Home

Lajme

Ardiana Dhimitër Mitrushi – Tym në dilemë…

No Comments Argëtim Letersi

Tym në dilemë…

Mbuluar krejt në tym thithje atë copë cigareje që mbante ndriçuar momentin, por shkëlqimi merrte brendinë ironike. Me sytë mbyllur krijoje figurinat e tymta që fiksonin sekondën si një çelës bemoli dhe, buzët shtrëngonin filtrin e sarkazmës së droguar. Kjo zgjati për një kohë ku vetë akrepat çalonin sikur takat mondane lëshonin ekon me kilometrazh, por mpirja mbërthente dhe lodronte me qelizat nervore. Ndërsa toka në pa durim priste puthjet e tua ideale të pavetëdijëshme. Qeshjet, ah!… qeshjet… ato zgurdulluar numëronin qerpikët që shkundnin gjëmimet lotuese dhe rrëmbyeshëm kishin flijuar dëshirën. Superstiocioziteti flirtonte me gjumin që si një ajmali lëkundej, por shtrat nuk kish. Trupi i pa jetë gjarpëronte me lumin që shuante vobektësinë e natës, por shpresa griste errësirën në drejtim të dritës që mëngjesin plot shpresë agon.


Teksa të mikloja, të ndiqja me atë tym lajkatar, përbindësh dhe që shkaktar m’u bëre ti dhe vesi yt në këtë moment, unë rrëzova çastin gjykimin mendor, por nuk munda të vesh të njejtat këpucë sikur edhe ti…
Mes lodhjesh në mendime për ekzistencë, drogën nuk mund ta kem ndjesi popullore sociale, por aspak edhe si brendi apo ves…


Në zemër ta ndjej ndryshimin, forcën e jetës që si dhuratë ja jep besimin ku oxhakët e lartë industrialë tymojnë gjëmimet e ndryshimeve tokësore.
Ardiana Dhimitër Mitrushi 09/06/2020…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *