Home

Lajme

Pse e bëni këtë, ata kanë emër

No Comments Lajme Opinion

Pse?

A nuk mjaftoi trishtimi i madh, dhuna që përjetoi populli shqiptar, sidomos ai kosovar në vitet e 90 – ta? Po ju, sot, po e bëni trishtimin edhe më të madh! Po bëheni peshkatar të shpirtave… dhe po barazoni të mirën me të keqen. Kjo ka domethënien e vetë, me një anë po lirohen ata që me anë të thikës shkruan historinë më shkatërruese të këtij nënqielli. E kuptoj, qenka mëkat të mbrohet pragu i shtëpisë, të mbrohet nderi dhe vatani. Apo tek ju nuk kanë rëndësi këta vlera fisnike? Sidoqoftë, çështja e vlerave mbetet çështje e juaj, por ajo që më intereson është dhuna psikologjike që po i bëni popullit tim, si dhe burgosjen e luftëtarëve të tij. Mendoni se do e përkulëni këtë popull që kaloi nëpër shumë shtrëngata në histori? Jo, vetëm se po ecni në rrugën e gabuar, në rrugën e rrëshqitjeve të mëdha që një ditë do të pendoheni për këtë sjellje të vrazhdë. Po i masakroni të masakruarit dhe po i ridhunoni të dhënuarit e luftës të fundit në Kosovë. Po e teproni, xhelatët po i shndërroni në viktima dhe viktimat në xhelatë. Sulmin e NATO -s atëherë e quajtët një luftë kundër luftës, kurse sot luftën e keni fokusuar në drejtim tjetër, duke shkelur çdo parim moral e njerëzor. Harroni se Rexhep Selimi është simbol i UÇK, fytyra e parë e saj, sëbashku me Mujën i cili ra dëshmorë mu në kufirin shqiptaro – shqiptar së bashku me 36 luftëtar tjerë. Po në atë kufi që pandershëm e ndat atëherë, kurse sot mundoheni ta errësoni me veprime të ulëta duke u mbështetur kinse në aspektin e drejtësisë. Hashimi koka e UÇK dhe Kadriu krahët e saj nuk bënë diçka përveç asaj që u kërkonte atdheu… dhe gjithë ata që sot janë në syrin e juaj kanë emër, ata janë çlirimtarë. Për ne, në atë kohë, nuk kishte rëndësi samiti i fituesve të çmimit “Nobël” për paqe, ngase mbi ne ushtrohej dhunë, vrasje dhe masakra. Shpejt harruat kolonat e refugjatëve që ecnin me vështirësi përmes plumbave, zërin dhe vajtimet e fëmijëve, kokëulësinë e pleqëve që kalonin mbi kufomat dhe në horizont shifnin vetëm gjakun e dëshmorëve, përkundër sfondit të kaltërt të qiellit. Më bëni të them se dyshoj në çdo institucion të ngritur, bëhet të kujtojmë kurthet e ngritura vdekësore në hapsirën ballkanike…

Mundë të gjykojë Hashimin dhe Kadriun për devijime politike, mund të kem kundërshti për pikëpamjet dhe orientimin e tyre, por asnjëherë nuk i kundërshoj dhe do jem bashkë me ata sa i takon istikameve të UÇK dhe asaj lufte të denjë që kishte për qëllim çlirimin e Kosovës nga pushtuesi xhelat serb. Ngritjen e kësaj gjykate e kemi kundërshtuar dhe në vazhdimësi do e kundërshtojm… gjykim në mënyrë selektive nuk mund të ketë, gjykimi bëhet me paraqitjen e argumenteve dhe dëgjimin e fakteve. Po ju për çfarë fakte flisni për të gjykuar, për faktin se familja Jashari ia dhuroj tërë familjen atdheut, dhe kjo paraqet mëkat per ju, apo fakt e keni Reçakun, piskamat e atyre të pa mbrojturëve dëgjoheshin lartë në qiell e asesi në ndërgjegjien e disave në tokë, kurse mjeshtërit e thikave po kryenin veprimin më të shëmtuar mu në zemër të Evropës demokratike. Në fakt, ju ata po i gjykoni, ata po vritni, ngase po mos të ishte mbrojta që mban emrin UÇK, do të kishte më shumë masakra dhe shuarje të familjeve. Ne besojm se çlirimtarët do të kthehen të pafajshëm dhe do vazhdojnë veprimtarin e tyre ngase e dimë se lufta e UÇK ishte e drejtë me karakter mbrojtës, mirëpo juve do ju mbetet turpi qç viktimën e barazoni me kriminelët…

Agim Jakupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *