm këtë nga ne e ne jemi ata të cilët e servojmë.
Por eshtë shumë e rrezikshme kur hipokrizija si në ditët e sotme te shumë qenje njerëzore ka kaluar në mënyrë të jetesës.
Çka mendoni ju me këtë?
Mirëpo është interesant të dihet se si reagojnë hipokritët kur shohin dyuftyrsit e të tjerëve apo të themi keta dyftyrshat tanë kur takohen me hipokritet tjerë, kur ata fillojnë edhe këtyre tua bëjnë jetën banale?
“Kthehuni nga vetëvetja, ktheuni rreth vetëvetës, shikoni se si njerëzit me dy fytyra për rreth jush ia shesin apo më mirë te themi ia huazojnë shpirtin “dreqit” në menyrë që para njerëzve të paraqitën dhe kinse të tregtojnë dhe blejnë mallra të shtrenjta, vetura luksoze, janë në shoiqëri me femra bukuroshe, e me siguri njeriu duhet të mendoj dhe ketë logjikë per këtë se cfarë jete kanë dhe bejnë ky lloj njerëzish në realitet.
O njerëz me dy fytyra mos ti quajmë hipokrit kthehuni nga vetëvetja, kjo është rruga më e dfrejtë dhe më e ndershme, kjo është ajo cka na mban në jetë sepse dyftyrësia apo hipokrizija na ndan, na benë jo njerëz.
Mendohuni pakëz dhe logjikoni me ate mendjen e juaj të sëmurë se në rrethin tuaj shumica e njerëzve jetojnë jetë të lumtur, as një burr nuk mashtron gruan e tij, ansjë grua nuk luan me nderin e burrit, edhe këta pra bëjnë jetë, asnjë nuk pretendon se është ai i cili do jetë shpetimtari i atyre që e rrethojnë por do jetë nje prej atyre që do jetoj jetën së bashku me ta.
Por ju jeni ata që jeni kundër këtyre e ju duket se këta janë ata që jeni ju!
Këta janë të sinqert, këta janë të njerëzishëm, por ku jeni ju???….
Mendoj se ky lloj i njerëzve apo më mire tu them qenjeve njerëzore është rreziku permanent për një shoqëri njerëzore.
Duhet të risocializohen këta se përndryshe shoqëria njerëzore do ta ketë të veshtirë po që se këta rekrutojnë në radhët e tyre elemente të reja të rrezikshme për shoqërinë normale njerëzore.

Nga Sokol Demaku

Marre nga “Dituria”

FALEMINDERIT MËRGIMTAR.

No Comments Argëtim Letersi

Hapja e rrjetit social, facebook , më përballi me një shkrim, apo një letër të vockël , që për cdo mërgimtar do të thotë shumë , kur vjen nga një njeri me shumë vlera të larta njerëzore. Një luftar që ka marrë pjesë në luftë , krah për krah , me vëllezrit e një gjaku , në luftë kundra armikut tonë shekullor ! Mirënjohje të perjetshshme këtyre herojve të gjallë që edhe sot japin kontributin e tyre në cështjen , madhore , atë të kombit , duke i shërbyer me vepra e jo me fjalë ! Falmnderit Mik i mirë Meçan Zotaj ! Zoti Ju bekofte Ju dhe familjen tuaj !

# # #

Ju e mbani gjall Kosovën, më vjen keq që këtë verë patët disa aksidente në komunikacion dhe ne mezi spritëm tju gjykojm…. ne ju falenderojmë ditën e par që ju marrim parat dhe të nesërmen ju shajmë, por kështu jemi ne. Disa nga ne e shajm edhe Amerikën e cila na shpëtoi jetën, na dhan lirin dhe të drejtën ton duke e ndalur me luftë gjenocidin Serbian. Ju faleminderit shum që vini, edhe pse ne ju etiketojm me 100 fjal injoruese, na falni, ne sillemi ashtu si jemi, aq sa dijmë.
Jeni ju mërgimtar që rropateni nëpër puna shpesh herë me dy turrne për të na mbajtur edhe ne parazitët që ju ofendojm ngado që të sillemi.
Ne jem të mjerë, sepse ne vrapojm dhe shkrihemi pas b… se politikanve të cilët na trajtojn si plehra, të pa rëndësishëm, ata jo vetëm që na vjedhin e stërvjedhin, por ata “politikanët” të cilëve ne ju shkojm pas si klysha, jan kupola e të kqijave të cilët në forma të ndryshme na pijn gjakun me pambuk.
Ju faleminderit mërgimtar, na falni, ejani përsëri dhe mos u dëshpëroni nga ne.

Mbi 300 fjalë hitite njësoj si në Gjuhën Shqipe, katër mijëvjet të vjetra

No Comments Argëtim Histori

Shkruan Luftulla Peza…

Gjatë studimit tonë të gjuhës hitite kemi gjetur më shumë se 300 fjalë hitite, njësoj si në gjuhën shqipe. Këto fjalë shumica janë emra sendesh si: ANDA = në shqip Anda, ARA= ara, DUSK = dushk, GURTA= guri, AP= hap, HAS=has, KAN= kanë, LISSI = lisi, UN=unë etj. Por ka edhe emra njerzish si: Ana, Anita, Gima (Agim), Hana, Hasan, Ila (Ylli), Irma, Mark, Miti, Naki (Neki), Pask (Pashk), Salli (Sali), Sani (Sanie), Sara, Uk, Zina etj., që dëfton për prejardhjen e tyre më të lashtë se gjuha turke. Ka edhe fjalë të përdorimit shoqëror si: TAX = taksa, SALATA= sallata, PIRUNA= piruni etj., që tregojnë se shoqëria hitite ka qenë shumë e zhvilluar, ka përdorur taksat, në guzhinë kanë përdorur sallatën dhe pirunin. Kështu vërtetohet afërsia e madhe e gjuhës hitite me gjuhën shqipe.

img_0471Por gjuha shqipe me mjaft prova bindëse është vërtetuar se e ka origjinën e saj tek gjuha pellazge dhe ilire. Prandaj mendimi ynë është se gjuha hitie (ashtu si gjuha shqipe) e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge. Nga kjo gjuha Para-Indo-Hitite (ose Indo-Europiane) nga e cila rrjedh gjuha hitite del pikërisht gjuha pellazge, siç është vërtetuar për gjuhën shqipe. Kjo përbën një arritje mjaft të rëndësishme për gjuhësinë europiane, sepse i jep zgjidhje enigmës së vjetër për gjuhën Para-Indo-Hitite, e cila vërtetohet të jetë gjuha pellazge. Kjo e re, i jep gjuhës shqipe dhe mëmës së saj gjuhës pellazge, vendin e madh të nderit, që të jenë gjuha burimore e të gjitha gjuhëve të Europës, Amerikës dhe të Azisë jugë-perëndimore. Pikërisht këtë referat Paçarizi nuk e pranoi të referohet në seminar, sepse nuk don që gjuha shqipe ta zerë këtë vend nderi.

ëndrimi negativ i komisionit të drejtuar nga drejtori Paçarizi, ndaj mendimeve të reja për gjuhën shqipe, tregon edhe nivelin jo të kënaqshëm të mësimdhënies të kësaj gjuhe në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, që duhet të analizohet. Por gjendje e sëmurë, mos më e rëndë, është aktualisht për gjuhën shqipe në Tiranë. Këtu gjuhtarët e rinj, të përkrahur edhe nga profesorët e tyre, janë në garë njëri me tjetrin ti heqin sa më shumë fjalë gjuhës shqipe dhe ti quajnë fjalë të huazuara greke, latine etj. Edhe fjalët shqipe, që Krispi i ka gjetur në Iliadë, si KAMBA, DRAPNI etj. i quajnë fjalë të huazuara greke. Kjo rrymë negative për të marrë pa merita doktoranturën, për rrogë dhe vendpune më të mirë, është në kundërshtim me të gjithë ecurinë shkencore.

Mjaft autorëve, bëjnë fjalë për substratin para-grek në gjuhën greke dhe para-latin në gjuhën latine. Numërohen me mijëra fjalë, që këto gjuhë kanë marrë nga gjuha më e lashtë pellazge, e përhapur në rajonin e mesedheut para ardhjes së grekëve osevendosjes së latinëve, që nuk shpjegohen nga gjuha greke dhe latine. Por këto punime as që studiohen nga gjuhtarët tanë.

Qeveria shqiptare duhet ta shohë me interesimin më të madh këtë çeshtje, sepse ju paguan pa meritë dhe kot rroga të larta shumë njerzve në institucionet e gjuhësisë dhe historisë dhe ata sistematikisht po dëmtojnë gjuhën për të cilën paguhen.
Gjuhtarët e sotëm shqiptar e kanë futur albanologjinë në një krizë të thellë mendimi dhe gjykimi. Ata e kanë blokuar lashtësinë e gjuhës sonë në mesjetë, duke pranuar si dokumentin e saj të parë Formulën e Pagëzimit. Por për këtë kanë shkelur rëndë disiplinën shkencore, duke mos pranuar të studiojnë të gjithë autorët të vendit ose të huaj, që kanë dhënë prova bindëse,që lashtësia e gjuhës sonë arrin në kohën e bronzit dhe në neolit

Pengesën themelore sot gjuha shqipe e ka tek institucionet që mban e paguan shteti: Qendrat Albanologjike në Tiranë dhe Prishtinë, Instituti i gjuhësisë në Tiranë, fakultetet e filologjisë (katedrat e gjuhës shqipe) në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në Akademitë e Shekncave në Tiranë dhe Prishtinë. Shteti paguan para të madhe për ti mbajtur këto qendra studimore, por njëkohësisht duhet të kontrollojë ku shkojnë këto para. Sot profesorati i gjuhësisë shqipe mbron me fanatizëm standartin e vjetruar të gjuhës shqipe dhe cakun deri tek Formula e Pagëzimit si dokument i saj i parë, duke i sjellë dëm gjuhës dhe kulturës sonë. Jemi i vetmi popull në Europë, që ende nuk e kemi të saktësuar origjinën tonë. Dhe kjo jo sepse nuk ka dokumente, ato janë me shumicë, që e vërtetojnë origjinët tonë saktësisht, por ato ende nuk i kanë parë gjuhtarët dhe historianë tanë. Kjo ngarkon me përgjegjësi të rëndë Qendrën e Studimeve Albanologjike, që për mjaft dekada nuk kanë zgjidhur problemin themelorë: origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar.

Duke bllokuar gjuhën shqipe me metoda anti shkencore është bllokuar padrejtësisht e gjithë gjuhësia dhe historia europiane, sepse gjuha shqipe i hap rrugën gjuhësisë dhe historisë europiane, si gjuha më e vjetër e saj. Studiuesit e huaj ende nuk idinë mashtrimet e studiuesve shqiptar, që janë dembelë dhe nuk studiojnë dhe u besojnë atyre, por e vërteta shpejt do të dalë.

Qeveria shqiptare dhe ministira MASH duhet ta analizojnë problemin me grupe ekspertësh dhe mos të paguajnë kot para, për një punë që nuk kryhet.

Burimi/Facebook – Fahri Xharra

POLITIKË E NGATËRRUAR E ERDOGANIT

No Comments Lajme Opinion

Shkruan Prof. Dr. M. Musai nga Struga

O ZOTI ERDOGAN,

NUK DIHET ÇKA SJELL VITI 2023 PËR TURQINË,
PRANDAJ THUHET : NGADAL BEG, SE KA HENDEK!

Porosia e intelektualëve shqiptar për z. Erdogan është: meri punët me ngadal, mos u ngut, kurse në Veleshtë të Strugës thuhet: “bie si muzati i Xhelalit prej te ura dhe përfundon shumë keq”.

Z. Erdogan, ne shqiptarët kuptojmë se ti ngutesh, bën lidhje miqësie me të gjithë ata që ti sheh interesin e ngusht fundamental islam dhe shoveno turk, si dhe pagon shumë për të blerë shqiptarët, ashtu si dikur që i paguante Turqia tradhëtarët.
Të kuptoj se ti ngutesh, ta shpallësh veten sulltan, Perandor për Turqinë dhe për Ballkanin.
Po ta kujtoj dhe të jesh i sigurt se gëzimi yt është i hidhur, ka me të ngri në zemër, në buzë edhe në mendje. Prandaj po ta kujtoj se ai gëzim do të përfundoj shumë keq; ka hikur ajo kohë magjike për Stambollin dhe gjithë sherret e Turqisë, që ua kemi parë ne shqiptarët.
Kuptohet se bindjen e ke shumë të sigurt, ta shpallësh veten sulltan. Kurse shqiptarët të duhen si shumë herët e tjera, për kasaphane, të vriten për lesh turqie, si në luftën e Çana Kalasë dhe shumë kalave të tjera që u vranë mish për top, mish për sorra plot 550 vjetë.
Ti je vetëm një maniak turk dhe xhuxh politik. Mundesh ta gënjesh vetveten me aziatikët, por jo me shqiptarët! Ti bën eksperimente te shqiptarët, që përmes fundamentalizmit islam, don t’i shfrytëzosh dhe përdorësh, ashtu si 550 vjet më parë.

Joooooo “sulltan” Erdogani, shqiptarët kanë një Zot dhe një besim, Zot e kanë Shqipërinë, kurse besim Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
Ne shqiptarët jemi për mardhënie të mira me Turqinë si dhe me shumë shtete tjera, qëllimi ynë është ta bashkojmë Shqipërinë Etnike.
Viti 2023 të kuptohemi se për Turqinë ti mendon që do të të sjelli “fat” për tu çmendur Turqia, se Anglisë i skadon afati i kontrollit të grykës së Bosforit. Në vitin 2023 Turqia po ashtu pret edhe shumë hise tjera, për përfitime të çmendura materiale me miljarda, ngase i skadon afati i “marrveshjes së Lozanës”. Po edhe kjo është e vërtetë. Z. Erdogan, më mirë të kisha than, shko pyete te varri Qemal Ataturkun, me siguri nuk gabon, ai ka me t’i kujtuar shumë sende, ngase mundesh me e humb të gjithë Turqinë, Aja Sofinë, e të mos flasim bindjen dhe qëllimin për Sulltan.
Qemal Ataturku ishte dhe respektohet në botë si babai i Turqisë moderne. Ishte merita e tij diplomatike dhe politike, që e shpëtoi Turqinë, kurse ti sheh andrra, krijon për masalla, se do ta bashkosh muslimanizmin në botë.
Z. Erdogan po ta kujtoj edhe diçka, mos e merr hapin e budallait! E di që je budall dhe i pakontrolluar, ti ka pi sorra ment, prandaj mos u mundo të pjellish xhihate, ushtri myslimane dhe të shpallish varre të shenjta, të krijojsh shtet të bashkuar të botës muslimane. Jo Erdogan, jo, nuk ke mender me të than k…. Bota nuk kullot bar; moti të ka kuptuar se ti përmes muslimanizmit ekstrem, don të përfitosh, prandaj ndërton xhamia dhe objekte, që për ne shqiptarët janë kobzeza, ose fabrika për të na zhdukur ne si komb.
Përmes fundamentalizmit islam, ti e teston popullatën shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe hapësira tjera, sa janë shqiptar pro Turqisë fundamentale. Jo sulltan i anadollakut, për të cilën don me shumë vrull ta shpallish vetëvehten tipik anadollak, ndoshta mund të ket ndonjë shqipfolës me bindje të sakatosur, por jo me zemër shqiptari.
Shqiptarët e duan shtetin e vet, kombin e vet, gjuhën, flamurin kombëtar, heronjtë dhe hymnin për Shqipëri demokratike dhe të bashkuar. Prandaj mos ndërto xhami, në tokat shqiptare o sulltan pekmezi i Turqisë! Objektet që i ndërton ti, kanë për qëllime sherrin dhe zhdukjen e shqiptarëve. Mendon se shqiptarët përmes fundamentalizmit t’i asimilosh. Po Erdogan, të kuptoj se ti don këtë Ballkan, rishtas ta bësh hyrijet të Turqisë. Kurrë ishalla!!!
Prandaj me shumë të drejtë u drejtohem shqiptarve: mendohuni mirë, se me xhelatin nuk ka mirëkuptim, dhuratat e Erdoganit janë të njëjta, ashtu si dhuratat greke, të cilat të duken të bukura por janë helm plot tradhëti.
Turqia përmes xhamive don të na zhduki shumë herë.
Shumë ke mar hëz, apo si ta them yrysh z. Erdogan drejt tokave shqiptare, si asnjëherë më parë! Nuk të kuptoj se si i sheh shqiptarët, por unë të them diçka interesante, kij kujdes dhe na pyet ne, se si të shohim ne ty. Ti për shqiptarët je njeri pa vlerë, kri minel dhe pa sukses; për ne je pishpirik i Turqisë.
Shqiptarët nuk kan asgjë kundër një Turqie mike, të zhvilluar dhe me qëllime për mardhënie të mira. Jemi për mardhënie të mira diplomatike, por jo për të na shfrytëzuar dhe për të na zhdukur. Prandaj o Erdogan nuk ka ushtar të UÇK- së, për baba dovletin e Turqisë.
Të kuptoj se para dy viteve do deklarata në Shkup ta bën zemrën mal; ajo ndodhi prej një dallkauku që u deklarua “unë jam ushtar besnik i Erdoganit”, kurse ti hype në majë të plepit. Erdogan mos hyp në maje të plepit, se ja sheh sherrin vetvetes; atje hypin budallenjtë dhe rrinë me sorrat, kurse na gegët u themi galat dhe të bëjnë palaço.
Shqiptarët kanë sa të duash Hasan Prishtina, Sulejman Voksha, Isa Boletina, Mic Sokola, Azem Bejta dhe Adem Jashara; të gjithë kanë gjak të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Leni rehat shqiptarët, se nuk kanë borxhe ndaj një Perandorie gja ksore, ashtu si ishte ajo turke dhe që don ti ta rindërtosh tash me gjakun e shqiptarëve. Të kuptojm të gjithë se ti mundohesh me mish e me shpirt, të bësh një nanë të madhe Turqi. Por fati i asaj nanës të madhe Turqi është në duart dhe kokat e njerëzve të mençur dhe jo të atyre që janë tralala.
Pyete vëllaun Vuçiqin, ndoshta të ndihmon, se ti për atë dhe Serbinë dhe hatrin e Putinit i çon të tre gishtat lart. Po ta kujtoj se prandaj ja puthe këpucët Putinit, për realizimin e andrrës së madhe; nuk pate fare turp e poshtrove vehten, si maxhup u shtrive dhe ja puthe këpucët.
Një Perandor që don ta shpallë veten sulltan, nuk puth këpucë sllavi, i cili luan trapin me ty dhe popullin musliman. Putini dhe ti, vratë dhe dogjët e poqët gjithë botën muslimane, në veçanti popullin e shumëvuajtur të Sirisë.

Shqiptar, kujdes prej dhuratave turke, të cilat na ofrojnë xhamia, shamia, tespih dhe varre!!!

Burimi/Facebook – Fahri Xharra

Ilir Çumani: Ai e donte dhe e çmonte njeriun

No Comments Argëtim Letersi

(In Memoriam)

NGA ILIR ÇUMANI*

BOX: “Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit. Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë ia ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt. Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri.

E nisa nga analiza e vetvetes, për t’iu treguar se edhe unë habitem sesi shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë, dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj, sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze. Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peizazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët? Është vërtet kriminale të detyrosh një popull të shkojë të votojë për ca hajdutër pa asnjë princip!” / – 1999

TEODOR KEKO

E njoha vjeshtën e vitit 1984, kur ai punonte redaktor letrar në gazetën “Drita”.

Atëherë isha një i ri 17 vjeçar dhe sapo kisha tentuar të shkruaja një prozë të shkurtër për t’ia dhënë për botim. Nuk ishte një sprovë letrare. Ishte thjesht një ngasje dhe guxim prej fluturaku naiv e një adoleshenti endërrimtar…dhe vetëm kaq!

Nga përmbajtja e materialit që kisha shkruar, ai e kuptoi se ishte diçka që kishte të bënte me fëmijërinë time si i rritur jetim. Mbase ishte kjo njëra nga arsyet që ai tregoi paksa interes kur i shkova në zyrë ta takoja.

Atë çast u shkëput nga tavolina e zyrës ku punonte dhe u ulëm në një bar – kafe, diku aty pranë ish – Lidhjes se Shkrimtarëve që ndodhej në rrugën e “Kavajës”.

Përmes pyetjeve pafund që Dori bënte duke u përpjekur që të shmangte barrierat e atij kontakti të fillimnjohjes, (për shkak të disa viteve më shumë që na ndanin me njëri – tjetrin, por edhe të pozicionit të punës që kishte), e gjithë biseda vërtitej rreth episodeve dhe detajeve që lidheshin me personin tim, edhe për faktin se ndodhesha në pozicionin e një fëmije që nuk pata fatin të kisha prindër, dhe as t’i njihja ata.

E kuriozonte edhe më shumë fakti tjetër që të dinte se, në rrethanat në të cilat ndodhesha pa praninë e një familjeje, si mundesha në atë moshë të përballoja situata të ndryshme dhe t’ia dilja mbanë atyre momenteve kritike me të cilat përballesha i vetëm…!?

Gjatë asaj bisede jo krejt të zakonshme mes dy njerëzve që takoheshin për herë të parë, e cila zgjati pak më shumë se një orë, vura re se sytë e tij të vegjël, të thellë dhe zhbirues, hera herës visheshin nga një shtresë e lëngëshme që i jepnin më shumë shkëlqim dhe sinqeritet. E bënin gati – gati si një fëmijë naiv e të pafajshëm në atë botë të çuditshme që na rrethonte.

Nga mesi i bisedës, Dori nuk mundi t’i mbante lotët. Mes emocionesh ato e tradhëtuan duke zbuluar si padashur atë pjesë të butë dhe të brishtë që e mbante brenda vetes.

Folëm gjatë duke i rrëfyer histori të ndryshme nga jeta ime dhe e shumë bashkëmoshatarëve të mi. I tregoja histori për të cilat kishte një dëshirë të pashpjegueshme që t’i dëgjonte dhe të gërmonte thellë e më thellë, duke tentuar përmes pse-ve pafund që të zhvishte nga pluhuri i kohëve të shkuara shumë mistere të ngjarjeve dhe ndodhive, ndoshta edhe për të zbuluar diçka të re e të panjohur më parë…

Nuk e di përse, por atë çast mendova se, më shumë se kurreshtja dhe instikti që i buronte nga profesioni i gazetarit apo i shkrimtarit, ky bashkëbisedim mbase ishte një nevojë shpirtërore që lidhej me ndjeshmërinë që i vibronte në çdo pjesë të qënies së tij.

Mbase e gjitha kjo, ishte një përpjekje për të zbuluar dhe gjetur qoftë edhe tek një individ thelbin real të dramacitetit kolektiv që përjetonte një shoqëri e tërë, e imponuar përmes një modeli, e izoluar dhe e frustuar nga normat dhe rregullat strikte e standarte, një absurd i kohës.

Mbase përmes një rrëfimi e bashkëbisedimi diskret, Dori përpiqej të gjente shkakun e njëjtë që ndante dhe bashkonte shumë histori të ngjashme dramatike të cilat i kishte hasur në jetën e tij dhe e bënin që të ndjehej i revoltuar por i pafuqishëm për t’i ndryshuar ato.

Duke qenë se vinte nga një familje e njohur artistësh dhe me emër në të gjithë vendin, (biri i dy artistëve të shquar, regjisorëve Endri e Xhanfise Keko), nuk kishte si të ndodhte ndryshe që në shpirtin e tij të butë e të brishtë, të mos zinte vend fara e shëndetshme e një krijuesi të talentuar që më pas e bëri aq të njohur në fushën e letrave shqipe.

Por nga ana tjetër, vetëdija dhe vokacioni i ndërgjegjes qytetare nuk mund ta linte jashtë atmosferës që kishte nisur të gëlonte në qarqet dhe mjediset intelektuale të kohës, ku në shkrimet dhe dorëshkrimet e tij, në publicistikë, prozë e poezi, gjithmonë e më shumë zinin vend problematikat e mprehta shoqërore dhe tema e ekzistencializmit.

Pas viteve ’90 – të, Dori u bë një protagonist shumë aktiv dhe kontribues i rëndësishëm në lëvizjet dhe proceset demokratike që kalonte vendi ynë. Hyri dhe në politikë, madje edhe në parlament, atje ku bëheshin ligjet e një vendi të lirë dhe demokratik.

Por me sa duket, kostumi i politikanit nuk i qëndronte për shtat, ngase ai ishte një njeri mëndjehapur, i çliruar nga komplekset dhe konceptet e doktrinës konservatore e nepotike të kohës, të një rregjimi të kalbëzuar që po linim pas.

Në këto rrethana, rrjedhimisht nuk mund ti vije fre edhe atëherë kur bëhej fjalë për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Shpesh herë, duke e goditur politikën e pistë dhe të pandershme me sarkazmën dhe humorin e tij të zgjuar, rëndomë e shpërfillte dhe e anatemonte hapur atë përmes publicistikës dhe fjalës që merrte në parlament, sepse në karakterin e tij shpërfaqeshin ato ndjeshmëri dhe virtyte të larta njerëzore me të cilat personifikoheshin në mënyrë të patjetërsueshme brengat dhe dhimbjet e njerëzve që vuanin prej saj.

Të gjithë ata që e kanë njohur, krahas humorit të hollë dhe të mençur që e dominonte personalitetin e tij, nuk kishte si të mos i’a vinin re edhe këtë cilësi të dukshme.

Sepse Teodor Keko ishte Njeriu që nuk bënte pakt me të keqen dhe të shëmtuarën në kurriz të njerëzve të thjeshtë, kundër popullit të tij. Ai e donte dhe e çmonte Njeriun…

*Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Burimi/zemrashqiptare.net/