Home

Lajme

Krasniqi në gjyqin e Speciales: Unë jam shqiptar – nuk jam as katolik, as mysliman

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi iu është drejtuar të pranishmëve në paraqitjen e parë të tij para gjyqit në Dhomat e Specializuara nga Hagë.

Duke iu referuar akuzave dhe cilësimeve si kriminel të Prokurorisë së Specializuar ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi u shpreh se është padrejtësi një trajtim i tillë që iu bë ndaj tij, njofton Klan Kosova.

”Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë”.

”Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Se s’ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta e okupatorit dhe gjenocidit që iu janë bërë në Kosovë”.

”E ndjejë veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të rri nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”.

”Unë jam intelektual”.

”Në aktakuzë përpiqni t’i ndani shqiptarët në katolikë e në myslimanë. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik as mysliman. Kjo për mua është fyese”.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *