Unë jam Nobeli…
Me violinën dërgoja larg tingujt,
ndjeja mall me shpirtin tim,
oqeani mblidhte lotët, elegji e shkuar e shpirtit tim…
Dua të harroj, tani, gjithshka,
por pres, pres me pa durim,
shkaku i shkakut ishit ju, sot mizërinë keni shpërblim…
Qeshni fort, por edhe ngërdheshuni,
diku atje po ju troket në prag,
metaforat shkruar, mendimet shkojnë e vijnë nga larg…
Klanet dhe taborë t’ përshkruajn’ si zotni,
ti, retorikisht Nobelin m’a qëndis,
me gurrë diamantesh praruar, krimet shkruan, stolis…
Por unë jam bir nëne,
talentet i kam në shpirt dhe me gen,
torturat si partiturë pantonimike violina luan e zjen..
Sot e kam vendosur të ri larg,
pasionin t’a shtrëngoj thellë në gji,
stinët m’i fali natyra, por muzikën e kam nostalgji…
Me vete them ty të kam falur,
por kursesi nuk mund të bëj ujdi,
vitet kohët i shndëruan, unë jam Nobeli yt, ti e di…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 09/07/2020…
Burimi/Facebook- Ardiana Dhimitër Mitrushi