Home

Lajme

Mbledhja e Këshillit Nismëtar për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe

No Comments Aktualitet Lajme

Stamboll, Turqi

Në Stamboll, me 22.10.2020, u mbajt mbledhja e Këshillit Nismëtar për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, turke dhe angleze. Mbledhjen e Këshillit Nismëtar e kryesoj Dr.Adem Hasanaj. Ai pos tjerash tha: Se jemi në një moment të rëndësishëm historik, i cili mundëson themelimin/hapjen e këtij universiteti i cili sipas takimeve përkrahet nga populli shqiptar në Turqi, Azi, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Këtë e mundëson zhvillimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve bashkëkohore, të cilat kushtëzojnë dhe mundësojnë afirmimin e individualitetit dhe në këtë bazë edhe ndryshime të mëdha institucionale shtetrore, që mundësojnë afirmimin e qenjës kombëtare shqiptare dhe zhvillimin e shpejtuar ekonomik-social. Ose më shkurtimisht, shkenca, dija në funksion të afirmimit të identitetit, dinjitetit dhe krenarisë kombëtare shqiptare, të zhvillimit ekonomik-social në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Këshilli Nismëtar përbëhet nga: Dr.Adem Hasanaj, kryetar;
me anëtarë Prof.Dr.Sabri kadriu, Hamdi Hasaj, Sejdi Erturk, Prof.Dr.Sokol Braha, Dr.Ibrahim Pozhari, Avokat Shefqet Dizdari, Marco Salihaj dhe Mr.Salem Fejzullahu.

Fotografia e Sabri Kadriu

Këshilli Nismëtar pas aprovimit të këtij projekti ideor, merr obligim të hartoj projektin e përgjithshëm të themelimit të Universitetit duke përfshirë: Pjesën e përgjithshme, caktimin e bordit, sigurimi i bazës juridike, komisioneve, grupeve punuese, etj.
Pjesa e veçantë duhet të përfshijë planprogramin dhe atë sipas fakulteteve të këtij Universiteti. Kuptohet bazuar edhe në planprogramet e universiteteve më bashkëkohore në Evropë dhe Botë.

Nga të pranishmit lindi ideja se ky Universitet duhet ta mbajë emrin Sami Frashri. Dihet se Sami Frashri ishte shkrimtar, filozof, veprimtar i madh i qështjes shqiptare dhe njëri ndër hartuesit e alfabetit modern turk.

Fotografia e Sabri Kadriu

Rikujtojmë: Hoxhë Tasinin si themelues i universitetit të parë të Stambollit; Mehmet Akif Ersoi nga Istogu i cili përpiloj tekstin e himnit kombëtar turk; Qemal Ataturku themelues i Turqisë moderne me prejardhje shqiptare.

Besojmë se ky projekt do të hasë në mirëkuptim në nivelin shtetror Turqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në strukturat tjera.

Koordinator: Mr.Salem Fejzullahu

Burimi/Facebook – Sabri Kadriu

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *