Home

Lajme

Diana Ziu – Kthesa totale për një Festival dinjitoz dhe që duhet t’i rrijë bukur më parë vendit tonë, dhe më pas pse jo edhe Eurosong…

No Comments Lajme Opinion

Mendoj si muzikante, si krijuese dhe si kompozitore të shpreh edhe njëherë mendimin tim për këtë eveniment të fundvitit festival, por kësaj here në formë më të koncentruar dhe shkurt.
Sipas mendimit dhe këndvështrimit tim dua të fokusohem në disa nga pikat e mia të një statusit tim në fb si më poshtë vijon;

Unë si Diana mendoj që këngët të paraqiten në fazën e parë, të shkruara në partiturë me melodi dhe poezinë (me tekstin) e duhur, PA ORKESTRACION.

Kur këngët akoma nuk janë përzgjedhur në festival, përse duhet t’i shtojmë këto kosto të pa nevojshme?….
Përse këngët duhet të dorëzohen me orkestracion dhe të përfunduara me të gjitha komponentet e saj kur ne akoma nuk dimë nëse janë pranuar?!…

Por nuk harroj të përmend dhe fakte të tjera që komunikimi i stafit të RTVSH-ës është përtokë dhe askush nuk komunikon arsyet e mos pranimit, madje telefonat janë shurdhuar në mënyrë selektive?!…

Si ka mundësi që dorëzohen këngë të krijuara me forma beats shabllone kompjuterikë, pa njohjen bazike të notave muzikore, madje këta “krijues” pjesëmarrës në festivalet ndër vite nuk njohin dhe nuk dinë të luajnë asnjë instrument muzikor?!… Kjo na tregon edhe njëherë shkallën e injorancën të këtyre pseudo “kompozitorëve” , si dhe çvleftësimin e krijuesve të vërtetë.
Unë si Dianë nuk jam kurrë kundër teknologjisë moderne të kohës, muzikës alternative, apo rrymave të muzikës moderne, por gjithë këto krijime duhet të dorëzohen me partiturë muzikore.
Kur kjo etapë të ketë përfunduar dhe të jenë marrë vendimet përfundimtare, ateherë kompozitori sipas rregullave të bëjë orkestracionin e këngës në studion që ai apo ajo preferon.

Unë personalisht nuk kam asnjë interes apo kundervënie ndaj studiove muzikore private. Ato me shumë të drejtë kërkojnë hakun e merituar të punës.

Dua të bëj pak replikë dhe të ngacmoj jo pa qëllim eksperiencën e hidhur nga Festivali i 58-të, që jo më kot u quajt Show, spektakël dhe bisnes i monopolizuar nga një person, që e shndërroi këtë Festival në butafori të dritave, të fustanëve, retorikave, fyerjeve, ngërçeve psiqike komike që kripa ju kish shteruar rrugës, monologëve pafund që qeshnin vetveten, baladës së vetë kënduar dhe të vetë duartrokitur si një Barbi Jokër në realitet.

Fatkeqësisht askush nuk shprehu revoltë edhe pse shuplakat ndiheshin të forta, por askush nuk ngriti zërin. Mediat monopoliste kishin marrë kyçet e heshtjes së korruptuar… Premtimet boshe të individid monopolist grotesk s’kish të ngopur, ishin në garrë të seleksionuar, duke lënë mënjanë këngën tonë të bukur si dhe cilësinë e saj. Këngët lëngonin nga ritmi banal dhe i pa formuar, ritmi i akordeve ndillte pështjellime lakuriqe të çarmatosura.
Hiret provokuese me fustanë apo me “fustanë” i thënçin të këngëtareve dhe prezantueses bënin sfilatën e rradhës duke harruar përse kishin ardhur në Festival. O Zot një rrëmujë dhe shkelje të dukshme e të gjitha parametrave të rregullores, ku dhe shtesat e pikave në rregullore zgjoheshin në mes të natës dhe “përgjumësh” renditeshin në pikat e rradhës, çudi?!…
Ah!… se harrova dua të theksoj post festivalin shumë zhurmë për asgjë, ku sipërfaqësisht lëvdatat llustronin sedrat e sëmura duke mënjanuar kritikën reale, po ku ishte kritika profesionale?!…
Ja çdo të thonë individi i “privilegjuar”, por i korruptuar “pa dashje”, ndoshta kështu?!…
Pra, përsëri dua të theksoj akoma më me forcë:
“Mjaft më… me këto metoda të pa ndershme, me ideologji që koha vetë i ka shvleftësuar. Ejani të punojmë dhe ndërtojmë të bukurën, delikaten, të ëmblën këngën tonë dhe, të lemë shembullin e nderuar profesional të krijuesve me këllqe dhe jo me paterica butaforike.”.
Kjo do të shënojë kthesën totale të një Festivali dinjitoz dhe që duhet t’i rrijë bukur më parë vendit tonë, dhe më pas pse jo edhe Eurosong.D.Ziu…

Burimi/Facebook – Diana Ziu

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *