Home

Lajme

“DRAMA E MPIRJES MENDORE DHE E SHNDERIMIT NE NJE NJERI TJETER BRENDA VETES…,

No Comments Lajme Opinion

“DRAMA E MPIRJES MENDORE DHE E SHNDERIMIT NE NJE NJERI TJETER BRENDA VETES…, POR QE NE QENDER TE NOSTALGJIVE TE MIA ESHTE KYCI I DRAMAVE TE SE KALUARES SE HIRTE, QE ME FRYMEZIMET E MIA KERKOJ TE JAP NGJYREN ME TE BUKUR JETIKE DHE KA EMRIN ME TE BUKUR HYJNOR MUZIKE…”
A ka forma te njohjes dhe te kuptimit te artisteve krijues, si dheproblemet e tyre, sic kam permendur me pare?!…
Pa harruar edhe atë ministreshe qe nuk ka asnje lloj talenti apo njohje rreth artit…


Kur njerezit e pa afte vendosen ne poste te gabuara, padyshim qe krijohen crregullime. Do te ishte absurde nese do te vendosej nje muzikant drejtor diku ne nje institucion te gabuar, si per shembull minister finance apo të punoje ne fushen e mjeksise.
Unë mendoj qe artiste teper te talentuar dhe me aftesi drejtuese, padiskutim qe do të shpalosin vlerat e tyre në drejtimin e një institucioni artistik dhe kultutor, pasi ajo do të nxjerr me ne pah vlerat artistike si dhe mbarevajtjen e ecurise se artit te mirefillte.
Mendimi per te kritikuar lind si pasoje e nje procesi te koklavitur, por do te ishte e gabuar te perfillim jeten si “operacion” kritik, apo si nje instrumentalizim te ndergjegjes publike krijuese te artistit. Por, reagime te gabuara ose te tepruara nuk duhet te shkaktojne lodhje psikoligjike dhe burokracira boshe tek artistet…


Per mendimin tim nje drejtues i mire duhet te njohe se cfare eshte nje veper muzikore dhe artistike, te njohe krijuesit, njohe cfare eshte simfonia si dhe shume gjini te tjera muzikore. Madje po keshtu edhe per artet e tjera si drama, kinematografia, artet figurative. Por ajo qe me ben pershtypje mua eshte qe keto askpekte qe permenda me lart, qe ministres tone i paraqiten pafund ne tavolinen e zyres se saj si shkresa, si terma qe presin miratimin apo firmen e saj me kohe te zgjatur pa kriter. Pra, nje krijues qe eshte lodhur ne krijimin e nje vepre, ka autoresine, ka firmen personale te kesaj pjese arti, por qe kjo konsolidohet merr forme zyrtare pas nje firme institucionale shumevjecare te pritur (nga ai/ajo qe mbase nuk kane as njohjen me te paket per kete veper artistie cfaredo zhanri qofte). Thjeshte dhe sakte rendesi ka firma, qe eshte me e rendesishme se firma e nje krijuesi per vepren e tij/saj.
Kur aprovon projektet mbase ju duket cudi, por ka dhe njerez te artit aty rreth saj si punonjes te kultures, por cudia vazhdon se duke ecur neper koridoret e “kinostudios” me fal te ministrise gjithe kulture, mbase fillon te njohe gjithcka,. mbase duke folur me terma te zanatit tone muzikor etj. Kjo mund t’a beje “njohese” te artit, por une perseri e theksoj qe talenti nuk eshte grip qe ngjitet moj zonja ministre…


Nga eksperienca ime personale dikur patem nje takim une dhe im shoq Vangjel Toce me zonjen ministre, pa pritmas ajo zuri te na fliste per Francen, kulturen franzeze, per punet e saj super te ngarkuara, por nuk na dha mundesine dhe nuk na degjoi fare. Ne nuk patem asnje shans te flisnim dhe per me shume rrinim si te ngrire, te shtangur, madje haruam krejt dhe arsyen apo hallin perse kishim vajtur ne takim. Unë mbaj mend qe diskutuam shkurtimisht per nje problem qe nuk ju dha zgjidhje kurre.
Sot eshte nje tjeter mministre dhe, perseri nuk po shohim te na zgjidhen problemet pasi me maska, apo pa maska mbrojtese perseri nuk punohet, nuk ka kohe ministria. Ajo eshte e zene me shume pune, mbase po behem edhe skeptike, por jam e bindur qe nuk i di fare problemet qe parashruam, dhe kjo merr vitet me rradhe ne harrese… Ministrja eshte ajo qe vendos se kush do fitoje ose jo projektin, duhet te mos harrojme faktin qe “miku dhe Maliqi” fitojne gjithmone… mbase me duhet te luftoj me mullinjte e eres si Don Kishoti i Mances ja ketu nga kjo dritare e vogel ne facebook…
Sot me shume se kurre dhe me bindje te plote insistoj tek fakti qe vepra muzikore si simfoni, opera, muzike klasike sot nuk ka dhe, arsyet i kam dhene me detaje ne statuset e shkruara dite me pare. Pra, sot krijimtaria eshte nen trysnine e nje opinioni shoqeror intolerant, inkompetent, prandaj perballe kritikes si krijuesit apo administratoret nuk mundet te kene ndryshim, por edhe ata(o) te vihen ne pozitat e Don Kishotit te Mances pa dyshim…
Duke folur per qendrimin kritik me erdhi ne mendje nje shprehje e POL ELYAR (kritik letrar). “ TE GJITHE UJRAT E OQEANIT NUK E LAJNE DOT NJE NJOLLEZ GJAKU INTELEKTUAL…”, ky varg teper i rrepte i takon atyre qe shajne dhe levdojne pa kriter dhe pa pergjegjesi. Gjithashtu jane te orjentuar mbi baza opinionesh nga grupe njerezish manipulues te caktuar, mbase kjo forme trysnie ka pasoje jeten qe ne po jetojme sot dhe qe ka vetem një emer, “DRAMA E MPIRJES MENDORE DHE E SHNDERIMIT NE NJE NJERI TJETER BRENDA VETES…, POR QE NE QENDER TE NOSTALGJIVE TE MIA ESHTE KYCI I DRAMAVE TE SE KALUARES SE HIRTE, QE ME FRYMEZIMET E MIA KERKOJ TE JAP NGJYREN ME TE BUKUR JETIKE DHE KA EMRIN ME TE BUKUR HYJNOR MUZIKE…”… D.Ziu…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *