Home

Lajme

Ilir Çumani: Të banosh në mirënjohjen e njeriut..! (Përsiatje mbi personalitetin artistik të poetes së mirënjohur të teksteve të këngës në Rtsh, Zhuliana Jorganxhi)

No Comments Argëtim Letersi

NË EPOKA DHE ETAPA TË NDRYSHME TË NJERËZIMIT, KA PATUR DHE DO TË KETË GJITHMONË INDIVIDË TË VEÇANTË, TË CILËT, ME VEÇORITË DHE TALENTIN E RRALLË QË ZOTËROJNË, ME KONTRIBUTIN DHE VOKACIONIN QË PËRCJELLIN DHE E TRANSMETOJNË NDËR BREZA, KANË MUNDUR TË LËNË GJURMË TË THELLA DUKE NGRITUR NË ART TEMPULLIN E TYRE TË SHEJNTË E TË PA CËNUESHËM NGA ÇDO NDIKIM DHE FUQI E JASHTËME MADHORE QË E SJELL KOHA.

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë


Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Këta individë, në mënyrë organike bëhen sinonim i jetës së përditshme, dhe ashtu krejt pa pritur e pa kuptuar mundin të depërtojnë në qënien tonë, duke hyrë deri në skutat më të fshehta të shpirtit njerëzor. Pastaj, aty e ngrejnë edhe folenë e tyre… Me kalimin e kohës, kjo fole kthehet në një strehë të përjetshme, që quhet banesa e mirënjohjes tek Njeriu…! Pa dyshim, kjo ka ndodhur edhe me Zhuliana Jorganxhiun, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij fillim shekulli.

Mjeshtre e fjalës së gdhendur në varg, uragan i fuqishëm i simbolikës dhe e metaforës në këngën shqipe, lirikja dhe frymëzuesja që me kumtin e saj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ajo u bë melhemi e gëzimeve dhe e dhimbjeve proverbiale të popullit të cilit i përket. Sa i paplotë do të ishte mozaiku gjigand i këngës në shekullin që lamë pas, por edhe në shekullin që jetojmë sot, pa Zhuliana Jorganxhiun…!?

Me të drejtë e kanë quajtur Mbretëresha e Këngës Shqiptare, sepse në fakt, është një virtuoze e rrallë e vargëzimit të kënduar, një qëndistare e rafinuar e fjalëzimit të praruar, dhe për këtë arsye ajo e meriton këtë kurorë lavdie…! Zhuliana Jorganxhi ka patur dhe ka një fat ndryshe prej artisti. Prej kohësh ajo gëzon një privilegj dhe status të veçantë si rrallëkush prej të ngjashmëve në këtë fushë, ngase kënga e saj ka zënë vend në të përditshmen e gjithsecilit prej nesh, si buka që hamë, si uji që pijmë dhe ajri që thithim.

Zhuliana Jorganxhi

E gjithë krijimtaria e saj e begatë, simbolika dhe fabula që ajo ndërton, metafora dhe mesazhi që përcjell përmes fjalëzimit, kundrohet bukur, përcillet krejt natyshëm dhe kuptohet lehtë, pëlqehet, shijohet këndshëm, këndohet nga të gjitha moshat. Kënga e saj të ngelet gjithmonë në buzë, si një lajtmotiv i ritmit të jetës dhe i kohës që jetojmë, ku brenda këtij ritmi janë dhimbjet dhe gëzimet e njeriut, brengat dhe dashuritë e mëdha, loti dhe buzëqeshja, arsyeja dhe urrejtja, shpresat dhe ëndrrat e së ardhmes, robëria dhe liria, triumfi dhe lavdia…

Të gjitha janë aty. Lirikat e këngëve të saj janë plot jetë e gjithë gazmend, ato mbeten po aq të freskëta e frymëzuese, anipse kanë çelur e shpërthyer dekada më parë, ato sërish tingëllojnë të freskëta, dëgjohen edhe më bukur, shijohen me ëndje, kërkohen dhe përcillen mrekullisht edhe sot tek brezi më i ri …! Dhe kjo ndodh sepse Zhuliana Jorganxhi e qëmton dhe e respekton thellësinë e mendimit, e çmon shumë rëndësinë dhe peshën që ka fjala. Ajo është një adhuruese e pashoq e Gjuhës së bukur Shqipe, e miklon atë ashtu si nëna foshnjën e saj, sepse e dashuron marrëzisht sikur të jetë krijesa e saj. Si një nikoqire e mirë korçare ajo e kursen fjalën, e përzgjedh mençurisht dhe kujdeset për estetikën e saj, e formëzon dhe e laton atë, andaj edhe fjalëzimi mjeshtëror i saj nuk e pranon kurrë mendimin bosh, as parazitizmin e frazës e cila asesi nuk mundet ti cek dot sinorët e krijimtarisë së saj të dëlirë e të kulluar.

Këto veçori e cilësi të rralla që lidhen me talentin dhe disiplinën e pashembullt artistike në gjithë procesin e saj krijues, Zhuliana Jorganxhi i përcolli duke e ndarë me shumë fisnikëri e bujari si përvojë dhe sukses të saj me të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e vjetër dhe të rinj, atje, në redaksinë e muzikës në Radio Tirana, ku për mëse 30 vjet mbajti peshën dhe përgjegjësinë kryesore të eventeve më të rëndësishme në ngjarjet e mëdha artistike që lidheshin me Festivalet e Këngës në RTSH.

Së shpejti lexuesi shqiptar, e në veçanti profesionistë të fushës, poetë, kompozitorë, interpretë të këngës, mësues e pedagogë, nxënës dhe studentë që studiojnë për kanto e kompozicion, por, edhe kritikët e artit të këtij lloj zhanri të veçantë, do të kenë një duar një botim special e të plotë të korpusit të krijimtarisë poetike të Zhuliana Jorganxhiut. Ky libër është konceptuar dhe i ndarë në tre kapituj.

Në kapitullin e parë që mban titullin e librit “Zëri i shpirtit tim”, janë publikuar të gjitha tekstet e muzikuara të këngëve të krijuara nga autorja, që në fillimet e saj kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe, e deri në ditët e sotme. Shumë prej tyre, tashmë janë bërë hite dhe mrekullisht i kanë rezistuar në mënyrë të shëndetshme kohës.

Në kapitullin e dytë me titull “Udhëve të pentagramit”, janë poezi e lirika të pa muzikuara, të shkruara në kohë të ndryshme, për të cilat kompozitorët e traditës, por edhe ata të sotëm, (pra më të rijntë), janë të mirëpritur t’i kthejnë sytë dhe kanë shumë se ç’farë të marrin e të frymëzohen nga krijimtaria e begatë dhe e larmishme e kësaj autoreje…

E gjithë kjo vepër e mirëfilltë krijuese, analizohet dhe shoqërohet me një parathënie tejet serioze dhe profesionale nga poetja e mirënjohur Natasha Lako, e cila, veç individualitetit artistik, evidenton veçoritë dhe epërsinë e talentit të padiskutueshëm të Zhuliana Jorganxhiut, si një prej përfaqësueseve më dinjotoze të brezit të saj, dhe që padyshim për këtë, ajo zë një vend qëndror në historinë e muzikës dhe të Këngës Shqiptare.

Ndërsa në kapitullin e tretë, një vend të veçantë i kushtohet vlerësimeve, opinioneve, mbresave dhe kujtimeve të shumë personaliteteve të artit dhe kulturës, si poetë, kompozitorë, dirigjentë, këngëtarë, e shumë bashkëkohës të autores që kanë jetuar artistikisht dhe kanë bashkëpunuar me të ndër vite e dekada, e, së bashku kanë bërë historinë e ndritur të muzikës dhe të Këngës së lehtë Shqiptare.

Kapitulli i tretë, mban një titull mjaft domethënës dhe kuptimplotë: “Mijëra zëra në një zemër”, sepse, për Zhuliana Jorganxhiun duan të flasin që të gjithë… Të gjithë duan të shprehen e të thonë fjalë zemre, të përcjellin një urim, sepse tashmë ajo mbetet një nga krijueset që nuk i përketë më vetvetes, por të gjithëve ne, ngase kënga e saj ka një jetëgjatësi, ajo është përcjellë dhe do të përcillet ndër breza… Janë tepër emocionuese dhe mjaft mbresëlënëse fjalët e ngrohta, mirënjohja dhe vlerësimet e pakursyera e plotësisht të merituara që përcjellin në këtë libër për autoren shumë prej kolegëve të saj artistë, kompozitorë, poet, dirigjentë, këngëtarë dhe mjaft personalitete të njohur të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës, dhe jo vetëm. Ata dëshmojnë në kujtimet e tyre jo vetëm talentin unik dhe kontributin e paçmuar të Zhulianës në historikun dhe rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të Këngës Shqiptare, por, përmes këtyre mbresave dhe impresioneve, ata rrëfejnë dhe zbulojnë anë të tëra të personalitetit të saj njerëzor, si, zemërgjerësia dhe bujaria, fisnikëria dhe toleranca, përulësia, modestia e thjeshtësia, e shumë cilësi të vyera që e ridimensionojnë dhe e plotësojnë edhe më qartë profilin e kësaj figure kaq të dashur për shqiptarët këtej dhe andej kufirit.

Të gjitha mendimet e tyre bashkohen në një të vetme: Tek Zhuliana Jorganxhi frymon dhe jeton në çdo çast jo vetëm një artiste e jashtëzakonshme, por edhe një Njeri i jashtëzakonshëm…, një grua madhështore…! Po përse paraqitet sot para lexuesve një botim kaq i veçantë dhe i plotë i këtij nënlloji të krijimtarisë artistike, siç është edhe poezia e muzikuar e Zhuliana Jorganxhiut…?!

Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj katraure të madhe se çfarë ndodhi në Shqipërinë e pas viteve ‘90 – të. Si në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në art e kulturë, e, në veçanti në muzikë, pati një bjerrje të menjëhershme të asaj tradite të investuar kaq bukur për dekada me radhë. Fatkeqësisht, kjo bjerrje kaloi më pas në një rrënim dhe degradim të pakthyeshëm të vlerave të gjithë asaj trashëgimie të vyer dhe shumë të pasur, e krijuar dhe e kultivuar me aq mund, zell e pasion nga një armatë e madhe brezash artistësh, kompozitorësh e poetësh, interpretuesish të talentuar, nga më të zëshëm dhe më të shquar të vendit.

Kujtesa jonë na bënë të evokojmë me nderim të thellë kompozitorët Prenk Jakova, Gaqo Avrazi, Çesk Zadeja, Tish Daija, Pjetër Gaci, Tonin Arapi, Nikolla Zoraqi, Abdulla Grimci, etj, të cilët u pasuan nga një gjeneratë tjetër kompozitorësh po aq të talentuar si Agim Krajka, Ferdinant Deda, Kujtim Laro, Fehim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Avni Mula, Agim Prodani, Luan Zhegu, Aleksandër Peçi, Agron Xhunga, Kastriot Gjini, Vladimir Kotani, Aleksandër Lalo, Alfons Balliçi, Josif Minga, Flamur Shehu, Apostol Simoni, Tonin Rrota, Enver Shëngjergji, Vath Çangu, Gazmend Mullahi, Shaqir Kodra, Pjetër Dungu, Sabrija Nushi, Spartak Tili, Shpëtim Kushta, Hajg Zaharian, Robert Radoja, Gjergji Leka, Osman Mula, Ardit Gjebrea, Piro Çako, Ilir Dangëllia, Naim Gjoshi, David Tukiçi, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari, Valentin Veizi, Jetmir Barbullushi, Shpëtim Saraçi, Adrian Hila, Artur Dhamo, Miron Kotani, Lambert Jorganxhi, etj.

Kësaj armate të shkëqyer kompozitorësh i’u bashkangjitën edhe ajo plejadë e shquar krijuesish të teksteve të muzikuara si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Llazar Siliqi, Kol Jakova, Dionis Bubani, Petraq Qafëzezi, etj, të cilët edhe këta u pasuan nga një tjetër gjeneratë e shkëlqyer krijuesish si, Zhuliana Jorganxhi, Xhevahir Spahiu, Jorgo Papingji, Betim Muço, Natasha Lako, Bardhyl Londo, Gjok Beci, Arben Duka, Alqi Boshnjaku, Vasil Dede, Hysni Milloshi, Agim Doçi, Haxhi Rama, Sulejman Mato, Zaho Puci, (Vasili), Irma Kurti, Kudret Isai, Petrit Ruka, Luigj Gurakuqi, Pandeli Koçi, Koçi Petriti, Rozana Radi, etj.

I gjithë kontributi i këtyre mjeshtrave të mëdhenj të muzikës dhe të Këngës Shqiptare, u lartësua nga interpretët virtuozë të skenës si: Vaçe Zela, Gaqo Çako, Avni Mula, Tonin Tërshana, Luan Zhegu, Qemal Kërtusha, Anita Take, Pavlina Nika, Nikoleta Shoshi, Liljana Kondakçi, Ema Qazimi, Myfarete Laze, Irma Libohova, Alida Hisku, Parashqevi Simaku, Bashkim Alibali, Suzana Qatipi, Tatiana Isai, Rakipe Karaj, Eduart Jubani, Kozma Dushi, Françesk Radi, Fatma Zyberi, Arta Babaramo, Pëllumb Elmazi, Sherif Merdani, Justina Aliaj, Lindita Thedhori, Petrit Lulo, Nikolin Gjergji, Zija Saraçi, Spiro Katundi, Afërdita Zonja, Anita Bitri, Adriana Ceko, Muharrem Herri, Violeta Zefi, Telemak Papapano, Ermira Babaliu, Marina Grabovari, Gjergj Sulioti, Gjergji Leka, Jolanda Dhamo, Burbuqe Rada, Miga Hysi, Lindita Sota, Nazmie Kasmi, dhe pasoi me një tjetër brez këngëtarësh po aq të talentuar, si Nertila Koka, Frederik Ndoci, Gëzim Çela, Morena Reka, Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Mira Konçi, Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Eneida Tarifa, Ledina Çelo, Elton Deda, Redon Makashi, Alban Skënderaj, Elsa Lila, Florian Mumajesi, Mariza Ikonomi, Elvana Gjata, Kejsi Tola, Rosela Gjybegu, Anjeza Shahini, Gent Bushpepa, etj.

Mirëpo e gjithë kjo trashëgimi e pasur dhe plejadë e shkëlqyer krijuesish e interpretuesish që përmendëm më sipër, bëri që me kalimin e kohës të përballej me një çoroditje dhe me një tipologji tjetër arti, të pa dëgjuar më parë, që në zhargonin e përditshëm quhet “tallava”. Dhe kjo bëri që një pjesë e këtyre artistëve të tërhiqeshin nga udha e bukur e muzikës dhe pasioni i tyre të ndërpritej në mes, në kërkim të rrugëve të tjera për të mbijetuar. Disa ndryshuan profesion, e disa të tjerë e braktisën vendin duke shkelur udhëve të botës në kërkim të një jete më të mirë dhe më të sigurtë.

Kësaj drame, nuk mund t’i shpëtonte as poetja jonë Zhuliana Jorganxhi, e cila prej 30 vjetësh jeton përtej Adriatikut, atje, në Trieste të Italisë. Gjithmonë e përmalluar, por e palodhur dhe energjike si dikur, ajo vazhdon të shkruaj ende vargje për muzikë. Si për të sfiduar me moshën e saj dhe me fuqinë e shpirtit atë katraurë që la pas tre dekada më parë, ku në skenën që kishin debutuar ato mote korifejt e muzikës shqiptare, veç talenteve të rinj dhe mjaft premtues për të ardhmen e muzikës, u ngjitën lloj-lloj këngëtarësh e krijues muzike, një pjesë e të cilëve ishin edhe emra anonim, që vetëm me artin e vërtetë muzikor nuk kishin asnjë lidhje.

Pas ndërrimit të sistemit, ishte shpresëdhënëse dhe duhen vlerësuar përpjekjet e shumë djemëve dhe vajzave të talentuar që u evidentuan asokohe dhe pati një prurje serioze të disa grupeve të rinj muzikorë që me freskinë dhe artin e tyre sollën një frymë të re të muzikës bashkëkohore, por që për fat të keq, edhe ata u tërhoqën përballë fluksit të pakontrolluar të prodhimtarisë së “artit” që vinte nga rruga.

Ky ishte “arti” i komercit që e goditi rëndë muzikën e vërtetë dhe të gjithë trashëgiminë e vyer të Këngës Shqiptare. Ky lloj “arti”, për mëse tre dekadash ka pushtuar tregjet muzikore duke e basarduar rëndë këngën shqiptare. Përballë një panorame të tillë, artistët tanë të mëdhenj, por edhe ata të rinj të talentuar që u shfaqën pas viteve ’90 –të, u tërhoqën nga udha e krijimtarisë, duke e ndier veten të pafuqishëm në këtë atentat të madh që i’u bë artit të vërtetë, Këngës Shqiptare. Vendin e hierarkisë së vlerave e zuri tallavaja dhe tekstet e pakuptimta muzikore, të cilat e kanë deformuar dhe ç’edukuar shijen e publikut. Ato na kujtojnë se Kënga, ky art i lashtë magjik që bashkon nga të gjitha kontinentet kulturat e popujve dhe përcjell kaq shumë emocion e mesazhe të fuqishme, që zbut dhe ngroh çdo zemër njerëzore kudo në botë, sot ndodhet në udhëkryqet e saj…. Ata që e kanë marrë peng muzikën e vërtetë, na kujtojnë se dikur “na ishte njëherë muzika…”, por, na ishte dhe është ende në mes tonë edhe një Mbretërëshë e Këngës Shqiptare me emrin Zhuliana Jorganxhi, e cila i dha këngës shpirtin e saj, që ajo të mbijetoj përgjithmonë, pavarësisht kohëve që jetojmë.

Zhuliana Jorganxhi dhe e gjithë plejada që Ajo përfaqëson në artin muzikor shqiptar, është shembulli kuptimplotë që ilustrohet më së miri në atë që poeti ynë i madh Dritëro Agolli shkruan: “…I bardhë si bora të jesh,/ i ndritur, i larë me flori./ Prapë do të shajnë, patjetër,/ pa sharë nuk mbetet njeri …!/E hodhën floririn – e tretën,/ në llum, në llagëmin e zi./ Një shekull kaloi dhe e gjetën,/ Floriri kish mbetur Flori …”

Burimi/revistapsikologji.com/

Gjeneral Syrja Isufaj -Vendlindja- Drenov Mallakaster.

No Comments Argëtim Histori

 Moj Drenova në kodrinë
   Vend soditje bukurinë
   Si në Lindje në Perëndim...

…………………………………………………
Drenova : 5 km..larg BYLISIT ( shek. 4. para krishtit _ shek 6. erës sonë. ) Kufizues nga Lindja me qytetin Ballsh .
Në antikitet i përket qytetrimit Bylis me dy vendbanime të vogla te varura prej tij : Gradishta e Bregu Shani. Gjate periudhes së pushtimit Bullgar ka shërbyer si fortesa e princeshës Maria bija e perandorit Boris i pagezuar në kishën e Gllavanicës ( Ballsh ) shekullin e 9_të viti 864 . Legjenda e ardhur gojë më gojë dhe shumë të dhëna përputhen me këtë realitet. Princesha e bukur i kërkojë perandorit të jetonte në një vend dominus si kala natyrore, Drenova ishte vend i përshtatshëm.
……………………………………………………….
Si pozicion gjografik Drenova shtrihet midis dy luginave te lumenjeve Gjanica nga Lindja dhe Vjosa perëndim. Në sistemin e gjatë të vargut kodrinorë që nisin me kodrat e Apollonisë ( 101 metro mbi nivelin e detit ) vijojnë Qafa e Koshovicës _ Belishovë _ Drenovë _ Bylis dhe mbyllen në thellsi me malet Tepelenë_ Vlorë. Vendosja shtëpive të fshatit është pozicionuar në Lindje të disa kodrave : Stërmina ( 639, 2 m ), Gradishta ( 600 m ), Bregu i Gushës ( 612 m ), Shkëmbi i Larashit ( 604 m ) . Në jug ndodhet lagja ime Drenova e Re ( Qafa e Vidhit emertimi i herëshëm ) , me 4 fise : Isufaj, Zaçaj, Xhemalaj, Lamaj. Në krye të lagjes ndodhet një kodrinë shumë e bukur me një fushë para 6 ha. Brego Shani emri i së cilës është trasformuar nga SANT në Shan ! Kjo kodër ka qënë pika kryesore e rrugës së vjetër VLORË_ BERAT nga ku mund të vrojtohet si në pllëmbë dore e gjthë hapsira : Vlorë _ Vjosë _ Drenovë _ Ballsh _ Qafa e Sinjës që të çon në BERAT.
Rrugë e përdorur gjerësishtë nga legjonet romake e më pas nga luftërat e shumta, si dhe per nevoja ekonomik _ tregtare ( Vlorë _ Berat ). Drejtim e bosht i rëndsishm strategjik që lidh e kontrollon rrugët e lëvizjet nga krahinat e Jugut me brendësit e Shqiperisë së mesme.
……………………………………………………….
Nga sistemi i vargut kodrinorë të Drenvës vështron si në avion bukuritë magjepse të natyrës nga
Veriu : hapsirën e Myzeqesë, derdhjet e lumejëve Seman, Vjosë, detin, Apolloninë, Ardnicë, qytetin Fier, Patos e në ditët me mot të pastër lartësitë e Tiranës, Krujë, ndersa në netët e verës mund te shquash dritat në drigjet italiane !
Nga Lindja : qëndron si ballkon mbi Ballsh, duken gjithë fshatrat e Mallakastrës, mali i Sinjës dhe largësi…
TOMORRI gjigand PERËNDI e vërtetë ! me bukuri mahënitëse…maja të thepisura mbuluar gati tre stinet me borë, humnera, livadhe, stuhi e forma nga më të çuditshme resh që krijohen e zhduken herë pas here mbi kokë si kurorë. TOMORRI i SHËNJTË me shumë legjenda, tregime dhe mistere…!
” mal i lartë, fron i perëndisë,
tek ti vinin njerëzit që moti
për të mësuar se ç’urdhëron Zoti “
shkruan Andon Zako Çajupi te Baba Tomorri. Ajo që më ka emocionuar e mrekulluar qysh në vogëli e mbetet përherë e gjallë është pamja përrallore që duket nga Drenova ( shtepia e lindjes ) lindja e DIELLIT pas Tomorrit ” sikur mbin nga një vullkan gjigand ” ku për disa sekonda mund ta vresh pa të vrarë sytë rrezet e zjarrta që ngrohin e i japin Jetë planetit.
Nga Jug Perëndimi ( Shkembi i Larashit ) dallohen rrenojat e BYLISIT, malet kryelarte te Labërisë, luigina e Vjosës, fshatrat e Vlores, Kanina, Karaboruni, deti dhe perëndimi magjik i Diellit pas Sazanit ku ngjan sikur “futet” në det, duke uruar kalimin e orëve të natës dhe rinisjen e Agimit…! …………………………………………………….. DRENOVA në vitet 80_të rregjistronte 3000 banorë, pas v 90_të për shkak emigrimi është ulur. Fshati i madh me tri vendosje : Drenova qënder, Drenova fushë, Drenova e Re ( Qafa e Vidhit më pelqen ta quaj e njohur ka hera ) këto emërtime i janë bërë pas viteve 90. gjoja për një administrim të mirë ?! Paradokse e ndarje artificiale ku hiqen fshatra o teritore të tëra nga një krahinë e i saldohen një tjetëre si pyka.. DRENOVA ka siperfaqe të kufizuar toka te punushme po’ shume pjellore. Kultivohen të gjitha varietetet e pemeve sidomos qerëshia e shpesh quhet vendi i qerëshive. Në të shkuarën krahës bujqësisë baza kryesore ishte blektoria fal kullotave të shumta në rrethinat e fshatërave per rreth ( Belishovë, Gorishovë, Rromës, Mollaj, Hekal, Kash e Ballsh ) . Ka burime të shumtë ujë. Klima në Verë e thatë ( nxetë ) në Dimër e ashpër ( ftohtë ) pasi pozicion i Saj rrihet nga të gjitha erërat sidomos veriu ( murlani ) që të pret si ” brisk”, më kujtohet bora në fëmini që binte disa herë me trashësi gati në dritare, ndërsa në ditët me ngricë akulli varej nga strehtë e shtepise si litar . Drenovarët janë shume puntorë, sote kan bërë çudira : ndërtim shtëpish nga më të bukurat, blloqe të tëra me pemë, ullinj, qershi, vreshta, mure arash etje etje.. Janë shume mikëpritës, për mikun bëjnë e derdhin gjithëçka. Janë gjakënxetë nuk i bjenë kujt më qafë, po’ nëse u bën padrejtësi, nxehen dhe se llogaritin kokën. Drenova është vendburim nafte, po’ për çudi nga fshati janë shume pakë ( për të mos thëne fare ) te punësuar në këtë sektor te rëndsishm ?! Fatkeqesishte kjo pasuri (ar i zi ) jo vetëm që nuk ka ndimuar në zhvillimin ekonomik, përkundrazi ka shkatërruar toka të tëra, ka ndotur ajrin, mjedisin me pelgje e mbeturina nafte gjithandej. Një shfytëzim barbar ku nuk dihet kush janë padronët e ku shkon ky Ar i Zi ???!!! …………………………………………………….. SHTËPIA ku u linda është ndërtuar mbi një shekull më parë. Në një vend dominus me pamje të madhe nga të gjitha anët, me burime uji, afër tokave të punushme, blloqeve të pemëve e kullotave të bagëtive . Në afërsi të pyllit shekullore kufi me fshatrat ( Gorishov Rromës_ Hekal ) nga ku siguroheshin nevojat per dru, gjueti dhe kullotjen e bagetive gjatë dimrit. Pylli krahës shumë llojshmërisë së drurëve e shkurreve ishte i pasur me koçimare qe behej raki. Gjatë luftërave ka sherbyer edhe per fshehje të popullatës e gjesë gjallë .
Fillimishtë shtëpia u ndërtua me një planimetri dy kate me bodrume poshtë. Portë të madhe hyrse qemeri( harku). Kati i dytë me ballkon, dritaret të gjitha nga lindja. Qoshe guri të zgjedhur e gëdhëndur me mjeshtëri nga ustallarë të zotë, shumë gurë të skalitur me lule e mbishkrime të ndryshme. Të gjitha dhomat me oxhak. Një nga dhomat e katit dytë caktohej për miqtë ( ODA e MIQËVE ) e paisur dhe e rregullt në çdo kohë, në mur varej llamb vajguri për ndriçim, mbi dyshemen shtroheshin qilima ( velënxa ) shumë ngjyrëshe, në anët e dhomës shilte e jastek per gjithë të pranishmit, njerëzit rrinin këmbë kryq për orë të tëra ( zakon i veçante ). Bëhej muhabet burrash, pinin raki natyrisht me meze, këndohej, merreshin vendime te rendesishme etje.. Të gjithë dëgjonin dhe respektonin mikun dhe të mdhenjët e fisit sikur të ishe në kuvend.
Ustallarët ( muratorët ) vinin nga krahinat e Korçës dhe kohë zgjatja e ndërtimit shkonte edhe mbi një vit, pa llogaritur kohën e punimeve të brendshme ( dyer, dritare, dyshemetë, tavanet e gedhendura, dollape muri, musendra etje..) Sigurimi për fjetje ushqim bëhej nga Ai që ndërtonte, me trajtim e shkuarje të veçante. Dita e dielë ishte absolutishtë pushim e kthehej ditë feste, organizoheshin dreka, darka këndohej, jepeshin o shkëmbenin dhurata.
Në kalimin e viteve shtepia është djegur disa herë nga lufëterat, demtuar nga termetet e kohëve, janë bërë rindërtime e ndryshime në planimetri po’ pa lëvizur THEMELET ndërsa pjesa veriore është po’ ajo e ndërtimit fillestar.
Kuptohet se ndërtimi i shtëpie të tilla bëheshin të rralla nga familje të mdha e gjendje shumë të mirë ekonomike .
………………………………………………………
SHTËPIA e lindjes për mua është
shumë…s’mund ta krahësojë e
ndërrojë me asgjë…
Atje ku ndjen e shijon ndryshe stinët e vitit, ditët e bukura me Diell, netët magjike nga vezullimi i Yjeve dhe ndriçimi i Hënës. Vendi i qetësisë, ajrit te pastër, i gjelbërimit dhe pemëve të shumta, i luleve e cicërimës së Zogjëve.
Vendi ku çmallesh me kujtimet e të rikthehet Fëminia _ Rinia…
Natyrisht këto janë shënime të çastit, emocionale…trajtimi i kësaj teme do të donte libër..si vet historia, lashtësia e ekzistenca e JONË…
/ Rovereto 26 Qeshor 2020 /.

Shkruar nga Gjeneral Syrja Isufaj vendlindja

SHSHA në Çikago uron për ditëlindjen arbëreshin JoeDioGuardi

No Comments Aktualitet Lajme

Në këtë nëntor arbëreshi-shqiptari Joe DioGuardi (1940) e ka ditëlindjen e tij.Emri i tij në Amerikë lidhet me angazhimet si kongresmen në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pas mandatit,ai nisi rrugëtimin e tij për çështjen shqiptare në Ballkan (LQSHA)dhe zgjidhja e drejtë e pjesës më të dhimbshme të Kosovës nën regjimin serbo-sllav dhe për lirinë dhe pavarësinë me vlerat sublime të demokracisë e të frymës kombëtare.

SHSHA në Çikago në këtë urim thekson se JoeDioGuadi nëpër vite u bë një zë i fuqishëm në krah të lirisë së Kosovës dhe për ndryshimet e sistemit komunist të Shqipërisë e mbyllur nën përden e regjimit dhe për hapjen e saj ndaj botës së lirë demokratike dhe tërë hapësira etnike shqiptare në Ballkan të lidhin miqësinë e përjetshme më Amerikën,thuhet nga SHSHA në Çikago.

Joe DioGuardi me origjinë arbëreshe-shqiptar e kishte marrë amanetin e babait të tij,,Kudo që jeni dhe të punoni në Amerikë,mos harroni tokën dhe popullin shqiptar,,.Kështu shpeshherë e thoshte me krenari se arbëreshi ishte me gjak shqiptari dhe në rrugëtimin e tij ai u bë ushtari i rreshtit të parë për tokën,kombin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkanin e trazuar dhe me apetitet grabitqare të fqinjve që i bënë yrysh zaptimit të tokave etnike,thekson me fjalën e urimit SHSHA në dritën e kronikave historike të kohës,ku pjesa e dhimbjes kombëtare të Kosovës për Joe DioGurdi ishte pika kryesore e aktivitetit të LQSHA-së në Nju Jork.

Ditëlindja e JoeDioGuardi është ditëlindja e shqiptarëve në Ballkan dhe e Kosovës,ndonëse tërë veprimtaria politiko-kombëtare dhe pjesa më e rëndësishme e lobimit në Amerikë,është vetë kronika e gjatë e këtij rrugëtimi me flamurin e diasporës shqiptare në këtë vend të lirë dhe miqësi e përjetshme në mes të dy kombeve shqiptaro-amerikane,që nuk do të ndalë aktivitetin kombëtar pëderisa nuk zgjidhën padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar në Ballkan,thuhet në urimin e SHSHA-së në Çikago si krah i fortë i arbëreshit shqiptar.

Në këtë ditë urimi për JoeDioGuardi,thuhet në Çikago se ai me guximin dhe projektin e tij kombëtar(LQSHA)i doli përballë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë,kryeriminelit me skenarët e gjenocidit,Sllobodan Millosheviq dhe përmes dëshmisë me fakte nga terreni i përgjakur në Kosovë se Serbia fashiste ka kryer krime deri në substanën e shfarosjes ndaj popullit shqiptar dhe të ,,tokës së djegur,,të Kosovës,që në logjistikën ushtarako-policore-paramilitare veçse ishin të njohura për opinionin dhe kancelaritë ndërkombëtare dhe në Washington.Në këtë përballje në mes arbëreshit tonë dhe me kryekriminelin e orëve të gjenocidit,S.Millosheviq në Hagë,duke iu dridhë goja dhe në sytë e botës pati thënë,,JoeDioGuardi dhe lobimi shqiptar në Amerikë e kanë shkatëruar Jugosllavinë dhe Serbinë time,,!

Në fund të këtij urimi vëllazëror të SHSHA-së në Çikago për ditëlindjen e arbëreshit-shqiptar JoeDioGuadi,thuhet lum kombi shqiptar që ka birin e vet të gjakut dhe lum Kosova e lirë që e pati arbëreshin në krah e në mbrojtje të Amerikës në orët më të rënda të tokës së përgjakur të shqiptarëve,ku djelmenia e UÇK-së malet e Kosovës i patën bërë kazerma të ushtrisë për liri!

Skënder Karaçica

Burimi/ina-online.net

24 vite pa Lec Bushatin ” . Përulje dhe rrespekt për vepren e Tij!

No Comments Argëtim Histori

Lec Bushati, lindi me 10 Korrik 1923 në Shkodër. Qysh nxënës në Kolegjin Saverian të qytetit interpretoi në pjeset “Princi i Drishtit” dhe “Udha”. Mbaroi studimet në Institutin dyvjecar “Aleksander Xhuvani” dhe më pas shkollën e lartë për aktore “Aleksander Moisiu”, me 1964. Është ndër aktorët e parë të teatrit “Migjeni”. Deri në fillim të viteve 50 interpretoj me grupin teatror të Shtepisë së Kulturës Shkodër, nën regjine e Andrea Skanjetit, në disa drama, si: “Nën gështenjat e Prages”, “Çështja ruse”, “Portreti”.

Me dramen “Nora” nis karriera e tij si aktor profesionist, pasur me shfaqje të tjera të suksesshme, si: “Koprraci”, “Tirani i Padoves”, “Sherbetori i dy zoterinjve”, “Shtepia e kukulles”, “Tragjedia optimiste”, “Genjeshtra me kembe te gjata”, “Hetimi” ” Gjaku i Arbrit” etj. Ka luajtur mbi 150 role, shumë herësh të para, kryesisht të planit epik, dramatik e tragjik. Ishte nga aktoret e pëlqyer për figura të kahut pozitiv, po aq edhe për antagoniste të fortë, që krijonin skena, dialoge e gjëndje të ndera dramatike, në konflikt me heronjtë dhe interesat e tyre. Ka jetësuar personazhe nga ato sociale e historike kombëtare në dramat “Shtatë shaljanet” e Ndrekë Luces, “Nora” e Andrea Skanjetit, “Cuca e maleve” e Loni Papes, “Keneta” e Fatmir Gjates, “Përkolgjinajt” e Kolë Jakoves. U dallua veçanërisht me rolin e Tuç Makut në dramen “Toka jonë” e K. Jakovës (1970), ku theksoi natyrën e rëndë, autoritare e të vrazhdë, me fjalën e ngadaltë, gjestin shënjues dhe qendrimin “e matur”, duke u kujdesur sakaq për ruajtjen e një petku dhe hijeje kinse të dhembshur, prindërore e të perkore me Lekën, Murashin, Filen etj. Me rolin e Lucianit te drama “Lindje në shtrengatë” e Serafin Fankut, i dha frymë një figure komplekse, falë rrafsheve dhe kundërshtive të nderthurura semantike që plotësonin njëri-tjetrin, si dhe heshtjeve të mbushura me nenkuptime e gjëndje të dyzuara.

Në një stil dhe formatim epiko-dramatik luajti me vonë rolin e malesorit Bale në dramen Shpartallimi (1978), si dhe atë të Plakut të urtë, mendtarit dhe kumtarit të vetëdijes së fisit të Arberit në dramen “Gjaku i Arberit” (1981), të dyja të Fadil Krajes. Interpretimi i tij aktoresk ishte i ndjerë, përgjithësisht në tone të uleta, me pauza të gjata e të mbushura me emocion, duke realizuar paradigma etnopsikologjike të pëlqyera gjerësisht nga publiku. Kishte një zë të thellë, sy të ngulitur, lëvizte mirë nëpër gjëndjet dramatike të personazheve, në udhekryqin për të zgjedhur e parcaktuar fatin apo rrugën e pritshme të tyre; ishte impozant dhe i hijshem nga pikepamja plastike. Luante me dritëhijet, kundërshtitë dhe pjesën e kamufluar e të mistershme të personazheve, të cilat e mbanin ngrehur tensionin e brendshëm shpirtëror të lojës.

Me rolin e Kadri Bajraktarit në dramen “Baca i Gjetajve” ai e pasuroi me tej mjeshtrin e tij të aktrimit me një tjetër pamje, duke mishëruar tani me një figure “negative”, atë të njeriut inatçor e hakmarrës, i cili u trajtua edhe nga një këndveshtrim realist e i natyrshëm. Lec Bushati ka luajtur edhe në disa filma, si: “Detyre e posacme “(1963), “Ditet që sollën pranveren” (1979), ku interpretoi rolin kryesor, atë të Vuksan Sadrise; “Të paftuarit” (1985), rolin e babait të Gjorgut; “Shembja e idhujve” (1977), kapedanin etj. Leci mban titullin “Artist i Merituar” dhe në 70 vjetorin e teatrit, Presidenti i Republikes e nderoi me titullin, “KALORËS I URDHËRIT TË FLAMURIT”.
Vdiq me 16 shtator 1996.

Burimi/Facebook – Teatri Migjeni, Shkoder

Skënder Sadri KAPITI – SHQIPËRIA- 75 VITE NË TRANZICION KOMUNIST(1945-2020)

No Comments Lajme Opinion

Në vitet 1990 komunizmi në Shqipëri vetëra si Republikë Socialiste, dhe më pas prej 30 vitesh komunizmi po “luftohet” po nga ishkomunistët e konvertuar në antikomunistë e kapitalistë. Ky është absurditeti, dhe prandaj prej 75 vitesh Shqipëria është në tranzicion komunist, dhe nuk dihet se sa do zgjasë ky lloj tranzicioni.

Shqipëria edhe sot mbetet Shteti i fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, të mirëqënies, të shtetmodernndërtimit, të demokracisë, të civilizimit dhe të integrimit. Kjo sepse nuk është e lehtë crrënjosja e komunizmit dhe as dekomunistifikimi i Shqipërisë pasi këtë nuk e bëjnë as ishkomunistët e ish sigurimsat e shtetit, por as neokomunistët bijë e bija të tyre si dhe as shkrimtarët e letrarët, as gazetarët e mediatikët e ishrealizmit socialist që dominojnë ende edhe sot: edhe akademinë, botimet, reklamën dhe promovojnë me nostalgji dhe me mjaft finesë “arritjet”e komunizmit.

Komunizmi ra si pasojë e asaj se komunizmi si i diskredituar dhe i dështuar u tërhoq me djallëzi, me qëllim për t’u rikthyer e vazhduar si demokraci, por si demokraci e rrejshme. Shqipëria mbeti në tranzicion socialist që prej 75 vitesh sepse kështu deshi edhe Europa, për të eksperimentuar me tranzicionin në Shqipëri.

Nuk është tranzicion kjo periudha që kur vetëra komunizmi diktatorial enverist në Shqipëri në vitet 90-të , nuk është tranzicion kjo periudhë kohore e këtyre 30 viteve të fundit, por tranzicion është përiudha 75 vjecare që kur u instalua në Shqipëri Regjimi Komunist.

Tranzicion quhet gjithmonë koha e tashme që kalon, por politikisht kjo e tashme është 75 vjecare.

Kjo sepse komunizmi në Shqipëri ka ndërruar maskën , është bërë në dukje më liberal dhe komunizëm kapitalist. Ashtu sikurse edhe komunizmi i 45 viteve që ishte një komunizëm antihuman ashtu edhe metamorfoza demokratike e atij komunizmi, sot si neokomunizëm liberal ka natyrë po antihumane e djallëzore. Populli vuante e pësonte dje nën demokracinë socialiste , por po vuan dhe po e pëson edhe sot nën pseudodemokracinë neokomuniste, në këtë rilindjen e moderuar socialiste.

Reformat që kanë ndëmarrë edhe regjimet politike të këtyre 30 viteve të fundit janë reforma prej të cilave ka përfituar klasa e ishregjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

Kudo: në pushtet, në parlament, në bashki, në politikë, diplomaci , ekonomi , biznese , në akademi, në media dhe administratën shtetërore si dhe në sistemin e drejtësisë janë po ai brum dhe po ajo trashëgimi dhe trashëgimtarët biologjikë e politikë të regjimit diktatorial.

Prandaj dhe në keto kushte ka vazhdimësi edhe sot të tranzicionit komunist 75 vjecar. Gjatë këtij tranzicioni komunist, në fazën e parë të tij ,të asaj që quhet diktatura komuniste të viteve 1945-90-të , nacionalizmi dhe fisnikëria intelekltuale e patriotike u shpronësua, u persekutua, u burgos e u vra, ndërsa në periudhën e moderuar e dytë të pas tij, në komunizmin e sotëm të moderuar të këtyre 30 viteve të fundit, nacional-patriotizmi pothuajse është asgjësuar jo me dhunë e me përsekutim , por iu imponua që ata të largohen nga Shqipëria, u shpronësuan për së dyti me ligjin e tokës dhe të pasurisë si një ligj komunist si ai i viteve të pas luftës, 1945, kur u montua regjimi diktatorial.

Nuk është e vërtetë se Komunizmi në Shqipëri ra nga revolucioni apo nga ndonjë lëvizje demokratike në vitet 1990. Komunizmi në ato vite vetë ra si diktatura e egër pasi ajo konsumoi veten, por që nga rrënjët e saj lastuan dhe u rritën filizat e neokomunizmit liberal, ku sundimin e mori njeriu i ri i botëkuptimit socialist, bijtë, bijat e nipërit e baballarëve të diktaturës komuniste si dhe ata të cilët nga ishkomunistë u konvertuan në demokratë. Dhe këta të tillët e sundojnë edhe sot Shqipërinë. Këta kanë kapur pluralizmin politik, partitë, politikën , shtetin , drejtësinë, diplomacinë, korrupsionin,pasuritë kombëtare, ekonominë, kapitalizmin, shtetin dhe demokracinë. Prandaj akoma vazhdon tranzicioni komunist 75 vjecar me mutacione dhe i metamorforizuar si kapitalizëm grabitqar.

Ndërroi jetë aktori i njohur, Adem Mikullovci

No Comments Aktualitet Lajme

Ka vdekur aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci. Familjarët e Mikullovcit kanë njoftuar për këtë humbje të madhe.

Poashtu ata kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, se për informata të tjera rreth ceremonisë së varrimit do të lajmërojnë me kohë.

Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike./ KultPlus.com

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci
Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar Lumnija në Facebook.
Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërron jetë aktori dhe politikani, Adem Mikullovci
Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar Lumnija në Facebook.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.

Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

zyrtare.net/


Adem Mikullovci
Adem Mikullovci (u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.[1]
Në vitin 2017, zgjedhjet e 11 Qershorit, ai u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.[2] Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.[3]
Filmografia
Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Era dhe Lisi (1979)-aktrim
Sulmi i kuq (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
Vakti e han kashten I (2009)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
TV produksioni
Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi).
Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim.
Videoproduksioni
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje

Të gjithë me ne, (2000)

Kostaq Papa – ARSIMI NE VITIN E PANDEMISE !

No Comments Aktualitet Lajme

Dje me 14 Shfator 2020 filloi viti shkollor!
Suksese nxenesve, mesuesve dhe prinderve!
Suksese femijeve qe shkuan per here te pare ne shkolle e do mesojne ABCne!
Fillim te mbare vitit shkollor ne Shqiperi e po ashtu mbaresi arsimit Shqip ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Kosoven Lindore, Cameri e Emigracion dhe Diaspore!

Sigurisht qe viti shkollor filloi me probleme por u be shume mire qe u fillua. Jemi ne vitin pandemik e nje pjese e problemeve mund te rregullohen gjate rruges.
Mesimi do zhvillohet ne 1,2 3,4 turne sipas shkolles, terrenit, bashkise,qytetit, numrit te nxenesve e hapesirave shkollore.
Kuptohet qe shkollat e terrenit ose fshatit do zhvillojne mesim me 1 turn e ne orar te plot sepse kane numer te vogel nxenesish e ambjente te mjaftueshme.
Shkollat e qytezave dhe qyteteve te vogla do zhvillojne mesim me 2 pjese (08-11, 11.30-14.30) , ndersa problemet dhe turnet nga mengjesi ne darke do te bejne shkollat e qyteteve te medha!
Problemet me te medha i kane shkollat e qyteteve te prekur nga termeti ku nje pjese e mire e objekteve u rrenuan nga termeti 26 nentorit 2019. Ne Tirane e Durres ka mungese objektesh e do behet mesim me shume turne!
Me pengesa e probleme por fillim i domosdoshem per femjjet dhe arsimin ne pergjithesi.
Fillimi i vitit te ri shkollor u shenua me perpjekje te medha per te realizuar ne maksimum protokollin shendetesor, higjenik e te kovid 19.
Fillimi i vitit te ri shkollor u shenua me konfrontime mendimesh politike te ndryshme por qe nuk kishin ne themel zhvillimin e arsimit por aspekte pseudorevanshesh politik.
Fillimi i vitit shkollor u shenua dhe me dorheqjen e Ministres Besa Shahini dhe zvendesimin e saj.
Ne fakt ajo e pat paralajmeruar largimin e saj nga detyra. Ajo u shpreh se pati dhe shenja racizmi ndaj saj per arsye te dialektit dardano-kosovar. Muajin e fundit u shtuan sulmet ndaj saj. Biles pati dhe sulme te sajuara e pa vlere per arsimin kur nje element pa vlera arsimi e akoma dhe pa vlera opozitare, nje liliput si firaun militant kritikonte Ministren Shahini gjate wikendit qe beri me familjen dhe miq te saj ne Kanionet e Holtes.E kritikonte nje qe kur ishte drejtor shkonte nje dite ne muaj ne detyre e merrej me lloj-lloj marifetesh.E kritikonte per gjendjen e kanioneve!
C’eshte e verteta gjate drejtimit te Ministrise se Arsimit nga B.Shahini pati probleme ashtu si dhe ne periudhen e parardheses L.Nikolla. Per arsye se vinte nga intelektualet e Kosoves ajo me shume u morr me politika zhvillimore arsimi e pak e njohu terrenin.
Shume here une i kam kritikuar gabimet e saj ne Komisionin e Edukimit por dhe ne seance parlamentare. Por kur vjen puna per fshikullime koti e konsideroj veten nje mbrojtes i saj edhe pse ajo nuk plotesoj asnje element te kerkesave te statusit te familjes time!
Dhe pse do te permendet si nje ministre e zakonshme duhen permendur perpjekjet e saj per tu perballur me kedo sy me sy, deshira e saj pozitiviste per zgjidhje te problemeve, kuraja e saj per te implementuar risi te reja e sidomos kurajo e fundit qe u shpreh se do largohem per te mos ndikuar ne perballjen e zgjedhjeve te ardhshme te kraheve politik!
Ne syrin e qytetareve ngelet nje ministre e thjeshte dhe shume e komunikueshme!
Nga dje detyren e ministres se arsimit e morri deputetja e Elbasanit e PS , Z.Evis Kushi, ish pedagoge ne UE A.Xhuvani. I urojme suksese dhe i kerkojme me shume angazhim per te permiresuar situaten sepse arsimi ka shume probleme te mbartura. Po ashtu qe arsimi ti shpetoj perplasjeve te fushates dhe politikave stinore!
Fillim te mbare arsimit Shqip kudo!
Sebashku te perpiqemi per me te miren ne kete vit te veshtire e pandemik!
Vemendje per shkollat e Emigracionit dhe Diaspores.

Me rastin e fillimit te vitit shkollor vizituam disa shkolla por dhe mjedise te Universitetit te Tiranes.

KOSTAQ PAPA PhD E Drejte Nderkombetare
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit
Antare i Komisionit te Edukimit

Me poshte Leking Papa 4 vjec me shoqeruesen/dadon e tij duke shkuar ne diten e pare ne Kopesht per vit te dyte sivjet e po na pershendet me dore!
Vit te mbare gjithe femijeve shqiptare kudo!

Burimi/Facebook

Agim Jakupi – Për realitetin tonë, ngushëllohemi me Dostojevskin

No Comments Lajme Opinion

Në mendjen e gjithsecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa.

(Dostojevski)

Që në fillim dua të theksoj se nuk i vë në llogaritje akuzat që mund të vijnë nga partizanët e partive politike për përmendjen e thënies së Dostojevskit, kuptohet për shkak të kombësisë së tij. Prirjet e fundit të shumë nga vertikalja politike janë llomotitja, ndoshta, e fundit që mund të dëgjohet. Përderisa lexoja kolumnën e prof. dr. Ali Pajaziti: “Arti dhe politika”, mendoja rreth artit si e kuptojm ne dhe si e kuptojnë të tjerët. E njejta edhe për politikën, ku kemi gabuar që kemi një “konfiguracion” të tillë që nuk i përmbahet asnjë parimi moral. Si duhet kuptuar politikën, është edhe politika arti më i çmuar për të lëvizur gjërat për të mirën e qytetarëve, apo është vetëm një pjesmarrje për të notuar në ujërat e tenderave? Po, shpesh kemi dëgjuar se ata janë shumë të “zotit” për të vjedhur! “Zotësia” e këtillë është “arti” i vetëm i këtij nënqielli.

Nëse e vazhdojmë të shkruajm në këtë drejtim kemi për të thënë shumë, por e përmbyllim me këtë fjali: ata janë të zhveshur nga morali dhe për ate është krijuar ky mozaik.

Kur jemi te thënia e Dostojevskit, çështjen e analizojm mbi mendjen, kufirin, rrezikshmërinë dhe të mbeturit mbrapa.

Ç’është e vërteta, mendjen e palodhur për të ardhmen duke folur vetëm për të kaluarën është fenomeni më i dëgjuar gjatë fjalimeve politike. Ata që kanë lindë pasluftërave të fundit në Ballkan më veç e dine se kush çka është, se kush e prishi fantazmën jugosllavi. Nëse mendon se duhet besuar në përrallën e politikës që paraqitet me retorikën e shkatërrimit të një shteti, duhet të ndaleni dhe të mendoni rreth të bërave të të njejtit në politikën aktuale. Do të vëreni se gjatë kohë është gurë varri në qeveri. Është mirë, që të dëgjohen argumentet dhe të flitet me fakte e jo duke treguar emocione të flitet për histori dhe të mbetësh në llaçin e viteve ku proklamohej leninizmi. Çështja tjetër mbetet kufiri i ndërgjegjies politike. Fjalimi i zjarrët i politikanit në mëngjes bëhet fjalim i zjarrëfikësit në mbrëmje! Në këta rrethana pyesim, ku është kryeministri? Më është e ditur se me manovrat që shfaqin, ka mbetur lecka e flamurit të patritizmit, gjithnjë si kuptohet nga ata, ngase flamuri për ne mbetet po ai i Ismail Qemalit. Mbrenda këtij kufiri ata nuk kanë çka të humbin, ska dinjitet, ska moral, ska vizion… humbës mbetemi të gjithë ne që shkelim çdo ditë mbi parimet tona, duke i përkrahur ata. Dhe pse bëhet kjo? Gjatë kohë është shkatërruar arsimi, ekonomija dhe shkelja mbi ligjet e vendit. Duke qenë në pozitën e të kërkuarit të një vend punë, qytetarët trokasin dhe hapin dyert e partive që participojnë në pushtet. Shpresë e kotë, që shfaqet fenomeni i rrezikshmërisë së vazhdueshme. Duhet shumë kohë që shërohemi nga frika e politikanit që në fund të fundit jeta politike e tij varet nga ne.

Mbetja mbrapa, do të thoja kemi mbetur te shumë i përfoluri “kali i shemës”. Shumë njerëz janë të interesuar për përmasat e kësaj krijese që u fut në përditshmërin tonë, u bë simbol i politikës shqiptare. Bashkqytetarët tonë maqedonë kuajt dhe kafshët tjera i shiqojnë te kopshti zoologjik, nëpër komunat e tyre temë më nuk e kanë kanalizimin dhe ujësjellësin, nuk fotografohen se po pastrojnë rrugët… e në anën tjetër, në komunat tona flitet për ujësjellës, kanalizim dhe duhet hipur gomarit se makina nuk lëvizet për shkak të mbeturinave dhe llaçit rrugëve që çojnë në shtëpi!

Nga Agim Jakupi

Skënder Sadri KAPITI – Lexoni leksionet e Prof. Eshref Ymer

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Lexoni dhe merrni leksione e mësime historie, politike, demokratike, filozofike dhe sidomos , sidomos mesoni leksione patriotizmi nga prof. Eshref Ymeri, lexojeni edhe shkrimin më të fundit të tij :”Në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë” i cili më motivoi për të shkruar këtë konsideratë të shkurtër ndaj tij .

Është fat i madh që kemi intelektualë të tillë, por që fatkeqësisht janë jasht Shqipërisë, por që shqiptarët kanë aq shumë nevojë e domosdoshmëri për ta.

Unë këtu nuk do të ndalem që të bëj analizën apo komentin për shkrimin e tij , jo vetëm për këtë më të fundit por edhe të atyre të tjerëve para këtij. Por unë edhe si studiues i politikës, historisë kombëtare dhe asaj botërore por edhe si eseist, opinionist e shkrimtar mësoj shumë nga Profesorët dhe akademikët si Eshref Ymeri, kundrejt të cilit vendosa qw t’i përcjell atij respektin dhe mirënjohjen time të thellë për atë kontribut të tij të jashtëzakonshëm për ndërgjegjsimin dhe edukimin e brezit të ri dhe të shqiptarëve kudo që ata janë me ndjenjën e patriotizmit dhe të shërbimit për atdheun.

Te profesor Ymeri gjen të mishëruar erudicionin e lartë akademiko-shkencor dhe guximin e përkushtimin maksimal të tij me mish e me shpirt për t’i shërbyer atdheut dhe cështjes kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.

I lutem lexuesve që të shpenzojnë kohë dhe t’i përkushtohen leximeve e leksioneve të Prof. Eshref Ymerit mbi kombin , atdheun , shqiptarizmën dhe mbi të vërtetat, mbi historinë dhe për vizionin edukativ që mbartin leksionet e tij aq të duhura e të vyera për edukimin patriotik, heroik e kombëtar shqiptar.

Lexoni leksionet e Prof. Ymerit se ato kanë edhe modestinë, edhe guximin, edhe filozofinë por edhe thjeshtësinë akademike mjeshtërore të një gjuhe dhe komunikimi të kuptueshëm për të gjithë njerëzit si ata të thjeshtë ashtu edhe për intelektualët.

Hajrush Behluli – MARRE BRE JU QOFTE O HORRA.

No Comments Lajme Opinion

Aleksander Lumezi 6 rroga me mbi 50 mije euro.
Ai tjetri 7 rroga, nje tjeter ma heret 12 rroga. Jane disa tjerë me nga 5 rroga, me dhjetra me nga 4, disa qindra me nga 3 rroga dhe 3 mijë e gjashteqindë te tjerë me nga dy rroga. Një armatë hajnash e kriminelash qe zhvatin.
Qysh bre nuk keni TURP nga femijet e juaj apo farefisi i juaj apo po ju duket zotesi me vjedh e me zhvat.


Kjo çmenduri, kjo grykesi në zhvatjen e parave nga taksat e vendit ma te varfer ne Europe ( me fajin e po ketyre lahperave dhe mentoreve te tyre).
A ka dikush qe e ndalë këtë çmebduri.
Apo këta lloj ,,njerëzish” do ti dergojme ne dialog me Serbinë që pastaj te thonë se pa i dhanë diçka( tokë) Serbisë nuk na njehë.


Besoni se keta ,,njerez” nuk e kane per qellim vetem me vjedh por e kane per detyre me shkaterrua Kosoven sepse Serbia e dinë se vetem keshtu shkaterrohet shteti. Keta jane dore e zgjatur e Serbise sepse koha e shkaterrimit me ushtri ka kaluar tani eshte koha ketyre maskarenjeve.
VJEDHJA E SHTETIT ESHTE TRADHETI KOMBETARE dhe ketyre duhet me ju tregue njehere e pergjithmonë.
Phy fëlliqësira të qelbura.

Shkruar Hajrush Behluli

Burimi/Facebook- Hajrush Behluli