Home

Lajme

Idajet Beqiri – Përse Andi Bushati po i’a kalon edhe Sali Berishës si filoserb…?!

No Comments Lajme Opinion

Andi Bushati, ky person me një të kaluar shumë të errët, i rritur qysh në vogëli në prehërin e SaliBerishës, si këtu në Bllok dhe në Paris, mbrëmë te Eni Vasili, domethënë “te tenxherja dhe kapaku”, doli hapur si shërbëtor i zellshëm, madje më i drejtpërdrejtë se “Doktori” i tij Sali Berisha, pro krimeve dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Andi Bushatit prej kohësh i ka futur “koqet në big” Sali Berisha, ky agjent i vjetër, por shumë potent i Serbisë së Sllobodan Millosheviçit, që kur e përkëdhelte dhe e mbante në prehër, duke i dhënë nga “çorba e prishur” që kishte gëlltitur vet.

Berisha, pasi i dha “frymën” e tij dhe e ushqeu me “çorbë serbe” Andin, e bëri atë një filo serb, më fanatik se vet Saliu, e bëri armik të betuar kundër Shqipërisë dheKosovës.

Andi Bushati po bënë kundër UÇK dhe luftës së saj legjendare në krah të NATO, kësaj force guximtare, heroike, liridashëse dhe paqesjellëse, që i dhanë kombit shqiptar një shtet të dytë në Ballkan, i dhanë lirinë dhe çlirimin kombëtar të 2 milion shqiptarëve prej pushtimit dhe gjenocidit shfarrosës 100 vjeçar të Serbisë mbi ta, atë që edhe vet serbët nuk kanë kurajën t’a bëjnë kaq hapur!

Bushati, ky gjakprishur prej çorbës së helmuar të Serbisë së Millosheviçit, “i tredhur” nga maja e flokëve, deri te gishtërinjtë e këmbëve, me kahje shumë të hershme Paris-Beograd, po bënë atë që as vet radikalët antishqiptar të Serbisë, nuk e kanë bërë kundër Kosovës, Shqipërsë dhe shqiptarëve.

Ky “antikomunist”, i cili me rrënjë, me degë dhe me gjethe ka qënë “zemra” e komunizmit fanatik në Shqipëri, për të ruajtur privilegjet që ka përfituar dje, mbi gjakun e shqiptarëve, por edhe nga të qënurit pro serb dhe antishqiptar, bënë “interesantin” duke luajtur haptazi me varret masive që Serbia u hapi dhe i mbuloi për së gjalli shqiptarët në Kosovë, me gjenocidin dhe shfarrosjet masive për më shumë se 100 vjet që gjenocidistët dhe kolonizatorët serb bënë kundër popullit shqiptar në trojet e veta.

Ky Andi Bushati, të cilit qëndrimi për një kohë të gjatë në prehërin e Berishës i hoqi skuqjen dhe zverdhjen, bënë “interesantin” duke shfrytëzuar agoninë traumatike 30 vjeçare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nga të qënurit të sunduar prej kolaboracionistëve të Serbisë në Tiranë, me në krye Sali Berishën.

Nuk i bënë “tërr syri”, megjithëse ka dalë haptazi si shërbëtor i pështirë i Serbisë, kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në klimën 30 vjeçare që krijoi Sali Berisha gjatë sundimit të tij, si zëdhënës i krahut më radikal antishqiptar të Serbisë së Millosheviçit në Shqipëri, tradhëtarët, sahanlëpirësit e armiqëve që e kanë shfarrosur dhe pakësuar Shqipërinë dhe shqiptarët, si ky vogëlushi i prehërit të Saliut, janë “krenar” për poshtërsitë, pafytyrësit, tradhëtitë, për përdhosjen që u bëjnë vlerave dhe interesave kombëtare shqiptare, në interes të Serbisë.

Andi Bushati po luan rënd me interesat kombëtare shqiptare, po luan rënd me Shqipërinë, Kosovën dhe me shqiptarët, në interes të Serbisë dhe vendeve historikisht armike të kombit shqiptar.

Andi Bushati po luan rëndë me durimin, me të qënurit përkohësisht të qorollepsur, për disa arsye serioze të faktorit atdhetar shqiptare.

Thirri trurit të prishur dhe gojës tënde pa fre, Andi Bushati. Shiko vetëm foton e tragjedisë së Familjes së Adem Jasharit në Prekaz, dhe turpërohu!

Boll volle helm dhe pisllëqe antishqiptare Andi Bushati, sepse kjo gjëndje ku ndodhen shqiptarët ende sot, është e përkohshme. Shumë shpejt ty, Doktorit tënd dhe gjithë takëmit tuaj, do t’ua kthejnë mbrapsht, siç e meritoni, vrerin dhe poshtërsitë që keni derdhur kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *