Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Unë jam vetvetja…

No Comments Argëtim Letersi

Kam dëshiruar shpesh të kthej mbrapsht momente të bukura të jetës time, po ashtu edhe ato të mbrapshtat…
Pse jo?!… Unë nuk kam frikë nga e vërteta. Analizat jetike janë një ekran televiziv qiellor ku loja e aktrimit luhet nga aktori më origjinal, që jemi vetë ne. Pasazhet janë një bukuri tepër brutale e sinqertë dhe, nuk mund të eliminosh asnje pjesë apo sekuencë filmike të saj. Vetëm në këtë film jetik të vetvetes ne jemi hollivudianët me trofet më gjigande, dhe me talentet më unike në galaksi.
Në ditarin tim shpesh është nënvizuar paksa me përtesë thirrja e kësaj dite, që unë po i jap një ton dhe një sqarim sot.
Unë u braktisa nga e shtrenjta nëna ime biologjike menjëherë pas lindjes time. Unë nuk di nëse do të gjej mjaft fjalë t’a përshëndes, t’i jap mirënjohjen dhe t’a uroj atë nënë që as emrin nuk i’a mësova kurrë.
Nënë, kushdo dhe kudo qofsh unë të falenderoj që më dhe jetën, më dhe frymën, më dhe shpirtin artistik, më dhe optimizmin, më dhe bukurinë, më dhe ndjenjën e të qenurit njeri, por si çdo foshnje do të qajë mallin e panjohur të largimit. Jam e bindur që ti je diku (nuk dua t’a mendoj apo t’ia pranoj vetes ndrimin e jetës tënde), por sido qoftë unë e ndjej erën e lamtumirës tënde në çdo moment… Nanë ti do jesh e imja për jetë, dua të të them të dua, të dua sa vetë jeta oj nana ime e shtrenjtë…
Edhe nëse do të bëja dallim me jetimët e fëmijërisë time do të ishte një narsisizëm sarkastik foshnjor, pasi çdo njëri nga ne pati destinacionin e vet në ato fillimet tona. Dua të përcjell falenderimin tim për institucionet sociale, dhe për kujdesin e edukatoreve të befotrofit të Shkodrës. Pra, pikërisht unë u mëkëmba, mësova fjajët e para të mirësjelljes (përveç nanë dhe babë) atje mes jush në Shkodërlocen teme. Unë ushqeja shpresën, zhvilloja instiktivisht talentin e lindur aktoresk, për të fituar zemrën e vizitorëve dhe gëzuar fatin për të shkuar diku, larg…
Fati më solli një çift prindërish të mrekullueshëm që nuk do t’i shkëmbeja me askënd, Dhimitër Mitrushi dhe Antigoni Papadamou Mitrushi. Ata me mënyrën e tyre arritën të më rritnin me një kujdes të veçantë, të më edukonin me një dashuri të madhe, dhe të më ushqenin një dhembsuri dhe vlerësim për jetën. Insistimi i tyre ishte krijimi i jetës time me një karakter solid, dhe për më shumë të edukumit tim me një ngritje të lartë profesionale.
Dua të ndaloj në shumë e shumë thënie apo gojëdhana të ndryshme që qarkullojnë për nanën time biologjike, e cila supozohet të jetë një artiste e madhe në zë… Dhe kjo në formë spekulative, pasi unë i ngjas shumë një artisteje dhe aktoreje shumë të mirënjohur, por unë nuk e di që ajo është nëna ime. Këto forma thashethemesh kanë qenë një formë tepër mediokre në shoqërinë shqiptare. Unë e pranoj të kem një ngjashmëri me këtë zonjë të nderuar, të bukur dhe princeshën e muzikësh shqiptare, e lumja unë që e paskam këtë fat, por përsëri nuk mund të aludoj për këtë gjë pa fakte evidentare (pasi nëna ime adoptuese m’i grisi dhe dogji dokumentat origjinale që unë i zbulova ashtu krejt padashur nga kurioziteti fëminor, por fatmirësisht ashtu me djallëzinë e foshnjërisë time ruajta vetëm dy foto të fëmijërisë time). Nuk mund të harroj jehonën e zërit të babait tim të dashur, që në momentet e fundit të jetës së tij nuk harroi të prononcohej për prejardhjen time dhe, kërkoi me insistim që unë ta kërkoj gjenezën dhe nanën time bologjike. Me lotë në sy nuk mund të harroj momentin e premtimit tim, por që po humbja dhe njeriun më të shrenjtë të jetës time babain tim kolonel major Dhimitër Mitrushi në ato momente.
Unë nuk dua që këto hamëndje, simpati apo idera sociale të më mbysin momentet kritike më të bukura të jetës time.
Tani më shumë se kurrë unë mendoj që gjithëkush ka jetën e vetë edhe unë kam timen.
Unë jam shumë e fokusuar në jetën time me fëmijët dhe me bashkëshortin tim fisnik.
Sigurisht që edhe unë e kam një nënë biologjike, por kjo nuk ka asnjë rëndësi tek unë sot. Unë kam një fokusim të plotë në librin tim që po punohet edhe si skenar filmi në të ardhmen. Gjithmonë kam dashuruar letërsinë dhe artin si një formë shprehëse e të bukurës që mbart enigmat, metamorfozen e jetës, si dhe karakterin individual të stilit dhe mënyrës të të shprehurit thjeshtë, bukur dhe realisht.
Unë jam shumë e lumtur që edhe fëmijët e mi kanë marrë drejtimin e duhur në artin skenik, si producentë, aktorë, kantautorë, por ajo që më gëzon më shumë është njohja e plotë e gjuhës së vendit ku jetojnë, si dhe dhuntia intelektuale në shkencat ekzakte. Shpesh marr urime suksesh prej tyre, profesorët kanë krijuar sigurinë dhe i shtyjnë ata në rrugën e sigurtë të suksesit.
Pra, atë që nuk munda t’a realizoj unë në ëndrrën, pasionin e rinisë time për artin, muzikën, aktrimin, sot më shumë se kurrë do të m’ë realizohet dhe do t’më duartrokasë me suksesin e tyre. Ndërkohë unë jam duke vjelur frytet e krijimtarisë time, dhe shpresoj që të mos m’ë lerë edhe pse punën e kam tepër të vështirë dhe komplet në opozitë me artin. Falë intelektit të babait tim që nuk shteroi kurrë të më mbushte jetën me pasurinë e dijes dhe hulumtimeve të tij, unë Ardiana Dhimitër Mitrushi jam kjo që jam edhe sot. Unë gëzoj me të bukurën dhe të shëmtuarën, dashurohem me natyrën, shijoj dhe anlizoj deri në perfeksionim çdo cicërrimë modeste për të ardhmen dhe nuk kam më kthim mbrapa… Unë jam vetvetja, dhe dua të trasmetoj vetëm atë që shikoj, prek, shijoj, di dhe do t’a përçoj deri në infinitet pa kthim mbrapa mesazhin tim…
Por unë do të pres, e pres, pres atje ku unë nuk e di…, por unë nuk dua t’a di se kur…, por unë e di se kush???… Ardiana Dhimitër Mitrushi 11/08/2020…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *