Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Çmimi

No Comments Lajme Opinion

Për të tretën herë nga dhoma e vajzës së tij erdhen tingujt therës të Vokalizës. Kuptohej
mesazhi. Tani do të donte t’i kishte sjellë nga jashtështetit vetem disqet e Kaçarturianit apo të
Prokofjevit në shtëpi. Ato më të errtat që ata kishin shkruar si marshe lufte.Tani pëllumbesha e
tij po luante viktimën dhe heroinën, të dashuruarën e përjetshme, të pikurën nga malli, nën
tingujt e asaj dreq violine. “Patjetër që do t’ia ketë luajtur ai, në atë të ashtuquajturën shtëpi të tij,
në mbledhjet e tyre,…Po leshkot e mi ç’bënin, ku kishin qenë, çdreqin ruanin? Vetëm mua më
vinin pas derdimenat? U ngrit nga tavolina e tij dhe shkoi drejt derës. Teksa bënte te kapte
dorezën e derës, ngriu në vend. E uli dorën dhe u kthye pas. Shkoi drejt dritares dhe hodhi sytë
jashtë. Manteli i errët po varej mbi çatitë e shtëpive Tiranase dhe pas gjysëm ore do t’i mbulonte
ato krejtësisht. Dhe pak orë do të mbaronte kjo çmëndi e saj për atë bukurosh. U ul sërish në
tryezë. Ja aty, ulur në karriken për kundrejt, e ëma e tij kishte patur guximin t’i thonte: S’kam
ardhur të bëj krushqi, por të flasim se çdo të bëjmë me ata të dy që presin një fë…
Jo, s’do të kishte më asnjë problem, asnjë urë, asnjë shpresë. Do të rrezikonte ta flijonte dhe të
bijën, por kjo krijesë nuk do ta shihte kurrë dritën e diellit. Durim dhe pak orë.
Sytë e tij hetonin imtësisht çdo qoshe të dhomës përfshirë dhe qilimin e sjellë nga jashtë se mos
kishte mbetur ndonjë qime floku nga tufat e shkulura me pasion nga rojet e tij që e tërhoqën
zvarrë atë krijesë nga shtëpia e tij. Bukuria e saj dhe sensualitetii saj femeror nuk e kishin
zbutur aspak zemrën e tij për t’i ndalur ata. Tek ajo ai kishte parë vetëm një gjë: armikun.
“Luaj, luaj Vokalizë! Lëshoje edhe ca kumtin tënd e dehur në eter…pas pak do bien perdet, do
ndërrohet skena dhe do të fillojë Rekuiemi.” tha me zë nëpër dhëmbë duke parë orën. Kaq ditë
që kotelja e tij luante me nervat e tij, pa pikën e turpit. Por do t’i vinte fundi dhe lodrave të saja.
“Në fillim do të vdesë fëmija i palindur dhe pastaj ai, ndryshe dalëngadalë mbi dhé”.
Pastaj mori stilolapsin dhe nje fletë të bardhë duke e ditur se kështu po shkruante skenarin që
do t’ua kalonte të tërë skenarëve. Ai djalë do ta paguante shtrenjtë dashurinë me vajzën e tij.
Të mbështjella me shalle të zeza për tu bërë njësh me errësirën, nënë e bijë kishin shkuar atë
mbrëmje të fundit të vitit në martenitet. Nuk ishte nevoja të shkonte dhe ai me to. Ishin mjaftë
njerëzit e tij. Nëse e bija bënte ndonjë çmenduri e ndreqnin ata gabimin.Ndërhyrja ishte
ndërmarrë nga mjeku më i mirë dhe infermiere të përzgjedhur. Çdo gjë do të bëhej në fshehtësi
të plotë me urdhër të prerë nga lart. Asnjë mizë s’do të guxonte të pipëtinte. Çdo gjë ishte nën
kontroll të plotë. Nuk kishte pse të shqetësohej fare. “Gjashtë muaj…çdo gjë ështe e mundur
dhe vdekja…” I shtrënguar fort nga korseja fëmija kishte shtyrë derisa kishte gjetur hapësirë për
t’u rritur i shëndetshëm dhe ishte një fëmijë goxha i bëshëm. Do të ishte një abort i vështirë që
do të kërkonte dhe copëtimin e fetusit ndoshta.
“Kokëfortë dhe ai si ata. Gjithçka është e mundur…” Telefoni në të djathtë të tryezës rrinte i
heshtur. Nëse diçka e keqe ndodhte receptori i tij do të ishte mbartësi i lajmit tē keq dhe ai me
vështrimin e ngulur mbi të po e urdheronte të heshtte këtë natë. “Gjithçka mund të ndodhte…”
Në mend i mbiu thika e përgjakur në duart e Klimenestrës tek hakmerrej për të bijën. Jo, bija e
tij nuk do të vdiste dhe gruaja e tij nuk mund të ishte kurrësesi Klimenestra! Gjak tjetër rridhte në
damarët e saj sllavë, gjak i ftohur nga bora e pashkrirë e Uraleve. Hodhi sytë rrëshkitshem mbi
titujt e librave në raft derisa lexoji: Iliade. Kishte aty këngët e plota të Iliadës në frengjisht. E
ngjitur me të një seri librash rreth mitologjisë greke dhe patjetër Virgjiin. Më kot e nisi trurin të
bariste versionet e ndryshme të mitit. Nga do që ta kthente Agamemnoni ishte i vdekur. Atë që
s’e bënë mijëra ushtar nga të dyja palët, që e urrenin me zell për harbutërinë dhe pangopësine
e tij, e kishte bërë një dorë e vetme gruaje me qetësinë më të madhe, brenda mureve të
shtëpisë së tij.
“Asgjë nuk do t’i ndodhë sime bije. Ajo është e fortë dhe me mjekët më të mirë mbi kokë. Pas
disa muajsh do ta harrojë Romeon e saj dhe do ta kuptojë që sa budallaçkë ka qenë që desh të
hidhej dhe nga taraca pa le!” Fërkoi mjekrën dhe për një çast u ndje vërtetë zot sepse gjepura
të tilla kishte shkruar pafund, duke e ngritur dashurinë në altarin më të lartë të fjalës dhe e
kishte tradhëtuar atë aq herë sa nuk numëroheshin. Dhe bota patjeter që mrekullohej me
vargjet e tij. Mori frymë thellë dhe duke e lënë pas trupin, iku në kohët e rinisë së tij, në
mbrëmjet e ftohta moskovite të perziera me avujte e ngrohtë të dala nga buzët vajzave dhe
gotat e alkolit…Nuk ishte dhe aq i pashëm, por kishte kuptuar që paraqitja nuk ishte elementi
kryesor për suksesin me femrat, por mënyra e sjelljes, intriga. Intriga. Patjetër dhe e bija kishte
rënë pre e intrigës. A s’kishte rrotull djem ku e ku më të denjë për të? Ata burrë e grua bënin një
sy qorr për ta lënë atë të kishte pak liri, duke menduar se ishte e sigurtë në rrethin e miqve. As
që u shkonte mendja se me tërë ata djem të pashëm që kishte rrotull nga lidhjet familjare, ajo
do të dilte jashtë rrethit për tu dashuruar me një hiç. E çfarë se kishte luajtur në dy a tre filma?
Nga shkoi e rremoi këtë varfanjak,këtë jetim qyqar? Ku i kishte mendtë? Ia kishte prishur
mendjen ajo fytyrë e bukur e tija të cilën ai tashmë e kishte bërë mision që ta deformonte. Dhe
ajo përsëri pas tij…
Jo. Do t’i jepte një herë e mirë fund kësaj dashurie që mund t’i shembte botën. “Të gjithë
mësojnë nga gabimet që bëjnë, por të mënçur janë ata që mësojnë nga gabimet e të tjetëve”
mendoi ai duke çuar nëpër mend mikun e afërt të diktatorit që dhe pse e zhbëhu atë fejes, te
miratuar në dukje nga ai vetë, nuk e zbrapsi dot ortekun që pasoi. Jo. Askush s’do të hynte mes
tyre. S’do të kishte as edhe një pipëtimë që të shkaktonte ndonjë ortek.Askush s’do t’ia prishte
ritualin e vizitave të djelave tek udhëheqësi. Ata të dy do të shëtisnin bashkë e shkruanin
Memuare dhe veprat e rrallës. Jo, ai s’mundej kurrësesi të rrëshkiste në grackë të till. Ai e dinte
fort mirë që një krushqi e tillë do të ishte si një raketë bërthamore gati në pritje të shtypjes së një
butoni të vetëm. Më mirë se kushdo ai e dinte që një çast nuk ndryshonte dhe aq nga një tjetër,
janë pothuajse binjak, por njëri kishte aftësinë të ndryshonte gjithçka me një gisht të vetëm. Por
edhe sikur të fshihej me gomë krejt biografia e kësaj familje, dajo i arratisur e tjetri në burg, një
njeri me përmasat e tij nuk do të bënte kruqi me ca leckamanë.
“Pas flijimit të fëmijës dhe si ta degdis tërë familjen në internim, ime bijë do ta harrojë dashurinë
e përjetshme. S’do t’i rezistojë tundimeve sigurisht. Dikush tjetër do t’i vërdalloset e do t’i
premtojë “dashuri të përjetëshme”. Jeta e saj vetëm sa ka filluar, ndërsa përjetësia është tepër e
gjatë…”
Por e bija vazhdoi kokëfortësinë dhe s’e harroi as pas dy vjetësh larg syve të saj, dhe ai, babai i
saj po ndjehej dyfish fatkeq që xhelatët e tij s’kishin arritur t’ia merrnin shpirtin. Po fillonte sërish
makthi i tij, pergjimet e takimeve të fshehta, letrat e pasuara dorazi dhe një pastë pa le!. Si
dreqin kishin mundur të ktheheshin. “Ngritën një të vdekur nga baçja e gjyshit, djalin e vrarë
partizan të Jahos dhe arritën ta përdorin që t’u falej gati gjysma e dënimit. Por unë s’do të lë gur
pa lëvizur e do t’i shpie përsëri atje, në mos atje në ndonjë labirinth a katakomb ku të kalben”
Dhe ia arriti vërtete të tërave, xhirove lart e poshte sa në internim dhe deri te katakombet,
bodrumet poshtë pallateve që qelbeshin nga ujërat e zeza e qe u shemb nga lagështia, por ja
që ishte fatkeq sërish. Nuk i zuri brenda të gjallë.
“Kush ishte ky engjëll qē ngrihej mbi fuqitë e tij demoniake e që i shpëtonte gjithmonë? Por ka
dhe mënyra të tjera se si një njeri behet thjesht një copë tul pa formë e pa tru, pa ekxistece
reale. “Mendoj pa jam” dhe jo ” Jam pa mendoj” . Engjëjt s’do tē mund t’i vijnë në ndihmë. Le të
jetojë pra çdo ditë për t’u çmendur më shumë! Le ta paguaj çdo ditë kokëfortësine e tij.”
Nuk ishte as reumatizma e as gastriti që po e mbanin zgjuar këtë natë tetori.Gati dyzet vjet dhe
pretendentit të Nobelit sërish po ia prishte gjumin ajo grua e vogël, pa të cilën ai djalë kokëfortë
s’do të kishte ekzistuar e as do të behej heroi i famshem i së bijës, që më së fundi e kishte
zbatuar vullnetin e tij kur e kishin vene para tij pas një muaji inxheksionesh, terapie elektroshoku
e torturash. Nese nuk do të pranonte i ati i kishte thenë që do të ishte vetem nje gabim i falshem
njerezor që do ta çonte në botën tjerer. “Ku dreqin kishte qenë që nuk e kishte menduar më
parë.” Tani kjo grua e mallkuar shkruante letra pafund nga ana tjetër e globit dhe sa here i
afrohej Nobelit falë letrave të saj çmimi shkiste nga duart. Kishte vjellë dhe ai për të sa kishte
mundur që këtu e dyzet vjet më parë, kurvë, agjente rusve e ç’të mundte, por s’kishte mundur t’i
mbulojë dot të zezat e veta, madje më pis ishte bërë. Gruaja na e ftonte publikisht edhe në duel
të ndershëm, gjyq ndërkombëtare meqë qe të dy ishin me dy palë nënshtetësi. Le ta hidhte pra
ai atë në gjyq! E para s’do të fitonte se ajo kishte dokumentat e gjyqit ku ai i kishte akuzuar ata
për shqetësim e ulje të figurës publike, kartelën e spitalit. Kishte dhe ajo dëshmitarë e prova.
Kishte dhe ajo një dosje po aq të madhe sa dosja që ai kishte hapur për ta në vitin tetëshjetë e
dy…
E dyta, përballja në gjyq për një çështje të tillë do ta vinte ne faqe të parë të çdo gazete. Edhe
sikur ta blinte drejtësine, opinjoni publik do të rendonte mbi të me fuqi të shumëfishtë
eksponenciale.
Me keqardhje mendoi vitet e veta teksa rrotullohej pa gjetur dot rehat.
“Nuk kam më kohë…dhe ajo e di mirë dhe përsëri nuk zbrapset. Kjo është hakmarrja e saj, në
pikën time më të dobët, sepse pikën tjetër e shpartalluan përtej ringjalljes prej kohësh.” Me këto
nendime në kokë u ngrit pa zhurmë nga krevati, mbuloi shpatullat e zbuluara të së shoqes që
flite paq dhe doli nga dhoma e gjumit me hapa të lehta duke e tërhequr pa zhurmë fare derë. Le
të flinte kjo grua që kishte duruar çdo flirt e tekë të tij. Le të flinte! Çdo t’i bente ajo titullit të tij të
fluturuar. Mbushi një gotë me ujë në kuzhinë dhe pastaj u drejtua nga studio me të në dorë.
Ndezi kompjuterin, piu me ngadalë ujin dhe u ul tē lexojë lajmet. Gjithkund lajmi dhe lëvdatat
për amerikanen e dalë nga hiçi, nga hiçi, sepse jo njëmbedhjetë por njëzet e dy libra të kishte
shkruar, por të mos ishte për ato letra…Njëmbëdhjetë libra por krejt e panjohur, në një poezi që
përmban vetëm një element, mendimin. Patjetër që ishin letrat shkaku. E shoi kompjuterin tërë
mërzi dhe pa nga foto me të bijën kur ishte e vogël. “Duhej të isha dorëzuar. Asgjë nuk do të
kishte pasur pasoja më të rënda sesa lufta që i shpalla. Duhej tu isha dorëzuar zuzarëve, sepse
kalaja ime e kishte tradhëtinë brenda. Prej tradhëtisë kanë humbur në luftë sa e sa burra më të
medhenj se unë.” Ora po shënonte gati katët. As dy orë gjumë s’kishte bërë dot. I rraskapitur uli
kokën mbi tavoline dhe vuri duar mbi veshë. Në atë dhomë Vokaliza nuk kishte pushuar kurrë
megjithese në ato që shkruheshin për të, të cilat ai i lexonte me kujdes, thuhej se djali dhe pse
pothuajse i ikur nga kjo botë edhe me gishtin e madh të dorës së majtë të thyer, l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *