Home

Lajme

SONTE NE RADIO PROJEKTIN 21 , NGA ORA 21.00 – 22.30 , PERKUJTOJME , KULEGUN, MIKUN, SHOKUN E VLLAIN TONE , AVDYL TANUSHAJ ,NE 1 – VJETORIT E LARGIMIT NGA JETA !

No Comments Aktualitet Lajme

Si sot nje vit me pare ne humbem nje koleg , nje shok , nje mik , nje vlla te mire , nje analist politik, por dhe i te gjitha fushave te tjera e ne menyre te vecante asaj sportive . Ai ishte ne radio , cdo te shtune , se bashku me Kolegun Timin , pregatisnin tema nga me te ndryshmet , qe nga ato politike e deri tek ato sociale e te fushes sportive. Ai ndiqte ne menyr te rregullt lajmet , qofshin ato shqiptare dhe ato ne gjuhen daneze. Ai merrte informacione nga te dy drejtimet, ndaj kishte se cfare te fliste me degjuesit. Ai nuk anonte nga asnje krah politik, ai thonte ate qe i dukej me e drejte , ate qe i sherbente te mires se kombit , te mires Kosove, e Shqiperi dhe trevat e tjera qe akoma jane ne Serbi. Ai eshte i pranishem cdo moment me ne, sepse ne vetveten tone jane akoma ato keshillat e nje miku te mire e nje shoku e vllai te dashur. Cdo keshille kishte nje baze , ai nuk fliste kuturu , ai mendohej mire para se ta jipte keshillen, te degjonte deri ne fund dhe pastaj te thone , a mund te flas, dinte te respektonte , kishte nje kulture dhe respekt te madh . Ate kishe deshire ta degjoje , i kishte hija fjala. I PERJETSHEM KUJTIMI I TIJ ! STAFI I RADIO PROJEKTIT 21 16 TETOR 2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *