Home

Lajme

Dritan Demiraj – VUÇIÇI I “MINISHENGENIT” GUXON TË KËRCËNOJË USHTARAKISHT RAJONIN!

No Comments Lajme Opinion

Megjithëse është firmëtar i një marëveshtje “paqeje” me Kosovën të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ka aplikuar dhe firmosur marëveshjen dhe kërkesën për tiu bashkuar BE-së, megjithëse “zgërdhiet” me Kryeministin Edi Rama për Minishengenin Ballkanik, Aleksandër Vuçiç, ish ministri i
propagandës së makinës vrasëse të fëmijëve dhe grave të shekullit XX-të, i kriminelit ndërkombëtar të luftërave në Ballkan Sllobodan Milosheviçit ka deklaruar se :

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment. Situata me Kosovën nuk do të jetë e lehtë në muajt e ardhshëm. Nuk duhet t’ua lëmë fëmijëve tanë konfliktin e ngrirë. Më tej, ai ka paralajmëruar se në rast të mos-arritjes së një marrëveshje, një konflikt i ngjashëm mund të ndodhte mes dy vendeve…”.

Fotografia e Dritan Demiraj

Por si duhet ta lexojë dhe kuptojë faktori patriotik Shqiptar në Ballkan dhe në Diasporë këtë deklaratë të tij:

  1. Ky është një mesazh kërcënues i dërguar drejtëpërdrejtë për BE-në dhe SHBA-të, të cilët shpresojnë se paqja në Ballkan do të realizohet përmes dialogut dhe vendosjes së drejtësisë reciproke.
  2. Kjo është një deklaratë që duhet të zgjojë nga gjumi faktorin e përçarë politik shqiptar në të gjithë rajonin, për të rritur ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet një bashkëpunimi më intensiv me SHBA-në, NATO-n, krijimi i menjëhershëm i Forcave të Armatosura të Kosovës, përgatitja e strukturave të përbashkëta ushtarake në konceptin e NATO-s së “mbrojtjes së zgjuar dhe qasjes gjithëpërfshirëse”, shtimi i investimeve në rritjen e kapaciteteve luftarake, futja në arsenalin ushtarak tek të dy vendet e armatimeve të rënda, blerja e dronëve të armatosur dhe të zbulimit, blerja e sistemeve anti-dron, rritja urgjent e buxheteve për mbrojtjen, ristrukturimi i strukturave ushtarake, krijimi i një Komande të fuqishme të Operacioneve Speciale, etj (do të flas në detaje në disa shkrime të tjera për këtë qasje).
  3. Kjo deklaratë, përfundimisht i heq maskën diplomatike ish ministrit të kasapit Milosheviç, Aleksandër Vuçiç, i cili në dekadën e fundit ka arritur me sukses edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve Shqiptarë, të
    shtyjë përpara axhendën e vjetër të Serbisë, nëpërmjet trukimeve dhe
    mashtrimeve të shumta diplomatike, për të cilat serbët shquhen prej dekadash.

Gjithashtu e ndoqa me vëmendje reagimin e mikut të Vuçiçit dhe nuk u zhgënjeva aspak. Duke u shprehur se: “Mos e merrni seriozisht se nuk ka se çfarë të bëj Aleksandri”…..

Ndërkohë, me mëndjelehtësinë që e karakterizon në drejtimin tashmë 8
vjeçar të Shqipërisë, ai vazhdon ta konsiderojë integritetin territorial të
Kosovës, si një kozmetikë të propagandës që ai dhe Rilindja e tij përhapin nga gramafoni i televizonit ERTV.

Është e vërtetë se pas akuzave të katër komandantëve kryesorë të UÇK-së, Kosova ka të drejtën morale të pezullojë dialogun me Serbinë deri në përfundimin e gjykimit të drejtuesve kryesorë të saj nga gjykata e Hagës.

Vuçiç i cili e ka furnizuar Gjykatën Speciale me akuza të pavërteta, e parandien se Shqiptarët kanë të gjithë të drejtën morale të dyshojnë mbi lojën e dyfishtë dhe të pamoralshme si gjithmonë të Serbisë. Nëpërmjet këtij mesazhi, ai kërcënon dy qëndrat e rëndësishme diplomatike në SHBA dhe Europë, duke menduar se do të dalë i fituar qoftë në planin diplomatik, ekonomik ose atë ushtarak.

Shqiptarët dhe gjithë faktori ndërkombëtar, e kanë tashmë të qartë se nxënësi i humbësit të të gjitha luftërave në Ballkan Sllobodan Milosheviçit, do të ketë fundin e eprorit të tij, nëse tenton përsëri që të provokojë 7 milionë Shqiptarët e Ballkanit nëpërmjet një luftë të re, siç e theksoi ai vetë para tre ditëve.

Në këtë moment, Aleksandri i Serbisë është i mjeruar por dhe tepër i shqetësuar, sepse në Shtëpinë e Bardhë projektet infrastrukturore dhe ekonomike të marëveshjes së fundit, mund të kthehen në një embargo dhe në një izolim politik të njërit prej autokratëve më të mëdhenj të Serbisë, i cili zgjedhjet e fundit në vendin e tij i ka fituar duke opresuar opozitën e vendit të tij.

Shqiptarë zgjohuni nga gjumi!

Aksi i autokratëve në Ballkan do të neutralizohet së shpejti, paqja, prosperiteti dhe mirëqënia do të mbulojë përsëri këtë rajon të vjetër, të bukur dhe me të ardhme të ndritur Europiane.

D.D. Michigan.

PS: Në shkrimet e tjera do të përqëndrohem në kapacitetet ushtarake të Serbisë, bashkëpunimi intensiv ushtarak me Rusinë, Kinën, Turqinë, etj rreziqet, kërcënimet dhe disa mësime të nxjerra nga historia e luftërave të fundit për rikujtesë Vuçiçit, Vulinit dhe Daçiçit.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *