Home

Lajme

Petroviçët po përpiqen të rrembejnë në Vjenë shpatën dhe përkrenaren e Gjergj Kastriotit

No Comments Argëtim Histori

Nga Azgan Haklaj

Ku janë janë institucionet shqiptare të ruajtjes së identitetit kombëtar?!

Serbia nuk mund të pervetësojë kurrë simbolet kombëtare të shqiptarëve

Në vitet 30- të Adolf Hitleri urdhëroj që në Gjermani të ndërtohej fabrika më moderne në botë e ndërtimit të automobilave.
E pagëzoj atë me emrin volkswagen që në shqip do të thotë makinë e popullit.
Po nëse diktatori gjerman ia doli që me anë të inxhinierëve dhe konstruktorëve të tij gjenial të realizojë këtë projekt të famshëm, i cili edhe sot gezon reputacion të përbotshëm, çfarë mund të themi për fabrikën e makinerinë e gënjeshtrat që elaborohen në Beograd qysh se ky vend mori pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ideologjia fashiste serbo madhe e Akademia e Shkencave Serbe janë shnderruar prej shekujsh në një karrikaturë të volkswagenit gjerman që nuk prodhon makina për popullin e vet, por mashtrime e gënjeshtra të trasha në sherbim të nacionalizmit e krenarisë kombëtare serbe.
Duke pasur një histori, kulturë e identitet kombëtar dukshëm inferior’ përballë shqiptarëve, grekëve e fqinjëve të tjerë ballkanas, serbët e në radhë të parë elita e politikës, kulturës dhe kisha shoviniste e tyre kerkojnë ta ngrenë panteonin e tyre kombëtar duke vjedhur historinë, kulturën e simbolet më të ndritshme të Kombit Shqiptar, të cilat janë njëherësh edhe simbole të Europës, të historisë dhe identitetit të saj.
Në kuadër të kësaj fushate donkishoteske e shoh edhe kerkesën e njëfarë Miroljab Petroviçit drejtuar Austrisë për të marrë nga Muzeu “Belvedere”, ku ruhen prej shekujsh shpatën dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
E quaj të turpshme këtë kerkesë, sepse asnjë precedent i tillë nuk ka ndodhur me parë në historinë e popujve dhe donkishoteske sepse ta quash serb kryetrimin shqiptar dhe të tentosh t’i rrëmbesh atij armët e lavdisë është një aventurë po kaq e pamundur sa t’u përvetesosh Moisiun hebrejëve, Jezu Krishtin të krishterëve, apo Profetin Muhamet muslimanëve.
Kur shqiptarët e vjetër pellazgo – ilirët hidhnin themelet e qytetërimit mesdhetarë dhe atij europian, stërgjyshërit e atyre që sot guxojnë të bëjnë të vetat simbolet tona kombëtare endeshin si një popullsi e egër pyjeve, stepave dhe moçaleve të uraleve dhe jetonin në shpella dhe kasolle si në Epokën e Neolitit.
Ku ishin stërgjyshërit e vuçiçëve e karaxhiçëve kur Aleksandri i Madh i frymëzuar nga mësuesi i tij Aristoteli duke “e mbajtur rrufenë në dorë e vetëtimën në sy”, siç shkruan Gjergj Fishta marrëshoj si uragan drejt Azisë, përmbysi despotët dhe tiranët dhe përhapi kudo pishtarin e lirisë?!
Ku ishin serbët kur Pirro Ynë marrshoj në Itali, i mundi romakët dhe shkroi epopenë e tij?!
Ku ishin paraardhësit e garashaninëve mashtrues kur Diokleciani Ynë e mori Romën me qerpiç dhe e bëri me mermer?!
Ku ishin paraardhësit e milutinoviçëve të sotëm serbë që kërkojnë të krekosen para botës me simbolet e vjedhura kur Kostandini Ynë i Madh çertifikoj krishterimin si besimin e ri të Perandorisë Romake?!
Ku ishin stërgjyshërit e obradoviçëve genjeshtarë kur Justiniani Ynë i Madh kodifikoj ligjet e Perandorisë Romake duke i dhënë njerëzimit “Të drejtën Romake”, korposin juridik më të plotë e më madhështor që njeh historia e njerëzimit.
Gjergji Ynë i madh nuk ka lindur kështu në një truall të zbrazur.
Ai ka pasur paraardhës të shquar e të njohur në mbarë botën dhe së paku dy pasëardhës të shekullit të 20- të Nënë Terezën dhe Ibrahim Rugovën.
Humbja e pakthyeshme e Kosovës, e cila ka qenë gozhda e Nastradinit e qarqeve shoviniste serbe dhe e Kishës Serbe për të mashtruar opinionin publik duket se i ka trullosur e marrosur kaq shumë sa kërkojnë ti marrin armët e Gjergj Kastriotit, sa nuk janë në gjendje ta kuptojnë se me manovra të tilla përfundojnë si ujku që donte të hynte në terrin e natës në vathën e bariut, por ai e “dekuroj” me një plumb, e ropi, ja mbushi lëkurën me kashtë dhe ua dha femijëve si dordolecë.
Këtu është burimi i fjalës së urtë:
“Tallen si me lëkurën e ujkut”.
Duhet një ballafaqim historik që nuk bëhet me një shkrim të vetëm dhe disa pyetje për këta të marrosur të tipit Miroljub Petroviç që guxojnë të çertifikojnë në Vjenën perandorake trillimet e kerkesat e tyre absurde e të denja për libra me përralla.
Po mirë o vulëhumbësit e popëve, akademikëve e çetnikëve serbë, nëse Gjergj Kastrioti ishte nga raca juaj;
Përse atëherë nuk e çliroj Serbinë nga hordhitë otomane por fluturoj si shqiponja nga Beteja e Nishit drejt Krujës, vendlindjes e kryeqendrës së Principatës së tij dhe ngriti krenarë Flamurin Kuqezi të lirisë??.
Çfarë donte ky burrë vigan në Lezhë me 2 mars 1444, ku krijoj Besëlidhjen e Princave Arbërorë?!
Pse nuk e krijoj këtë Besëlidhje në Serbi??
Serbët e kanë patur një serb të tyre, por ai nuk është Gjergj Kastrioti.
Është mbreti i tyre Gjergj Brankoviçi, aleat e vasal i vjetër i Sulltan Muratit të Dytë, babai i Sarës, gruas së Sulltanit, i cili kur Gjergji Ynë ngriti në këmbë ushtritë e tij për të marrshuar drejt Varnës në vjeshtën e vitit 1448 në ndihmë të Janosh Huniadit që luftonte kundër ushtrisë së Sulltanit, ky Gjergji serb i pabesë e bllokoj për ditë të tëra ushtrinë shqiptare, e kur Kastrioti, të cilit iu sos durimi e hapi rrugën me shpatën e tij të lavdishme që po i kerkojnë grupi i petroviçëve të sotëm Vjenës dhe e dogji me zjarr e hekur Serbinë Mesjetare, apo Misinë siç quhej atëherë ushtritë hungareze ishin shpartalluar.
Është e vertetë historike se serbët e kanë provuar shpesh dajakun e grushtin e rendë të perandorive e pushtuesve në kurrizin e tyre, por për këtë nuk janë aspak fajtorë shqiptarët.
Nëse në pesë shekujt e pushtimit osman serbët u trajtuan si raja e qytetarë të dorës së dytë është punë e tyre, e Vuçiçi ka gjithë të drejtën e Zotit t’i drejtohet sivllaut të tij Erdoganit e t’i thotë:
Na kërkoni falje për zullumet e poshtërimin që na ka bërë Perandoria Otomane!
Historia na deshmon se dinastisë shqiptare ishin pjesëmarrëse në Betejën e Fushë- Kosovës të datës 29 qershor të vitit 1389, si Balshajt, Kastriotët, Dukagjinët, Muzakët, Jonimajt e mijëra luftëtarë arbërorë.
Po t’i degjonte këshillat e princërve arbërorë Gjergj Balshës së Dytë, Gjon, apo Pal Kastriotit, Teodor Muzakës së Dytë e Lek Dukagjinit të Parë princi serb Car Llazari për të sulmuar natën me të gjitha forcat e koalicionit, me rreth 20000 trupa, ndonëse përballë 27000 trupave të ushtrisë turke fitorja do të ishte e ballkanasve, por princi serb preferoj të grumbullonte rapsodët në një kodër për të përjetësuar trimëritë e tij, ashtu si ato të Akilit para Trojës, por ja që qafa e tij ishte e hollë për jataganët turq, të cilin osmanet e kapëm peng e ja prenë kokën si bostan e ja ngulën në një shtizë.
Së çfarë luanësh u treguan shqiptarët në këtë betejë e deshmoj dragoi i Drenicës Millosh Kopili, (serbët e kanë bërë edhe këtë të tyrin) me mbiemër “Kopiliq”, i cili u fut në çadrën e Sulltan Muratit të Parë përmes gardës së hekurt të truprojave të tij dhe i preu kryet, apo Dhimitër Jonima, për të cilën kronikanët turq të kësaj beteje shkruanin:
“Duheshin 10000 burra për ta ndalur”.
Në fushë të nderit ra heroikisht Teodor Muzaka i Dytë me 400 arbërorë.
Historia serbe, ajo që është menyja e përditshme e ultranacionalistëve, e njëherësh imazhi i saj ndërkombëtar është gënjeshtrat e trilluara fund e krye.
Edhe vetë udhëheqësi i kryengritjes për pavarësi Gjergji i Zi, apo Karagjergjoviçi, siç e quajnë serbët është shqiptar nga Kelmendi, gjyshi i të cilit nuk e njihte asnjë fjalë serbisht.
Priftërinjtë shovinistë serbë, të cilët kanë bekuar bandat çetnike e vetë ushtrinë serbe për barbaritë e tyre në Kosovë dhe Pejën e kanë shpallur “Jeruzalemin” e tyre, megjithëse nga kultura, shkollimi e njohja e teologjisë janë minorë, duhet t’u tregojnë udhëheqësve serbë e malazezë së si i bëhet hallit me Bartolemeun, primatin e ortodoksisë botërore, njerin nga teologët e figurat me të shquara të shekullit të XX-të, sepse dihet botërisht se ai ishte qind për qind shqiptar.
Kur do të i’a rrembeni kurorën dhe skeptrin e ta konvertoni në serb edhe këtë o donkishoteskë të shekullit të XXI- të?!
Endrra e çmendur e serbëve për të marrë armët e Luanit Gjergj Kastrioti është një endërr mashtruese, e cila tretët më shpejt se vesa e mengjesit.
Ato armë janë simbole të shenjta të 10- milionë shqiptarëve, të triumfit mbi barbarët aziatikë, të cilëve serbët u sherbyen me besnikërinë e qenit për 600 vjet.
Në Beograd është një shesh me emrin e Shkodrës, “Skadarlija”, qytetit ilir mijëra vjeçar të Teutës dhe Agronit, metropolit të kulturës ballkanike, e cila ka rrezatuar dritën e qytetërimit e civilizimit për qindra vjet, në mbarë Gadishullin Ballkanik.
Gojëdhenat tregojnë se në kohët antike, aty në qendër të këtij sheshi, ku zhvillohej tregtia, një hebre e pyet një grua që shiste vezë:
“Sa e ke një vezë?
1 aspër përgjigjet ajo.
Do të marr 100 vezë thotë hebreu, e filloj të zgjedhë më të mëdhatë.
Tani i kam me peshë i tha gruaja.
Hebreu dinak iku me bisht ndër shalë.
Kështu do të largohen edhe serbët që do të kenë rastin të shohin armët e lavdishme të Gjergj Kastriotit në Muzeun e Vjenës.
Ato peshojnë sa malet shqiptare e janë të patundshme si ato përgjithmonë.

Burimi/njekomb.org/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *