Home

Lajme

Prof.dr. Eshref Ymeri – Misioni historik i Hashim Thaçit

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Misioni historik

i Hashim Thaçit

Fjala “mision”, sipas Fjalorit të gjuhës shqipe të vitit 1980, është e shumëkuptimshme (polisemike). Në kuptimin e pestë, jepet ky shpjegim:

“Roli që ka dikush a diçka në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit në një veprimtari shoqërore; detyrë”.

Gjatë periudhës që ka kaluar pas përfundimit të luftës në Kosovë, në shtyp dhe në faqet e portaleve të ndryshme është shkruar shumë për mjaft krime që janë kryer, qoftë gjatë asaj lufte, qoftë pas saj. Është fjala gjithmonë për krime të shqiptarëve kundër shqiptarëve. Dhe ato krime janë kryer kundër njerëzve me bindje nacionaliste, kundërshtarë të rreptë të shovinizmit serbomadh. Dhe jo rrallëherë është përmendur roli i Hashim Thaçit në kryerjen e atyre krimeve. Po ndalem në njërin nga ato portale:

“Hashim Thaçi qëndron stoik në krah të Vuçiçit dhe Serbisë e kundër interesave të Kosovës!… Ka plot akuza të tjera publike për vrasje dhe krime kundër shqiptarëve, për të cilat Hashim Thaçi do të japë llogari në Gjykatën Speciale në Hagë” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi. “Hashim Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të Beogradit!”. Faqja e internetit “xhafershatri.info”. 24 maj 2019).

Në qëndrimin e hapur proserb të Hashim Thaçit dhe kundër interesave jetike të Republikës së Kosovës, nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse në dejet e tij rrjedh gjak serb. Në dy dokumente, të njohura nga lexuesit, të botuara në dy portale të ndryshme në vitin 2012 dhe në vitin 2016, jepen të dhëna faktike për prejardhjen serbe të Hashim Thaçit. Po ndalem në portalin e vitit 2016: “Bota Press: Babai i jot, Hashim, Haxhiu, ishte shumar (roje pylli). Babai i Haxhiut, Sinani, a ishte Sinan Idrizi? Po babai i Sinanit, a ishte Radosllav Danilloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoi fenë islame dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929”. (Citohet sipas: “Ekskluzive: Ja çka thonë defterët turkë për origjinën serbe të Hashim Thaçit!”. Faqja e internetit “Presheva jonë”. 06 shkurt 2016).

Faktin që Hashim Thaçi është njeriu që varet kokë e këmbë nga Beogradi, e ka pranuar dhe e ka deklaruar publikisht vetë Aleksandër Vuçiçi:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk

do..! Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS (Republika Sërbska – E.Y.) brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova” (Citohet sipas: “Deklarata bombë e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën..!” Faqja e internetit “Voal”. 10 maj 2019).

Fill pas kësaj deklarate të Aleksandër Vuçiçit, Kuvendi i Kosovës, po të ishte në shumicë Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në shërbim të Beogradit, duhej të ishte mbledhur urgjent dhe ta shkarkonte menjëherë Thaçin nga posti i presidentit dhe t’i rekomandonte prokurorisë për nisjen e hetimeve për krejt veprimtarinë e tij kundër Republikës së Kosovës.

Në qershor të vitit 1999, me porosi të Radiotelevizionit Shqiptar, shkova në Kosovë në rolin e përkthyesit të një grupi gazetarësh ukrainas, të cilët po e vizitonin Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. Si përgjegjës kishin Xhon Karvatskin, punonjës i asaj zyre. Gazetarët bënë vizita në disa rajone të Kosovës dhe komunikuan edhe me mjaft qytetarë kosovarë. Kur shkuam në Mitrovicën e Veriut, vura re se qytetarët e Mitrovicës së Jugut nuk u lejuakeshin të kalonin Urën e Ibrit për në atë të Veriut. Por habia ime u bë edhe më e madhe kur shkuam në zyrën e komandantit të trupave të KFOR-it francez në Mitrovicën e Veriut. Në mur ishte varur harta e Kosovës dhe në të, tejpërtej, me ngjyrë të kuqe, qe shënuar një vijë ndarëse mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Kur u larguam

me mikrobus prej andej për në Prishtinë, thashë me veten time: “Veriu me Jugun e Mitrovicës qenkan ndarë përfundimisht dhe kjo nuk mund të mos bjerë era tradhti nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pra, vendimi në fshehtësi për kalimin e Mitrovicës së Veriut në përbërje të territorit të Serbisë qenka marrë nga Hashim Thaçi, si kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjatë luftës. Mbi këtë vendim hedh dritë prof.dr. Enver Bytyçi në analizën e sipërcituar:

“Askush nuk i tha atij (Hashim Thaçit – E.Y.) pse në qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe, urën ta kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi i projektit të ndarjes së Kosovës, të cilin e propagandon sot?!”.

Por atë që s’e bëri Hashim Thaçi për çlirimin e Veriut të Mitrovicës, e bënë serbët, të cilët e çliruan Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, banorët rrënjës të asaj treve, duke i dëbuar mijëra syresh nga vatrat e tyre amtare.

Tani le të gjykojmë me gjakftohtësi. Hashim Thaçi, si një shtetas i Kosovës, por me gjak serb në dejet e veta, me siguri që paska qenë projektuar me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për të ardhur në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për interesat e Serbisë. Sigurisht, me synimin që, nga gjiri i asaj ushtrie, do të dilte një parti politike, e cila, duke zhdukur fizikisht kundërshtarët e vet politikë, pikërisht si Enver Hoxha gjatë viteve të luftës, nesër do të merrte pushtetin. Pra, do të vihej në krye të

qeverisjes së Kosovës dhe do të mbronte me vendosmëri interesat e Serbisë në Kosovë, sipas misionit që i ishte ngarkuar nga Beogradi. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë.

Në zbatim të atij misioni historik, në dialogun me Serbinë në Bruksel të 19 prillit 2013 dhe deri te dialogu i 25 gushtit 2018, Hashim Thaçi ka mbrojtur me vendosmëri vetëm interesat e Serbisë në Kosovë, duke vepruar krejtësisht në fshehtësi, për t’i falur asaj Veriun e Mitrovicës, me minierën e Trepçës, e cila është nga më të pasurat në Evropë me polimetale, si edhe Liqenin e Ujmanit, që është një burim tejet jetësor për furnizimin e Kosovës me ujë. Po ashtu, në dialogun me Serbinë, po në fshehtësi të plotë nga opinioni publik, Hashim Thaçi ka marrë vendim për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe, pothuajse me atributet e një minishteti, të pavarur nga qeveria e Kosovës, si edhe për dhënien e statusit të veçantë kishës ortodokse serbe, e cila sillet si shtet më vete në Kosovë. Veç kësaj, para do kohësh, Kryeministri Albin Kurti bëri publike marrëveshjen e fshehtë që Hashim Thaçi paskej firmosur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, sipas së cilës ushtria e Kosovës nuk mund të hyjë në Veriun e Mitrovicës. Normalisht, pasi kjo marrëveshje u bë publike, sikur Kuvendi i Kosovës të ishte në shumicë Kuvend shqiptarësh atdhetarë dhe jo Kuvend mercenarësh në shërbim të Beogradit, siç rezultoi faktikisht me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti më 25 mars, Hashim Thaçin duhej ta shkarkonte menjëherë

nga posti i presidentit dhe t’ia rekomandonte prokurorisë për ndjekje penale.

Pra, siç del nga dialogu i deridjeshëm me Beogradin, Hashim Thaçi ka vepruar në fshehtësi të plotë, si një mbrojtës i vendosur i interesave të Serbisë. Edhe kur erdhi në pushtet qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, Hashim Thaçi u mundua me të gjitha mënyrat për ta bindur kryeministrin me kërkesën:

“Hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe ta heqim qafe Serbinë!”.

Pra, Hashim Thaçi, në përputhje me misionin e tij historik, kërkonte ta “hiqte qafe” Serbinë, duke i anashkaluar krejtësisht të gjitha krimet që ajo kreu në Kosovë: të gjitha vrasjet, të gjitha zhdukjet pa nishan të njerëzve të vrarë, të gjitha shkatërrimet e ekonomisë dhe të pronës private, të gjitha grabitjet e depozitave bankare të qytetarëve, të gjitha djegiet e më shumë se shtatëdhjetë mijë shtëpive dhe të gjitha poshtërimet që ajo u bëri njëzet mijë vajzave dhe grave kosovare. Kësisoj, Hashim Thaçi, si një përfaqësues i Kosovës me pushtet absolut, të cilin vetë ia kishte veshur vetes, në zbatim të misionit të tij historik në shërbim të Serbisë, në asnjërin prej takimeve në diaologun me Beogradin, nuk mund ta shtronte kurrë kërkesën për dëmshpërblimin e plotë material që Serbia duhet t’i paguajë Kosovës për kompensimin e të gjitha krimeve të lartpërmendura, kërkesë që do të duhej të shoqërohej paraprakisht me padinë për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Me anashkalimin deri në heshtje të plotë për krimet e Serbisë, Hashim Thaçi ka mbajtur një qëndrim tërësisht përbuzës ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe kësisoj i ka bërë Beogradit shërbimin më të shkëlqyer që mund të imagjinohet. Prandaj, ashtu si edhe kopja e tij e dikurshme në Shqipëri, Enver Hoxha, të cilin Titoja, më 27 qershor 1946, e dekoroi me medaljen më të lartë “Hero i popujve të Jugosllavisë”, edhe Hashim Thaçi e meriton plotësisht dekoratën më të lartë që presidenti i Serbisë duhet t’ia vendosë në gjoks me dorën e vet.

Garda e politikës së vjetër që mbizotëron në Kuvendin e Kosovës, filloi t’u binte kambanave të alarmit për “antiamerikanizmin” e Kryeministrit Albin Kurti dhe, nën parullën e “simpatisë” për Amerikën (simpatia e vërtetë e tyre është për Beogradin dhe për Moskën), në përkrahje të plotë të ambasadorit Grenell, organizoi mocionin e mosbesimit. Në të vërtetë, ishin të tjera arsye ato që gardianët e politikës së vjetër i detyruan ta ndërmerrnin një hap të tillë kundër Kryeministrit Albin Kurti, kurse “simpatia” për Amerikën ishte thjesht një vjegë sa për t’u kapur për kalimin e mocionit të mosbesimit. Sepse Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është antiamerikan. Prandaj shumica e gardës së politikës së vjetër të Kuvendit të Kosovës le ta lexojë me kujdes letrën që Profesori i nderuar i Universitetit “John Hopkins” Daniel Serwer i ka dërguar para do kohësh,Hashim Thaçit. Në atë letër ai shkruan:

“Jam plotësisht dashamirës i ambicieve euroatlantike të Kosovës dhe vazhdimisht i kam dhënë përpjekjet e mia për këtë qëllim. Por, nuk është mençuri të besosh se Vashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces plotësisht i errët. Pak persona në Vashington madje e dinë se ky proces po ndodh, e numër edhe më i vogël është i atyre që u intereson. Kjo pavëmendje u ka dhënë lobistëve të angazhuar nga Beogradi mundësinë të ndikojnë në një administratë që pak i intereson për Ballkanin e fare për Kosovën, të cilën ajo e sheh si produkt i administratës së përbuzur të Klintonit… Objektivi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokave/njerëzve që administrata e Trumpit i ka nxitur dhe ju keni dhënë shenja se mund t’i pranoni. Shumica e popullatës suaj, përfshirë serbët në veri të Ibrit, kundërshtojnë këtë ide të poshtër, e cila do ta bënte Kosovën burim të paqëndrueshmërisë përgjatë Ballkanit dhe më gjerë” (Citohet sipas: “Daniel Serwer i shkruan Hashim Thaçit”. Faqja e internetit “xhafershatri.info. 18 mars 2020).

Pra, nuk është Albin Kurti antiamerikan. Përkundrazi, kundër Albin Kurtit dhe kundër Kosovës është ambasadori Grenell që gëzon mbështetjen e plotë të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili e quaka “të përbuzur” administratën e Klintonit që e shpëtoi Kosovën nga zgjedha serbe. Pse ky qëndrim antikosovar i administratës së shefit të Shtëpisë së Bardhë? Në këtë mes duhet të ketë arsye serioze. James W. Pardew, ish-diplomat amerikan

dhe njohës i mirë i Ballkanit, në një artikull të botuar në “The Hill”, zbulon figurën e Grenellit përmes fjalëve të ambasadores amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”” (Citohet sipas:

“Grenell po përpiqet të kënaqë shefin e vet me Kosovën”.

Faqja e internetit “Lapsi.al”. 06 prill 2020).

Por le t’u kthehemi arsyeve të vërteta të mocionit të mosbesimit. Në Fjalimin e parë programatik që Kryeministri Albin Kurti mbajti para deputetëve të Kuvendit, midis shumë objektivave që përmbaheshin në të, dy ishin më “therës”, më fshikullues për gardën e politikës së vjetër dhe sidomos për Hashim Thaçin.

Së pari: “Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të vendeve perëndimore”

Së dyti: “Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës. Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë” (Citohet sipas: “Fjalimi i

parë i Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 03 shkurt 2020).

Këto dy objektiva shkaktuan tërmet në radhët e shumicës së gardës së politikës së vjetër të Kuvendit, sepse konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të ishte një tronditje e rëndë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri të paligjshme. Kurse objektivi për përgatitjen e padisë kundër Serbisë ishte mjaft befasues për Hashim Thaçin, sepse përbënte mohim të rëndë të kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe të premtimeve të tija të fshehta para Beogradit në procesin e dialogut, për të mos i përmendur kurrë krimet e rënda kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësië, çka, me siguri, do të pasohej me kërkesën për dëmshpërblimin në miliarda euro të të gjitha atyre krimeve.

Pra, objetivi i Kryeministrit Albin Kurti për përgatitjen e padisë kundër Serbisë, rrënonte misionin historik të Hashim Thaçit, si “ambasador” i Beogradit në Prishtinë për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë. Përmbushja deri në fund e atij misioni do të kurorëzohej me poshtërimin e mëtejshëm të Kosovës, përmes copëtimit të saj, përmes shndërrimit të pakicës serbe në zot shtëpie, përmes shndërrimit të kishës serbe në një të tillë institucion fetar që s’pyet absolutisht për organet e shtetit të Kosovës dhe merr në zotërim hapësira të gjera toke, duke i konsideruar ato si prona “të trashëgueshme” që së lashti. Përmbushja e një misioni të tillë do të sillte një zhgënjim të madh në radhët e popullit, sidomos në radhët e rinisë, sepse do ta shtonte varfërinë në maksimum dhe do të bënte që njerëzit të braktisin vendin në masë. Kjo do të çonte drejt shpopullimit masiv të Kosovës, çka përbën synimin kryesor të Beogradit. Sepse, sipas deklaratës së lartpërmendur të Aleksandër Vuçiçit, Serbia nuk do të lejojë kurrë ekzistencën e Kosovës si shtet më vete, se e konideron me ligj si pjesë përbërëse të Serbisë

Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti, nga shqiptarë me vetëdije kombëtare, u vlerësuan si shpresë jo vetëm për Kosovën, por edhe për atdheun amë, në të cilin nuk vihet re absolutisht as ndonjë shkreptimë e vetme për daljen në skenën të ndonjë formacioni politik, me në krye një figurë të pakorruptuar, si kryetari i Vetëvendosjes, për t’i kaluar në opozitë të dyja “plakat” e politikës dhe sidomos këtë “plakën” e tanishme në qeverisje, nën pushtetin e së cilës varfëria e shumicës së popullit arriti deri në atë shkallë, saqë, për më shumë se gjashtë vjet e gjysmë, vendin e kanë braktisur gati një gjysmë milioni njerëz.

Populli shqiptar i Kosovës tani ndodhet para alternativës: ose të rikthejë në pushtet Vetëvendosjen, që të zbatojë programin mjaft shpresëdhënës që Kryeministri Albin Kurti shpalosi para Kuvendit më 03 shkurt, ose të lejojë jetësimin përfundimtar të misionit historik të Hashim Thaçit për interesat e Serbisë, duke shtruar kurrizin para kastës së politikës së vjetër në shërbim të Beogradit dhe duke mbetur përfundimisht në prehrin e varfërisë së përhershme, të shoqëruar me sakrifikimin e lirisë. Prandaj Vetëvendosja duhet të punojë shumë me njerëzit dhe, për të pasur sukses, për të siguruar përkrahjen e ndershme të tyre, duhet të ngulitë në vetëdijen e tyre domethënien e një aforizmi mjaft mbresëlënës të presidentit amerikan në vitet 1913-1921 Uillson (Thomas Woodrow Wilson – 1856-1924). Dhe ta qeverisë Kosovën në përputhje me thelbin e këtij aforizmi:

“Liria nuk buron asnjëherë nga qeveria, liria buron gjithmonë nga nënshtetasit e saj. Historia e lirisë është historia e kufizimit të pushtetit qeveritar dhe jo e fuqizimit të tij”.

Gjatë shekujve, populli shqiptar, në krejt hapësirat ku banon në gadishullin tonë, ka dhënë boll prova se, si pasojë e përçarjes ndërshqiptare, atij i kanë munguar dhe vazhdojnë t’i mungojnë aftësitë vetorganizuse, të cilat politikanët e pamoralshëm i kanë shfrytëzuar djallëzisht për ta varfëruar dhe për t’i mohuar lirinë. Edhe fqinjët tanë grekosllavë e kanë shfrytëzuar me mjaft marifet përçarjen tonë dhe na kanë rrëmbyer trojet etnike. Në dallim nga shqiptarët, serbët dhe grekët punojnë me perspektiva shumë afatgjata. Ata nuk punojnë si shqiptarët dhe si politikanët mercenarë që kanë në krye, sipas parullës: puno sot, ha sot. Jo, grekët dhe serbët ecin në jetë sipas parimit: puno sot që të hanë pasardhësit edhe pas dy mijë vjetësh. A nuk ka deklaruar kryepeshkopi serb Irinej se “ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”?!

Kleveland, Ohajo

26 prill 2020


Reagime

Voal

Fritz Radovani

‘… politikanët e pamoralshëm i kanë shfrytëzuar djallëzisht për ta varfëruar dhe për t’i mohuar lirinë”.

Ju falemnderes Prof. Eshrefi.

Eshref Ymeri

Shumë faleminderit, dashur Fritz, mik i nderuar me brumosje të admirueshme atdhetarie, intelektual i formatit të shkëlqyer nacionalist.

Spiro Xhani

Sipas kësaj analize del qartësisht se Hashim Thaçi është tradhtar i popullit të Kosovës dhe i Tokës së Kosoves. Por duket se ka dhe tradhtarë të tjerë, të cilët bëjnë te pamundurën për ta mbrojtur Hashimin në Kuvndin e Kosovës. Ashtu si dhe në Trojet e tjera Shqiptare, ka shumë tradhtarë që i janë shitur turkut, serbit, grekut, maqedonobullgarit dhe malazezit. Mjer populli në këto Troje.

Frederik Ruço

I nderuar Prof. Eshref Ymeri,

Komentet Tuaja janë melhem për çështjen shqiptare, dhe nëse qytrtarët shqipëtarëm do të kishin vënë në pëdorim mendjen Tuaj, Të Abdi Baletës dhe të kolegëve të tjerë të “Rimëkëmbjes” fillë pas viteve 90’, në poltronet e parlamentit nuk do të guxonte njeri të ulej pa pasur primare zemrën atdhetare, ose, nacionaliste, siç i kemi thënë ne të “Rimëkëmbjes”, ku Ju i keni pasqyruar mendimet në fjalë nëpërmjet gazetës me të njëjtën emër. Prof. Eshref Ymeri, do të lutesha nëpërmjet këtij komunikimi të bëjmë një lidhje të mundëshme, e cila të na shëbejë për një zgjidhje të bashkimit në një mendje të të gjithë shiptarëve, për të bërë njësimin e një shteti ligjor demokratik e të pavarur nga konspiracionet, në Shqipërinë natyrale.

Ju përshëndes.

St. Ing. Frederik Ruço

Cel 0676490074 E-mail frederikruo@yahoo.com

———- Forwarded message ——— From: Atdhe Kosova kosova.atdhe@yahoo.com Date: Mon, Apr 27, 2020 at 7:43 AM Subject: Fw: paci shendet, fat e gezime ne jete To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com, Skender Kodra dr.kodra@yahoo.com, Vilhelme Haxhiraj haxhirajvilhelme@gmail.com, Sanie Selita sanieselita@hotmail.com

Të nderuar motra, vëllezër, shokë dhe miq të idealit,

Duhet ta them se, sot, me t’u zgjuar, lexova këtë analizë studimore të Akademikut Prof.dr. Eshref Ymeri. Ju them me sinqeritetin më të madh, se shkrimet e këtilla studioze, me përmbajtje të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar, atdhetar dhe shtetëror shqiptar, i mungojnë universit mbarëkombëtar të Shqipërisë Etnike. Vetëm shkrimet e këtilla, të brumosura me fakte dhe me argumente, mund të shpien në ndriçimin dhe në korrigjimin e gabimeve dhe të të metave politike, historike dhe shoqërore. Vetëm me qëndrime dhe me pikëpamje të këtilla parimore dhe njerëzore, mund të zbardhen, të kultivohen dhe të mbrohen vlerat njerëzore, kombëtare dhe universale. Ndryshe, me mbi 90% të shundit dhe të kiçit masmedial dhe të kuazishkencës epigoniste dhe perverse, që përbëjnë forcat centrifugale për degjenerimin dhe për shkombëtarizimin e identitetit kombëtar shqiptar (1990-2020), nuk priten ditë të mira dhe të bardha për bashkimin kombëtar shqiptar, e as për shkolonizimin dhe bashkimin e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Thjesht, me liderë politikë melezë dhe me pakurrizorë nuk bëhet e as nuk mbrohet liria, as drejtësia, as shkenca, as përparimi e as lulëzimi i kombit dhe i atdheut!

Ndaj, kam nderin ta falënderoj dhe ta përgëzoj z. Akademik Eshrefi për këtë analizë tejet studimore, që hedh dritë për rrethanat dhe për faktet historiko-politike të gjenealogjisë së problemeve të dikurshme dhe të sotme, posaçrisht, kur është fjala për presidentin e sotshëm kontravers, Hashim Thaçi.

Të përgëzoj, i nderuar z. Akademik Eshrefi!

Vëllazërisht dhe me shumë respekt,

Juaj,

Mehdiu

Boston, 27 prill 2020

Forwarded message ——— From: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com Date: Mon, Apr 27, 2020 at 9:34 AM Subject: Re: Fw: paci shendet, fat e gezime ne jete To: Atdhe Kosova kosova.atdhe@yahoo.com, Skender Kodra dr.kodra@yahoo.com, Vilhelme Haxhiraj haxhirajvilhelme@gmail.com, Sanie Selita sanieselita@hotmail.com

I dashur dhe i nderuar Akademik, Profesor Mehdiu,

Ju jam shumë mirënjohës për fjalët që ju burojnë nga zemra në adresë time. Por duhet ta pranoj me çiltërsinë më të madhe dhe me zë të lartë se analiza ime është një “kodrinë e vogël” para malit gjigant të publicistikës suaj nacionaliste, para studimeve tuaja të thelluara nga fusha e historiografisë, si specialist i së drejtës ndërkombëtare, pra, para kontributit tuaj të jashtëzakonshëm që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare, me objektivin madhor për ribashkimin e trojeve tona etnike, të cilin garda e politikanëve të mykur shqiptarë nuk e ka zënë kurrë në gojë dhe madje, si gardë politikanësh frikacakë dhe mercenarë, është kundër një ribashkimi të tillë, sepse, për fatkeqësinë tonë të madhe, si popull dhe si komb, kjo gardë ka qenë dhe vazhdon të jetë argate e të huajve, shërbëtore besnike e neokomunizmit sllavian.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo

27 prill 2020

———- Forwarded message ——— From: Vilhelme Haxhiraj haxhirajvilhelme@gmail.com

Të dashur dhe të Nderuar Vili dhe Timi,

Më lejoni t’ju përcjell falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për përkrahjen tuaj intelektuale, një përkrahje kjo prej intelektualësh të formatit nacionalist.

Intelektualët e një formati të tillë kanë rënë në të thella, sepse nuk dinë se veprimtarinë e cilit mercenar të analizojnnë më parë, se nuk dinë kë të zënë e kë të lënë, se politikanët mercenarë janë me tonelata.

Ju shtrëngoj dorën dhe ju përqafoj miqësisht.

Eshrefi

Kleveland, Ohajo

27 prill 2020

Zemra Shqiptare

Kadri Tarelli E martë, 28. 04. 2020 05:55 PM

I nderuar profesor!

Një shkrim shumë i plotë, me fakte dhe analiza të thelluara, mbi situatën në Kosovë, por edhe mbi përçarjen mes shqiptarëve. Urime dhe faleminderit.

Eshref Ymeri E martë, 28. 04. 2020 08:01 PM

I dashur Kadri

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj, si një intelektual me brumosje nacionaliste. Ka shumë halle atdheu amë, por edhe më të shumta i ka hallet Kosova martire, ku shtypja e pakicës shqiptare ndaj shumicës shqiptare është e përmasave të frikshme, sepse ushtrohet jo nëpërmjet dhunës fizike, por nëpërmjet varfërisë. Me shumë respekt dhe mirënjohje.

Eshref Ymeri

———- Forwarded message ——— From: Gjon Bucaj drgjlb2000@yahoo.com Date: Tue, Apr 28, 2020 at 1:31 PM Subject: Re: Misioni historik i Hashim Thaçit To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com

I nderuem dhe i dashtun z Profesor,

Kam marrë shkrimin tuej mbi “Misionin historik të Hashim Thaçit”. E kam lexue dhe e kam nda me shokë, të cilëvet, si mue, u ka pëlqye shumë. Dërgimin e shkrimit e quej nderë dhe nderim, prandej jam mirënjohës dyfish.

Mbi Hashim Thaçin kam lexue edhe ma përpara, p.sh. nga prof. Enver Bytyçi, shkrimet e të cilit i lexoj gjithashtu me andje, por në Misionin historik… mësova edhe ma shumë.

Përsa i përket shefit aktual të Shpisë së Bardhë, shpresoj dhe dëshiroj me besue se fjalët përbuzëse për administratën e Clinton-it janë ma shumë retorikë elektorale se sa ndryshim substancial apo qëndrimi i ri i Amerikës në lidhje me Kosovën. Shumë politikanë nga ana konservative, edhe në kohën e Clinton-it liberal, kanë qenë kundër politikës së tij me argumente të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të përkrahej nga kjo administratë një marrëveshje e pëlqyeme nga të dyja palët, Kosovë e Serbi. DioGuardi e ka kritikue administratën dhe ka kërkue me vend largimin e ambasadorit Grenell. Për këtë, nji grup “republikanësh” shqiptarë këtu në Amerikë e ka kritikue DioGuardin, por asht nji grup me emna që nuk kanë peshë në opinion,

megjithëse ndokush mund ta shfrytëzojë kritikën e atij grupi për interesat e veta.

Sidoqoftë, ne shqiptarët nuk duhet me fjetë, tue dijtë se serbët janë gjithmonë aktivë, dhe Thaçit me bashkëpunëtorë i duhet hjekë maska dhe ndalë hovi shkatërrues; Misioni hisorik… asht pikërisht çka i duhet opinionit shqiptar. Ju lumtë!

Ju uroj shëndet dhe larg rrezikut nga çfarëdo lloj anmiku, i dukshëm a i padukshëm qoftë.

Përzemërsisht,

Gjon Buçaj.

Forwarded message ——— From: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com Date: Wed, Apr 29, 2020 at 7:52 AM Subject: Re: Misioni historik i Hashim Thaçit To: Gjon Bucaj drgjlb2000@yahoo.com

I dashur dhe i respektuar Gjon,

Ju shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për fjalët tuaja. Ju jeni një intelektual me përvojë të gjatë dhe njohës i mirë i realiteteve amerikane. Ju, gjithashtu, e njihni shumë mirë diasporën shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq më tepër që keni qenë Kryetar shumë i nderuar i Federatës Mbarëshqiptare “Vatra”. Më vjen keq që diaspora shqiptare në Amerikë vazhdon të jetë e përçarë, gjë që këtu e shtatëdhjet vjet më parë e ka vënë në dukje bashkëkohësi i Nolit, Kosta Çekrezi, në librin me titull “Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë”, të botuar në Va

administrata e tanishme e shefit të Shtëpisë së Bardhë anon nga Serbia dhe me gojën e Grenellit (i cili, siç ka deklaruar ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, qenka një njeri “i pandershëm”) kërkon heqjen e taksës pa kurrfarë reciprociteti, dëshmon më së miri se diaspora serbe është shumë më e organizuar, shumë më e bashkuuar, shumë më e fuqishme dhe me më shumë ndikim në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që diaspora shqiptare, me përçarjen e saj karakteristike, lë shumë për të dëshiruar. Unë mendoj se qëndrimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë kundër administratës së Klintonit, nuk është thjeshtë retorikë elektorale, sepse ashtu thjesht nuk mund të përdoret një retorikë e tillë, e cila del hapur në përkrahje të Serbisë dhe kundër Kosovës. Janë arsye të tjera, shumë më të thella, i dashur miku im i çmuar Gjon, se pse shefi i Shtëpisë së Bardhë mban një qëndrim të tillë kundër Kosovës.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi juve, familjes suaj dhe gjithë miqve dhe dashamirësve tuaj dhe Hyjnia ju mbroftë nga ky virus me pasoja të gjëmshme.

Përqafime miqësore.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo

29 prill 2020

———- Forwarded message ——— From: Enis Shatri enisshatri@hotmail.com Date: Tue, Apr 28, 2020 at 2:28 PM Subject: Faleminderit dhe Urime per Shkrimin Mekulipress.com Misioni historik i Hashim Thaçit To: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com

Pershendetje i nderuar Prof. dr. Eshref Ymeri. Faleminderit dhe urime për shkrimin e botuar në faqen e internetit Mekulipress.com, me titull “Misioni historik i Hashim Thaçit”. Më pëlqeu shumë ky mendim, analizë.

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë juve dhe familjen!

Enis Shatri

———- Forwarded message ——— From: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com Date: Tue, Apr 28, 2020 at 4:30 PM Subject: Re: Faleminderit dhe Urime per Shkrimin Mekulipress.com Misioni historik i Hashim Thaçit To: Enis Shatri enisshatri@hotmail.com

Shumë faleminderit, i dashur Enis,

Ju jeni një intelektual atdhetar i kombit shqiptar. Pikërisht në të tilla kohëra të vështira për kombin tonë, kuptohet fare mirë se cilët janë intelektualët me brumosje të shkëlqyer nacionaliste.

Përqafime miqësore dhe Hyjnia ju mbroftë familjarisht nga ky rrezik mbarëbotëror.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo

29 prill 2020

———- Forwarded message ———

From <apdede@aol.com

Date: Thu, Apr 30, 2020 at 7:15 AM

Subject: Re: Misioni historic I Hashim Thaçit To: emerieshref@gmail.com

I nderuar,

E lexova menjëherë, bashkë me komentet. Perfekt, siç di të shkruash ti. E lexova për herë të dytë, në mos edhe të tretë. Konstatova, me keqardhje, se ti ua kishe nisur shkrimin më parë të tjerëve. U bëra xheloz (bëj shaka). Mjerë ai që të ka kundërshtar, se je i pamëshirshëm. Unë sikur dua të vras me pambuk, kurse ti e hedh nukaut. Është fjala kur ke të bësh me ata që meritojnë të goditen, se për dashamirëset e tua (dashamirët e tu), apo edhe përë dashamirëset e mia (dashamirët e mi), e ke treguar veten si gentelmen i klasit më të lartë.

Gjithë të mirat

Andon Dede,

Nju Jork, 30 prill 2020

———- Forwarded message ——— From: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com Date: Thu, Apr 30, 2020 at 3:29 PM Subject: Falënderime, i dashur To: apdede@aol.com

I dashur Andon,

Përshtypjet e tua për analizën në fjalë i çmoj lart se ti je një publicist i talentuar dhe me përvojë mjaft të gjatë. Në publicistikën tënde ti vërtet “vret me pambuk”, por edhe unë kam marrë ca “hua nga pambuku” yt. Siç e vure re në këtë analizë, nuk kam përdorur leksik të ashpër dhe objektin e analizës e kam trajtuar me gjakftohtësi. Pra, kam vepruar sipas këshillës tënde.

Me falënderime të përzemërta dhe të fala doktoreshës.

Eshrefi

Kleveland, Ohajo

30 prill 2020

———- Forwarded message ——— From: Eshref Ymeri ymerieshref@gmail.com Date: Tue, Sep 1, 2020 at 5:34 PM Subject: Përshëndetje miqësore dhe një “dhuratë” për tradhtarin Hashim Thaçi To: frederikruo@yahoo.com

I dashur Frederik,

Ju kërkoj shumë ndjesë, ore i bekuari i Hyjnisë, që nuk i jam përgjigjur reagimit Tuaj aq dashamirës dhe aq miqësor ndaj artikullit tim me titull “Misioni historik i Hashim Thaçit”, të botuar në Portalin “Voal” të datës 27 prill 2020. Sot, pas katër muajsh, duke shtegtuar rastësisht nëpër faqet e internetit, hasa në reagimin Tuaj fantastik, çka më ngjalli nostalgjinë e bashkëpunimit tonë në të famshmen dhe të vetmen gazetë nacionaliste të Abdiut të Çmuar “Rimëkëmbja”. Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën e përgjigjes sime. Por, Ju lutem, të më ndjeni dhe të më kuptoni se gjatë këtyre katër muajve unë me time shoqe kemi pasur jo vetëm shqetësimin e shkaktuar nga virusi i mallkuar, por na është dashur edhe të zhvendosemi me plaçkat e vajzës nga qyteti Kleveland (ku ndenjëm 57 ditë pa dalë absolutisht nga apartamenti) i shtetit të Ohajos në kryeqytetin e këtij shteti Kolumbus dhe para dy ditësh u rikthyem te djali në Kaliforni.

Kam dyshime, i dashur Miku im i Çmuar, se kombi shqiptar, sipas të gjitha gjasave, do të shkojë drejt shpërbërjes shkallë-shkallë. Prandaj, siç e keni lexuar në

siguri në internet, jo më kot thuhet në informacionin e OKB-së se në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të zbresë në 512 mijë banorë. Nuk e di se ç’është ky mallkim, ore i dashur Frederik, që balta shqiptare nxjerr në krye të politikës vetëm tradhtarë.

Më thoni, Ju lutem, telefonin a e përdorni edhe në viber dhe në whatsapp se do t’ju telefonoj. Në fakultet kam pasur një studente të talentuar dhe bukuroshe. Quhej Vjollca Ruço. A keni të bëni me të?

Ju përqafoj shumë miqësisht, duke Ju uruar shëndet dhe mbarësi familjare.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

01 shtator 2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *