Home

Lajme

Koço Devole humbet betejën me Covid 19

No Comments Aktualitet Lajme

Arti dhe humori shqiptar tashmë pa protogonistin
Një lajm i trishtueshëm pushton opinionin publik. Ndahet nga jeta i mirnjohuri i artit dhe humorit shqiptar Koço Devole. Me 28 nëntor 2020, në festën e flamurit, ai do të ngrinte flamurin e jetës së tij, pasi arrinte në moshën 75 vjeçare. Por demoni i vdekjes na e rrembeu njeriun e njohur te artit dhe humorit Koço Devole.
Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit.
Koço Devole është një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkuroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.
Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.
Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike.
Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë. Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj. Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga. Jo pak dha edhe në emsionin aq popullor “Fiks Fare”
I shprehim familjes ngushëllimet tona më të sinqerta. I paharruar Koço!
Durrës: 8 nëntor 2020

Bujar Qesja‎ për Forumi i Durrsakeve

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *