Home

Lajme

Kozeta Zylo – Paraprakisht: Urime Zoti President Joe Biden!

No Comments Lajme Opinion

Deshiroj dhe shpresoj qe drejtesia t’i zgjidh ankesat e Presidentit Trump dhe ekipit te tij ne lidhje me votat e zgjedhesve dhe tranzicioni te behet paqesisht ashtu sic e kerkon kushtetuta dhe tradita e mrekullueshme amerikane!
Si shqiptare ju jam gjithmone mirenjohese per kontributin tuaj te jashtezakonshem per Kosoven dhe Kombin tim. Si shqiptare me nenshtetesi amerikane ftoj miqte shqiptare, shoqatat, kryetaret e tyre te lobojme per ta nxjerre te jashteligjshme Zyren e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë, nje gjykate unike e vetmja per nga lloji ne bote qe gjykon UÇK-në dhe heronjte e saj duke i vene ne banken e te akuzuarve me akuzen me te rende dhe me denimin kapital si: Krime kunder njerezimit. Akuzat jane krejtesisht te njellojta sic u bene per Sllobodan Milloshevicin dhe gjithe kriminelet serbe qe vrane, therren, perdhunuan, dogjen, masakruan, torturuan popullin e pafajshem te Kosoves.
Amerika eshte vendi me demokratik dhe me kushtetuten me te vjeter ne bote. Kam 23 vjet ketu ne New York dhe i kam ndjekur me ndjeshmerine me te larte zgjedhjet presidenciale derisa dhe kishja te drejten e votes. Une i besoj kushtetutes amerikane, sepse te gjithe presidentet e zbatojne me perpikmeri kushtetuten amerikane, edhe ne se behen gabime ligji dhe vota amerikane i ndeshkon.
Asnjehere nuk do ta harroj profesoreshen e historise amerikane kur ne vazhdonim kolegjin ne Brooklyn e cila gjate spjegimit tha: Asgje esenciale nuk ndryshon cilido president qe zgjidhet.
Dhe ashtu sic ka thene Lincoln: Kushdo qe zgjidhet qendroni gjakftohte. Ne fund ne nuk jemi armiq, por shok dhe shoqe.

Zoti e bekofte Ameriken!
God bless America!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *