Home

Lajme

Selimi refuzon të flasë para nisjes: Do të flas atje sepse më shkon zani më mirë

No Comments Aktualitet Lajme

Arta Sopi

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi para nisjes së tij për në Hagë, ka bërë homazhe tek varri i aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari në përvjetorin e vdekjes së tij.I pyetur nga gazetarët pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Selimi nuk ka preferuar të flasë për rastin e tij, ai madje ka thënë që do të flasë në Hagë.“Mos ma merrni si refuzim, por do të flasë prej atje, prej atje më shkon zani më mirë”, ka thënë Selimi.Dje Anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, e ka konfirmuar se ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.Aktakuza është konfirmuar edhe ndaj kryetari të PDK-së, Kadri Veseli si dhe ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit i cili dje është arrestuar dhe dërguar në Hagë.Ndërsa sot për në Hagë pritet të nisen Veseli dhe Selimi.

Historiku i Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi. Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

Burimi/kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *