Rreth 70 000 persona në Suedi kanë prejardhje nga trojet shqiptare (rreth 60 000 me prejardhje nga Kosova, e të tjerët nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi). E përkundër kësaj kur raportohet për një ngjarje në qytetin e tretë më të madh Malmo të Suedisë, një medium elektronik në Kosovë, e merr informatën “e besueshme” nga Azia (Anadolu Agency), nga një shtet ku presidenti i tyre ka inskenuar grushtshtet ushtarak me qëllim të rritjes së pushtetit të tij e ndryshimit të kushtetutës. PYETJE: A aq të dobët që nuk dijmë shkrim e lexim suedez, po i dukemi ne #DIASPORA portalit #indeksonline.net e aq i dobët po i duket portalit Indeksonline shteti i Suedisë, e aq të paaftë po i duken ata 15 000 shqiptarë që jetojnë në Malme sa që në vend të marrjes së informatave për Suedi nga mediumet/TV/radio/gazeta/gazetarë nga Suedia, po iu drejtohet një shteti aziatik? Shtet ky, ku para pak kohëve një despot politik ka mbyllur dhjetëra gazeta, kanale televizive, e ka burgosur me qindra gazetarë, e me dhjetëra ua ka dhënë burgim të përjetshëm.
Po vërtetohet edhe një herë se #DIASPORA nga disa në Kosovë, shikohet vetëm për #XHEP e jo për #dituri. Portali indeksonine, ose merr para nga partia e Erdoganit, ose ka ndonjë gazetar truzbrazët që iu ka mbushur mendja me lloj-lloj gjërash.
Suedia, KA LIRI TË SHPREHJES SË MENDIMIT TË LIRË DMTH çka e sheh me sytë e tu e e ndëgjon me veshët e tu, edhe e raporton. E gjithmonë merren informatat nga dy-tri burime të ndryshme. Kjo me qëllim që lexuesi/shikuesi/konsumuesi i lajmeve, vetë të vendos se në çka me besu. #NEUTRALITET quhet në gjuhën shqipe.
(SPJEGIM: Para disa ditëve ndodhi një/disa ngjarje jo të mira në qytetin jugor Malmö të Suedisë. E portali nga Kosova, indeksonline net, kishte shkruar në faqen e tyre “Sipas axhencisë turke Anadoly Agency në Malmo të Suedisë ka ndodhur,…etj etj..”
Sinqerisht, u çudita pa masë, sepse Suedia është vend ku NUK BURGOSEN E TORTUROHEN GAZETARËT E DENOHEN ME BURGIM TË PËRJETSHËM. Është vend ku ka dhjetëra mijëra shtetas suedezë-#diasporë që dinë, flasin e shkruajnë edhe shqip përpos që dijnë suedisht e anglisht).
PORTALI Indeksonline: Këshilla ime për juve është FILLONI E BASHKËPUNONI ME MEDIUME/PRESS/GAZETARI nga vende demokratike, sepse fitoni shumë. MOS E INJORONI KLASËN INTELEKTUALE TË DIASPORËS.
Pa Diasporën, ashtu e kështu nuk ia keni dalë, e nuk ia dilni.
Shkruar nga isht deputeti i Parlamentit Suedez z. Avni Dervishi .
Burimi /Facebook – Avni Dervishi