Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Në 100 apo 107 Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë a ka parë dikush ndonjë simbol shqiptarë të shfaqet në godinat publike të Ankarasë???

No Comments Lajme Opinion

Unë s’jam gazetar investigativ që të hulumtoj se kush e mbështet, apo e lejon shfaqjen e ketij spektakli festiv në godinën e kampusit të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Por si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi kam të drejtë të pyes autoritetet e vendit tim:
Në 100 apo 107 Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë a ka parë dikush ndonjë simbol shqiptarë të shfaqet në godinat publike të Ankarasë???
Çfarë kuptimi bart shfaqja e dy simboleve kombëtare të dy vendeve tona në të njëjtën fushë të kuqe, që është ngjyra e Flamurit tonë kombëtar, por edhe atij turk???
Kush është organizatori dhe sponsori i këtyre “spektakleve” në një kohë kur konfliktet mes Turqisë dhe Europës janë në teh të thikës???
Republika e Turqisë në këtë 97 Vjetor është më larg se kurrë ndonjëherë më parë principeve të themeluesit të saj Ataturkut, ashtu si edhe vendi ynë është po aq larg ëndrrave të rilindasve në ’12 dhe po aq e dërrmuar në sytë dhe vizionin e brezit studentor të ’90-ës. Dy brezni të ndritshme që e donin dhe e shihnin Shqipërinë vend të zhvilluar dhe pjesë të Europës së Bashkuar.
Kë të pyes- kjo është çeshtja.
Në këtë vend askush nuk të përgjigjet…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *