Home

Lajme

Vitore Stefa Leka – Enderra e Teutes

No Comments Argëtim Letersi

(Nga arshiva)
Koha ne keto dite pranverore eshte shume e bukur ..
Isha ulur ne nje shkemb buze detit dhe nuk e degjova pershendetjen e Ades, aq shume me kishte rrembyer fantazia duke pare perendimin e diellit , qe dukej si sac i kuqerremte , tutje ne horizont ..
Toti , ku e ke mendjen ? kam dy here qe po te flas , me permendi Ada duke me prekur nga supet
ishte e shoqeruar me nje vajze te gjate , zeshkane , me ca sy te mdhenje e te zinj si qymyri si dhe me floket kacurrela , qe i mbulonin supet.Me mbeti shikimi ne syte e saj ,sepse kur m’u prezantua , syte paksa te trishte me magjepsen me driten qe moren ne ate gjysem buzeqeshje
Kjo eshte vajza e dajes ,refugjat ne Greqi , e di ti Ka ardhur te rrije ca kohe ketu te ne, pas asaj qe i ndodhi
Ada eshte vajza e nje prej mikeshave te mia ne keto vite emigracioni.Si te gjithe ne dhe kjo mikeshe , bashke me vajzen morren rrugen e “shpresave te medha drejt te panjohures”ne vitin 1990 E njoha ne mencen ku hanim buke mbi 300 refugjate te ardhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise
Na qelloi tavolina afer dhe keshtu u miqesuam Atehere Ada ishte 11 vjec sa djali im i vogli dhe dihet qe femijte o te lidhin ne miqesi te reja , ose te fusin ne sherr
Ada ishte jo vetem nje vajze shume e bukur por dhe e embel e kjo embelsi i depertonte ne gjithe qenien e saj , keshtu qe jo vetem na miqesoi ne te rriturit , po u be e dashur per te gjithe familjaret apo shqiptaret qe ishin aty .Ne vite kjo miqesi u perforcua pasi qelloi qe dhe shtepite ti kishim afer e femijte u rriten bashke Sot eshte si moter me djalin tim Mikelinon dhe eshte bere goxha zonjush shume e bukur sa i bene te gjithe te kthejne koken prapa dhe ne krenohemi me racen tone te bukur , kur degjojme komplimentat e Italianeve
E dija qe Katerines , mamase se Ades, i kishte ndodhur nje fatkeqesi I vdiq i vellai , emigrant ne Greqi .!Puna e rende dhe e lodheshme filloi ta dobsoj fizikishte e shpirterishte ..Filloi me nje ftohje te lehte .. po kush kishte nge ti binte prapa semundjes !te debonte afendikoj dhe gati ishin te tjeret per te zene vendin e punes.. Kishte nje familje per te mbajtur qe prisnin nga ato krahe
Kur u rrit vajza ,Teuta , krahas shkolles qe ishte nje nga objektivat e babajt , duhet dhe te punonte per ti ardhur ne Krahe familjes Dhe keshtu u be!Me gjithe te ardhurat qe sillte Teuta, nuk eshte se pati ndonje permiresim te madh ne gjendjen ekonomike , sepse ato pak dhrami nuk harrinin te plotesonin nevojat e saj , plus kerkesat qe ka shkolla .Me kalimin e kohes , semundja e babajt perparoi aq shume , sa kur vajti te mjeku , megjithe mjekimet qe ju bene ai vdiq ne nje moshe shume te re
Kur lengonte ne shtrat gjithmone thoshte se do ikte i qete sepse femijte u bene zoter te vetes Vajza pas shkolles filloi pune ne nje axhensi turizmi , ku njohu per here te pare ndjenjen me te bukur ne bote , dashurine Babait ne fillim nuk i pelqeu kjo lidhje dhe thoshte
-Po ka djem te mrekullushem Shqiperia , moj Teuta , ku te zuri ai dreq qymyri me kete Grek?
. Me kalimin e kohes , Jorgoja u be si djal i shtepise dhe e donin te gjithe , sidomos kur u tregoi se ishte me origjine Avranitas dhe fliste dhe disa fjale shqip
Ishte djal i vetem . Te dyja familjet u miqesuan shume Prene dhe diten e marteses kur ishte i ati Teutes gjalle . Di pastaj qe para marteses ndodhi vdekja e vellait te shoqes time dhe ajo ndenji nje kohe te gjate ne Greqi prane se jemes e familjes se te vellait!
ja tani Ada po me prezantonte Teuten , e cila e veshur me te zeza ,aq e bukur dhe elegante, m’u duk si ato nimfat ne perendim te Diellit
-Te rroni vete!-I thash dhe pse kishin kaluar tete muaj nga vdekja e tij -C’ti besh? keshtu eshte jeta… Ju i bet te tera per ta shpetuar … Aty e pati te shkruar..
Vajza po rrinte koke ulur dhe e pash qe i rridhnin lot nga syte
_Dreq -thash me vete, po mua c’mu desh qe ja kujtova?”U nisa nga fjalet e Ades qe tha se “kishte ardhur te rrinte ca kohe te ato, pas asaj qe i ndodhi..
Shikoja Aden ne sy , e cila me ca shenja sec me mermeriste neper buze.. S’po merrja vesh gje dhe si per te nderuar temen e pyeta
-Vetem ke ardhur apo me Jorgon? me ka folur Katja shume per te..
Vajza u zverdh dyll dhe lotet ju kthyen ne currila uji ! Mbuloi fyfyren me duar dhe iku me vrap ne drejtim te molit
U tremba shume dhe ne nje kohe me Aden , rendem pas saj . E kapa ne qafe dhe i thash
Aman moj shpirt , cfar te thash qe u bere keshtu?Me fal te lutem me fal.. po dhe une jetime jam rritur dhe im ate me
la ne nje moshe, shume me e vogel se e jotja-..
S’dija me cfar ti thosha dhe me e keqa, nuk e dija ku e kisha katranosur! E ndjeja vehten fajtore… por dhe Ada po me rrinte si me turinje Mbasi u qetesua pak , u largova duke pershendetur si me gjysem zeri.. Duke u kthyer per ne shtepi , ndjehesha shume keq, pa kuptuar se cfar kisha bere..
Ne mbremje me morri Katerina ne telefon dhe e lame te pime nje kafe
Ato qe me tregoi , me preken aq shume dhe me tronditen ne te njeten kohe , aq sa po ja u tregoj dhe ju kete ndodhi tragjike..
Sic thash, Jorgua ishte bere si djal i shtepise dhe pas fatkeqesise qe i ndodhi Teutes me vdekjen e te jatit , gedhihej e ngrysej aty duke i ndenjur afer, “tis kardhias mu “Stis mikris mu”(zemres dhe vogelushes qe e perkedhelte )dhe qe e donte si driten e syve , per t’ja lehtesuar sado pak dhimbjen , qe behej dhe me e madhe ne kete emigracion te mallkuar..
Akoma s’kishte bere as te 40-tat i ati , kur ate mengjes , pasi pine kafene bashke, Jorgua si asnjehere tjeter ne ato dite , i kish thene qe ta percillte deri te porta poshte
Aty duke e perkedhelur poshte mjekres , i tha :
Pash nje enderr te cuditeshme mbreme, ,kur te kthehem nga puna do ta tregoj
Mbasi teuta insistoi , ai i tha:
-Pash dasmen tone !Ti ishe veshur me te bardha ..kishte aq shume njerez.. Dasma po behej ashtu si donte babaj yt, ne Shqiperi Ne mes te kengeve dhe valleve degjohej zeri babit qe thoshte
“Do ta tund more do ta tund kete dasem , se e kam gezimin e pare ” dhe ti shpirt qeshje aq shume.. Ne nje moment ne u zhdukem te dy pa u vene re dhe te kam perqafuar ..dhe perqafuar.. Me fal qe po ti them keto ne nje moment aq te pa pershtatshem per ty ..po ajo enderr me ngeli ne mendje dhe isha aq i lumtur. dhe i gezuar ne ate enderr Megjithate, me qenese e la amanet babi yt, qe te mos shtyhet dita e marteses dhe pse nuk do e bejme dasmen si ishte parashikuar , une te jap fjalen , qe nje dreke te madhe , ku te mblidhemi tejgjithe , mbase kur te na lind femija e pare , do ta bejme ne shqiperi ..
Me keto fjale u pershendeten dhe Jorgua u nis , por… pa bere as 50 metra , nje kamjon qe doli nga nje kthese, ja preu jeten ne mes 25 vjecarit
I pari e pa xhaxhaj i Teutes , qe dhe ai po shkonte per ne pune..
S’donte t’u besonte syve kur njohu motorrin dhe ne mes grumbullit te njerzve , ambulances dhe policise , pa trupin pa jete te Jorgos shkret..
Teuta ishte akoma ne imazhin e enderres qe i tregoi Jorgua kur po i conte kafene vjehrres dhe te jemes dhe ja, telefoni.. Rendi me vrap , se kujtoi mos ishte halla nga Italia , qe merrte pothuaj cdo dite ne kete ore, kur degjoi nga ana tjeter e telit zerin e tronditur te xhaxhait
Behu e forte shpirti i xhaxhit , Jorgua ka beer nje aksident
-Kuuuu kuuu e kane cuar ne cilin spital? ku eshte vrare ?Fol xhaxhii , fool -ulerinte Teuta me nje ze te ndryshuar
S’ishte nevoja per ne spital , po ti mbahu e forte.. Ketu prane tij jam une e pas pak do vij aty ..
Pas nje heshtje e pshretime te forte , Katerina vazhdoi
S’e di si ngeli gjalle kjo vajze.. I ka rene telefoni nga dora dhe ngeli me gojen hapur e me sy te zmadhuar ngulur ne nje pike.. S’e di per sa kohe ngeli pa fryme.. U nxi ne fytyre dhe s’nxirte dot me as ze U ngriten te gjithe , e shkunden , i rane me pellemba , deri sa erdhi ne vete ..Pastaj e merr me mend vet se cfar ndodhi aty .. Te mbahej nene zeza , qe e kishte djal te vetem apo Teuta..
Nga ajo dite per dy muaj rresht Teuta nuk doli me nga dhoma e saj – me tregonteKaterina , halla e Teutes
U harrua plaga e hapur e tim vellai ..S’kishte burr nene qe ta binte per te ngrene apo mendonje fjale ngushelluese. U semur e ndenji aq kohe ne spital
Ka nje muaj qe e ka marr pak veten dhe une e mora te rrije ca kohe ketej Eshte moshatare me Aden dhe ishalla e mbledh pak veten , se po na iken vajza nga mente e kokes , prandaj dhe u soll ashtu me ty Me tregoi Ada ate qe ndodhi ne mol Me fal sepse ti nuk dije gje , nuk ke qene dhe ketu gjithe kete kohe dhe bashke s’jemi takuar e degjuar
U preka shume nga kjo tragjedi !Tani qe i mesova te gjitha do shkoj ta takoj ne shtepi dhe do mundohem ti qendroj dhe une afer
Ndihem kaq e pikelluar.. jemi shperndare kudo neper bote dhe aq shpesh na ndjek fati i zogjve te korbit.. ! Ndaj me shume se kujdo ne na takon t’i gjindemi njeri-tjetrit prane sidomos ne fatkeqesi !Ndryshe kush e lehteson dhimbjen vec dashurise dhe solidaritetit me njeri tjetrin?

Çfarë po ndodh në Shqipëri?

No Comments Lajme Opinion

A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas 108 vjetësh që Shqipëria ka qenë një shtet pa drejtësi shoqërore?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e dha lajmin që e kemi kuptuar me kohë nga lëvizjet e skemave juridike, mes legjislacionit të ri – ajo e tha hapur:
“Në Tiranë kanë ardhur dosjet e individëve të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe ekspertët e FBI-së, si profesionistë në këtë hetim, do të fillojnë hetimet individuale të pushtetarëve të korruptuar”.
Por, ajo e theksoi edhe këtë: “kryetaren e Byrosë Kombëtate të Hetimit, e kemi vendosur ne, duke mposhtur të gjitha përpjekjet e korrupsionit të lartë për ta rrëzuar”.
Ky është fillimi.
Po, ende nuk besojnë të lidhurit me korrupsionin se ky është proces juridik dhe jo një llomotitje politike pa vlerë?!! Rrini, mor’ të shkretë, dhe prisni fatin tuaj në këtë proces!…

l.
Sigurisht, është kuptueshmëri racionale ajo që vjen nga fakti se, të jesh një shtet i padrejtë në 108 vjet rresht, është shenjë e dobësisë historike për një shoqëri. Ky ka qenë në fakt shteti shqiptar: padrejtësi dhe grabitje pushtetarësh.

Po, na duhet ta pranojmë se, të paktën në 100 vjet rresht, padrejtësia që kanë kaluar shqiptarët, nuk ka qenë njohur as në mesjetën e vonë; kurse padrejtësia e terrorizmit shtetëror, në periudhën 1945-1991, nuk ka qenë e njohur as në mesjetën e hershme.

Ky ka qenë fati i mjerimit shekullor të shqiptarëve, sepse e gjithë padrejtësia shqiptare, e ardhur nga krerët sundues shqiprarë, ka qenë imponim nga fqinjët, që janë pushtues të territoreve të gjera shqiptare.
Po pse na ka ndodhur kjo?
Ka qenë destinacion historik, sepse, pas daljes në skenë si shtet i pavarur, në vitin 1912, Shqipëria ka qenë e vetme, dhe Beogradi, me forcë, ka vendosur në pushtet në Tiranë banditët e radhës.
Pse, a nuk rrëzoi Nolin dhe Luigj Gurakuqin Beogradi, për të sjellë në pushtet Ahmet Zogun?
Pse, a nuk eliminoi Beogradi gjithë plejadën patriote dhe intelektuale të Shqipërisë, për të sjellë në pushtet Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen?
Po, edhe pas vitit 1991, serish ka ndodhur e njëjta gjë, sepse pjesa më e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, është ushqyer nga Beogradi Athina dhe Moska.
Por, për këtë, shumë shpejt, provat do të na i japë hetimi i Byrosë Kombëtate të Hetimit, dhe FBI që do të qëndrojë pas saj. Keni për t’i parë…

ll.
Po, pse na ka goditur kaq rëndë historia ne shqiptarëve?
Mbasi iu drejtova literaturës sime të mbledhur në vite, e gjeta më në fund arsyen e këtij mjerimi shqiptar shekullor: e gjeta në dy gjykime brilante të Senekës dhe Volterit.
Seneka thotë se: në një shoqëri të kalbur “krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt”.
Kurse, Volteri na ka thënë se: “frika e ndjek krimin nga pas – ky, është ndëshkimi”.

Ja pra, këto dy gjykime të arsyrs së lartë të qytetërimit, mbajnë ne vetvete historinë e vuajtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Një gjendje kriminale e pandërprerë në 500 vjet, sigurisht që do ta sillte shoqërinë shqiptare në atë gratë sa që, shpesh e më shpesh, ta quante krimin e suksesshëm virtyt.
Dhe, ne vetë e kemi parë sesi krimi i luftës së klasave që bënte Enver Hoxha për terror shtetëror, shoqërisht u quajt moral i lartë kombëtar, domethënë virtyt.
Po, pse, a nuk ishte vetë komunizmi një krim i suksesshëm?

lll.
Fatkeqësia shqiptare vijoi ende në kohë.
Të njëjtën gjë pamë edhe në këta tridhjetë vjetët e fundit që, vjedhja dhe grabitja e shtetit dhe shqiptarëve nga një lukuni ujqërish, është quajtur një gjë normale, kur dëgjohet rëndom se: “po kështu bëhet në të gjithë botën: pushtetari merr për pasurim pasurinë e kombit”. Ky ishtë virtyti i ri i krimit të suksesshëm në Shqipëri.

Po pra, ja, kjo ka qenë gjendja shqiptare, në një arsyetim të shkurtuar historik.
Por kjo ama, është arsyeja kryesore e varfërisë dhe përçarjes shqiprare.

Kurse Volteri thekson se krimin e ndjek nga pas frika e ndëshkimit. Dhe pikërisht kjo ka ardhur tani në Shqipëri, kur jemi në prag të formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja sot e ka trembur krimin shtetëror në Shqipëri.
Pse, a nuk e tha hapur dhe ambasadorja amerikane në Tiranë që “korrupsioni i lartë shtetëror desh të rrëzonte kryetaren e sapozgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit?”
Domethënë, kjo na jep të kuptuar se janë ekspertët amerikanë të hetimit ata që do të drejtojnë gjithçka. Dhe pikërisht kjo iu jep të drejtën shqiptarëve që presin shpëtimin e Shqipërisë nga zgjedha, të fillojnë besimin se do të shpëtojnë më në fund nga pushtimi amoral e korruptiv i korrupsionit të lartë shqiptar.
Dhe ju do të thoni, ku e gjen ti këtë fakt që flet për shpëtimin e Shqipërisë?
Shumë e thjeshtë: dëgjova që, të gjitha këto, pardje dhe dje, i tha edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.

Burimi/Facebook/Spartak Ngjela

Mbledhja e Këshillit Nismëtar për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe

No Comments Aktualitet Lajme

Stamboll, Turqi

Në Stamboll, me 22.10.2020, u mbajt mbledhja e Këshillit Nismëtar për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, turke dhe angleze. Mbledhjen e Këshillit Nismëtar e kryesoj Dr.Adem Hasanaj. Ai pos tjerash tha: Se jemi në një moment të rëndësishëm historik, i cili mundëson themelimin/hapjen e këtij universiteti i cili sipas takimeve përkrahet nga populli shqiptar në Turqi, Azi, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Këtë e mundëson zhvillimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve bashkëkohore, të cilat kushtëzojnë dhe mundësojnë afirmimin e individualitetit dhe në këtë bazë edhe ndryshime të mëdha institucionale shtetrore, që mundësojnë afirmimin e qenjës kombëtare shqiptare dhe zhvillimin e shpejtuar ekonomik-social. Ose më shkurtimisht, shkenca, dija në funksion të afirmimit të identitetit, dinjitetit dhe krenarisë kombëtare shqiptare, të zhvillimit ekonomik-social në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Këshilli Nismëtar përbëhet nga: Dr.Adem Hasanaj, kryetar;
me anëtarë Prof.Dr.Sabri kadriu, Hamdi Hasaj, Sejdi Erturk, Prof.Dr.Sokol Braha, Dr.Ibrahim Pozhari, Avokat Shefqet Dizdari, Marco Salihaj dhe Mr.Salem Fejzullahu.

Fotografia e Sabri Kadriu

Këshilli Nismëtar pas aprovimit të këtij projekti ideor, merr obligim të hartoj projektin e përgjithshëm të themelimit të Universitetit duke përfshirë: Pjesën e përgjithshme, caktimin e bordit, sigurimi i bazës juridike, komisioneve, grupeve punuese, etj.
Pjesa e veçantë duhet të përfshijë planprogramin dhe atë sipas fakulteteve të këtij Universiteti. Kuptohet bazuar edhe në planprogramet e universiteteve më bashkëkohore në Evropë dhe Botë.

Nga të pranishmit lindi ideja se ky Universitet duhet ta mbajë emrin Sami Frashri. Dihet se Sami Frashri ishte shkrimtar, filozof, veprimtar i madh i qështjes shqiptare dhe njëri ndër hartuesit e alfabetit modern turk.

Fotografia e Sabri Kadriu

Rikujtojmë: Hoxhë Tasinin si themelues i universitetit të parë të Stambollit; Mehmet Akif Ersoi nga Istogu i cili përpiloj tekstin e himnit kombëtar turk; Qemal Ataturku themelues i Turqisë moderne me prejardhje shqiptare.

Besojmë se ky projekt do të hasë në mirëkuptim në nivelin shtetror Turqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në strukturat tjera.

Koordinator: Mr.Salem Fejzullahu

Burimi/Facebook – Sabri Kadriu

Rrëfehet shoku i Kurtit: Si u rrah për vdekje Albini në burg dhe kush e shpëtoi

No Comments Argëtim Histori

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për kohën e kaluar në burg.

Ai ka treguar edhe një detaj prekës nga koha e kaluar në burg me ish-kryeministrin Albin Kurti. Ish i burgosuri politik ka treguar se si më 9 qershor të vitit 1999 ishte rrahur për vdekje Kurti në burgun e Lipjanit.

Sipas Dugollit, atë e kishte shpëtuar një gardian, i cili ia kishte hapur derën dhe dritaret që të hynte sa më shumë ajër në qelinë e burgut. Sipas përshkrimit, Kurti e kishte gjoksin e fryrë nga goditjet.

Dugolli ka thënë se ishte mrekulluar nga Kurti, pasi ky i fundit ishte shumë modest dhe nuk kishte dëshirë të fliste për veten e tij.

Për këtë ngjarje, ai ka ndarë një fragment nga libri i tij “Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh”, ku e përshkruan detajisht rastin:

“Për këtë pyetje po shkëpus pak rreshta nga libri im i botuar vitin e kaluar “Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh”.

“…Paragjykimi im për njeriun me flokë të gjatë u zbeh në pak minutat e ditës së parë. Diskutimet e ditëve në vazhdim e zhdukën prej imazhit të fotove paragjykimin tim. Takimi me të, për mua qe vendimtar. Kisha fatin të takoja shumë veprimtarë të çështjes, në liri dhe burg, në burg të parë e në burg të dytë. Aq më tepër që burgjet ishin përqendrim i madh i rezistencës. Por takimi me Albinin, përshtypjet që formova për personalitetin e tij, ishin të jashtëzakonshme. Albini më fliste shumë për familjen time që nuk e kisha parë, për luftën e UÇK-së, për demonstratat e Studentëve të vitit 1997, për bashkëpunimin me bacën Adem Demaçi, e çka jo. Thellësia e mendimit politik e kombëtar tek Albini, më pasiononte. Ndonëse në moshë shumë më të re se unë, mezi prisja të hapej ndonjë temë diskutimi. Dhe me Albinin, temat nuk mungonin kurrë. Çdo temë kishte përmasën e horizontit. Ishin ditët më të mira në burgun e Nishit. Nuk e kisha menduar kurrë se do të më shijonte ndonjëherë burgu.

Por ja që pashë atëherë edhe xhelozinë në disa njerëz, bashkëveprimtarë dhe të burgosur. E shfaqnin kur diskutonim tema të ndryshme. Për Albinin rezervoja admirimin për zgjuarsinë, talentin, thellësinë e mendimit dhe vendosmërinë e palëkundur në parimet dhe të drejtën për liri. Rastësisht mësova edhe për atë natën e 9 qershorit në burgun e Lipjanit, atë natën e rrahjes në njërën prej dhomave. Vetëm tani po mësonim se kush e kishte pësuar. Kishim dëgjuar goditjet aq gjatë, sa thellë brenda nesh atë të burgosur e kishim shënuar të vdekur të paemër në arkivin e mendjes sonë. Ndërsa tani po rrinim bashkë me të në burgun e Nishit. Edhe një tjetër i kthyer prej fushës së pamat të vdekjes.

Në fakt, hamendja jonë kishte brenda një gjysmë të vërtete. Albinin e kishin lënë gjysmë të vdekur. Por, siç na tregonte vetë Albini, një gardian, i cili, duket se kishte qenë me shpirt njeriu, kur e pa në atë gjendje frymëmarrjeje të vështirë nga goditjet e marra në gjoks – sipas përshkrimit, gjoksi i ishte fryrë nga goditjet – i kishte lënë hapur derën dhe dritaret që të hynte sa më shumë ajër. Ndoshta ky gjest i thjeshtë kishte qenë vendimtar që Albini të shpëtonte. Ajo që më befasonte, dhe njëkohësisht më mrekullonte, ishte se Albini nuk kishte dëshirë të fliste për veten. Ishte thellësisht modest…”

Burimi/botasot.info/

Mbështetje të hapur, mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik dhe propagandë moderne terroriste islamike nga zërat armiqësorë të Kosovës

No Comments Lajme Opinion

Ditëve të fundit, kemi pa një seri ngjarjesh që kanë tronditur botën, por edhe vendin tonë.
Aktet terroriste islamike, tentojnë të kufizojnë lirinë tonë të shprehjes-natyrisht kjo s’mund të
ndodhë. Liria e shprehjes nuk mund të kufizohet me akte terroriste islamike si rasti i Charlie Hebdo,
apo me ndalimin e publikimit të fotove a karikaturave ndaj Krishtit, Mojsiut, Muhamedit, nëse
dikush beson që është tejkalu liria e shprehjes, janë gjykatat kompetente ku mund të orientohen.
Publikimi i karikaturave kundër Krishtit, Mojsiut a ndonjë figure tjetër nuk ka bërë bujë,
siç për qytetarët europian nuk bënë bujë as publikimi i karikaturave a fotografive edhe për
perandorin e parë të Perandorisë Arabe-Muhamedit. Mirëpo bota radikale islame reagon vetëm kur
publikohen fotografitë a karikaturat e këtij, e jo edhe kur publikohen karikaturat kundër Krishtit,
Mojsiut etj. Madje kemi pa edhe reagim të ngjajshëm edhe kur janë publiku karikatura kundër
presidentit të Turqisë-Erdoganit. Qytetërimi perëndimorë reagon ndaj aktit terrorist islamik kundër
mësuesit të shkollës së mesme të ultë Samuel Paty-së.
Në Trojet tona por edhe tek mërgimtarët, kemi vërejtur ndarjen në dy kampe, siç e njejta ka
ndodhur edhe gjetiu, ku bota demokratike në njërën anë, në të cilën anojmë edhe të gjithë
Shqipëtarët, që aspirojmë integrimet Euro-Atlantike. Kurse disa subjekte të caktuara fizike a
juridike edhe në Trojet tona dolën në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik, i’u bashkuan
botës ekstreme islame.
Skena me prerje kokash, i kemi pa viteve të fundit që kanë ndodhur vetëm në vendet
islamike, ku zhvillohen konflikte ndërsektare, civile etj, madje kryesisht në Siri, Irak, Afganistan,
Libi, Egjipt etj. Edhe pse shumica e studiuesëve të antiterrorizmit, kishim kërkuar, madje sidomos
në Trojet tona, kishim tërhequr vërejtjen, që Serbia maksimalisht është angazhuar, në radikalizimin,
ekstremizimin, organizimin, rekrutimin, furnizimin, propagandimin, lehtësimin, mbrojtjen( nga
ndjekjet penale), transferimin( krijimin e mundësive për lëvizje të Luftëtarëve të huaj terroristterroristëve islamik në drejtim të vendeve të BE-së, madje duke i ndërlidhur dhe ndihmuar edhe
përmes krimit të organizuar). Të njejtën vërejtje kishim edhe për luftimin sa për sy e faqe të
dukurisë së Luftëtarëve të huaj terrorist që e bëri sidomos Republika e Kosovës, veçmas me faljen
dhe amnestinë që i është bërë dhjetëra hoxhallarëve vehabi të lidhur disa prej tyre drejtëpërdrejtë
me Serbinë, e që më pas edhe SHBA, por edhe studiues ndërkombëtar e konfirmojnë. Shqetësimin
e njejtë e shprehëm edhe në lidhje me kthimin e familjeve terroriste islamike të Luftëtarëve të huaj
terrorist, nga vatrat e luftës terroriste islamike, e sidomos nga Siria. Shqetësuese ishte edhe rritja e
vazhdueshme e ndikimit turk, në Trojet tona, në kuadër të së cilës edhe rreziku nga terrorizmi
islamik-fatkeqësisht institucionet e Kosovës, dorëzuan “të mbrojturit ndërkombëtarisht” që ishin 6
qytetarët turq.
Më shqetësuese është fakti që nga 2018, shohim transformim të terrorizmit islamik, edhe
pse kjo dukuri e europianizimit të terroristëve islamik, sidomos për nga pamja e tyre, kishte filluar
rreth një dekadë më parë.
Propaganda moderne e terrorizmit islamik, sidomos në dy vitet e fundit duket që ka qenë
më e theksuar, derisa shohim “zbutjen” e komentimeve, deklarimeve të klerikëve radikal islamik.

Adresa anonime-të rrejshme sidomos të rrjeteve sociale, që shfrytëzohen për propagandim modern
të terrorizmit islamik( si mënyrë për nxitjen në masë për akte konkrete terroriste islamike), pastaj
edhe portale me opinione tërthorazi mbështetëse a nxitëse të terrorizmit islamik, me predikime më
specifike nëpër xhami( mbështetëse a nxitëse të tërthortë të akteve terroriste islamike) etj. Kjo u vë
në pah, edhe në rastin e aktit terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty.
Zyrtarët e Kosovës, bënë një reagim sa për sy e faqe, ndaj aktit terrorist islamik kundër
mësuesit Samuel Paty, derisa autoritetet vendore asgjë nuk ndërmarrin dhe lejojnë që në vend këto
dy vitet e fundit intenzivisht radikalët, ekstremistët dhe terroristët islamik të Serbisë së bashku edhe
me bashkëpunëtorë të Serbisë, të bëjnë propagandë moderne terroriste islamike, për të nxitur akte
konkrete terroriste islamike kundër individëve të caktuar që ata i piketojnë si anti-islamik,
islamofob etj.
Akti terrorist islamik kundër mësuesit Samuel Paty, është sinjali i fundit tregues, që duhet
të zgjojë institucionet e Republikës së Kosovës, që mos të heshtin, por të ndalojnë, ndjekin dhe
gjykojnë kryesit e propagandës terroriste islamike dhe të mbështetësve të kësaj propagande.
E së fundmi, shohim që zëra të caktuar edhe në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, kanë dalur
në mbështetje të botës ekstreme islamike, të cilët qëllimisht heshtën ndaj aktit terrorist islamik
kundër mësuesit Samuel Paty dhe njëkohësisht bëhet propagandë moderne terroriste islamike për
të nxitur akte terroriste konkrete. Nuk kemi pa, ndonjë reagim të ndonjë bashkësie islame të ndonjë
vendi tjetër, në mbështetje të tërthortë të terrorizmit islamik. Tashmë edhe hoxhallarë të caktuar të
Republikës së Kosovës, janë distancuar, kanë kritikuar eksponentë të caktuar udhëheqës të
Bashkësisë Islame të Kosovës. Mirëpo kemi vërejtur të gjithë, që kjo Bashkësi Islame e Kosovës,
pas heqjes së Rexhep Bojës, në të u instaluan qarqet radikale vehabiste dhe serbofile( e që më pas
këtë e konfirmojnë edhe institucionet e Republikës së Kosovës).
Nëse shikojmë gjenealogjinë e mbështetjes së tërthortë të terrorizmit islamik në këtë rast
vërejmë, që të parët reaguan disa agjent islamik të Serbisë nga Lugina e Preshevës( me instruksione
të Serbisë) dhe atë në dy aspekte: kundër Samuel Paty-së, duke e paraqitur atë si ofendues të
Muhamedit e që arysetonin aktin terrorist dhe pastaj duke bërë propagandë moderne terroriste
islamike kundër ambasadorit të Republikë së Kosovës në Francë( vetëm pse ai kishte shpërndarë,
e asgjë më shumë nuk kishte deklaru). Pas këtyre vazhduan agjentët islamik të Serbisë në Kosovës,
së bashku me disa turkofil, serbofil në Kosovë, duke mbështetur tërthorazi terrorizmin islamik dhe
duke bërë propagandë moderne terroriste islamike kundër ambasadorit në fjalë. E në fund edhe
Bashkësia Islame e Kosovës( me disa nga zyrtarët e saj), siç tashmë ishim mësuar të shohim
reagimin turkofilik të zyrtarit të saj i komunitetit çerkez M.B., në lidhje me Erdoganin,(ndaj të cilit
është distancuar edhe vetë BIK-u më pas), bëhet sërish mbështetëse e tërthortë e terrorizmit islamik
dhe kërkon distancimin e ambasadorit në fjalë. Mirëpo kjo mbështetje e mjaftueshme e tërthortë
për terrorizmin islamik, ka inkurajuar, nxitur që radikal, ekstremist dhe terrorist islamik të Serbisë
dhe agjentë islamik e bashkëpunëtorë të Serbisë, të shkojnë edhe më larg, duke kërkuar shkarkimin
e këtij ambasadori, por edhe për më keq kemi pa që kanë bërë propagandë moderne terroriste
islamike, me qëllimin për të nxitur akte terroriste islamike edhe kundër ambasadorit në fjalë.

Duke mos hy në detaje, në elaborimin e rrjedhës së ngjarjeve në lidhje me mbështetjen e
botës ekstreme islamike dhe propagandës moderne terroriste islamike kundër ambasadorit në fjalë,
e që erdhën së pari nga Lugina e Preshevës, pastaj edhe nga zërat e tillë edhe nga Republika e
Kosovës, kanë një burim, që është Serbia, në cilindo aspekt që të shikohen.
Franca reagoi duke arrestuar një mori mbështetësish dhe propaganduesish modern të
terrorizmit islamik, nga të cilët ishte nxitur terroristi islamik çeçen që të kryente aktin. Paralajmëroi
edhe për dëbimin e 321 të dyshuarëve për lidhje me terrorizmin islamik dhe masa të tjera. Në
Francë e në vendet tjera të BE-së askund në asnjë rrjet social, portal a deklarim qoftë privat a
publik, nuk kemi pa ndonjë mbështetës të tërthortë të terrorizmit islamik, pas arrestimeve edhe të
disa propaganduesëve modern të terrorizmit islamik, që nxitën terroristin islamik të kryente aktin,
u ndaluan të gjithë propaganduesit modern të terrorizmit islamik. Kam përcjellur me vëmendje
grupën e agjentëve islamik të Serbisë nga Lugina e Preshevës, pjestarë të së cilës operojnë edhe në
Kosovë( Kaçanik, Prishtinë), Maqedoni( Kumanovë dhe Shkup), Francë( Aix-Les-Bains etj),
Gjermani( Frankfurt etj) etj, të gjithë këta që jetojnë në vendet e BE-së, kanë ndalur menjëherë
propagandimin modern të terrorizmit islamik-kurse në Luginë të Preshevës, Kosovë, Maqedoni të
Veriut dhe Shqipëri, shohim që vazhdojnë ende lirshëm, madje edhe të trimëruar, që të jep
përshtypjen se në këto vende kanë bazat e tyre të sigurta. Për më keq, kemi pa disa deklarime të
disa hoxhallarëve vehabi( të gjithë të tillët të dyshuar edhe nga institucionet e Republikës së
Kosovës, që kanë posedu dokumente të Serbisë së fundmi, pastaj armë dhe kanë lidhje me Serbinë
etj) dhe disa personave të tjerë, edhe femra( një në Tiranë), që kanë deklaru që Samuel Paty, ka
provokuar aktin terrorist islamik, duke dalur kështu hapur në arsyetimin e aktit terrorist në fjalë.
Derisa dihet mirëfilli, që në asnjë mënyrë, në asnjë rast, asnjë rrethanë, nuk mund të arsyetohet një
akt i tillë terrorist- shiko janë me dhjetëra konventa ndërkombëtare kundër terrorizmit, rezoluta të
OKB-së, BE-së etj. Pranda kjo përfshihet në mbështetje të hapur të terrorizmit islamik.
Ndërkombëtarisht Kosova është kritikuar dhe akuzuar që nuk ndjek asnjë rast të veprave
penale për mbështetje të terrorizmit islamik, asnjë rast për propagandim të terrorizmit islamik, e
mos të flasim më për format më të reja të këtyre, pra për mbështetjen moderne të terrorizmit islamik
dhe propagandimin modern të terrorizmit islamik.
Prandaj, si zakonisht, edhe në këtë rast, duhet detyrimi ndërkombëtar nga SHBA dhe vendet
e BE-së, karshi institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, të stërmbushura me përkrahës
të fshehtë të islamit radikal e sidomos me agjent të Serbisë, që të detyrohen që të zbatojnë ligjet, të
ndjekin penalisht propagandën terroriste islamike e veçmas propagandën moderne terroriste
islamike, mbështetësit e terrorizmit islamik dhe mbështetësit e tërthortë të terrorizmit islamik. Për
fat të keq, me heshtjen e ligjeve të Kosovës, i jepet zjarrë armëve të terroristëve islamik -”Inter
arma enim silent leges”( armët flasin, ligjet heshtin).
Fatmirësisht që kemi Kanunin e Lekës, si parandaluesi më i mirë i këtyre dy dekadave të
fundit, i terroristëve islamik, krahasuar me mosveprimet e qëllimshme të Institucioneve të Sigurisë,
Informative, Hetuesisë, Drejtësisë të Republikës së Kosovës

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur
nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shtetet tona, SHBA dhe BE-ja duhet ta shpëtojnë Luginën e Preshevës nga terroristët islamik me pamje Europiane, të krijuar nga Serbia

No Comments Argëtim Histori

Skena me prerje koke dhe shumë skena të tjera të tmerrshme, kemi pa në vitet e fundit që kanë ndodhur në vendet në konflikt në botën arabe, duke pri sidomos Siria. Tashmë këto skena duket që u bënë realitet edhe në vendet e BE-së, edhe përkundër faktit që shumë studiues, ekspertë të sigurisë, njohës të terrorizmit islamik, kishim ngritur zërin, që më seriozisht ishte dashur të trajtohej çështja e Luftëtarëve të Huaj Terrorist dhe lufta kundër terrorizmin në përgjithësi, e veçmas kthimi dhe pranimi i tyre në vendet tona. Qytetarët më të mirë të BE-së, edhe sot ranë viktimë e kriminelëve më të urryer, për faj të mos veprimit të duhur dhe me kohë të institucioneve shtetërore.

Derisa Rusia, Turqia, Serbia kanë një traditë mjaftë të gjatë të përdorimit dhe instrumentalizimit të feve, kryesisht islamizmit dhe ortodoksizmit, për qëllimet e tyre ekspansioniste e shoveniste. Rusia, Turqia dhe Serbia si kopjuese e Rusisë, kanë një histori të gjatë të përdorimit të feve për qëllime të tyre. Turqia e filloi me emërimin e Genadiusit, në qershor 1453, kurse Rusia e filloi që më 1815, me planin e ambasadorit rus në Sofije, ndërsa Serbia dhe Greqia e filluan në vitet 1844, me Naçertaninë dhe Megali Iden. E në veçanti, tashmë tradita terroriste e këtyre vendeve, është bukur e perfeksionuar, qoftë e Rusisë, ashtu edhe e Serbisë, sidomos këto 120 vitet e fundit. Nga ana tjetër, Serbia në vazhdimësi në nivel rajonal, kopjon praktikat dhe taktikat paraushtarake, terroriste dhe diverzive nga Rusia, në raport me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën( përfshirë Shqipëtarët në përgjithësi), sepse tashmë dihet që Serbia, në kuadër të Gadishullit Ballkanik është shteti i vetëm që në disa dhjetëra raste ka mbështetur, financuar, dirigjuar, furnizuar, organizuar terroristët islamik dhe akte terroriste islamike, madje edhe përfshirja e serbëve në propagandim, rekrutim, logjistikë terroriste islamike e deri edhe në akte konkrete terroriste islamike.

Terrorizmi islamik para krijimit të konceptit të Al Kaidës së Bardhë, krijesë e shërbimeve sekrete serbe, e kopjuar si zakonisht nga Rusia, identifikohej me pamjen e terroristëve islamik afgan e arab. Tashmë këto dy dekadat e fundit shohim që Rusia, Serbia, Turqia e europianizoi “Terrorizmin islamik”. “Terroristët islamik me pamje Europiane”, është pjesë e krijesave të Al Kaidës së Bardhë, që në thelb nënkupton që terroristi islamik të jenë nga vendet Europiane, apo që terroristi islamik të ketë pamje të moderuar(me pamje të jashtme Europiane), kjo me qëllimin për t’i ikur dyshimeve dhe syrit të zyrtarëve të sigurisë dhe për të futur frikë në masë që duke shiku çdo musliman si terrorist të mundshëm. Që nga fundi i vitit 2010, ishte vërejtur në rrugët e Prishtinës, Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Bujanocit, Novi Pazarit etj, që disa “besimtarë” vehabi, të njohur për lidhje të tyre me Serbinë( qoftë lidhje farefisnore, krushqie, kontraktuale a të tjera, por sidomos të tillë si bashkëpunëtorë të Serbisë) deri në atë kohë me mjekërra tipike vehabike, i rimodeluan si për njëherë mjekrrat dhe pamjen e tyre të jashtme. Pos kësaj, në po këtë kohë, një kushëri i imi, i cili kishte shoqëri shumë të ngushtë me një agjent islamik të Serbisë, në ndër tjerash kuptoja që synimi i Serbisë në këtë aspekt kishte filluar më herët, me qëllim për minimin e Pavarësisë dhe Shtetësisë së Republikës së Kosovës, në arenën ndërkombëtare, e që për këtë terroristët islamik duhej të dukeshin “më njerëz normal” që të prezentohej para opinionit botërorë, se edhe Shqipëtarët musliman të zakonshëm janë terrorist islamik- e jo vetëm ata që duken si Bin Ladeni në pamje. Vetëm disa muaj më pas do ndodhë akti terrorist islamik në Aeroportin e Frankfurtit, nga terroristi islamik i Serbisë Arid Uka. Duke mos përmendur më konkretisht, Zyrat islamike dhe Organizatat islamike në disa qytete të Kosovës, në Luginë të Preshevës, Maqedoninë e Veriut etj, po ashtu edhe një numër të hoxhallarëve vehabi, të cilët sendërtuan këtë transformim të “pamjes” së jashtme të terroristëve, ekstremistëve dhe radikalëve islamik( shikoni hoxhallarët vehabi që në vitet 2008-2018 ndryshuan pamjen e veshjes, mjekrrës a edhe qëndrimet fetare nga më radikale gjoja më të buta). Më pas edhe “fetvaja” e famshme e ISIS-it, që terroristët islamik me qëllim që të depërtojnë në vendet tona( BE-së), mund të vendosin edhe kryqin( të duken të krishter), për t’i ikur dyshimit, e lëre më që të maskojnë pamjen e jashtme.

Duke qenë se Lugina e Preshevës, si një ndër zonat etnike Shqipëtare, ku fillimisht shfaqen fillet e fenomeneve të reja terroriste islamike të lidhur me Serbinë, Turqinë, përfshirë edhe botën arabe, e që nuk ka ndonjë nga format e terrorizmit që nuk janë prediku, propagandu, tregu e që nuk kanë ndodhur më pas në vendet e BE-së. Tashmë për të vazhduar terrorizmin islamik, hoxhallarët e rimodeluar nga padronët e tyre( shërbimet sekrete Ruse, Serbe, Turke), kanë kaluar në fazën tjetër. Kjo fazë është propagandimi modern islamik e terrorizmit islamik kundër individëve, që ka të bëjë me etiketimin si anti-islamik, islamofob, apo edhe me adresa të rrejshme kryesisht në rrjetet sociale duke i etiketu edhe si bashkëpunëtorë të Serbisë( kjo karakteristikë specifike e turkofilëve në Trojet tona). Kjo mund të duket thjesht si një fyerje, shpifje, apo opinion personal i një hoxhe radikal( të moderuar tashmë), por në fakt, qëllimi final është nxitja e aktit terrorist islamik konkret kundër atij personi. Sepse tashmë ka një substrat të qëndrueshëm të terroristëve islamik vendas, shohim disa sosh edhe në Trojet tona, që edhe në rrjetet sociale hapur deklarojnë gatishmërinë për akte terroriste islamike konkrete, hapur propagandojnë dhe bëjnë kërcënime terroriste islamike konkrete. Prandaj propaganda e tillë, e pasanksionuar dhe që nuk ndjeket penalisht, bëhet me qëllim që këta radikal e ekstremist islamik të nxiten dhe të kryejnë akte terroriste islamike kundër individëve konkret-shembulli i fundit ishte ai i Samuel Paty, ku nxënësit islamik të klasës treguan se mësuesi i tyre i paska tregu foto të Muhamedit, pastaj disa nga të arrestuarit, kanë bë propagandë moderne të terrorizmit islamik, për pasojë një “terrorist islamik me pamje europiane” i nxitur nga kjo propagandë moderne e terrorizmit islamik, kreu aktin terrorist kundër mësuesit.

Para se të ndodhë akti terrorist islamik në Francë, kundër Samuel Paty, propaganda moderne e terrorizmit islamik, në Trojet tona, është evidente tash gati e dy vjet, e që viktimë të kësaj propaganda janë disa Shqipëtar që janë piketu si anti-islamik. Shteti nuk ka ndërhy ende në asnjë rast, për fat të keq, propaganda moderne terroriste islamike, ende nuk shihet si rrezik për nxitjen e akteve konkrete terroriste islamike. Duke qenë se tashmë ka më shumë se 2 vite që kam dorëzuar edhe kallëzime penale, që lidhet me “nxitjen e akteve terroriste islamike, përmes kësaj forme të propagandës” e që Prokuroria Speciale e Kosovës, si zakonisht amneston terrorizmin islamik, siç amnestoi edhe më parë hoxhallarët vehabi, dënoi me dënime jashtlogjike dhe jashtligjore minimale terroristët islamik etj. Propaganda moderne e terrorizmit islamik, e shfaqur në formë të organizuar dhe në nivel transnacional, është vërejtur hapur kohëve të fundit, në Luginë të Preshevës, pjestarë të së cilës operojnë edhe në Kosovë( Kaçanik, Prishtinë), Maqedoni( Kumanovë dhe Shkup), Francë( Aix-Les-Bains etj), Gjermani( Frankfurt etj) etj. Propagandues dhe mbështetës të propagandës moderne të terrorizmit islamik në këtë rast janë edhe një fraksion i Bashkësisë Islame në Preshevë, disa zyrtarë të medresesë së Preshevës, disa hoxhallarë të disa xhamive në Preshevë dhe rrethinë të saj( kryesisht të xhamisë të Stacionit hekurudhorë, xhami e ndërtuar edhe me ndihmën financiare edhe të Serbisë etj), disa agjent islamik të Serbisë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë. Këta mbështesin propagandën moderne të terrorizmit islamik, kundër individëve të caktuar, sipas tyre të piketuar si anti-islamik, islamofob etj. Duke qenë se personalisht jam piketuar si një anti-islamik sipas tyre, e që propaganda moderne terroriste islamike, ka dy vite që është aktive kundër meje, më ka dhënë mundësinë që të hetojë më në detaje këtë fenomen.

Prandaj çdo zë kritik, kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik si dhe kundër ndikimit turk në Luginë të Preshevës dhe në Trojet tona, menjëherë piketohet nga grupi i propaganduesëve të organizuar.

Franca është bërë një çerdhe e “terroristëve islamik me pamje europiane” ku vitet e fundit kemi pa një fluks tepër më të madh të islamikëve bashkëpunëtorë të Serbisë nga Lugina e Preshevës( ku kanë gjetur banim edhe pjestarë të grupit të propaganduesëve modern të terrorizmit islamik, nga Lugina e Preshevës dhe Kosova) dhe jo vetëm, që janë vendosur në këtë vend, me arsyetimin aparent gjoja si më i favorshëm për fitim të shtetësisë, por në prapavijë është arsyeja se ka numër më të madh muslimanësh, më të radikalizuar sesa disa vende tjera. Pa përjashtuar këtu edhe Gjermaninë dhe Belgjikën, derisa Austria ka qenë shembulli më i mirë që i ka parandalu “grupizimin dhe vendosjen e terroristëve të mundshëm islamik me pamje europiane”.

Terroristët islamik me pamje europiane, këto dy javë, nuk vepruan pa një komandë të përbashkët të tyre. Mund të vërehet lehtësisht, që edhe rasti i Samuel Paty, është në kuadër të “fushatës terroriste islamike e terroristëve islamik me pamje europiane”. Në pamje të parë, komanda e këtyre “terroristëve islamik me pamje europiane” duket e dhënë nga Rusia-Turqia në nivel Europian, kurse në nivel Ballkanik duket e dhënë në të njejtën kohë edhe nga Serbia.

Prandaj është shenjë shumë e qartë, shumë serioze, që tregon sesa serioze është situata, sesa përgjegjës janë institucionet shtetërore, që nuk ndalojnë këtë formë të re të propagandimit modern të terrorizmit islamik, përmes të cilit nxiten akte terroriste islamike konkrete. Serbia në anën tjetër në Luginë të Preshevës, mbështet fuqishëm duke rekrutu në kuadër të grupit të tillë edhe bashkëpunëtorë të saj. Prandaj imponon nevojën që shtetet tona, SHBA, BE, të intervenojnë, që të ndalohet kjo formë e terrorizmit islamik të nxitur, organizuar dhe në format tjera të ndërlidhura me Serbinë.

Më:20.10.2020

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Kosova përballë padrejtësisë, krimit, korrupsionit e tradhtisë së politikës e politikanëve të saj

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kosova për mbi 100 vite luftoi, sfidoi dhe triumfoi kundër padrejtësisë më të madhe që i është bërë ndonjë kombi europian.

Kosova luftoi kundër kolonizatorit barbar e genocidit serb; luftoi dhe u përball njëkohësisht dhe pa u ndalur edhe kundër padrejtësisë së Europës e cila e shkëputi Kosovën nga trungu i Shqipërisë dhe e la nën Serbi.

Asnjë popull europian nuk ka luftuar për lirinë e drejtësinë njerëzore e kombëtare se sa Kosova; dhe asnjë komb nuk e di rëndësinë e madhe dhe jetike që ka drejtësia për një popull se sa populli i Kosovës.

Prandaj, populli heroik i Kosovës nuk ia ka për “borxh” politikës dhe politikanëve kosovar që tani në shtetin e lirë e të pavarur nuk e meriton Kosova dhe as populli shqiptar këtë zhgënjim që asaj i vjen prej politikës dhe prej pushtetit që shqiptarët të vuajnë padrejtësie nga korrupsioni, krimi, papunësia, varfëria, dhe as nga tradhtia, vjedhja e hajnia politike dhe institucionale.

Shqiptarët e Kosovës luftuan për atdheun e tyre,për tokën e vet, për lirinë dhe lumturinë e tyre në atdheun e lirë e të begatë të tyre, luftuan për shtetin dhe Bashkimin kombëtar, dhe për të cilat Kosova e ka paguar shumë shtrenjtë me gjakun dhe sakrificat e bijve dhe bijave të saj.

Këtë askush nuk duhet ta harrojë, por dhe askush me to nuk do të mundet që të spekulojë e të përfitojë duke bërë zullum, padrejtësi, vjedhje, hajni e tradhti, sepse Kosova këto nuk do ia falë askujt.

“Autoktonia e Shqipërisë Jugore, enigama e shekujve” e Vilhelme V. Haxhiraj- enciklopedi, kujtesë e porosi kombëtare

No Comments Argëtim Histori

Nga Skënder Sadri KAPITI

“Sa mirë ndjehesh kur gjen, dhe kur ka, por që lexon e studion libra të autorëve shqiptarë dhe të atyre të huaj, studime dhe vepra me vlera të mëdha artistike, estetike, historike, njohëse, edukative, morale, shkencore e kombëtare; sa mirë dhe sa kënaqësi është edhe t’u jesh mirënjohës dhe falenderues të gjithë atyre të cilët na kanë lënë si trashëgimi vepra të mëdha, si dhe ata që sot studiojnë, shkruajnë dhe akumulojnë dituri me libra e shkrime, me artin e të shkruarit.

Sa mirë është që njerëzit të lexojnë e të studiojnë sepse pena e libri të japin dituri, kënaqësi dhe lumturi duke të tërhequr në të duhurën dhe në të dobishmen që të mos e harxhosh as kohën e lirë kot dhe me gjëra boshe.

Studimi është argëtimi më i mirë, si për ata të cilët shkruajne vepra letrare ashtu edhe për ata që i lexojnë dhe mësojnë prej tyre, edhe pse studimi ta lodh mëndjen por ama ai ta nxit e gdhënd logjikën e arsyen dhe ta qetëson shpirtin, sepse dija të jep lumturi.

Njerëzit kanë gjithmonë nevojë të dinë e të mësojnë të panjohurat dhe të vërtetën, të dinë origjinën dhe historinë e popullit të vet, lavdinë dhe krenarinë e kombit të cilit i përkasin”.(“Lexoni e studioni për të mësuar”, nga Skënder Sadri KAPITI,)

Këtë shkrim të shkurtër timin mendova dhe e vendosa si hyrje të këtij opinioni mbi studimin e Znj. Vilhelme Vranari HAXHIRAJ “Autoktonia e Shqipërisë Jugore , enigma e shekujve”, studim të cilin meriton që ta kenë dhe ta studiojnë lexuesit shqiptar , sepse ia vlen shumë, pasi kanë se cfarë të marrin e mësojnë lexuesit prej këtij studimi shkencor të shkëlqyeshëm të saj.

Shkurtimish po jap një opinion dhe përshtypjet e mia për Libër-studimin e shkrimtares së madhe Vilhelme Vranari HAXHIRAJ me titull Autoktonia e Shqipërisë Jugore , enigma e shekujve” në vazhdën e veprave të saj me vlera të mëdha letraro-artistike dhe historike .Ky studim i Vilhelmes si qëllim ka atë se nga enigmë, studimi i saj na sjellë të vërtetën historike dhe kombëtare iliro-shqiptare të shqiptarëve me një studim përkushtimor dhe të thellë analitik me fakte e argumente të pakundërshtueshme.

Ky studim është një “enciklopedi”në të cilën znj. Vilhelme ka hulumtuar, studiuar, grumbulluar dhe analizuar shkencërisht dhe me një punë jashtëzakonisht të thellë intelektuale, dhe shumë e më tepër ky studim është edhe një enciklopedi, pasi autorja në të ka grumbulluar për të mësuar brezi i sotëm si dhe është një konservim e ruajtje studimore për t’ua transmetuar brezave të ardhshëm, pasardhësve të shqiptarëve origjinën, historinë, gjuhësinë, të vërtetat dhe krenarinë kombëtare pellazgo-iliro-shqiptare.

Kështu Znj. V,V. Haxhiraj me këtë studim të saj ajo i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm akademise dhe kombit shqiptar.

Kjo është merita e madhe e studiueses Haxhiraj që na e solli në këto kohë atë që është aq shumë e nevojshme edhe për të sotmen dhe për të ardhmen.

Dhe nuk është rastësi që vjen edhe ky studim shkencor nga Vilhelmja.

Çdo shkrimtar ka qëllimin dhe tematikën e vet të preferuar.

Kështu edhe Vilhelmja ka të vecantën e saj. E gjithë krijimtaria e saj pasqyron formësimin si dhe trashëgiminë e saj nga një dere fisnikërie, thellësisht intelektuale dhe me shpirt e me ndjenja të jashtëzakonshme kombëtare e patriotike shqiptare.

Qëllimi i krijimtarisë së kësaj shkrimtareje të madhe vjen, buron ashtu sikurse e tregon edhe studimi dhe hulumtimi që ajo u bën në veprat e saj rrethanave, ngjarjeve, heronjve dhe elitave patriotike, intelektuale, kombëtare me rendësi e kontribute kombëtare si rrallë ndokush tjetër si ajo.

Studimi akademik e shkencor i paraqituar në librin e saj më të fundit është një depërtim i saj thellë në kohë e lashtësi për të na sjellë në kohët moderne origjinën dhe njëkohësisht edhe krenarinë e trashëgiminë tonë kombëtare si dhe kontributin e madh të të parëve të shqiptarëve edhe në civilizimin dhe në historinë botërore.

Lexuesi duke studiur këtë studim akademik e shkencor të Znj. Vilhelme ashtu si edhe te veprat e tjera të saj, lexuesi njeh dhe mëson origjinën, vlerat, mendësinë, doket, zakonet, historinë, kulturën, traditën,gjuhën, trashëgiminë dhe qëndresën mbinjerzore të popullit heroik shqiptar.

Vepra e saj ka vlera letrare, artistike, akademike e shkencore dhe sidomos patriotike, kombëtare,historike dhe njëkohësisht jashtëzakonisht të mëdha edhe sot aktualisht kur armiqtë historikë të shqiptarëve , serbët dhe grekët bëjnë maksimumin për të mohuar të kaluarën dhe autoktoninë shqiptare në Ballkan me gënjeshtra e manipulime e deri në synimet e tyre shoviniste për të marrë e grabitur troje shqiptare duke mos u mjaftuar me ato mbi të cilat janë ngritur shtetet sllave të ardhacakëve nga Karpatet Serbia, Maqedonia e Mali i Zi si dhe Greqia, e që dikur edhe ato troje flisnin e frymonin ilirisht e shqip.

Pra,znj. Haxhiraj ka specifikën e saj të vecantë që ngjall te lexuesi edhe mirënjohje dhe respekt karshi asaj se cfarë ajo ofron dhe u jep si mësim dhe edukim atyre.

Vepra në fjalë, ashtu si dhe të tjerat të shkrimtares Haxhiraj kanë larminë e madhe tematiko-letrare e historike dhe shtrirjen gjithkohore e gjithëdimensionale, kanë thjeshtësinë e modestinë, kanë të kuptuarit lehtë nga të gjitha kategoritë e lexuesve.

Ajo na sjell të kaluarën në të tashmen , pozitivizmat dhe vlerat të cilat janë oksigjen dhe frymëzim krenarie e mburrje, por janë sidomos porosi e detyra për bashkëkombasit e saj, dhe si nje sfidë intelektuasle e shkencore, faktike dhe analitike kundër të gjitha manipulimeve , mashtrimeve, hipokrizive dhe djallëzive të armiqve të shqiptarëve të cilët edhe na kanë vjedhur gjuhën, zakonet, kulturën, trojet dhe deri edhe historinë

Vlerat artistike të krjimtarisë të saj, të veprave të saj, si dhe veprat e atyre mendimtarëve e shkencëtarëve të mëdhenj shqiptarë por edhe të shkenctarëve të mëdhenj botëror dashamirës të shqiptarëve që kanë trajtuar dhe shkruar mbi të vërtetën e shqiptarëve , të cilët znj. V.V.Haxhiraj i ka studiuar dhe u është referuar në studimin e saj tregojnë modestinë dhe përkushtimin gjithshpirtëror të saj për të evidentuar dhe përjetsuar të vërtetat historike e kombëtare si dhe krenarinë e vyer e të cmuar të pellzgo-iliro-shqiptarëve.

Kjo shërben edhe si një porosi për brezat e ardhshëm që lë vepra e Vilhelmes.

Unë nuk do zgjatem më tej , por kjo është shkurtimisht ajo të cilën vendosa që të shkruaj, por ftoj lexuesit që ta marrin e ta lexojnë librin “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, enigma e shekujve”.

Është për t’u përshendetur puna me vlera të jashtëzakonshme dhe me rëndësi kombëtare intelektuale, akademike dhe shkencore e studiuesve shqiptarë si znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj të cilët po sfidojnë akademitë antishqiptare dhe shoviniste të Serbisë dhe të Greqisë, por që këta shqiptarë letrarë e shkencorë të mëdhenj fatkeqësisht dhe mjerisht ata as nuk mbështeten, as nuk vlerësohen dhe as nuk financohen nga shteti shqiptar dhe që as nuk i përmendin madje as emrin Akademia (Injorante) e Shkencave e Shqipërisë.

Ky studim i Znj. Vilhelme vjen edhe si antitezë edhe ndaj atyre farë letraxhinjve “të mëdhenj”të cilët nuk e prekin këtë temë që trajton Vilhelmja dhe dikush tjetër si ajo, qoftë nga frika apo servilizmi por që të tillët e “mëdhenj” kërkojnë vetëm që të marrin merita e dekorata presidenciale e honorare materiale edhe ndërkombëtare madje. Bota edhe të jep dekorata,por ajo është shumë e “kujdesshme” dhe nuk nderon heronjtë si dhe as letrarët e as nacionaliset., pra as ata që trajtojnë tematika patriotike e kombëtare shqiptare.

Nga Skënder Sadri KAPITI,shkrimtar, analist dhe studiues i historisë, fesë, moralit, jurisprudencës e politikës. Durrës

UÇK e të gjithë shqiptarëve

No Comments Argëtim Letersi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Jam UÇK,

Jam ushtria gjithshqiptare

Le ta dijë krejt Europa

Edhe e gjithë Bota

Se UÇK i ka dal për zot

Këtyre trojeve

Dhe po i mbron këto toka,

Le ta mësojë krejt njerëzia,

Se UÇK,

Është gjithë Kosova e Shqiptaria

E shqiptarëve është Kosova

E tyre ka qenë dhe do të jetë

Gjithmonë, dhe sa të rrojë Bota.

Jam UÇK,

Jam shqiptaria e historia,

Jam ushtria e lirisë

Me trup prej dheut

të Dardanisë

Jam shpirt,

E jam gjak i pastër i shqiptarit

Luftojmë për çlirimin e Kosovës

Prej pushtuesit, prej serbosllavit

Prej fëlliqsive të barbarit,

Dhe prej tradhtive të tradhtarit

Trimat e UÇK-së luftëtare

Japin jetën

Për Kosovën shqiptare

Për kombin e për atdheun

Për më të shenjtat e shqiptarëve

Që i kanë trashëgim

Dhe amanet prej të parëve

Këto vargje vendosa t’i grumbulloj dhe t’i nis për botim, pasi ato i kam thurur qysh gjatë kohës kur Kosova ishte në Luftë në vitin 1998-99, pra, në kohën kur Kosovës i doli për zot Ushtria e Lavdishme Çlirimtare e saj .

Këto vargje po i botoj sot edhe për faktin se: askush, asnjë individ kushdoqoftë ai, komandat apo i ashtuquajtur komandant i UÇK-së, ata të cilët kanë manipuluar, mashtruar e spekuluar dhe që i kanë keqpërdorur e shpërdoruar vlerat e luftës, imazhin dhe sakrificat e Luftës së Lavdishme të UÇK-së , ata të cilët kanë vjedhur, mashtruar e grabitur pasuri, troje dhe paranë e taksapaguesve kosovarë, dhe as ata të cilët kanë bërë pazare e tradhti kombëtare kundër interesave të Kosovës, këta të tillët dhe prej tyre kurrë nuk mund të njolloset aspak vepra dhe vlera e luftës heroike të UÇK-së.

Këta të tillët,këta zullumqarë dhe këto antivlera do marrin ndëshkimin e merituar dhe mallkimin më të madh e më të rëndë.

UÇK është vepra dhe vlera më e madhe kombëtare në historinë e shqiptarëve.

Unë këtë e kam thënë dhe po e them edhe sot, dhe prandaj dhe pse UÇK është e tillë atë mundohen ta njollosin e përbaltin, të akuzojnë e të shpifin kundër saj armiqtë e kombit e të shqiptarisë, mercenarët e tradhtarët, sepse Vepra e UÇK-se është vepra më e madhe jo vetëm me rëndësi historike kombëtare shqiptare, por edhe me rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pasi jo vetëm në Europë, por edhe në të gjitha kontinentet e Botës vepra e saj e bëri prezent dhe e shtroi për zgjidhje Çështjen e pazgjidhur akoma në Ballkan, Çështjen shqiptare.

Kurrë dhe askush tjetër më parë nuk e ka ndërkombëtarizuar aq shumë Çështjen kombëtare shqiptare se sa UÇK-ja për të cilën brezat dhe kombi do të krenohen gjithmonë.

Lufta e UÇK-së detyroi dhe bëri të mundur rrjeshtimin përkrah shqiptarëve për lirinë, pavarësinë dhe për shtetin e Kosovës të gjithë botën demokratike dhe NATO-n.

Lufta e UÇK-s është vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, clirimtare e patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të shqiptarëve. UÇK-ja e detyroi Europën që të njohë gabimet dhe tragjedinë që ajo u ka bërë shqiptarëve, dhe po ato shtete u mblodhën në Rambuje ne një Konferencë Ndërkombëtare për shqiptarët, në një Konferencë ndërkombëtare për shqiptarët në të cilën për herë të parë kishim delegacion dhe përfaqësues edhe shqiptarët.

Pa UÇK-në Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit serb.

Nga Skënder Sadri KAPITI, Veteran i UÇK-së

E vërteta historike është mësuesja më e mirë e një kombi

No Comments Argëtim Letersi

Nga Elena Kocaqi – Ata që nuk e njohin mirë të shkuarën, janë të dënuar që të përsërisin herë pas here gabimet e së shkuarës, por me kosto shumë të lartë. E vërteta historike është mision për një historian të vërtet. Betimi i historianit duhet të jetë e vërteta dhe vetëm e vërteta, pasi ai është hetuesi, prokurori dhe gjyqtari ne punën e tij.

Duke qene se kam studiuar për histori dhe juridik këtë punë di ta bëjë mirë, dy here. Ka nga ata që më sugjerojnë që unë nuk duhet të them të vërtetën gjithmonë pasi ne si komb na duhen mite, heronj dhe tradhtar që në fakt i ndau si të tillë politikisht epoka komuniste, por jo historia, se ajo nuk merret me etiketime dhe epitetime si hero apo tradhtar.

Fshehja e të vërtetës në këtë rast, është akt shumë i rënd kundër etikes profesionale dhe interesit kombëtar pasi një komb që nuk njeh historinë e tij, do përsëris gabimet e së shkuarës. Kushdo që mendon se duke mashtruar ka ndihmuar kombin e tij është shumë gabim, sepse ai e ka çuar shtetin dhe kombin e tij në rrugë pa krye. Ne shqiptarët kemi shumë histori dhe nuk kemi nevojë për mite, mashtrime dhe rrena, por për të vërtetën që na është fshehur, për të na sunduar dhe zhdukur.

Në punën time si historiane, jam munduar të jem shumë besnike dhe e sinqertë me faktin dhe ta transmetoj atë, si është dhe në asnjë nga studimet e mija historike, nuk ka një etiketim për një figurë historike si hero apo tradhtar dhe nuk do të këtë kurrë se kam një standard njerëzor dhe profesional të lart.

Unë vlerësohem në punë për sjelljen e fakteve dhe argumenteve mbi to në mënyrë të paanshme dhe pa u përfshirë vet emocionalisht dhe tek librat e mi jam shumë e ftohtë, ndërsa në jetën time private në komentet, vlerësimet, mendimet është e drejta ime t`i shpreh ato edhe ngrohtë sepse tjetër është shkrimi i historisë në bazë të fakteve dhe tjetër mendimi im për to. Të drejtën e shprehjes dhe mendimit ma ka dhëne ligji dhe Zoti dhe për këtë nuk i jap askujt llogari për aq kohë sa ruaj etikën dhe edukatën.

Tek dy librat e mi “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918” dhe tek libri “Si e krijoj Austria-Hungaria shtetin shqiptar 1912-1913”, sillen skenat dhe prapaskenat e pavarësisë, krijimit të shtetit, copëtimit të territorit sipas arkivave dhe autorëve të huaj dhe vendas. Në të dy studimet unë si autore sjell fakte dhe nuk mbaj vet asnjë qëndrim dhe kush i ka lexuar ato libra e di këtë. Madje jam kritikuar që unë nuk mbaj qëndrimin tim dhe nuk jap mendimin tim që në fakt duhet ndonjëherë, por e kam bërë për të ruajtur ftohtësinë dhe objektivitetin dhe për aq kohë sa do shkruaj libra historik nuk do ta bëj kurrë këtë. Shoh që është përmendur emri im në disa komete portalesh dhe njerëzish xheloz apo të pa informuar, por asnjë prej tyre nuk ka lexuar shkrimet e mija apo librat e mi, dhe kjo është një nivel kaq i ulët, sa më nuk ka. Njeriu kundërshtohet për punën e shkruar në bazë të fakteve. Në histori nuk merret njeri me autorin personalisht, por me faktin, sillen faktet qe vërtetojnë apo hedhin poshtë një fakt.

Vijmë me konkretisht në temë. Në prag të pavarësisë dhe copëtimit të vendit ka pasur disa faktor të jashtëm dhe të brendshëm që ndikuan për copëtimin e Shqipërisë.

Përgjegjësia kryesore është e Fuqive te Mëdha që copëtuan vendin tonë për të ruajtur paqen midis tyre, por që se ruajtën dot edhe duke bërë kurban trojet shqiptare. Një fuqi ishte ajo që donte një Shqipëri me troje etnike për interesat e saj kundër pansllavizmit dhe kjo ishte Austria dhe luftoi nga 1878- deri 1918, sepse kjo gjë i duhej asaj vet.

Ajo lidhte ekzistencën e vet perandorisë Austriake me ekzistencën e Shqipërisë dhe si e tillë pa diskutim që do bënte gjithçka për të arrit këtë, pasi kjo ishte qenie apo mos qenien me për ata vet si shtet, pastaj për shqiptarët. Dihet se çka ka bërë Austria që nga albanologjia, marrëveshjet me jashtë me fuqitë e tjera, kërcënimet me luftë, ultimatume, mobilizim ushtarak me krijue Shqipërinë si shtet. Vetëm mobilizimi ushtarak i saj me 1 milion ushtar në 1912- 1913 i kushtoi me dhjetëra miliard dollar. Në këto kushte një pjesë e klasës politike shqiptare u mbështet tek Austria, dikush tek Italia, dikush tek Anglia dhe me radhë.

Perandoria Osmane ishte dobësuar shumë dhe kishte konflikte me vendet Ballanike, të cilat donin të bëheshin Perandori në tokat e shqiptarëve dhe u lidhën në Ligen Ballkanike për t`i dhënë fund Perandorisë dhe me të edhe Shqipërisë. Serbia sipas të dhënave të arkivit Austriak, Serb, etj dhe të dhënave të sjell nga autor të ndryshëm Swire, Durham, Cana, etj, hyri në marrëveshje me disa drejtues shqiptarë që ta çlironin vendin bashkë dhe më pas ata do u jepnin shqiptarëve disa të drejta.

Furnizimin me armë për kryengritjen do ta bënte Serbia sepse kryengritësit nuk kishin ku të mbështeteshin dhe kryengritja do fillonte kur Serbia të jepte urdhrin. Vet Dhimiter Apis i Dorës së Zezë ( ai që u bë shkak për fillimin e luftës së parë Botërore) u takua me Buletinin dhe shqiptarët u zotuan që të ruanin serbët e Kosovës dhe ashtu u bë. Durham shkruan se Buletini i ruajti serbët ( që donte t`i dëbonte turku nga Kosova ) por Serbet nuk e mbajtën fjalën.

Pashic kërkoi bashkëpunim për çlirimin e Kosovës, por nuk u premtoi shqiptarëve autonomi, pavarësi jo që jo, sepse ishin sipas tij, të papjekur për të bërë shtet. Ai donte vetëm aneksimin e Kosovës. Në këto kushte filloi kryengritja dhe në korrik 1912, kryengritësit kërkuan shpërndarjen e parlamentit osman, rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja ( pak a shumë çka kërkon politika jon edhe sot).

Kryengritësit ishin kundër Xhon Turqve dhe kërkonin përfaqësim politik, pra deri në korrik nuk kishte as kërkesë për autonomi as për pavarësi. Në gusht në Shkup, shqiptarët e kishin në dorë perandorin që të shpallnin autonominë ose pavarësinë dhe nuk e bënë, se pati mosmarrëveshje midis tyre pasi Buletini me grupin e tij donte të shkonte në Selanik dhe të nxirrte Abdyl Hamitin nga burgu dhe ta vendoste në pushtet atë në Stamboll. Të njëjtën gjë bënë një pjesë e shqiptarëve edhe nga ana e Malit të Zi, së bashku me trupat malazeze luftuan kundër osmanëve. Nëse në Shkup do ishte shpallur pavarësia, historia e shqiptarëve mund edhe të kishte ndryshuar. Ndërhyri në lojë Austria në këtë kohë dhe i kërkoi Portës autonomi për shqiptarët në 17 gusht 1912 dhe bashkimin e 4 vilajeteve dhe ajo e pranoi këtë gjë në parim, por ndërkohë Liga Ballkanike filloi sulmin ndaj osmaneve dhe raporti i forcave ishte 320 mijë me 750 mijë ushtar për Ligen Ballkanike që mbështetej me armatim nga Rusia. Pra për trojet shqiptare luftonin 1 milion ushtar dhe shqiptarët ishin ca me një fuqi Ballkanike ca me një tjetër, ca neutral. Nuk pati asnjë ushtri shqiptare se edhe të kishte nuk luftohej dot me 1 milion ushtar, kështu Shqipëria u vu para zhdukjes. Serbët dhe Fuqitë Ballkanike e zaptuan territorin dhe filluan masakrat mbi shqiptarët, ku u vranë me mijëra.

Analiza historike

A duhet të bëheshin disa krerë me fqinjët apo të rrinin ende me osmanët? Disa mund të thonë po sepse xhon turqit nuk u jepnin të drejta shqiptarëve, disa mund të thonë jo se fqinjët na donin të na zaptonin territorin dhe të na zhduknin, asimilonin dhe dëbonin. A mund të kishim një ushtri shqiptare që të çlironte vet trojet? E pamundur në ato kushte pa ndihmën e një fuqie të madhe. Nëse bëri mirë kjo apo ajo figurë politike që beri këtë gjë apo atë gjë, kërkon një analizë të thelle historike bazuar në faktet dhe pasojat që erdhën më pas. Edhe Toptani, Bib Doda, Zogu, Hoxha dhe madje e këta sot, kanë pasur marrëveshje të hapura apo të fshehta me serbët. Gjithmonë ua kanë sabotuar marrëveshjet vendet e mëdha që kanë interesa në Ballkan. Gjithmonë serbët nuk e kanë mbajtur fjalën dhe gjithmonë kanë kërkuar vetëm territor nga ne.

Vijmë në Jug të vendit që nuk bëri kryengritje ndaj Osmaneve. Diheshin pretendimet Greke për Epirin dhe aty Greqia mendonte se e kishte kontrollin me anë të agjenturave të veta, investime me fe dhe shkolla. Marrëdhëniet e Qemalit me Greqinë kanë qenë të shkëlqyera dhe në kushtet kur në Greqi, shumica e popullsie në atë kohe ishte Arvanite ishte normale, por kur erdhën kretanet në pushtet, ata u tregun agresiv ndaj elementit shqiptar si në Greqi edhe në Shqipëri.

Greqia pretendon se në 1908, ka një marrëveshje me Qemalin që Epiri i kalon Greqisë deri në Karaburun të shkruar me dorën e tij, për ta pasur për provë. A ka shkuar ndonjë historian shqiptar ta shohi dokumentit arkivor e ta vërtetoj? Jo asnjë. Ja edhe nëse e ka shkruar, a kishte vlerë ajo dhe a ka ndikuar? Disa thonë jo e disa thonë po. Serish duhet analizuar dhe vërtetuar kjo gjë.

Ndërkohe Konsulli Austriak e akuzoi se ai i kërkoi atij që t`i jepej Janina dhe Çameria, Greqisë, po edhe disa shqiptarë e akuzonin atë gjithashtu. Greqia do ndihmonte për krijimin e shtetit shqiptar me municion, por vetëm në veri pasi në jug ajo kërkonte të gjithë Epirin. Kështu në 1911 në memorandumin e Greces, Qemali u konsultua me ta dhe Greqia ishte dakord sepse ishte larg saj. Por në 1912, Qemali tregoi zgjuarsi politike se bashkëpunoi me Austrinë dhe Berchtoldi e thirri dhe i dha një anije që të shkonte e ngrinte flamurin, me qellim ta kishte një qeveri në terren dhe Vlora nuk u pushtua sepse nuk e la Austria, Italia dhe Gjermania.

Analiza historike

A duhet Jugu të bënte kryengritje në këtë kohë. Nëse po pse edhe nëse jo pse? Vijmë tek Qemali a kishte marrëdhënie të mira me greket? A e ka dëmtuar çështjen shqiptare kjo gjë? Dikush mund të thotë po, dikush jo, por kjo duhet analizuar dhe vërtetuar me fakte. A ka merita Qemali? Po. Ishte diplomat dhe politikan kalibri që në një moment historik diti të lozi dhe arriti me aq sa mundësi kishte, të ngrinte flamurin dhe pretendimet etnike të shqiptarëve. Fuqitë e mëdha e akuzuan më pas për grusht shteti për rikthimin e Shqipërisë me Turqinë dhe e detyruan të dorëhiqej dhe largohej nga vendi. Kjo serish duhet analizuar nëse ishte apo jo ashtu siç ato e akuzuan.

Një historian sjell faktet historike ai nuk krijon fakte, por thjesht i gjenë dhe i përcjell ato, i krahason analizon dhe asnjëherë nuk mban qëndrim personal subjektiv. Pastaj në bazë të fakteve shihen shumë gjera të tjera. Kush është qëllimi më i lart i një kombi? Të ruaj jetën, gjuhën, kulturën, traditat, ekonominë dhe territorin e tij mbi të gjitha. Cenimi i jetës dhe ekzistencës së një kombi dhe i territorit janë të panegociueshme dhe të paamnistueshme dhe politika gjithmonë duhet të bëjë kujdes që të mos i prek këto limite kurrë. Ai që ka lexuar librat e mi, e di shumë mirë që aty nuk ka asnjë rresht nga mua, por puna ime është sjellja e fakteve historike.

Këto ngjarje historike rrëfehen tek dy librat e mi dhe në fund të çdo faqe ka citim nga autoret dhe arkivat që i kam marr dhe nuk ka asnjë gjë nga ana ime. Kjo është puna ime profesionale. Një individ i zgjuar lexon, heton dhe nxjerr mësime nga historia, ndërsa një njeri pa mentë e fsheh atë sepse mendon se duke fshehur gabimin i shërben vendit të vet, ndërkohë që e do e përsërisë sërish po atë gabim, por pasojat herën e dytë janë më të mëdha.

Vërejtje

Liria ime e të shprehurit, menduarit janë të panegociueshme, pasi ato vijnë mbi qenien time. Mënyra se si unë jetoj jetën time është në përputhje me etiken, edukatën dhe unë kurrë nuk i shkel ato qoftë në marrëdhëniet personale, por edhe ato me publikun. Jam një njeri që shoh vetëm punën time dhe nuk i bie në qafe askujt.

Një kor me lloj lloj njerëzish shpirtvegjël dhe me njohuri të kufizuara në këtë fushë dhe që shpesh as kanë lexuar ndonjë libër në jetën e tyre, duke marrë shkrime nga portale që i botojnë ato për klikime dhe bëjnë statuse dhe komente ndaj meje dhe kjo thjesht për shkak të xhelozisë së suksesit në punën time, sukses që unë e kam me mund, djerse dhe gjak që i dedikohet një pune gati çnjerëzorë. Këtë kategori nuk e kam fare në konsiderim, pasi shkrimi është për publikun e edukuar dhe qytetar që ka kulturë të lexuari dhe kulturë personale, pasi kjo kategori nuk do kuptoj asnjë rresht nga këto që unë kam shkruar, se e ka të limituar të kuptuarin. Në lidhje me librin e fundit që është dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, kam parë gjithashtu disa pakënaqësi për botimin e tij.

Pse nuk duan disa që ky dokument të ishte edhe në shqip dhe në anglisht? Ca punë ju prish këtyre njerëzve që shqiptarët ta kenë atë në shqip, se nuk e kuptoj dot ketë gjë? Kujt i qenkan prishur interesat kaq shumë? Thjesht është kontributi im modest, me njohurit e mija dhe të ardhurat e mija personale për vendin tim dhe kjo nuk ka pse të shqetësoj asnjë. Në këmbim të saj nuk dua asgjë, se unë e bëjë për vendin tim, se e kam për detyrë. E di që të merresh me historinë e Shqipërisë është shumë e rrezikshme sepse preken interesa shumë të mëdha, por qëllimi im është mbrojtja e vendit tim me anën e shkencës./rajonipress/