Home

Lajme

Lajmi ,,BOMBË” trondit opinionin shqiptarë, publikohet lista e ,,mercenarëve të Kotzias“

No Comments Aktualitet Lajme

Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve grek të shpërndara nga ish ministri i jashtëm Kotzias në Republikën e Shqipërisë.

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e jashtme Greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto ceqe janë firmosur nga Nikos Kotzias i dorëhequr.

Në listë vihen re disa Gazetarë të njohur, pronarë portalesh, politikanë, ish ministra, analistë, personazhe qytetesh të panjohur por që shërbenin për interesat e dirigjuar privatisht nga ish ministri Kotzias, pa miratimin apo direktivat e shtetit Grek.

Ja emrat e tyre e mercenarëve në Shqipëri:

Qamil Lirza, profesor universitar që ka përfituar gjithësej 63.000 Euro.

Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro.

Shpëtim Idrizi, Kryetar i partisë së Çamëve në Shqipëri 340.000 Euro.

Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së Çamëve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, Gazetare e njohur, ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, Gazetar dhe analist politik, ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha, Alfred Cako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjeter të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish Ministrit Kotzias.

Por përse Kotzias i ka dhuruar këto para?

Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës Eleftheri Ora kanë intervistuar politologun grek Nikiforos Diamanduros. Ai në intervistë ka deklaruar:

“Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë. E kanë bërë paraardhësit e Kotzias, e kanë bërë edhe shtete të tjera, dhe do ta bëjnë përsëri. Është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjnë vazhdimisht në shtete rivale por edhe mike. Por Kotziaz “u kap” prandaj përbën lajm kjo ngjarje.

Ç’mund të na thoni më tepër profesor pyet gazetarja E.Tofinou?

Paratë e shtetit Grek kanë filluar të futen në Shqipëri që pas luftës së Kosovës, pasi shërbimet e fshehta Greke zbuluan se ata që mbështetën Shqiptarët në atë luftë po përgatiteshin që të zbulojnë emrat e personazheve ushtarake, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftë, që më vonë u përdoren dhe ende po përdoren si politikanë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Frika se këto grupe të financuara nga qeveritë e ndryshme mund të krijonin edhe ushtri për të kërkuar territor në dëm të Greqisë. Për shembull rasti i Çamëve. Shteti i Çamëve fillesat i ka me propagandën për paraqitjen e Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë e cila u ideua pikërisht që në 1999 dhe u shfaq për herë të parë në vitin 2005, nën udhëheqjen e Festim Lato, i cili sot thirret se është President i Çamërisë, Hisen Berisha kryetar Balli Kombetar, Mirsad Ndrecaj i vrarë gjatë luftimeve me ushtrinë maqedonase të Veriut në atë që njihet si rasti “Lagjja e Trimave”.

Beg Rizaj gjithashtu i vrarë në të njëjtën mënyrë si Ndrecaj, pasi iahin pjesëmarrës sëbashku.

Baza e kësaj ushtrie ishte Bestrova ne Vlorë. Pra kush i financoi këta që në vitin 2005? Festim Lato ishte në Holandë! Ç’farë e solli atë në Shqipëri? Disa burime thonë që lobi Hebre e ka sjellur, ndërsa disa burime tjera përmendin CIA mbase edhe Mosad. Pra janë paguar për ta. Edhe Greqia bëri të njëjtën gjë si alternativa e kundërt, për të penguar zhvillimin e këtij organizimi. Filloi me financimin dhe ngjitjen në karrierë të Shpëtim Idrizit duke ndërhyrë tek Fatos Nano që ky të bëhej Drejtor Doganash. Kjo Drejtori do ti ndihmonte Shpëtimit që me anë të kanaleve të ndryshme dhe korrupsionit të bënte para për të marrë në kontroll partinë e Çamëve dhe të pamundesojnë mbështetjen e ndonjë formacioni ushtarak për mbrojtjen e Çamërisë.

Mund tëtthemi se ia arritëm këtë. Na shpëtuam nga një kërcënim, që nuk lejuan Festim Lato dhe të tjerë të hapnin konfliktin me ne duke e shpallur atë armik dhe duke e izoluar.

Pra Ne këtë betejë e fituam, por tani situata është njëlloj e rrezikshme. Zoti Kotzias ka bërë të pamundurën që Shtetit të Çamërisë ti bëhet bllokadë mediatike në Shqipëri, por nuk e di për se ka paguar aktore!? (qesh).

Huazuar nga media greke “Eleftheri Ora”
Përshtati në Shqip Dimitër Hoxha

Burimi/infomagazin.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *