Home

Lajme

63 martirët e klerit katolik shqiptar të masakruar nga komunistët në vitet 1944-1989

No Comments Argëtim Histori

Në një ditë të shënuare nderimit të klerikëve katolikë të masakruar nga regjimi komunist, po bëj publike listën që do gjeni më poshtë. Në përcaktimin e listës janë marrë parasysh dy kritere:
-Dënimi me vendim të formës së prerë me pushkatim.
-Humbja e jetës në hetuesi apo gjatë vuajtjes së dënimit .
Krimet politike janë referuar në kuptim të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991, i ndryshuar, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. Të gjithë klerikët e mëposhtëm, plotësojnë të gjitha përcaktimet e këtij ligji. Kam shënuar emrat që lumnohen dhe ato që kanë munguar për arsye të pashpjegueshme të jenë pjesë e këtij nderimi. Në një botim të mëvonshëm do publikoj gjithë historinë e persekutimit, përfshi edhe emrat e persekutorëve dhe derivateve të tyre. Ja lista e klerikëve të masakruar nga komunistët.

1-Patër Lek Luli (1908-1944). Vritet pabesisht së bashku me shoqëruesin e tij nga komunistët e batalionin “Perlat Rexhepi”në Tropojë më 16.7.1944. Pas vrasjes i grabisin paratë që mbante me vete (Nuk figuron në listën zyrtare).

2-Dom Lazër Shantoja (1892-1945). Dënohet me vdekje dhe ekzekutohet në Tiranë më 5.3.1945. Akuzohej si bashkëpunëtor i Mustafa Krujës, “element kryengritës”, “reaksionar”, bashkëpunëtorit i “Gjon Markagjonit, etj”, “fashist i flaktë”, etj.

3-Dom NdreZadeja (1891-1945). Dënohet me vdekje dhe pushkatohet më 23.3.1945 në Shkodër. U akuzua se strehoi Lazër Shantonë.

4-Dom Mark Gjani (1909-1945). Torturohet dhe vdes në shtator 1945 në Mirditë.

5-Patër Leonard Tagaj (1910-1945). Vritet pa gjyq më 4.2.1945 në Traboin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

6-Papa Pandi (1910-1945), meshtar unit, vrarë në Korçë në tetor 1945. (Nuk figuron në listën zyrtare).

7-Dom Alfons Tracki (1896-1946). Klerik gjerman. Dënohet me vdekje dhe u pushkatua më 25.7.1946 në Shkodër, së bashku me Kol Ashikun, Llesh Marash Vatën (varje në litar), Nikoll Prek Dedën. U akuzuan si “kriminelë lufte, armiq të popullit, sabotatorë të pushtetit popullor dhe strehues”. Nuk është gjendur procesverbali i ekzekutimit.

8-Dom Zef Marksen (1906-1946). Klerik gjerman. U dënua me 2 vjet burgim duke u akuzuar “për shpirt nazist”. U vra pas shpine më 16.11.1946 bashkë me patriotët e tij Rudolf Waber dhe Jozepf Kutzen në Kukës, gjoja se po “arratiseshin”.

9-Atë Bernardin Palaj (1894-1946). Vdes në hetuesi më 2.12.1946 Shkodër.

10-Atë Gjon Shllaku (1907-1946). U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

11-Atë Gjovani Fausti (1899-1946). Klerik italian. U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

12-Atë Daniel Dajani (1906-1946). U dënua me vdekje për pjesëmarrje në një organizatë “fashiste”, “profashiste” e “terroriste”, pavarësisht se nuk doli asnjë provë gjatë gjyqit. U pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

13-Xhakon Mark Çuni (1920-1946). Themelues i Bashkimit Shqiptar të xhakojve. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4.3.1946 në Shkodër.

14-Patër Anton Harapi (1888-1946). U dënua me vdekjesi “kolaboracionist” dhe u pushkatua më 20.2.1946 në Tiranë së bashku me Lef Nosin dhe Maliq Bushatin.

15-Dom Nikoll Gazulli (1891-1946).Vritet pa gjyq më 23.3.1946 në Malësi të Madhe. (Nuk figuron në listën zyrtare).

16-Imzot Nikoll Tusha (Nogaj) (1895-1946).Vritet më 14.9.1946 në Mal të Zi. (Nuk figuron në listën zyrtare).

17-Patër Bernard Llupi (1886-1946). Dënohet me vdekje Prizren në një proces ku së bashku me 26 persona të tjerë. U akuzua nga OZN-a jugosllave për krijim organizate patriotike. U pushkatua më 25.11.1946 së bashku me MarieShllakut, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

18-Dom Luigj Pici (1907-1946). Dëshmoi pro klerikëve katolikë dhe u vra në Koplik pabesisht e pa gjyq më 10.11.1946. (Nuk figuron në listën zyrtare).

19-Dom Luigj Prendushi (1896-1947). Akuzohet si “strehues kriminelësh” dhe dënohet me vdekje. U ekzekutua në Shkodër më 23.1.1947 para popullit. Kleriku tjetër Ndoc Suma u dënua me 30 vjet burgim të rëndë. U dënuan po ashtu bashkë me të edhe Ndrec Dodani dhe Pjetër Zef Gjoni.

20-Dom Dedë Maçaj (192–1947), (Dedë Gjet Gjonaj). Duke qenë ushtar, u akuzua “për përhapje parullash disfatiste, për marrje mesazhesh nga Vatikani, për mospëlqim të PKSH-së”, etj. Gjykata shënonte se kishte bërë “18 vjet shkollë për prift”. U gjykua së bashku me Rrok Gjurën që u dënua me 1 vit burgim. U pushkatua më 28.3.1947 në Përmet.

21-Atë Serafin Koda (1893-1947). U torturua dhe vdiq në hetuesi më 11.5.1947 në Shkodër.

22-Vëlla Gjon Pantalia (1887-1947). U arrestua në tetor 1946. U torturua shumë gjatë hetuesisë dhe vdiq në spital më 31.10.1947.

23-Imzot Frano Gjuraj (1893-1947). Arrestohet dhe torturohet rëndë. Pa dalë e gjyq e lirojnë. Nga plagët e rënda vdes dy muaj pas lirimit, më 20.11.1947. (Nuk figuron në listën zyrtare).

24-Atë Ciprian Nika (1900-1948).“Tregon armiqësinë kundër pushtetit popullor dhe kundra komunizmit”-shkruhet në një dokument të Sigurimit. U akuzua se gjoja mbante armë dhe dokumente propagandistike në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. U dënua me vdekje dhe në javën e parë të marsit 1948 u ekzekutua. Nuk është trashëguar procesverbal ekzekutimi. U dënua së bashku me Pal Dodajt (u dënua fillimisht me vdekje, por iu kthye në dënim të përjetshëm).

25-Imzot Frano Gjini (1886-1948).U gjykua së bashku me këto persona: Dom Nikoll Zef Deda, Patër Mati Prenushi, Patër Gjon Karma, Dom Tom Laca, ish deputeti Zef Kolë Haxhia, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Nikoll Shelqeti, Patër Mëhill Miraj, Zef Pllumi.
U akuzuan se kanë punuar “për ardhjen e fashizmit gjatë luftës, kanë punuar për fashistizimin e vendit, janë bërë agjentë të Gestapos, kanë luftuar partizanët, kanë zhvilluar agjitacion e propaganda kundër pushtetit”, etj, etj. U dënua me vdekje e u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër.

26-Atë Mati Prendushi (1887-1948). U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër.
(Së bashku me Frano Gjinin dhe Mati Prenushin është pushkatuar edhe Nikoll Zef Deda, i cili mungon në listën zyrtare).

27-Dom Anton Muzaj (1921-1948). Akuzohet si “nxitës i rinisë kundër pushtetit”. U torturua rëndë. Vdes prej torturash mbas hetuesie, në vitin 1948 në Shkodër.

28-Dom Anton Zogaj (1900-1949). U gjykua së bashku me Imzot Viçens Prenushin dhe Dom Pal Gjinin. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Durrës më 9.3.1948. U akuzuan “për faje kundra popullit e shtetit, për lidhje me grupet tradhtare, organizatën demokristiane, agjentët anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët reaksionarë katolikë”.

29-Dom Ejëll Deda (1917-1948). U akuzua se ishte pjesëtar i Bashkimit Shqiptar, por u arrestua në vitin 1947. U dënua me 10 burgim. Vdiq më 12.5.1948 në spitalin e burgut të Shkodrës, mbas torturash të rënda.

30-At Josif Papamihali (1912-1948). “Agjent i propagandës unite dhe armik i pushtetit popullor” – shkruhet në një dokument të Sigurimit. Arrestohet në v.1946. Akuzohet se propagandonte kundër të ashtuquajturit “pushtet popullor” se ishte në lidhje me UNRRA-n, etj dhe dënohet me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdiq në kampin nr.1 në Maliq më 26.10.1948.

31-Dom Dedë Plani (1889-1948). U arrestua në Koplik. U torturua shumë e nuk mund ta nxirrnin në gjyq. Vdiq në spital më 30.4.1948.

32-Dom Aleksandër Sirdani (1925-1948). U torturua mbyt së gjalli në ujërat e zeza në Koplik më 31.7.1948.

33-Dom Pjetër Çuni (?-1948). U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në ujërat e zeza në Koplik më 31.7.1948.

34-Imzot Gjergj Volaj (1905-1948). U akuza për pjesëmarrjen në kryengritjen e Postribës, por u arrestua disa muaj pas saj. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 3.2.1948 së bashku me Cin Serreqin, Bilbil Hajnin, Xhelal Hardollin dhe Dulo Kalin. (Nuk figuron në listën zyrtare).

35-Dom Nikoll Laskaj(1898-1948).U akuzua për “strehim kriminelësh” dhe u dënua me 2 vjet burgim e punë të detyruar.Vdes në kampin e Bedenit më 15.5.1948. vëllezërit mundën t’ia marrin trupin e ta varrosin në Mirditë. (Nuk figuron në listën zyrtare).

36-Dom Nikollë Shelqeti (1893-1948). U dënua me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në vitin 1948 në kampin e Bedenit në Kavajë. (Nuk figuron në listën zyrtare).

37-Patër Nikoll Zef Deda (1890-1948). U dënua me vdekje e u pushkatua më 11.3.1948 në Shkodër. (Nuk figuron në listën zyrtare).

38-Dom Mark Bicaj (1911-1949) (Mark Kolë Ndoji), (1911-1948). U dënua me 15 vjet burgim duke u akuzuar si “spiun i Jakomonit” dhe “për strehim kriminelësh”. Vdes në burgun e Shkodrës më 1948. (Nuk figuron në listën zyrtare).

39-Imzot Vinçenc Prenushi (1885-1949). U gjykua në vitin 1947 së bashku me Dom Anton Zogaj dhe Dom Pal Gjinin. U akuzuan “për faje kundra popullit e shtetit, për lidhje me grupet tradhtare, organizatën demokristiane, agjentët anglo-amerikanë, kriminelët e arratisur dhe gjithë klerikët reaksionarë katolikë”. Ndërroi jetë më 19.3.1949 në burgun e Durrësit.

40-Dom Jak Bushati (1890-1949). U akuzua se strehonte “kriminelët”. U torturua dhe vdiq në hetuesi më 12.9.1949 në Shkodër.

41-At Gaspër Suma (1897-1950). U arrestua më 1948. U akuzua se gjatë luftës “ishte vënë në shërbim të fashistëve” duke agjituar në dëm të komunistëve, ndërsa pas lufte ka bërë pjesë në “organizata fashiste”, “socialdemokrate” duke propaganduar kundër PKSH-së e pushtetit komunist. U dënua me 3 vjet burg e punë të detyruar. Vdiq në burgun e Shkodrës më 14.4.1950.

42-Rishtare stigmatine MariaTuci (1928-1950). U akuzua së bashku me Gegë Ndue Gjinin për “strehim kriminelësh” dhe u dënua me 3 vjet burgim e punë të detyruar, vendim i cili iu kthye 2 vjet me kusht. Arrestohet më 5.9.1950. Dënohet më 13.9.1950. Vdiq nga torturat më 24.10.1950.

43-Imzot Jul Bonati (1874-1951). Akuzohet për bashkëpunim me fashistët gjatë luftës dhe anglo-amerikanët e UNRRA-s pas lufte. U dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në çmendinë më 5.11.1951.

44-Patër Pal Doda (1880-1951).Ishte akuzuar së bashku me Ciprian Nikën për armët në kishë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Shkodrës më 5.9.1951. (Nuk figuron në listën zyrtare).

45-Dom Rrok Frisku (1892-1952).Të dhënat rreth tij janë të pakta. Është arrestuar në vitin 1947 në Mirditë, është dënuar me 12 vjet burgim e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit më 30.4.1952. (Nuk figuron në listën zyrtare).

46-Atë Karl Serreqi (1911-1954). Akuzohet “për strehim kriminelësh” dhe fillimisht dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet me burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit më 4.4.1954.

47-Patër Klement Miraj (1882-1956). Akuzohet se “mbante lidhje me gjermanët gjatë luftës”, se e ka paraqitur komunizmin “rrezik botëror”, etj. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me 20 vjet burg e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit 21.11.1956. (Nuk figuron në listën zyrtare).

48-Dom Ejell Kovaçi (1920-1958). U akuzua për lidhje me “spiunazhin e huaj”, me Pal Bib Mirakajn, “për terror”, etj. Më 13.11.1958 dënohet me vdekje dhe pushkatohet. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Nik Pepa, Angjelina Kovaçi (e motra), Dedë Marashi dhe Gjok Kola. (Nuk figuron në listën zyrtare).

49-Dom Dedë Malaj (1920-1959). U akuzua “për tradhti ndaj atdheut” (arratisje d.m.th.) dhe “agjitacion e propagandë. U pushkatua në breg të liqenit të Shkodrës më 12.5.1959. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. U dënua së bashku me shtetasit: Patër Konrat Gjolaj, Lazër Parubi, Gjon Parubi, Lulash Petali, Gjeto Budashaj dhe Lash Toni.

50-Dom Ndoc Suma (1887-1962). U dënua më 1946 me 30 vjet burgim i akuzuar “për strehim kriminelësh”. Vuaj 8 vjet burg dhe lirohet nga burgu në v.1954. Vdiq në vitin 1962 pas vuajtjesh të shumta. U dënua së bashku me shtetasit e tjerë: Luigj Prendushi (ekzekutuar), Ndrec Dodani dhe Pjetër Zef Gjoni. (Rasti për t’u diskutuar pasi ka vdekur 8 vjet pas daljes nga burgu).

51-Patër Rrok Gurashi (1894-1965). Arrestohet (disa muaj pas ngjarjes) në vitin 1947 i akuzuar për pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës. U dënuar me burg të përjetshëm e punë të detyruar. U lirua në vitin 1949, por u arrestua sërish në vitin 1956 duke u akuzuar si “agjent i zbulimit italian” dhe se kishte “dhënë informata” kundër Partisë së Punës dhe të ashtuquajturit “pushtet popullor”. U dënua me vdekje, pushkatim, por dënimi iu kthye nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me burg të përjetshëm. Vdes 1.1.1965 në burgun e Burrelit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

52-Dom Zef Bici (1919-1968).Akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë.
Dënohet së bashku me klerikët Mark Dushi, MarkDoshi, FranoIlija, Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn. Dënohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet më 10.5.1968. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

53-Mark Dushi (1920-1968),akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë.
Dënohet së bashku me klerikët Zef Bici, Mark Doshi, Frano Ilija, Gegë Luma dhe Alfonc Radovanin dhe Kolë Marlocajn. Dënohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet më 10.5.1968. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. (Nuk figuron në listën zyrtare).

54-Dom Marin Shkurti (1933-1969). Mundi të arratisej në Jugosllavi me 8 persona të tjerë, por jugosllavët e kthyen në Shqipëri. U dënua me vdekje dhe u pushkatua vitin mars 1969.

55-Dom Shtjefën Kurti (1898-1971). Dënohet me 20 vjet burg për krime kundër shtetit e për bashkëpunim me grupin e Sami Qeribashit. Lirohet më 2.3.1963 nga burgu i Burrelit. Arrestohet për herë të dytë në vitin 1970 në Gurzë të Krujës. Akuzohet për agjitacion e propagandë dhe sabotim. Në të vërtetë u dënua sepse pagëzoi një fëmijë. U pushkatua më 20.10.1971 në Tiranë. Nuk është gjetur procesverbali i ekzekutimit. Punëtori operativ i Sigurimit që i përgatiti dosjen sot merr pension suplementar nga shteti.

56-Dom Mikel Beltoja (Hil Gjoka) (1935-1974). U akuzua “për tradhti ndaj atdheut të mbetur në tentativë, për agjitacion e propagandë, kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të pushtetit dhe për mashtrim më shumë se një herë”. “Mashtrim” komunistët quanin pagëzimet që bënte kleriku i ndjerë. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 10.2.1974.

57-Dom Prekë Nikçi. Ka vdekur gjatë torturave në hetuesinë e Krujës më 15 mars 1974. Nuk ka të dhëna të tjera. (Nuk figuron në listën zyrtare).

58-Imzot Ernest Çoba (1913-1980). Arrestohet në vitin 1976 dhe një vit më pas dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për “strehim kriminelësh” shumë vite më parë, “për lidhje të fshehta me Vatikanin”, etj. U dënua së bashku me shtetasit: Lec Sahatçija, Kolë Toni dhe Zef Hardhija.
Vdes në spitalin e burgut Tiranë më 7.1.1980. (Nuk figuron në listën zyrtare).

59-Dom Mark Zef Doshi (Hasi) (1920-1981). Akuzohet për veprimtari spiunazhi dhe agjitacion e propagandë. U dënua me vdekje, por dënimi iu kthye me 25 vjet burg. Vdes në repartin 309 Ballsh 1.10.1981. (Nuk figuron në listën zyrtare).

60-Dom Anton Doçi (1915-1982). Dënohet në vitin 1971 me 10 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Arrestohet në kampin e punës së detyruar të Spaçit në vitin 1977 dhe dënohet me 10 vjet burgim të tjera për agjitacion e propagandë. Vdes në repartin 309 Ballsh 9 dhjetor 1982. (Nuk figuron në listën zyrtare).

61-Dom Lec Sahatçija (1906-1986). Arrestohet në vitin 1976 dhe një vit më pas dënohet me 25 vjet burgim. Akuzohej për “strehim kriminelësh” shumë vite më parë, “për lidhje të fshehta me Vatikanin”, etj. U dënua së bashku me shtetasit: Ernest Çobën, Kolë Toni dhe Zef Hardhija. Vdes në burgun e Zejmenit në Lezhë 4.4.1986.

62-Dom Kol Mark Gjinaj (1910-1987). Në vitin 1979 akuzohet “për agjitacion e propagandë e minim të pushtetit popullor”.Vdes në 16.3.1987, në moshën 77 vjeçare në burgun e Zejmenit.

63-Dom Pjetër Gruda (Gjeloshi) (1922-1989). Në vitin 1979 dënohet me 25 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Dënohet se bashku me Anton Nikën e David Lukën. Vdes i paralizuar në repartin 305 Sarandë më 13.1.1989 në moshën 67 vjeçare.

Shënim: Në listën zyrtare të shpallur bëjnë pjesë edhe persona që nuk janë klerikë. Këto janë:
-Qerim Sadiku (pushkatuar 4.3.1946) 27 vjeç, ngaVuthaj i Gucisë, i martuar me një fëmijë, ish rreshter xhandarmërie.
-Gjelosh Lulashi Bajraktari (pushkatuar 4.3.1946), 20 vjeç, nga Ndrecaj i Shoshit Dukagjin, ish oficer, ushtar në spitalin ushtarak.
-Fran Miraka (pushkatuar më 3.7.1946), 29 vjeç, nga Iballa e Pukës, tregtar.
Në rast se do pranohej si kriter që në listë të ishin persona që nuk kanë qenë klerikë, atëherë lista do ishte shumë më e gjatë.

Fotoja bashkëlidhur është e vitit 1974. Ekspozimi në popull i sendeve personale të Dom Mikel Beltosë, i cili pas pak javësh u pushkatua.
Nga Kastriot Dervishi.

Lagje të New Yorkut stolisen me flamuj kombëtar

No Comments Aktualitet Lajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan  po vazhdon traditën që në prag të festes së Flamurit edhe pse në kohë pandemie të vendo në sheshe të  ndryshme të New Yorkut flamuj kombëtar. Sot  në  Brooklyn NY dy aktivist te dalluar nga Plave Gucia , Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, përndryshe anëtar të Fondacionit Plavë Guci vendosen me qindra flamuj kombëtar ne rrugët dhe sheshet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo nisme ka vite që organizohet Këshilltari Bashkisë së New Yorku zt Mark Gjonaj i cili fillimisht këtë aktivitet e ka filluar vite më par ne lagje e sheshe të shumëta të Bronxit.

blob:https://www.facebook.com/9cc296b2-7b40-485e-b54c-a87a4e9860b1

Vendosja e flamujve në Bronx NY do të bëhet ditën e mërkure.

Burimi/Plava e Gucia Sot

Hyzri Salihu – 28 Nëntori i Shqiprisë Etnike

No Comments Argëtim Histori

Mardhëniet me rajonin dhe fuqitë e botës përcaktuan sipas rastit,herë zhvillimin e herë zhytjen në kriza të mëdha për shqiptarët.

Gjatë historisë së tyre shqiptarët të dënuar prej saj, nuk e kanë patur, ose e kanë patur shumë pak në dorë zhvillimin e tyre, ndërsa sot, në kushtet e reja gjeo-politiko, ekonomiko-shoqërore, koha punon për ta. Paqja e ballkanit por edhe e Evropës do të varet mjaft nga zgjidhja që do t’i jepet kësaj çështje.

Vetëm kur të bëhemi përgjithësisht të ndërgjegjshëm për pozitën tonë gjithëkombëtare, vetëm atëherë do të mund ta ndryshonim atë. Konjukturat ndërkombetare mvaren edhe nga trajtimi që ju bëhet çështjes shqiptare në Ballkan, kemi shembullin edhe në rastin e ndërhyrjes së NATO,së në Kosovë gjatë vitit 1999 .

Çuditërisht, klasës politike shqiptare i mungoi edhe në historinë tonë më të re vizioni historik, koncepti e strategjia e njësuar, si dhe programi kombëtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në kushtet e sotme politika zyrtare shqiptare ka afishuar filozofinë e integrimit evropian, që alternativisht, quhet edhe evropianizmin i Ballkanit. Çështjen tonë kombëtare, që sot është kryeçështje jona, pas së cilës nuk mund të ngelin prapa as ajo sociale e politike ku zgjidhja është e thjeshtë nuk ka nevojë të komplikohet, por të pranohet botërisht se shqiptarët janë copëtuar pa të drejtë. Të pranohet botërisht se kombi shqiptar ende nuk është liruar nga robëria shekullore, ende sllavo-rusët kanë pretendime ndaj tokave të Shqipërise. Të njihet e drejta e njeriut botërisht.

Fati i NATO,së patjetër është i lidhur ngushtë me fatin e Shqipërise. Historia po zhvillohet para syve tanë. Në qoftë se nuk arrijmë të ndikojmë në rrjedhën e saj, në qoftë se nuk arrijmë qoftë edhe vetëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, për domosdonë e zgjidhjes së drejtë të saj, do me thënë të zgjidhjes së saj mbi parimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës kombëtare e shtetërore në hapsirën tone etnike, si për një zgjidhje të vetme të drejtë, ndaj të qëndrueshme të saj, nesër nuk do të ishte e drejtë të akuzonim historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa e denuar edhe mungesën e gadishmërisë sonë.

Asnjëher nuk kemi patur më shumë të mira se sa sot në të gjitha e sferat e jetës sociale kulturore e sportive, pa e harruar edhe ajkën e intelektualëve andej, dhe këndej kufijve të shqipërisë së shqiptarëve. Mund të trumbetojmë për vlera të ndryshme në Demokraci, gjuha duhet ta përcaktojë ndryshimin e veprimit, çështja shqiptarë është sikurse Dielli.

Njerëzit që ecët e mendje e vepra deri më sot duhet ta kuptojmë se e tejkalon edhe Oqeanin në Mërgatën shqiptare,në dekada e procese . Ndërsa për ndokënd që nuk e kupton këtë shkëlqim është sikurse Hëna edhe ajo shëndrit por e merrë dritën nga Dielli! Po ta shikojmë sot tokën e shqiptarëve në gjithë hapsirën e tyre etnike, gjeografikisht e kemi fjalën nga lartë, me datën 28 Nëntor, ajo shihet kuq e zi, kudo shqiptarët flasin e mendojnë Shqip. Në këtë datë njësohet kombi dhe rilindë e përtërihet nervi atëdhetar për të reaguar si tërësi, këto janë shenja që ne ishim dhe jemi Një. Kur jemi një e kemi një datë dhe një zë që ndihet më fuqishëm.

Shqipëria Etnike do të Bëhet .

Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
25.11.2020

Burimi/Facebook

Bardhyl Mahmuti – KOSOVË, MOS GABO!

No Comments Lajme Opinion

Me rastin e fillimit të rigjykimit të Sadri Ramabajës

KOSOVË, MOS GABO!

Vendi i Sadri Ramabajës është në katedrat universitare e jo në burg!

Të dashur miq,

Kur u arrestua veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare, Sadri Ramabaja, më pyetën se çka mendoja rreth këtij rasti. Në një shkrim timin, të publikuar në shumë portale të Kosovës, shpreha bindjen e plotë për pafajësinë e tij. Madje kërkova publikisht nga të gjithë miqtë që e njohin Sadriun të dëshmojnë për këtë pafajësi. Fatkeqësisht, ata që kanë sajuar dosjen kundër Sadri Ramabajës penguan institucionet e drejtësisë që të ftohesha si dëshmitar në mbështetje të një të pafajshmi dhe në ndihmë të drejtësisë që të mos bëjë gabim të rëndë duke dënuar një të pafajshëm.

Sot kur po fillon rigjykimi i Sadri Ramabajës, po e publikoj shkrimin e asaj kohe dhe i përsëris të njëjtat qëndrime që kam pasur rreth pafajësisë së tij!

Shkrimi i plotë:
“ Vendi i Sadri Ramabajës është në katedrat universitare e jo në burg!

Të dashur miq
Para disa ditësh më pyeti një mik se çka mendoj për rastin e Sadri Ramabajës, që po mbahet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.

I tregova se kam mendim shumë të mirë për të qoftë si intelektual, qoftë si veprimtar politik që ka kontribuar shumë për lirinë e Kosovës.

Më ka ardhur shumë keq që ka ra në gjendje financiare jo të mirë, gjendje që e ka shtrënguar të bëje redaktimin e librit që mban emrin të Murat Jasharit, e që nuk e di se kush ia ka shkruar.

Duke i njohur edhe Sadriun edhe Muratin qe afro tri dekada, kam bindjen e plotë se përveç redaktimit të këtij libri, Sadri Ramabajën nuk e lidhë asgjë me Murat Jasharin.
Të gjithë ata që e njohin mirë Murat Jasharin, janë të bindur se kemi të bëjmë me një person që ka probleme të rënda shëndetësore dhe se ai ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Nuk e di se si janë zhvilluar hetimet lidhur me Sadriun, por nëse ndonjë deklaratë e Muratit ka shërbyer si dëshmi, atëherë e them publikisht se është gabim shumë i rëndë dhe një gjë e tillë njollos drejtësinë e cilitdo vend që merr seriozisht deklaratat e një personi të sëmurë.

Kur flas për sëmundjen e Murat Jasharit nuk bazohem në thash e thëna. Në vitin 2012 Murati kishte ikur nga spitali dhe u takuam për një kafe. Më njoftoi për situatën shëndetësore dhe u ankua në “shokët që e kishin lënë në lloç”. Që nga ajo kohë nuk e kam takuar, por miqtë e përbashkët më kanë njoftuar se gjendja e tij shëndetësore ka shkuar duke u përkeqësuar.

Është turp për të gjithë ata që kanë manipuluar me një ish-veprimtar, të cilit shëndeti ia ka dëmtuar aftësitë për të gjykuar drejtë. Por do të jetë turp edhe më i madh nëse nuk e ndihmojmë drejtësinë e Kosovës që të mos bëjë gabimin e rëndë të mbajë prapa grilave Sadri Ramabajën për arsye të një redaktimi të librit apo një takimi në një kafene.

Kam bindjen e plotë se Sadri Ramabaja është i pastër dhe nuk i besoj pretendimeve se gjoja ka qenë i implikuar në projekte për të eliminuar personalitete publike në Kosovë. Sadri Ramabaja është një intelektual që mospajtimet e veta i shpreh qoftë përmes mendimit të vet kritik, qoftë përmes formave tjera të pa dhunshme.

Vendi i Sadri Ramabajës është në katedrat universitare e jo në burg!

Lus të gjithë miqtë që kanë mundësi të hedhin dritë në pafajësinë e Sadriut ta bëjnë sa më parë me qëllim që drejtësia e Kosovës të mos bëjë gabim të turpshëm: të dënojë edhe një njeri të pafajshëm!

Lus mbrojtjen e Sadri Ramabajës që deklaratën timen t’ua përcjellë autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, të ngarkuar me lëndën e Sadri Ramabajës.

Burimi/Facebook

Kolosët e Mijëvjeçarëve – “Themeltarët” e Identitetit Kombëtar!

No Comments Argëtim Histori

Senad Guraziu – Ars Poetica, Qershor 2016

Ne lexuesit e thjeshtë, “johistorianët”, kureshtarët, që ndonjëherë zbresim bodrumeve plot pluhur e merimanga të historisë, shpesh gjejmë gjëra që na bëjnë përshtypje, që na “intrigojnë”. S’është për t’u çuditur se dhe lexuesit e zakonshëm i kanë arsyet e veta të bodrumeve, pakashumë njësoj siç i kanë dhe historianët. Për fat të mirë aty-këtu kronikat e historisë na servirin gjërash sadopak interesante, dhe hooop na ngjallet kureshtja. Përndryshe të dyja palët do mërziteshin, tekniciteti tekstual, kronikat shterpe, pasaktësitë dhe falsiteti i historisë dinë t’jenë tepër të mërzitshme, aq monotone… s’do ia vlente as mundi i leximit.

Më tepër si frymëzim, në formën e një paralelizimi të shkurtër, ka me vite sikur doja t’i them dy-tri fjalë për heroin tonë kombëtar, për Skënderbeun dhe për heroin e dikurshëm germanik, Arminius (në gjermanishten e sotme, Herman), çliruesin e “Germania”, rezistuesin e shquar të perandorisë më të fuqishme të kohës, të perandorisë Romake. Rezistenca e tij do ta turpëronte atë makinën ushtarake të Romës së pandalshme, suksesi i tij “strategjik” sikur do ta definonte rezistencën germanike për shekuj me radhë.
Mirëpo, hëpërhë – dhe pastaj sikur s’më bëhej puna, gjërat shkisnin në harresë. Thjesht ca fjalë pra, ca “vija të trasha” – nëse eventualisht t’më përvidhet ndonjë gabim, le t’më korrigjojnë historianët 🙂

Anise ka një “boshllëk” gjigant kohor, ose largësi prej aq shumë shekujsh mes tyre, është mjaft interesant “fati identik” i këtyre dy kolosëve, i strategëve të pashoq të luftës. U dalluan si shembuj nga më të lavdishmit e historisë, në qiellin e historisë shndritën si yje të rezistencës së pakompromis dhe të luftës për lirinë e popujve të tyre. Në rrethana fare të ndryshme historike por që të dy u moren peng, që të dy u internuan diku larg, që të dy u shkolluan dhe u bënë oficerë të dalluar, që të dy i dëshmuan aftësitë e tyre në rolet pararendëse (testuese), që të dy morën pjesë nëpër kampanja të luftës diku “larg” në tokat e Ballkanit, që të dy e “tradhtuan” tutorin (armikun – sulltanin a perandorin), që të dy u kthyen në gjirin e popujve të vet, që të dy e fituan respektin e prijatarëve të fiseve e të princave, që të dy u mishëruan për organizimin dhe për bashkimin e fiseve-principatave, që të dy ia dolën dhe u fuqizuan “ligash”, aleancash e marrëveshjesh, që të dy u dalluan për udhëheqje, për vizion e për vendime strategjike, që të dy u vunë në ballë të rezistencës, që të dy u tradhtuan nga radhët e veta, që të dy luftuan dhe korren fitore në beteja vendimtare, që të dy prej kolosë epikë sikur i vunë gurët e parë, jo figurativisht por me plotkuptimin e fjalës, në themelet e identiteve kombëtare… etj.

Në rastin e Arminius fjala është për intervalin historik andej-e-këndej pragut të “erës sonë” (realisht s’është se qe “këputur” ndonjëherë linja e kohës, përveç se me “gjuhën” e numrave në kokën tonë), pra për t’u orientuar sadopak – rreth 2 dekada përpara, dhe menjëherë 2-3 dekada pas asaj “0” – zeros imagjinare. Ndërsa “koha” e Skënderbeut, siç e dimë do vinte rreth 14 a 15 shekuj më vonë.

Skënderbeu u nda nga familja që në fëmijëri, ose tepër i ri, qe dorëzuar peng nga babai i vet, të tilla pengmarrje ishin “kushte” të vazalitetit, imponuar nga perandoria e fuqishme e asaj kohe. Të njëjtin fat e pati “përjetuar” dhe Arminius. Njëjtë sikur dhe Gjergji, edhe djaloshi Arminius do dorëzohej peng në duar të romakëve, për t’u nisur në rrugën e gjatë të mallit e të pikëllimit, drejt “qendrës së botës”, drejt Romës së largët. Edhe Skënderbeu edhe Arminius ishin me prejardhje “fisnike”.

Paçka se në kohën e Arminius fjala ishte për rreth pesëdhjetë fise “barbare” germanike. Në krahasim me qytetërimin romak, historianët sikur lirisht shprehen të “jocivilizuara”, pa kështjellash e pa ndonjë organizim të mirëfilltë komunitetesh në qytete. Bërthamat urbane të fisit Kerusk, nga ku vinte Arminius, por dhe të fiseve të tjera, ishin thjesht ca kasollesh. Krahasuar me qytetërimin e perandorisë, jeta e fiseve germanike atëbotë ishte primitive. Mirëpo fiset do ta administronin jetën dhe aktivitetet kolektive me kodet e traditat e tyre. Babai i Arminius ishte diç si kreu i fisit, një dikush që printe dhe që e gëzonte respektin nga të gjithë.

Sa i përket pengmarrjes, Perandoria Romake operonte me të njëjtat motive, sikur dhe ajo e mëvonshmja, Perandoria Osmane. Aq shumë shekuj përpara se të “aktualizohej” historia otomane, ajo e Romës i mblidhte të rinjtë nëpër provincat e paskajshme perandorake sipas logjikës me dy “arsye” bazike. E para – sigurohej “lojaliteti” i babait, qoftë ndonjë baba i zakonshëm, qoftë princ a fisnik. Dhe e dyta – duke i rritur, duke i edukuar e stërvitur për aq gjatë, ishte supozuar që trimat e rinj të asimiloheshin në “romakë” të vërtetë. Ata mund t’kishin prejardhje “tjetër” por ata do t’mendonin, flisnin e vepronin me “gjuhën e re”, me zemrën e re. Zemra e tyre thjesht do adaptohej me identitetin e ri fizik dhe psikologjik.

Dhe pothuaj gjithmonë, në të shumtën e rasteve nuk ndodhte ndryshe por pikërisht sipas “logjikës” së Romës. Me shekuj Roma i pati trajnuar e konvertuar në “romakë” panumër çunash, mbledhur nga të gjitha skajet e perandorisë. Në kohën e Arminius sikur nuk i dihej fundi a kufiri, ishte thjesht një entitet gjeografik i paskajshëm.
Pra “logjika” e thjeshtë romake, në thelb s’kishte asgjë më “ndryshe” nga ajo Osmane, e fuqizuar shumë shekuj më mbrapa, më gjatë se një mijëvjeçar më vonë.

Germania – Terra Incognita

Historia thotë se Arminius lindi në vitin 18 ose 17 pes. U mor peng nga romakët, si djalë i kreut të fisit Kerusk (babai quhej Segimerus – gjerm. e sotme: Segimer) dhe u trajnua për t’u bërë komandant në radhët e ushtrisë romake. Rininë e kaloi në Romë, ku dhe do pajisej me edukatën ushtarake si dhe me “qytetarinë” romake. Më vonë, e thënë me terma relativë, do ishte 1 dekadë e vetme (nga viti 9 deri 21 kur do vdiste), dhe Arminius do ta ndryshonte “kursin” e historisë përgjithmonë.

Sikur dhe Gjergj Kastrioti që u bë një “beik” (sipas turqishtes së re: bey), edhe Arminius do ta gëzonte statusin e “kalorësit”, ose statusin kalorsiak (në kohën e Romës një rang fisnik më i ulët). Sipas termave të Romës, rang më i ulët i fisnikërisë, por për 25-vjeçarin Arminius ishte i mjaftueshëm që në vitin 9 (të erës sonë) ta përpilonte dhe t’ia sillte Gjeneralit Varus një raport të rrejshëm për rebelime dhe kryengritje në veri të “Germania”. Ai e bindi atë që të devijonte me tre legjionet nën komandën e tij, për ta shtypur kryengritjen.

Gjenerali romak qe pajtuar dhe trupat e tij në fakt marshuan drejt e në kurthin e Arminius, të cilin ai e kishte organizuar duke i bërë bashkë fisin e vet Kerusk, dhe të paktën pesë fise tjera germanike. Trimat “barbarë” do t’sulmonin furishëm dhe do ta asgjësonin tërë ushtrinë romake, e cila përbëhej nga tre legjione dhe nga shtesa prej batalionesh kalorsiake, sikur dhe nga trupa e njësi tjera ndihmëse (mbi 20.000 ushtarë gjithsej). Kur humbja veç ishte e sigurt, Gjenerali Varus do t’bënte vetëvrasje duke rënë mbi shpatën e tij. Fitorja e Arminius dhe tragjedia e ushtrisë romake është e njohur si “Beteja e Pyjeve Teutburg”.

Sipas ekspertëve asgjësimi ose shkatërrimi i tre legjioneve të tëra, si ushtri profesionale e perandorisë, me oficerë dhe me armatimet më të avancuara të kohës, ishte mrekullia vetë. Nga ana tjetër, për Romën ishte njëra nga humbjet më të mëdha dhe më të turpshme që perandoria ka pësuar ndonjëherë në historinë e vet. Fitorja e Arminius sikur do ta përcaktonte fuqinë kulmore të rezistencës germanike, për shekuj me radhë. Me fitoren e tij, përpjekjet romake për t’i pushtuar tokat e Germania sikur qenë “vulosur” të dështonin përgjithmonë. Edhe pse romakët do ia dilnin ta thyenin aleancën germanike të sjellur në jetë nga Arminiusi.

Bazuar në kronikat e Tacitus, ndërmjet viteve 14 e 16 Roma do ndërmerrte disa herë operacione ushtarake në Germania, nën komandën e Gjeneralit Germanicus (nipi i perandorit Tiberius – si dhe babai i perandorit të mëvonshëm, Kaligula). Ushtria romake do korrte fitore dy herë ndaj forcave të Arminius. Aleanca e fiseve të Germania do luhatej, Arminius do t’përballej me kundërshti nga udhëheqës ndër radhët e vetë fisit Kerusk, por dhe të udhëheqësve të tjerë të fiseve germanike pro-romake.

Po ashtu, thuhet se Thusnelda, gruaja e Arminius qenkësh rrëmbyer nga romakët, mbajtur peng ndoshta nga vetë komandanti Germanicus. Rrëmbimi i Thusnelda paska ndodhur në vitin 15. Pra kohë tejet të vështira për trimin Arminius, presion i madh psikologjik. Qëkur ai dhe vetë e pati rrëmbyer të dashurën, të martohej me të (meqë babai i saj, princi Segestes paskësh menduar që vajza të martohej me dike tjetër). Ashtu në robëri, e mbajtur peng nga romakët, Thusnelda do ta lindte dhe djalin e tyre të vetëm.

Mirëpo në vitin 19, komandanti romak do vdiste në rrethana të paqarta, sipas kronistit Tacitus atëbotë mjaft njerëz paskan besuar që Germanicus t’jetë helmuar nga rivalëria ose kundërshtarët (ndër radhët romake). Vetëm 2 vite pas vdekjes së komandantit romak, në v. 21 do vritej dhe Arminius. Derisa për rrethanat e vdekjes së gjeneralit romak Tacitus s’ka “siguri” faktike, për prijësin Arminius thotë se edhe ky qenkësh vrarë nga rivalët (brenda fisit të vet, Kerusk), të cilët mendonin se “po bëhej tepër i fuqishëm”.

Disfatën e Romës, humbjen e Gjeneralit Varius në Teutburg, historianët e konsiderojnë si “humbja më e madhe që Roma ka pësuar ndonjëherë në historinë e vet”, dhe “Beteja e Teutburg” konsiderohet si një nga betejat më vendimtare në histori. Fitorja e Arminius kundër legjioneve romake do ta kishte një efekt shumë të gjerë në historinë e mëvonshme. Romakët sikur qenë “pajtuar” se Germania dhe pyjet e saj të paskajshme ishin thjesht “terra incognita”, sikur matanë lumit Rajna s’ia vlente t’bëhej përpjekje për ta pushtuar, për ta mbajtur nën kontroll… atë që njihej si “Germania”.

Mirëpo historianët po ashtu sugjerojnë se Arminius nuk ishte arsyeja e vetme për ndryshimin e kursit politik të Romës (për lënien “rehat” të Germania). Politika e “brendshme” romake gjithashtu ka luajtur rol, ose ishte një faktor i rëndësishëm; perandorët romakë jo aq shpesh mund t’ia besonin një ushtri të madhe ndonjë rivali të mundshëm politik. Me sukseset ushtarake vinte dhe fama e popullariteti politik… Shkurt, ruana zot nga ushtarakët e suksesshëm dhe ambicioz 🙂

Tacitus (në Annales II, 88) shkruan – “Arminius, padyshim çlirimtari i Germania, i cili e sfidoi Romen, jo në fillimet e fuqisë së saj, si mbretërit e udhëheqësit e tjerë, por në kulmin e fuqisë perandorake…”.

[ ngjitur: Germania, si personifikim i unitetit të kombit gjerman, Arminius, Thusnelda e pafat, gjenerali romak Germanicus, disa piktura si alegori artistike – SG Ars Poetica, Q 2016 ]
  1. Philipp Veit (1793-1877) – Germania, 1834-36
  2. Philipp Veit (1793-1877) – Germania, 1848 (Version)
  3. Hermann Wislicenus – Germania, 1873
  4. Friedrich August von Kaulbach (1850-1920) – Germania, 1914
  5. Johannes Gehrts (1855-1921) – Arminius i thotë lamtumirën gruas së vet, Thusnelda, 1884
  6. Nicolas Poussin (1594-1665) – Vdekja e Germanicus, 1627
  7. Karl von Piloty (1826-1886) – Thusnelda në Procesionin Triumfal të Germanicus, 1873
  8. Johann Friedrich Overbeck (1789-1869) – Italia dhe Germania, 1811-28
  9. Perandoria Romake ~ v. 20 (të erës sonë), ~ rreth vdekjes së Germanicus (v. 19) , dhe të Arminius (v. 21)

Burimi/Facebook

Vasel Gilaj – NJE VIT NGA TRAGJEDIA

No Comments Aktualitet Lajme

Një vit nga tërmeti në Thumanë që mori jetën e 51 personave

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore.
Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetë 51 persona, u lënduan 913 të tjerë e po ashtu u prekën edhe plotë 202 mijë persona në disa bashki.
Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga “Livoçi i Epërm” Gjilanit, Shemsedin e Isa Abazi të cilët humbën jetën tragjikisht nënë gërrmadhat e njërit nga hotelet që u shembe atë ditë.
Një vit më parë gjithçka aty u rrënua. Thumana u kthy në një vend “fantazmë”.
Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishin pamjet që mund t’i kapte syri nga kjo tragjedi.
Tenda të shumta u vendosën përreth që të paktën të moshuar e fëmijë të strehoheshin aty.
Nënë rrënojat e pallateve njerëzit luftonin mes jetës e vdekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.
Solidariteti i vëllezërve, fqinjve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.
Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.
Gjurmët e nate të 26 nëntorit të vitit të kaluar janë në kujtesën e kujtdo, që sot pas një viti kujton se jeta dhe vdekja ndahen me pak sekonda.

Burimi/Facebook

Muhamed B. Sytari – Ky është Islami, këta jemi ne!

No Comments Lajme Opinion

Po dëgjoja me kënaqësi e nostalgji një ligjëratë të mbajtur në nëntor të vitit 2016 në Damask, nga dijetari dhe edukatori i urtë, Hafizi i Kuranit dhe i Hadithit, Shejkh Naim El-Arksusi, imam dhe hatib i xhamisë “El-Iman”, bashkëpunëtor i ngushtë i Shejkh Shuajb Arnautit, rahmet pastë.

Ligjërata përqendrohej tek modeli i tolerancës së muslimanëve në histori. Natyrshëm, jo i atij modeli anemik, pa ngjyrë, erë e shije, që shpeshherë, qarqe të caktuara përpiqen të na prezantojnë edhe në vendin tonë, nëpërmjet tryezave, tribunave e konferencave pa taban e dinjitet, por toleranca e shëndoshë që buron në Kuran, Hadith dhe në shembullin praktik të njerëzve me dinjitet e krenari islame përgjatë shekujve, sot e deri në ditën e fundit mbi këtë gjithësi.

Në fund të ligjëratës së tij, Hoxha i dashur i drejtohet me një mesazh të urtë sirianëve të shpërngulur në Evropë, për shkak të ndodhive mesjetare që kanë kapluar ato vende të shenjta, sot në mesjetën e shpirtit dhe ndërgjegjes së sëmurë njerëzore.

Këshillat e këtij mesazhi, kam dëshirë t’i ndaj me ju:

“A e shihni, o vëllezër, tolerancën e muslimanëve përgjatë historisë, gjë për të cilën dëshmojnë edhe shkrimet e vetë perëndimorëve!

Sepse kjo është cilësi e muslimanit me muslimanin dhe me jomuslimanin! Ajetet kuranore dhe hadithet profetike na e obligojnë këtë, na nxisin drejt saj. Dhe, ja muslimanët, që i zbatuan këto porosi përgjatë shekujve!

Prandaj, me këtë rast, i drejtohemi atyre që kanë emigruar drejt Evropës dhe u themi: Ju jeni ambasadorët e fesë suaj në vendet e Evropës! Ju jeni ambasadorë të vendeve tuaja, prandaj ruajeni moralin e Islamit!

Silluni me njerëzit atje me mirësinë e moralit islam! Tregojuni atyre mirësjelljen e Islamit; të vërtetën në fjalë, besën, përsosmërinë në vepra, nderin, sinqeritetin në punë!

Ruajuni që të dalë prej jush ndonjë fjalë a sjellje, që e dëmton imazhin rrezatues të Islamit! Ruajuni, mos të veproni ndonjë vepër, që i atribuon fesë suaj akuza e dyshime!

Bëhuni thirrës drejt kësaj feje, me moralin tuaj të lartë, me ruajtjen e amanetit, me pastërtinë tuaj, me dlirësinë tuaj, me largimin nga gjynahet dhe prapësitë, me distancimin nga të ushqyerit me pasuri harami!

Bëhuni thirrës drejt kësaj feje duke mos u zhytur me të devijuarit, me praktikimin e rregullave të fesë suaj, që i dini shumë mirë!

Ruajuni, mos të paragjykohet kjo fé e madhnueshme nga veprat tuaja!

Kjo është e vërteta e Islamit tonë, që duhet ta praktikojmë në realitetet tona, në mënyrë që krejt njerëzit ta dijnë se çfarë është Islami: ‘Ne nuk të kemi dërguar ty, (o Muhammed), veçse mëshirë për mbarë botët’.”

Kjo është Siria me elitat e saj, (edhe në ditët e greminave dhe shkatërrimeve të pashembullta), ky është Islami ynë, sot e përherë, këta jemi ne!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 26 nëntor 2020

(Ripost i përmirësuar, nga 26/11/2016)

Burimi/Facebook

Këngëtari që vuri modelin e interpretimit shqiptar në Kosovë

No Comments Argëtim Histori

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, 23 Nëntor, 2020, qyteti i Gjakovës, mbarë Kosova e Shqipëria mbeti pa këngëtarin e njohur gjakovar Ismet Peja.

Fotografia e Behar Arllati


Ismet Peja u lind në një familje ku pothuaj të gjithë merreshin me këndim, me 27 prill të vitit 1937. Babai i tij Musa Peja ishte këngëtar i njohur i kohës së Ymer Rizës, një tenor akut, ndërkohë që vëllezërit e tij Qamil dhe Ismail Peja poashtu shquheshin për zëra shumë të bukur si dhe për sensin e lartë që kishin për interpretimin e këngës tradicionale popullore qytetare. Shkollën fillore e kryen në vendlindje dhe pikërisht në këtë kohë u hap dhe Gjimnazi i Gjakovës, ndaj Ismet Peja bëhet një nga nxënësit e gjeneratës së parë të këtij institucioni shkollor. Pas kryerjes së gjimnazit vendoset në Sarajevë ku fillon studimet për drejtësi në Universitetin e Sarajevës, por krahas këtyre studimeve, fillon studimet dhe në Akademinë e Muzikës po në Sarajevë, drejtimi i kantos, tek prof. Bruno Shpiler. Në Sarajevë qëndron vetëm 18 muaj pasi, për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet t’i lë njëherë e përgjithmonë këto studime.

Fotografia e Behar Arllati


Inçizimet e para i bën në Radio Prishtinën e atëhershme dhe pikërisht me këngët “Kah dera të erdha” të Mazllum Myezinit dhe “K’ndo o zog i malit” të Qamilit të Vogël në vitin 1954 nën kujdesin e kompozitorëve dhe krijuesve të njohur Rexho Mulliqi dhe Lorenc Antoni. Në vitin 1959 punësohet si këngëtar në Radio Prishtinë, por shumë shpejt e ndërpret punën për t’u kthyer në vendlindje.
Pas kthimit në Gjakovë fillon punën si mësues në shkollën “Zef Lush Marku” të fshatit Brekoc bashkë me muzikantë tjerë si Asllan Kryeziu, Avni Zherka, Nazim Dylatahu, etj. Dhe, pikërisht në këtë shkollë, nga këta muzikantë me Ismet Pejën në krye, del iniciativa për formimin e një shoqërie muzikore. Shoqëria formohet, porse shumë shpejt shpërbëhet ngase pak kohë më vonë do të themelohej shoqëria muzikore “Hajdar Dushi”. Kështu, bashkë me Mazllum Mejzinin, Zekri Çarkaxhiun dhe shokë të tjerë të grupit, themeluan shoqërinë “Hajdar Dushi” në Gjakovë, në vitin 1962.

Fotografia e Behar Arllati


Një nga regjistrimet më të rëndësishme të tij janë ato që Ismet Peja bashkë me këngëtarë të tjerë të mëdhenj, si: Qamili i Vogël, Gani Grubi, Gonxhe Manaqi, Nexhmije Pagarusha, Hanife Sejfullah Reçani, Mazllum Mejzini, Shahindere Bërlajolli, Nazife Dylatahu, Sekine Lamaxhema, Dueti Shiroka, Halim Keca, Shaban Stafaj, Toni Antoni, Emrije koci, Ajrulla Emini, Sami Ibrahimi, Ismet Veseli, Isa Krasniqi, Maksut Dehari etj., që i bëri në Radio Shkupi në vitet 1962-1966. Pas vitit 1966 pasuan regjistrimet në disqe të shtëpisë diskografike “Jugoton” të Zagrebit bashkë me këngëtarët e njohur Qamili i Vogël, Mazllum Mejzini, Nazim Dylatahu, Idriz Dhomi, Njazi Nikoliqi, Gonxhe Qaushi etj. që mbeten edhe sot e kësaj dite regjistrime model për shqiptarët jo vetëm të Kosovës.
Ka marrë pjesë në shumë festivale si “Akordet e Kosovës” , “Gjakova”, “Zambaku i Prizrenit”, etj. ku ka marrë çmime të shumta. Ka kënduar në shumë skena të shteteve të Evropës dhe ShBA. Pa dyshim Ismet Peja paraqet modelin e këngëtarit tipik ideal, pothuaj për të gjitha këngët qytetare. Mjeshtër i ahengut gjakovar që nga vitet ’70-ta e këtej. Bashkë me Njazi Nikoliqin (1937-1999), një kohë të gjatë ka qenë duet i pandarë, deri me vdekjen e këtij të fundit.
Ismet Peja kishte aftësinë që të përshtatej me melosin e këngëve të pothuaj çdo treve shqiptare. Ai me shumë sukses interpretoi këngët gjakovare, beratase, shkodrane, tiranase, elbasanase, korçare, vlonjate, kolonjare, kavajase, krutane por dhe këngë në gjuhë të tjera, si: serbe, kroate, sllovene, maqedone, turke etj. kryesisht të popujve që jetonin në ish-RSFJ-në e dikurshme. Kështu, ai interpretoi bukur këngët e Qamilit të Vogël, Mazllum Mejzinit, Iuf Myzyrit, Muharrem Gurrës, Mustafa Budinit, Aleksandër Konstandin Josifit-Leksi i Vinit, Palokë Kurtit, Ndrekë Voglit, Paulin Palit, Mehmet Ali Vrionit, Hasan Prezës, Karlo Palit, Sheuqet Krujës, Markut të Kranjanes, Hilës së Files, Shtjefën Jakovës-Jakov Qorrit, Sabah Bytyqit, Muharrem Xhedikut, Xhet Bebetit etj.
Ka kënduar bashkë me Mazllum Mejzinin, Qamilin e Vogël dhe një dyzinë këngëtarësh të tjerë, qoftë gjakovarë, qoftë nga qytetet tjera. Po ashtu ka xhiruar katër video-kaseta me titullin “Sofra gjakovare” në vitet e tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Nuk ka Festival ku Ismet Peja nuk është shpërblyer me çmime të ndryshme si këngëtari me zë brilant. Kudo ku ka interpretuar ka lënë mbresa të thella për interpretimet e tij. Nuk njihet ndonjë ngjarje e rëndësishme ku nuk ka interpretuar Ismet Peja gjithmonë me sukses maksimal. Karriera e tij mbi 60 vjeçare në skenë është shoqëruar me suksese të shumta që vështirë të përmenden të gjitha.
Ka marrë me dhjetëra e qindra mirënjohje. Në vitin 1991, në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër i jepet Çmimi i Nderit bashkë me këngëtarin tjetër Esat Bicurri. Ka të inçizuara në studio mbi 300 këngë.
Të shkruash për Ismet Pejën është shumë e vështirë dhe kërkon një kohë shumë më të gjatë pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një interpretues të zakonshëm. Me vdekjen e tij Gjakova, Kosova dhe shqiptarët kudo ku janë, humbi një këngëtar që ishte i padiskutueshëm, i mirëfilltë, shumë të veçantë dhe një zë brilant që jo shpesh vjen në jetë. Skena shqiptare humbi një nga përfaqësuesit më të denjë të këngës së mirëfilltë shqipe.
Edhepse Ismet Peja u largua nga kjo botë, ai la pas vetes qindra këngë, regjistrime në studio, regjistrime private, video regjistrime, video-klipe etj. Ai poashtu la pas vetes vajzën Vigjinën dhe dy djemtë Vegimin e Visarin që poashtu janë marrë dhe merren akoma me këndimin dhe këngën. Ismet Peja la pas vetes një trashëgimi për lakmi, një trashëgimi që vështirë se do të përsëritet ndonjëherë nga cilido këngëtar për shkak të asaj që ka bërë dhe kohës kur e ka bërë.
Një gjë është e sigurt. Ashtu sikurse ka ndodhur me bartësit e tjerë të traditës gjakovare Hamëz Kovaçi-Çarkaxhiu, Ramadan Ganga, Din Bakija, Ymer Riza, Ymer Tullumi, Myftar Gjoki-Qaushi, Halim Sahatçiu, Malush Halilaga-Stublla, Qamili i Vogël, Mazllum Mejzini, Hasan Katona, Muhamet-Met Godeni e të tjerë, do të kujtohet gjithmonë sa të ekzistojë kënga gjakovare, derisa të ekzistojë kënga e bukur shqipe.

Burimi/Facebook- Behar Arllati

Lajm fantastik, mbështetësi i madh i Kosovës pritet të jetë sekretar i shtetit në SHBA

No Comments Lajme Opinion

Nga Halil Geci
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet ta emërojë Antony Blinken në një nga rolet kryesore të SHBA-së në skenën e politikës globale.

Blinken, që pritet të nominohet nga Biden për sekretar të shtetit, kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte i angazhuar specifikisht në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Se sa e njeh Kosovën dhe problemet e saj, Blinken ka treguar edhe kur nuk ka qenë në ndonjë pozitë shumë të rëndësishme në SHBA. Për shembull, në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.

Në vitin pasues, ai i ishte gëzuar suksesit të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, që e kishte fituar medaljen e artë në lojërat olimpike në Rio.

“Në lojërat e tyre të parë Olimpike, urime për Kosovën për fitimin e të artës në xhudo në Rio2016”, kishte shkruar Blinken.

Ata që e njohin mirë Blinken, këmbëngulin se angazhimi i tij për të drejtat e njeriut është i vërtetë dhe i rrënjosur në përvojën e tij të gjatë. Ai është po ashtu njerku i një të mbijetuari të Holokaustit dhe kishte punuar në Shtëpinë e Bardhë edhe për ndërhyrjen e SHBA-së në Bosnjë.

Si një internacionalist i lindur, Blinken do të kërkojë t’i qetësojë nervat e lodhur të aleatëve perëndimorë, shkruan The Guardian. Pasi të dielën në mbrëmje për herë të parë dolën raportime të mediave se Antony Blinken do të jetë sekretar i shtetit në SHBA gjatë administratës së Bidenit, një intervistë e veçantë nga e kaluara e tij filloi të qarkullonte në mediat sociale.

“Të gjithë kemi diçka për të mësuar dhe për të fituar nga njëri-tjetri edhe kur në fillim nuk duket se kemi shumë gjëra të përbashkëta”, thoshte Blinken.

Pas katër vitesh të një administrate që i ka ndarë fëmijët migrantë nga prindërit e tyre dhe i ka mbajtur në kafaze, ardhja e Blinken në departamentin e shtetit do të shënojë një ndryshim dramatik, thënë së paku, shkruan The Guardian. Sipas të përditshmes britanike, prioritetet e politikës së jashtme në ditët e para të administratës Biden do të jenë rishikimi i traktateve dhe marrëveshjeve e që i ka lënë Donald Trump.

Blinken ka qenë në krah të Bidenit për gati dy dekada. Pasi punoi në këshillin e sigurimit kombëtar të Bill Clinton, ai u bë këshilltar kryesor i politikës së jashtme të Bidenit në Senat në vitin 2002 si drejtor i stafit në komitetin e marrëdhënieve të jashtme. Pasi Obama e zgjodhi Bidenin si zëvendëspresident, Blinken u kthye në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar i tij i sigurisë kombëtare. Fytyra e tij mund të shihet në pjesën e pasme të dhomës në fotografinë e famshme të zyrtarëve të Obamës duke monitoruar aksionin që kishte mundësuar vrasjen e Bin Ladenit.

Presidenti Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, së bashku me anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare, marrin një azhurnim mbi misionin kundër Osama bin Ladenit në dhomën e Shtëpisë së Bardhë më 1 maj 2011. Antony Blinken mund të shihet i katërti nga zyrtarët që qëndrojnë në këmbë. Fotografia: Pete Souza / AP Në dy vitet e fundit të administratës Obama, Blinken shërbeu si zëvendës sekretar i shtetit.

Lajmi për emërimin e tij të mundshëm si sekretar i shtetit u mirëprit shpejt nga Matt Duss, këshilltari kryesor i politikës së jashtme të Bernie Sanders.

“Kjo është një zgjedhje e mirë. Tony ka besimin e fortë të presidentit të zgjedhur dhe njohurinë e përvojën për punën e rëndësishme të rindërtimit të diplomacisë amerikane”, shkroi Duss në Twitter. “Do të jetë gjithashtu një gjë e re dhe e mrekullueshme të kesh një diplomat të lartë i cili rregullisht është angazhuar me bazat progresive”.

Burimi/Facebook

LUFTËTARËT E LIRISË TË PAFAJSHËM. AKUZAT NDAJ UÇK TË PAVËRTETA DHE TË PRODHUARA NGA SERBIA DHE RUSIA.

No Comments Lajme Opinion

Nga Dritan Demiraj

Të dashur miq po ndaj me ju një intervistë që dhashë dje për gazetën “Dielli” në New York.

Kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja, për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, deklaron se gjithë populli shqiptar beson në pafajësinë e UCK-së, pasi ajo ishte një luftë e drejtë, çlirimtare dhe bëhej për të mbrojtur idealet e vendit dhe të popullit shqiptar në Kosovë për vetëvendosje. Sipas Kolonel Demirajt akuzat e Prokurorisë për vrasje të katolikëve në Kosovë është një narrativë e pastër serbo-ruse dhe krejtësisht e pavërtetë dhe e pabazuar. Akuzat për “Shtëpinë e Verdhë” dhe burgjet e pretenduara të UÇK në zonat e thella të Shqipërisë janë gënjeshtra dhe propagandë serbe.

DIELLI- Kolonel Demiraj si i shikoni ngjarjet në Kosovë pas arrestimit të kreut të shtetit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentarve Krasniqi, Veseli e komandantëve e luftëtarëve të tjerë të UÇK?

Në gjykimin tim arrestimi i komandantëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga ngjarjet më të rënda të historisë së shtetit të Kosovës dhe Kombit Shqiptar. Këto arrestime u bënë në një moment kur dy muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë u firmos marëveshja ekonomike midis Kryeministrit Abdulla Hoti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, një marëveshje që për hir të së vërtetës mundësonte që Serbia të përfitonte shumë më tepër sesa Kosova. Besoj se duhet theksuar se në momentin e arrestimit të Presidentit Thaçi, ish-Kryetarëve të Parlamentit të Kosovës Krasniqi dhe Veseli dhe arrestimin e kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njërit nga gjeneralët më të mëdhenj të UÇK gjeneral major Rexhep Selimit është krijuar një vakum i qënësishëm politik dhe i sigurisë. Pikërisht ky vakum dhe mbështetja e paprecedentë që jep në vazhdimësi miku i “Sandrit” në Shqipëri, bëri që javën e kaluar ish-ministri i kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviç (Vuçiçi) të guxonte nëpërmjet një interviste të kërcënonte Kosovën me një ndërhyrje ushtarake, duke e krahasuar në mënyrë shoviniste situatën e konfliktit të fundit në Nagorni Karabak me mospërmbylljen e objektivave strategjike të Serbisë në Kosovë. Duhet theksuar se ky është momenti kur e gjithë klasa politike në Kosovë duhet të heqë mënjanë interesat personale dhe të zgjedhin një president i/e cili të jetë një përsonalitet i respektuar, me eksperiencë politike i/e cili të ketë dhe mbështetjen e perëndimit. Sa i përket kohës për të cilën do të gjykohen këta ish-drejtues të luftës dhe politikës së Kosovës, edhe pse është një proces nul dhe i padrejtë, përsëri gjykoj se për fat të keq ky proces do zgjasë me vite. Në këtë situatë partitë politike në Kosovë kanë vetëm dy rrugëzgjidhje, ose të arrijnë një marrëveshje për forcimin e qeverisë së Kosovës, ose të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Duhet theksuar se nga 2011 e në vazhdim, bisedimet me Serbinë janë bërë në hijen e Tribunalit Special.
DIELLI: Drejtësia ndërkombëtare, a po luan një padrejtësi shqiptare duke e barazuar UÇK me një ndërmarrje të përbashkët kriminale?

-Kjo padyshim që është një nga padrejtësitë më të mëdha me të cilën po përballen shqiptarët në shekullin e XXI-të. Në rast se UÇK do të ishte ndërmarrje kriminale, atëherë vetvetiu del pyetja se përse NATO dhe SHBA-të ishin partnerët më të ngushtë të saj. Nëse do të ishte e kundërta, atëherë ata nuk do të pranonin të bashkëpunonin me ta, pasi dihet SHBA-të janë djepi i demokracisë në botë, ndërkohë që NATO është organizata më e madhe politiko-ushtarake e sigurisë në botë. Pikërisht ky është dhe paradoksi i kësaj drejtësie dhe i akuzave që ajo paraqet ndaj heronjve tanë kombëtarë. Nëse UÇK do të konsiderohej si e tillë, atëherë edhe ata të cilët bashkëpunuan me të do të konsideroheshin si të tillë dhe së bashku me Selimin, Veselin, Krasniqin dhe Thaçin duhet të ishin edhe gjeneralët amerikanë. Nëse këta të dy e mbështetën çështjen dhe idealin e tyre, atëherë me keqardhje e them që këtu drejtësia është e njëanshme. Nëse këto “krime” të supozuara (të cilat nuk kategorizohen aspak si krime kundër njerëzimit) kanë ndodhur në kohën kur njësitë e Arkanit dhe të paramilitarëve serbë vrisnin, digjnin, përdhunonin dhe zhvendosnin mijëra fëmijë, gra, motra dhe qytetarë të paarmatosur, atëherë a nuk ishte misioni i tyre që të mbronin jetën dhe pasurinë e qytetarëve të tyre? Më duhet t’i rikujtoj lexuesit, se këto ngjarje kanë ndodhur gjatë kohës që komandantët tanë po zhvillonin luftën çlirimtare. Gjatë luftës dhe pas saj, luftëtarët dhe komandantët e UÇK kanë bashkëpunuar me trupat e NATO-s. Të gjithë i mbajnë mend pamjet kur luftëtarët e UÇK në rresht pas thirrjes së SHBA-ve dhe NATO-s dorëzuan krejtësisht arsenalin e armëve, e gjithë kjo nën mbikqyrjen e vazhdueshme dhe sipas rregullave të përcaktuara nga ndërkombëtarët. Për këtë qëllim, më duhet të sjell në vëmendjen tuaj edhe rezolutën ndërkombëtare 1244 tëOKB-së.

DIELLI: A e rrezikojnë stabilitetin e shtetit dhe unitetin e popullit ngjarjet në Kosovë, ku një ndër akuzat e Prokurorisë Speciale është vrasja e katolikëve në Kosovë?

-Vrasja e katolikëve në Kosovë është një narrativë e pastër serbo-ruse. Prej kohësh propaganda, qeveria, parlamenti, organizatat “Think Tank”, kisha ortodokse serbë, OJQ-të, etj janë përpjekur duke harxhuar shuma të mëdha parash të përfituara nga trafiqet e drogës dhe nga shitja e paligjshme e armëve te grupet terroriste nëpër botë, me qëllim që ta paraqesin qeverinë dhe popullsinë e Kosovës si një shtet ku qytetarët e së cilës janë ekstremistë Islamikë dhe terroristë, ndërkohë që në fakt është e kundërta. Në këtë linjë, një mbështetje të madhe ka dhënë edhe fushata e vazhdueshme dizinformuese e Ministrisë së Jashtme Ruse. Vrasja e civilëve katolikë në Kosovë është krejtësisht e pabazuar. Ajo bëhet me qëllim krijimin e një përçarje midis relegjioneve, e cila është në fakt një çështje shumë e ndjeshme ndërkombëtare, duke shkaktuar përçarje midis religjioneve si dhe destabilititet politik brënda vendit. Kjo padyshim që cënon sigurinë e brendshme edhe në rajon, pasi Ballkani përbëhet nga një religjion miks, ku janë të gërshetuara të tre besimet fetaresi ajo Muslimane, e Krishterë dhe Ortodokse.

DIELLI: Si ushtarak i lartë i shtetit shqiptar dhe si njohës i shkëlqyer i ngjarjeve të kohës, terrenit dhe protagonistëve, si i gjykoni akuzat për Shtëpinë e Verdhë dhe burgjet e pretenduara të UÇK në Shqipërinë verilindore?

-Akuzat për “Shtëpinë e Verdhë” dhe burgjet e pretenduara të UÇK në zonat e thella të Shqipërisë janë gënjeshtra dhe propagandë serbe, të cilat janë ngritur me të vetmin qëllim që të justifikojnë krimet kundër njerëzimit, genocidin, mbi 20.000 përdhunime grash dhe vajzash, vrasjen e mijëra civilëve, shpërnguljen masive të mbi 800.000 qytetarëve të Kosovës, shkatërrimin dhe grabitjen e dhjetëramijëra shtëpive dhe bizneseve shqiptare. E them këtë me bindje, pasi në atë kohë kam qënë efektiv i njësisë më speciale shqiptare, kohë në të cilën kam patur akses të plotë duke kontrolluar pothuasje të gjitha “bazat” dhe kampet pritëse, tek shumica e informacioneve shtetërore dhe jo vetëm, dhe e them me bindje të plotëse një akuzë e tillë është përgatitur vetëm nga prokurorët serbë nuk është aspak e vërtetë. Ajo që vlen të diskutohet, është se një akuzë e tillë antishqiptare hidhet në mediat shqiptare nga një politikan shqiptar, i cili tashmë është provuar përpara gjithë kombit se është bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i ish-ministrit të propagandës së makinës vrasëse të Millosheviçit. Këto mbeturina të politikës shqiptare do të mbahen mend në historinë e vendit tonë si tradhtarët më të poshtër të Kombit Shqiptar, njëlloj siç do të mbahet mend si heronjtë e Kombit Shqiptar Ramush dhe Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Limaj, Krasniqi, Veseli, etj.

DIELLI:. A besoni në pafajësinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj? Si do dalë Kosova pas kësaj përballje në Gjykatën Speciale?

-Padyshim që jo vetëm unë, por gjithë populli shqiptar beson në pafajësinë e UCK-së, pasi ajo ishte një luftë e drejtë, çlirimtare dhe bëhej për të mbrojtur idealet e vendit dhe të popullit shqiptar në Kosovë për vetëvendosje. Unë dhe të gjithë ne besojmë në idealet dhe pafajsinë e drejtuesve kryesorë të UÇK dhe sigurisht koha do ta vërtetojë se ata janë të pafajshëm, e bashkë me ta edhe lavdinë që ajo e meriton përgjatë historisë. Nëse indidivë të tillë, pas luftës gjatë karrierës politike kanë bërë shkelje ligjore, atëherë më duhet të them se të dy periudhat duhet të ndahen nga njëra-tjetra dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi individuale, të japë llogari përpara ligjit dhe nëse faktet vërtetojnë ndonjë akuzë të tillë, atëherë kjo duhet të ndahet nga ideali i madh i UÇK-së. Personalisht kam besim të plotë se vetë UÇK dhe drejtuesit e saj, të cilët sot po akuzohen padrejtësisht sot, do të fitojnë nderin dhe lavdinë që i takon dhe do të zënë vendin e tyre në historinë e popullit shqiptar.

DIELLI: Si e gjykoni qëndrimin publik të kryeministrit të Shqipërisë Rama në artikulimin mediatik rreth çështjes së Kosovës?

Ekzibicionistët politikë si Kryeministri i Shqipërisë, për pak vëmendje dhe mbijetesë politike sakrifikojnë interesat kombëtare dhe çdo gjë. Interesat kombëtare nëpërkëmben pikërisht atëherë kur politikanët mediokër synojnë të zgjidhin “probleme globale”. Çështja e Kosovës nuk duhet të trajtohet si e ndarë, pasi është pjesë e çështjes shqiptare në Ballkan. Serbia që nga viti 1995, sot ka marrëdhëniet më të këqija me vendet e rajonit. Dhe në këtë situatë, Edi Rama po i shërben Beogradit si një farë ‘normalizuesi’ për hegjemoninë e Serbisë në Ballkan. Pavarësia e Kosovës në raport me Serbinë nuk mbrohet me deklarata butaforike në Beograd, por përmes trysnisë që i duhet bërë Serbisë, në koordinim midis diplomacisë së Prishtinës dhe Tiranës. Edi Rama është bërë pjesë aktivee projektit për asgjësimin, anashkalimin dhe mënjanimin e njohjes së Kosovës si moment kyç e parimor, duke përdorur si instrument “Minishengenin”, i cili në fakt i shërben vetëm Serbisë. Në takimin që pati me ish-Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti në Tiranë, Rama theksoi: “Nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”! pra, ky Esadist tradhtar vendos përpara bashkëpunimit të faktorit shqiptar, projektin serb të “Jugosllavisësë Re”! Këto projekte do të hapnin tema që janë mbyllur përfundimisht pas pavarësimit të Kosovës dhe njohjeve të rëndësishme ndërkombëtare (rreth 117 të tilla sot), përfshirë këtu edhe vendimin afirmativ të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Duke qenë se nuk kishte asnjë përgatitje për këtë ndërmarrje apo ndonjë ndjenjë për qytetarët e Kosovës, ai ra në kurthin e Serbisë, e cila me vite të tëra synon diskutimin në lidhje me ndarjen e Kosovës. Por, këtë lojë të ndyrë antishqiptare, ky mediokër politik bashkë edhe me ndonjë që po vuan sot pasojat e atyre që ka gatuar këto 19 vite, në çështjen mbarëshqiptare e ka filluar herët investimin e tij antishqiptar dhe nuk mund të themi që kjo është thjeshtë një koinçidencë. Edi Rama, gjatë gjithë aktivitetit të tij publicitar dhe politik ka vlerësuar dhe admiruar jo më pas se katër antishqiptarë të shquar serb. Këtu nuk mund të lë pa përmendur Ivo Andriçin, Aleksandër Vuçiçin, Goran Bregoviçin dhe Sinisa Mihajloviçin. Andriçi për llogari të Serbisë bëri projektin e dëbimit të shqiptarëve nga territoret etnike (1938). Aleksandër Vuçiçi, ish-ministri i propagadës së kasapit të Ballkanit gjatë Luftës në Bosnje dhe në Kosovë, i cili kishte shërbyer si konobar(kamarjer) i Sheshelit dhe Milosheviçit. Goran Bregoviç, me profesion nacionalist serb, ishte frymëzues dhe idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë me këngën “Pucaj”. Ai i këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Për këtë këngë shoviniste serbe mori edhe çelësat e Qytetit të Tiranës nga Edi Rama, direkt pas konfliktit në Kosovë në kohën kur ishte Kryetar i Bashkisë. Sinisa Mihajloviç një nacionalist serb, mik i ngushtë i kriminelëve të luftës Zeljko Ranatoviç (alias Arkan) dhe kasapit të Ballkanit Ratko Mlladiç. Tani vetvetiu lind pyetja: Po Ramoviçi cilit komb i takon, se vetëm shqiptar nuk mund të quhet ai me aktivitetin e tij politik, por një “Kalë Troje” në çështjet shqiptare!

DIELLI: A po tenton të fitojë pikë në publik kryeministri Rama duke akuzuar kundërshtarët politik në Shqipëri rreth raportit të Dik Martit, rolin e liderit të opozitës Basha dhe akuzat si hetues i UCK? Ky amplifikim shtetëror dhe i mediave pranë Kryeministrit a e dëmton Kosovën në këtë moment?

-Idetë dhe propaganda e majtë, gjithmonë riciklojnë teza “konspirative” për konsum të brendshëm sa herë Kryeministrit Shqiptar i zbulohen djallëzitë politike, ekonomike e korruptive si dhe antishqiptare që ai dhe shpura e tij politike ka bërë sidomos këto tetë vitet e fundit. Këto ide, rishtaz i riciklohen në përpjekje për të mbuluar keq-qeverisjen e tij njëlloj si në rastin e Dik Martit dhe merr “përsipër” zgjidhjen e problemeve “globale” e “rajonale” ose të akuzojë liderin e opozitës Basha, me qëllim që të justifikojë antishqiptarizmin dhe dështimin e tij si kryeministër i vendit. Ai duhet të hetohet nga Institucionet e Sigurisë Kombëtare në Shqipëri, prokuroria, gjykata, për një sërë faktorësh të cilat lidhen me vendosjen e taksës në rrugën e kombit, qëndrimi denigrues ndaj Kosovës, etj. Mos reagimi nga Edi Rama përballë lobimit të egër të Serbisë për mosnjohjet e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve të saj të bëra më parë, nuk janë as më pak as më shumë se vërtetim i saj që sapo thashë më lart. Qëndrimi publik denigrues, fyes dhe thellësisht stigmatizues ndaj Kosovës dhe liderve të saj, duke akuzuar dhe çuar në gjyq heroin e gjallë të Kosovës Ramush Haradinaj, vetëm se nuk pranoi të bëhej pjesë e veprimit antikombëtar të projektit serb për ndarjen e veriut të Kosovës, përse ai dhe qeveria e tij e drogës, PPP-ve, korrupsionit, trafiqeve dhe shpërnguljes masive të shqiptarëve jashtë vendit, etj nuk guxojnë të hapin një akuzë ndërkombëtare për genocidin serb në Kosovë në vitet 1998-1999 ose të paktën ta miratojë në Parlamentin e tij të mbushur me analfabetë? Si përfundim, këto sjellje të kryeministrit shqiptar për mendimin tim e dëmtojnë shumë imazhin e Kosovës.

DIELLI: Kryetari i grupit parlamentar të PS në Shqipëri ka deklaruar se do ngrihet një Komision Parlamentar që do hetojë raportin e Dik Martit, a është kjo një përpjekje e funksionarëve të qeverisë dhe institucioneve për të larguar vëmëndjen nga dështimet e qeverisë dhe dështimet e menaxhimit të pandemisë globale në Shqipëri?

Po pa dyshim që po, ky komision mund të ngrihej vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet spektakolare të qeverisë. Prej tetë vitesh tashmë, qeveria e Ramës është kapur në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ka keqqeverisur më keq se askush më parë, mbushi vendin me drogë dhe ka rritur kultivimin e kanabisit me rreth 236 herë për 4 vite, ka shpëngulur mbi 600.000 shiptarë si pasojë e varfërisë, mungesës së shëndetësisë, vendeve të punës, mungesës së institucioneve të drejtësisë, vjedhjes së rreth 7 miliardë dollarëve me PPP, rritjen në 85 përqind të borxhit të jashtëm, mbushjen e Parlamentit dhe bashkitë e Shqipërisë me vrasës, përdhunues, trafikantë droge, armësh, analfabetë, hajdutë, kriminelë, etj. Unë mendoj se komisioni i ngritur nga shoku i ngushtë i trafikantëve të drogës Balla dhe zëdhënësi i Ramës në parlamentin monist nuk do të ngrihet, pasi ai është diskretituar madje pa filluar akoma dhe çdo gjë që Edi Rama dhe shpura e tij antishqiptare kanë përgatitur kundër Bashës ka dalë në dritën e diellit.

Kryeministri Basha do ta drejtojë vendit me përgjegjshmëri shtetari pas 25 prillit 2021.

D. D. Michigan.