Home

Lajme

UÇK-ja nuk ka bërë luftë fetare! Feja e shqiptarit është Shqiptaria!

No Comments Lajme Opinion

UÇK-ja u ngrit dhe luftoi si përfaqësuese e një populli të shtypur, të keqtrajtuar, të dhunuar për dekada nga regjimi serb i Sllobodan Milloshevicit. UÇK-ja luftoi për lirinë e një populli të cilin makineria vrasëtare e Beogradit, kishte vendosur ta shfaroste në baza etnike. UÇK-ja nuk u krijua dhe nuk luftoi kurrë në baza fetare, pavarësisht nga përpjekja për ta ngjyrosur me një akuzë të tillë monstruoze.

Populli i Kosovës u shtyp dhe u dhunua nga falangat e Beogradit jo sepse ishin myslimanë apo katolikë, por sepse ishin dhe janë shqiptarë. UÇK-ja luftoi kundër mizorisë serbe, jo për shkak të fesë së tyre, por sepse ata pushtuan, dhunuan, vranë, dogjën, shkatërruan, dhe e detyruan një popull të kapte armët për t’u vetëmbrojtur.

Harmonia ndër-fetare tek shqiptarët është një nga vlerat më të veqanta që askush dhe askund nuk mund ta prekë dhe ta cënojë. Feja e shqiptarit është Shqiptaria! Kombi ynë jeton dhe ka mbijetuar në shekuj me këtë motiv! Feja jonë është liria, pavarësia, drejtësia, e vërteta, paqja. Unë së pari jam shqiptar, dhe pastaj katolik.

Përpjekja për të futur një përqarje të tillë, dhe aq më keq, për të akuzuar UÇK-në dhe njerëzit e saj për keqtrajtime dhe krime mbi baza fetare, siç përmendet në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është e pasaktë, dashakeqe dhe ngjan me propogandën serbe para, gjatë dhe pas luftës.

UÇK ishte dhe mbeti një organizim shqiptar kundër operacioneve për shfarosjen e shqiptarëve, nga regjimi i Milloshevicit dhe atyre që e mbështetën atë. Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që ky organizim i shenjtë që na sjelli lirinë dhe pavarësimin e Kosovës, të njolloset me akuza të tilla të pabaza dhe skandaloze. Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, është ngritur mbi vlera që u formësuan në kohë të vështira kur jeta luftonte me vdekjen, dhe këto vlera janë të paprekshme.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *