Home

Lajme

MEDVEGJA NUK ESHTE KURRE VETEM !

No Comments Lajme Opinion

Takimi i dyte publik per te diskutuar per problemet e rendesishme jetesore te Etnise Shqiptare ne Trojet e veta Etnike nen Serbi!
Muharrem Salihu dhe Kostaq Papa!
Dy politikane dhe profesioniste te toneve te uleta takohen serish ne Hotel Rogner per shqetesimet e medha ne trojet etnike.Takohen thjeshte, larg bujes e kamerave sepse per ata nuk ka rendesi publiciteti por cfare mund te bejne vertete ne terren per te zvogeluar genocidin e ri mbi Shqiptaret me forma te reja qe ushtron pushtuesi serb.
Kostaq Papa nismetare dhe mbeshtetes i nismes se pare “Kosova Lindore nuk eshte vetem”, para 1 viti shpalosi te plote Patformen e re “Medvegja nuk eshte kurre vetem” sepse ngjarjet diskriminuese u rrokullisen me shpejtesi ne Medvegje!
Platforma u mirprit e ngalli interesim sepse ajo kerkon perpjekje per ndryshime ne terren ne mbrojtje te popullsise etnike shqiptare e jo fjale thjeshte per median!
Interesim akoma me i madh po tregohet per pergatitjen e Vizites se Deputetit Kostaq Papa ne Kosoven Lindore.
Kjo tregon se kur kjo vizite te realizohet dhe Z.K.Papa do vendoset per te “banuar” me familjen dhe bashkpuntoret e tij disa dite ne Presheve, Bujanovc e Medvegje, interesimi do jet shume i madh!
Kujtojme se Z.Kostaq Papa eshte Deputet i Tiranes dhe Emigracionit por funksionet e tij politike si Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar, Kryetar i PESH, por dhe Inisiatori i Lobimit per Kosoven ne Parlamentin Shqiptar ngjallin interes kur per arsye te veprimtarise se tij kombetare populli i Medvegjes e ka quajtur “Zerin e tij” dhe “Ambasador te Medvegjes”!
Sonte ne oret e mbremjes do te zhvillojne serish takim dhe darke pune ne Seline e PESH e QKK me bashkpuntoret e deputetit per te programuar veprime konkrete te Platformes “Medvegja nuk eshte kurre vetem”.

Drejtoria e Informacionit e PESH
Qendra e Kordinimit Kombetar
Zyra e Deputetit Kostaq Papa

Tirane 28.09.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *