Home

Lajme

Vjosa Osmani përkohësisht Presidente e Kosovës

No Comments Aktualitet Lajme

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kastriot Berisha

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që përkohësisht ta marrë detyrën e Presidentit të Kosovës.Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, posti i presidentit të Kosovës sipas Kushtetutës përkohësisht duhet të ushtrohet nga Kryetarja e Kuvendit.Sipas Kushtetutës së Kosovës në rast të mungesës së përkohshme të Presidentit postin e tij përkohësisht do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit.Neni 90 i Kushtetutës parasheh se Kryetarja e Kuvendit mund ta ushtrojë këtë pozitë më së shumti 6 muaj.Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit. 3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

Burimi/kallxo.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *