Home

Lajme

Dritan Demiraj – I dashur vëllau im, Gjeneral Rexhep Selimi

No Comments Lajme Opinion

Shumë tronditës lajmi nga Gjykata Speciale “Antishqiptare”, e cila ka ngritur një akt akuzë ndaj Jush dhe që nga sot do të duhet të paraqiteni ne Hage per tu përballur me balten qe po pergatiten te te hedhin me qëllim të ndotin emrin tënd dhe të UÇK-së tonë të lavdishme.

Ashtu si gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës nga kriminelët dhe çetnikët serbë, edhe në liri t’i je simboli i burrërisë, trimërisë dhe i frymëzimit për të qënë një shqiptar si nga ata të qëmotit.

Sigurisht që t’i nuk ke nevojë për të të dhënë kurajo, pasi atë e ke më shumë se asnjë shqiptar tjetër, por mbaje lart mjekrën vëlla, sepse ti je shkëmbi ku dallget e të ligut përplasen e thyhen me turp.

Jam shumë i sigurtë se e gjithe kjo situatë e turpshme, e paligjshme per te gjithe drejtuesit e lavdishem te luftes çlirimtare të Kosovës do kalojë shpejt dhe ditë të mbara do të vijnë, ku së bashku do të mblidhemi, pasi kemi shumë për t’i dhënë Kombit.

Fotografia e Dritan Demiraj

Vëllazërisht dhe familjarisht i Yti,

Fotografia e Dritan Demiraj

Kolonel Dritan Demiraj.

Michigan.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *