Home

Lajme

Kostaq Papa – SI NDRYSHOVA RRJEDHEN E FJALIMIT TE KRYEMINISTRIT

No Comments Lajme Opinion

Detin nuk e japim, as token nuk e japim!

Dje u cel sesioni parlamentar i vjeshtes 2020. Parlamenti ne fakt ka filluar te ndjej ethet e zgjedhjeve te 25 prillit 2021! Seanca pati si foles Kryetarin e Parlamentit, drejtuesit e grupeve parlamentare dhe Kryeministrin! Ende pa nisur seanca e pare dhe ishte nje mjedis gjumi !
Ne fjalen e tij z. Murizi (se ata te dy para tij e kishin marr te gatshem fjalimin) u perpoq ta sillte situaten me kembe ne toke e ti ktheheshim realitetit politik…
Kur z. Murizi preku Ceshtjen e Detit, nga vendi ku isha ulur dhe i pergatitur mire per situaten, per te ndikuar pozitivisht i them me ze e pa mikrofon : Thuaju atyre se Detin nuk e japim, as token nuk e japim !
Nje fjali e perbere kjo qe i nguli nje gozhde te madhe idese qe do fjaloste Kryeministri ne foltore.Zoti Murizi mbaroi fjalen e tij dhe i erdhi rradha z. Rama ! Te kryjohej pershtypja se ai nuk kishte ndermend te fliste fare per ate katrahure qe eshte gatuar per detin, shelfin tone kontinental ne detin Jon!
Por “gozhda” e hedhur nga Deputeti Kostaq Papa nuk mund te shkulej nga fiksimi e mendja e kryeministrit! Keshtu qe pese minuta pasi u hallakat kot neper fjali pa rendesi Kryeministri u perpoq te hiqte “gozhden” pas atyre belbezimeve te kota qe i kishte shprehur 2 dite me vonese nga fjala e kryeministrit grek e qe tani duhet te mbante qendrim e te jepte spjegim per realitetin dhe te verteten pse nuk u pergjigj menjehere as ai e as Ministria jone e Europes dhe puneve te jashtme kryeministrit te fqinjit jugor!
Foli per detin me shume se gjysem ore i detyruar! Pjeserisht spjegimi ishte i drejte ndersa pjesa tjeter ishte tym e mjegull per ujqerit dhe cakejt e padukshem qe shesin e blejne hapesirat dhe pasurite kombetare te vendit tim !
Isha pergatitur per me shume per kete ceshtje por dhe me kaq ishte e mjaftueshme qe detyrova kryeministrin ti referohej ngacmimit apo gozhdes time.
Ai nuk beri perballje me ngacmimin tim as me personin tim por rreshqanthi kaloi se gjoja nuk e pa se kush deputet foli ne salle per Detin Jon qe eshte Deti Yne !
Fjalet e mia qe u ngulen si gozhde kane si perkthim ate qe askush nuk duhet te guxoj te shes asnje cm det shqiptar, asnje kg uje teritorial shqiptar, asnje pasuri kombetare shqiptare , sepse rrufete e Kombit Shqiptar do te bien mbi te ! Kjo gozhde e kjo rrufe e trembi ate dhe e beri te flas ne foltore i papergatitur per kete gje e pa busull dhe ne mjegullnaje! Edhe para tij ashtu si kryetari kuvendit dhe dy deputetet e tjere kishin folur neper te, neper mjegull me flalime te pergatitur nga te tjere nga partia meme e qe nuk dolen dot nga pergjumja dhe frika e zgjedhjeve te ardhshme te cilat ai qe ka privatizuar kolltukun e te parit te vendit e qe del shpesh dhe simbolin tone te shqiponjes po na e bene simbol te laraskes nga paturpesia dhe grabitja qe i ka bere kombit, i ka caktuar me 25 prill 2020 !
Motra e vellezer data 25 prill eshte nje date e rendesishme per Emigracionin Shqiptar! Eshte data e themelimit te te pares parti politike te Emigracionit Shqiptar, themeluar me 25 prill 1997, ne vitin e mbrapsht shqiptar, ne pranveren e marezise shqiptare kur ca banda antishqiptare te financuara nga qarqet shoviniste rrenuan shtetin e dogjen Shqiperine dhe lane Emigrantet Shqiptar pa mbrojtje nga atdheu i tradhetuar! Atdhe i tradhetuar nga nje klase politike tradhetare! Mjaft me ! Kjo klase politike e kalbur dhe tradhetare duhet te largohet! Parlamenti duhet ti jap Emigranteve te drejten te votojne, te zgjedhin e te zgjidhen; te kene perfaqesuesit e tyre ne parlamentin shqiptar ashtu sic kane sjell miliarda te ardhura, dergesa, remitanca qe mbajten per 30 vjet jeten gjalle ne Atdhe !
Shqiperia ka zot Popullin Shqiptar e askush nuk shet dot pjese nga Atdheu! Ata qe do perpiqen, nga qeverisjet e kaluara apo qeverisja e sotme do te mbajne mbi supe damken e tradhetareve…
Kryeministrin e imponova te flase, por ende nuk ka dale nga belbezimi per te folur per te verteten !

KOSTAQ PAPA PhD Deputet i Tiranes dhe Emigracionit Kryetar i PESH Tirane duke gdhire 8 shtator 2020

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *