Home

Lajme

Presidenti i Kosovës të zgjidhet me Referendum popullor

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

A ka moral dhe legjitimitet kjo politikë e këtij parlamenti për ta zgjedhur Presidentin e Kosovës?!

Legjitimiteti popullor i 6 Tetorit 2019 zgjodhi “de jure” kryeministër Z.KURTI dhe Presidente Znj. OSMANI si dy personalitetet me profilin më të lartë politik e kombëtar.Nëse Parlamenti vetëkorigjohet dhe e respekton legjitimitetin popullor të 6 Tetorit, Presidentja Ushtruese e Detyrës së Presidentit, Znj. Vjosa Osmani do të ishte me meritë edhe si Kryetare e Shtetit. Pra, kjo është zgjedhja dhe zgjidhja u duhur e mbështetur, e pranuar dhe e votuar nga verdikti i 6 Tetorit. Askush tjetër akltualisht për postin e presidentit nuk është më meritor se sa Znj. Vjosa Osmani. Publiku, opinioni publik, intelektual dhe ai mediatik duhet të flasin për këtë realitet që e ka imponuar vullneti real i popullit të Kosovës.

Por përderisa ky parlament ka prodhuar krizë, dhe kush prodhon kriza nuk e nxjerr vëndin nga kriza, pasi kriza sjell pasoja që janë vështirë për t’u ndrequr nga ata të cilët shkaktojnë krizën,prandaj për të dalë nga kriza, vëndin e nxjerr prej saj vullneti dhe gjykatësi popull me zgjedhje të reja dhe jo me arnime politike si thotë ndonjë politikan, intelektual apo ndonji analist konformist.

Edhe “zgjedhja” e Presidentit nga cfarë propozojnë ndërkombëtarët nuk është zgjidhje.

Zgjidhje janë zgjedhjet e reja parlamentare, por që më e mira do të ishte verdikti popullor, pra më e mira është vota popullore referendare për zgjedhjen e Presidentit, përderisa presupozohet që presidenti është simbol i unitetit kombëtar, atëhere pse të mos zgjidhet nga legjitimiteti i madh popullor,por të rrudhet te legjitimiteti parlamentar që rezulton në shumë raste të jetë ujdi interesash e tarafesh sidomos si ky puci i të fundit i rrëzimit të qeverisë KURTI.

Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga një parlament i ri, dhe më e mira do të ishte që të zgjidhej direkt nga populli si në SHBA.Tani kur ishpresidenti i Kosovës dha dorëheqjen e detyruar, Kosovës i duhet zgjedhja e Presidentit të ri.

Gjithkush e lakmon këtë post të lartë të kryetarit të shtetit, por askush prej atyre pretendenteve si nuk e pyet veten sa a është i aftë dhe i duhur për atë post, apo mos ecin sipas logjikes : “e hu…ha … kur e bëri Thaçi këtë punë e bëj edhe unë”.

Është mirë që këta të cilët kërkojnë postin e presidentit, ta llogarisin mirë se çfarë simpatie kanë ata në popull, dhe se çfarë force elektorale përfaqëson partia e tyre. Të pretendosh për President Republike kur në parlament ke ca deputetë si dhe kur më keq akoma edhe je konsumuar politikisht, kjo nuk shkon.

Pse këta kandidatë p.sh. nuk deklarohen që Presidenti të zgjidhet direkt me Referendum, nga vota popullore, pasi aty ata e shohin se çfarë vlere dhe se çfarë “note” ata marrin nga populli.

Ky parlament i cili në mënyrë jolegjitime rrëzoi dhe komplotoi kundër qeverisë legjitime, kundër legjitimitetit popullor, ky tashmë nuk ka as moral dhe as legjitimitet për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, pasi tashmë dihet se deputetët e tij janë vetëm xhambazë politik që bëjnë trafiqe e matrapazllëqe për interesa personale.

Kështu veproi parlamenti edhe 4 vite më parë kur zgjodhi Thaçin si President. Do ishte mirë që Presidenti të zgjidhej nga populli dhe aty të shihnim se kush do të fitonte,sikur të kandidonin Haradinaj, Pacolli, Limaj, Kurti dhe Osmani. Por një gjë duhet të kihet parasysh që si të akuzuarit ashtu dhe të thirrurit nga Gjykata Speciale mos të vetëmashtrohen se mund të bëhen Presidentë të Kosovës pa përfundur gjykimi , dhe të mos pretendojnë as ata të cilët janë të konsumuar dhe që kanë imazh negativ korrupsioni e hajnije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *