Home

Lajme

Reagon muftiu i Strugës: Terroristët nuk e vranë vetëm Nexhipin, por gjithë neve

No Comments Aktualitet Lajme

Myftiu i Strugës Salim Sulejmani në një deklaratë për gazetën Lajm ka dënuar sulmet në Vjenë ku viktimë është edhe Nexhip Vrenezi nga Veleshta e Strugës. Myftiu Sulejmani thotë se sot është dëgjuar me familjarët e Nexhipit të cilët e kanë njoftuar për rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
“Nexhipi ka qenë duke pi kafe me një shok austriak. Vjena është futur në karantinë dhe ata kanë dashur ta shfrytëzojnë momentin e fundit para izolimit për të pi nga një kafe”, thotë për Gazetën Lajm myftiu Sulejmani.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vrasjen tragjike të Nexhip Vrenezit nga ana e terroristëve mbrëmë në Vjenë të Austrisë. Me këtë rast myftinia dënon ashpër shkrimet në disa portale që Nexhipin ta paraqesin si sulmues. Myftiu kontaktoi direkt me familjarët e Nexhipit nga Veleshta e Strugës, të cilët i treguan se Nexhipit është vrarë duke qenë në kafene tek Bicirku 1 bashkë me një shok austriak. Myftinia dënon ashpër këtë akt terrorist që goditi Vjenën. Jemi të pikëlluar si gjithë struganët sot, me humbjen e një djali të ri pa asnjë pikë faji. Terrorristët nuk vranë Nexhipin por na vranë të gjithë neve. Lusim Zotin që Nexhipin ta mëshiroj, ndërsa familjarëve, miqëve dhe të gjithë neve na dhëntë durim ta përballojmë këtë dhimbje”, shton ai.

Burimi/Lajm.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *