Home

Lajme

Shote Galica e Medvegjës: Serbia të vrau, Shqipëria të harroi

No Comments Lajme Opinion

Shkruan: Lirona Zuka

Sot, meshume se kurre tek ti po dominon heshtja. Ajo heshtje qe flet aq shume, por me nuk ka kujt ti flet. Ajo heshtje qe po na vulose mbarimin e fundin e keti vendi. Dhe… te shkaterruan o vendi im! Te shkaterruan teresishte dhe per kete as qe u brengosen. Ti mbyllen rruget ne te gjitha anet dhe ti heshte e durove gjithqka. Ndoshta pse kurre nuk e pate mbeshtjetjen e perkrahjen e askujte, nuk e pate guximin tek ata qe flisnin ne emrin tend.

Loznin me dhimbjen dhe krenarine tende, sepse dhimbja jote nuk i’u djeg shpirtin ashtu siç ma djeg mua. Nuk e pate dashnine e sinqerte, per te luftuar per ditet e tua me te mira. Ishe e lodhur prej kohesh, por kishe nje fije shprese dhe kete ta humben. Lexo edhe: Nuk ka postime Nuk pate brengosjen e askujte per ty, dua te jem e sinqerte, jo te te genjej si ata. Askujt nuk i interesoi nevoja, dhimbja e as boshatisja jote. Po, benin vizita nganjehere, zakonishte para zgjedhjeve. Per te mbushur rrjetet sociale me fotografite dhe pershkrimet nga me te bukurat ( te rreme). Ato fjale i shkruanin, qe ty nuk ti thane kurre.

Ato qe vetem fjale te bukura mbeten. Nuk i’a paten frigen kurre mallkimit tend. Te tradhetuan e pas kesaj ktheheshin te te godasin edhe njehere. Me trego o vendi im, sa fjale nga te premtuarat ti realizuan? Gishterinjte e dores jane shume nese i numerojme. Ato premtime me duket i harronin si e kalonin kufirin. E ne fund te fundit llogariten veprat dhe jo fjalet e premtuara! E çfare na ka mbetur te presim? Diten kur ti e gjitha do tretesh? Diten kur i riu i fundit te thote “lamtumire”? Ate dite kur edhe adresen e fundit ta pasivizojne? Kur gjuha shqipe nuk do te flitet dhe shkruhet me ne kete vend? Ate dite kur ketu nuk do te lene me asnje gjurme nga shqipetaret? Ti o vendi im, durove aq shume. Durove ate qe nuk durohet. Durove ata me dy fytyra, ata qe asnje nuk e kishin, ata qe te shihnin vetem si largim te perkoshem, ata qe te tradhetonin dhe punonin kunder t’mirave tua, sepse ashtu ju konvenonte… Vuajtjet e tua jane te shumta dhe nuk jane te paket ata qe ti shkaktuan. Pa asnje ndergjegje!

I durove ata qe shpiknin, flisnin duke u munduar ta ngrisin veten e poshterojne ty. Ata qe per interesat e tyre te harruan ty, e gjithe te tjeret. Keta nje grusht shqiptare, te ndare pik e pese! Durove edhe gjakun e djemve tu qe dhane jeten per lirine e Kosoves, asaj Kosove qe nuk e din as ku gjindesh ti. Durove kete Serbi qe çdo here ti shtypi e shkeli shqipetaret e tu, e ti diskriminoi. Kurre nuk i lejoi te jetojne ketu lirshem, pa politike… A edhe fryme duhet te marrim ashtu siq i konvenon politikes se Beogradit???

Duke e ditur mire faktin se keta shqiptare jane te vetmit qe kjo toke ju takon! Durove edhe Shqiperine, e cila asnjehere nuk reagoi per te gjitha keto. Nuk diti ta ngris zerin per shqiptaret e saj, te mbetur jashte kufive. Te vrane çdo te ardhme o MEDVEGJA ime! Krahet ti thyen premtimet boshe dhe lojrat e felliqura politike. Ata qe te donin vetem per interesin personal. Te premtoj qe une nuk i’u harroj kurre. Me premto edhe ti!

Burimi/shqiperiaebashkuar.al

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *