Home

Lajme

Bëhu President i Kosovës, Don Lush Gjergji

No Comments Aktualitet Lajme

Bit Gecaj

Një propozim për ata që kanë vesh

Kosova, si rrallëherë, gjendet në kohën dhe momentin e duhur të prodhoj një histori për vete, një histori të mbarë për të ardhmen e saj! Ajo pa humbur kohë, pa hamendësuar duhet të zgjedh Presidentin e saj unik, më unik në gjithë historinë e saj; mbase edhe të njerëzimit. E them këtë, ngase njeriu që unë dua t’ja përmend emrin këtu, është shqiptar i mirë, aq sa është edhe i madhe! Kosova tash ka nevoje për te.

Koha është tash, zemra e Kosovës, shqiptarët kanë nevojë dhe e meritojnë një personalitet të tillë për President! Rrethanat historike, politike nacionale e kulturore, e kërkojnë emrin e tij, dijen e përkushtimi e tij për vendin, tashmë të deshur ndër vite!

Edhe ai duhet të bëjë sakrificen e tij, për njeriun e Atdheun, sepse njeriu e Atdheu është Zoti të cilit ai i është falur deri me tani, ne mënyrën e ti! Dhe tash, po në mënyrën e tij, duhet ta gjej e prek Zotin e tij në tokë, që është populli i tij, Atdheu!

Bëhu President i Kosovës, Don Lush Gjergji, prano të bëhesh, kërko të bëhesh; kërko në emër te çfarë Zoti te duash, vetëm bëhu, e guxo të thuash, sepse duhet!

Burimi/dardaniapress.com/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *