Home

Lajme

Halil Kuliqi – Shqiptarë, Kartagjena duhet shkatërruar.

No Comments Argëtim Histori

Mr.Ukshin Hoti shkruan në përgjigjën e Ismail Kadarësë. Kadare gjatë kohës që rrinte në Francë i bënte pyetje politike Mr. Ukshin Hotit. Ukshini i përgjigjej Ismail Kadarsë por policia i shkatonon Ukshinit probleme dhe malltretime deri edhe me rrahje fizike. Bëhet pyetja: Çka e shtynte Ismail Kadarenë që ta rrahte Ukshin Hotin edhe në burg. Në vend që banda politike shqiptare e udhëhequr nga Ismaili të kërkonte, të angazhohej dhe të aktivizohej në lurimin e Mr. Ukshin Hotit të cilin angazhim u dashke dhe mund ta bënte Ismail Kadare dhe ashtu mund ta bënte edhe Banda politike e Rexhep Qosës. Qe të të dy e konsideronin vetën baba shpirtëror politik të shqiptarëve. Kadaresë nuk iu kishte bindur Ukshin Hoti që të ishte nën komandën e tij, por Ukshin Hoti e kundërshtonte Kadarenë dhe nuk iu bindej urdhërave të Kadaresë. Prandaj, duhej që Mr. Ukshin Hoti i pabindur të bindej edhe me dhunë nga Serbët në burg apo edhe t’i vazhdohej burgu edhe më tutje derisa të bindej dhe të pranonte urdhërat e franco-kadaresë dhe Serbisë.
Prandaj, po e jap një pjesë të përgjigjës që i bënë me shkrim Mr.Ukshin Hoti Kadaresë. Kjo është përgjigjëja:

  • Secila pyetje e Kadaresë pjesërisht ngërthen edhe përgjigjën. Mirëpo, me gjithë lehtësimin që ai ma bën në këtë mënyrë, në disa nga pyetjet nuk mund të pëgjigjëm në mënyrë kategorike, qoftë sepse një gjë të tillë nuk e kam të mundshme, qoftë për shkak se nuk dispumoj fakte materiale(por vetëm ato logjike) për të qenë kategorik. Dhe, sado që mund të duket e habitshme, nuk mund të jam i plotë dhe as kategorik në përgjigjet që kanë të bëjnë pikërisht me mua: me burgosjen time ose me vuajtjën e denimit me burg. Përgjigjet që i doja me siguri, ose me një shkallë të lartë të propabilitetit, tani janë të deklaruara dhe të botuara në forma të ndryshme. Para Gjykatës serbe më Prizren deklarova se me burgosi policia e Republikës së Serbisë me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare në Kosovë. Shpjegova se shkaku i drejtëpërdrejtë i burgosjes time ishte frika e qaqeve politike të qendrave të vendosjes ( edhe në Beograd edhe në Prishrinë) se vendosja ime në Prishtinë si Keyetar i UNIKOMB-it do të mund të rrezikoja baraspeshën, do të mund të më vinte në pozitë pakëz më të brabartë me të tjerët dhe se në këtë mënyrë do të mund të rrezikoja baraspeshën, atëbotë të vendosur të forcave politike. Nuk kam ndonjë ide se si këto deklarata kanë mundur të reflekrohen atje dhe as që kam lexuar ose kam dëgjuar ndonjëherë për ndonjë demantim të tyre. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, sot mendoj njësoj sikurse edhe atëherë. Nga ato që lexoj nga shtypi dhe që dëgjoj nga burime të ndryshme, duket sikur zhvillimet në ndërkohë në Kosovë i konfirmuan këto deklarime, ndonëse e vërteta është se nuk desha të bëja elaborimin integral të atyre pohimeve pikërisht me qëllim që të mos ndikoja në këtë aspekt të zhvillimeve në Kosovë. Kësaj i përmbahem edhe më tutje. Ndërkaq, atëbotë, unë vetëm dëshiroja a provoja shpërthimin e bllokadës gati totale që ma kishin vënë qysh nga dalja ime nga burgu i parë, në maj të vitit 1985. Një bllokadë të llojit të veçantë ndodhesha edhe gjatë kohës së vuajtjës së denimit më burg (1981-1985), sepse pushteti politik, atëherë, nuk mund ta pranonte faktim se nuk kisha pasur lidhje me grupët e ndryshme politike që i dënonte dhe as me grupin të cilin me dënuan. Veproja individualisht, kryesisht i udhëhequr me parimin se nuk mund të me ndalohej në Prishtimë një mendim të cilin mund ta thoja hapur dhe me përgjegjësi qoftë në Zagreb, në Lubjanë, apo në Paris. E dëshiroja me vetëdije forcimin e identitetit intelektual të inteligjencies në Prishtinë, është i konsiderueshëm. Ndërkaq, në një bllokadë të llojit të veçantë kam qenë edhe para vitit 1981, gjatë periudhës së punës aktive në Kosovë (1972-1981), sidomos gjatë peridhës së qendrimit në detyrën e Sekretariatit për Marrëdhënje me Botën e Jashtme, dmth. gjatë kohës kur ndodhësha në atë funksion. Nuk mendoj në llojin e bllokadës që mund të lidhej me natyrën e funksionit që kryeja, i cili konsiderohej si ” i ndjeshëm”, ” delikat” etj. Me pretekstin se isha ende “shumë i ri”, i reduktonin ose i eleminonin fare paraqitjet e mija në TVP- në ose në shtyp; me krijonin probleme të lidhura me trajtimin tim real dhe vazhdimisht i merrnin meritat e luftës politike për vete, por nuk e praktikonin edhe marrjen e përgjegjësisë. Natyrisht, me kohë e vërejta se gjëra të tilla nuk kishin kurrëfarë lidhje as me moshën dhe as me natyrën e fuksionit që kryeja…
    Vazhdon më vonë pjesë e shkruar nga Mr. Ukshin Hoti përgjigjur Kadaresë.
    Kartagjena duhet shkatërruar.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *