Home

Lajme

Feja e shqiptarit âsht shqiptarija …!!!

No Comments Argëtim Letersi

Pritje n’radhë n’pikën kufitare n’Merdarë për t’hy n’truellin shqiptar t’Kosovës.
Rastësisht qëndroja n’varg mbas 4 veturave me targa austriake, drejtuesit e t’cilëve ishin t’gjithë shqiptarë t’Kosovës (që siç dukej, kishin udhëtue s’bashku), që po tymosnin n’grup n’pritje t’rradhës.

  • A dini gja, a egziston përsëri ajo taksa 30 euro që paguhet si sigurim n’Kosovë?, … i pyeta duke i folun ngadalë e shkoqun, mbasi shpesh kolegët kosovarë n’Vjenë kanë vështirësi me kuptue gegnishten time. Burrat kthyen t’bezdisun kokën, tuj m’veshtrue me mosperfillje nga kambët te kryet ndërsa njeni, instinktivisht, i kthej pergjigje pyetjes sime.
    Natyrshëm, atë ditë, kisha n’qafë gjyslykët e leximit, varësen me shqiponjë dhe nji rruzare, t’cilën ma pat dhurue Nanë Tereza n’vizitën e parë n’Shqipni, që m’shoqënon n’çdo udhëtim t’largët.
  • Qenka “asisojit” ky, – foli njeni prej burrave, tuj i jashtëqitë fjalët nën za, që t’mos vinin deri tek unë, ndërsa bani me tallje shenjën e kryqit.
    U shtanga, i pasigurtë nëse ndigjova mirë çka u tha, ndërsa kosovarët u futën rrëmbyeshëm ndër veturat e tyne luksoze me targa perendimore.
    Sa e largët m’duket dita e bashkimit kombëtar, mendova, tuj shtërngue me dhimbje n’grusht rruzaren dhe shqiponjën që vareshin n’qafën time.
    Pjeter Logoreci
    Shtator 2020

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *